| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruajnė: Fadil SHYTI - Mona AGRIGOROAIEI
~LETĖR TĖ HAPUR~
Drejtuar:
- Kryeministrit tė Indisė - Manmohan Singh,
- Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Indisė - Shri Parnab Mukherje,
- Misionit tė Pėrhershėm tė Indisė nė OKB.
Tė nderuar zotėrinj!
Ditė mė parė, ne dėgjuam nė radiotelevizionet shqiptare se korit agresiv tė Serbisė, Rusisė dhe Kinės sė largėt iu bashkua edhe qeveria juaj, e cila pėrmes ministrave e tyre tė jashtėm, dolėn me qėndrimin reaksionar se ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė e mbyllur, duke aluduar nė njohjen e "pavarėsisė" sė Kosovės nga disa shtete euro-atlantike. Sipas kėrkesės sė tyre, bėhet e ditur se ata kėrkojnė negociata tė tjera, kinse pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.
Si duket, ujqėrit tė zi tė pėrtej Karpateve, nuk janė tė majmur sa duhet me prenė e quajtur Kosovė dhe viseve tė tjera shqiptare pėrreth saj, tė gllabėruara nga sivėllezėrit e tyre sllavo-grekė okupatorė, qė nga Beogradi e Shkupi, deri nė Cetinje e Athinė.
- Diplomacia serbo-ruse, karakterizohet me njė propagandė dhelparake para botės, duke u shndėrruar nga ujqėr xhelatė agresorė nė viktima, kinse si drenusha qė tremben nėpėr fusha.
Kėto gjella pa kripė, si duket, i ka rrufitur sė tepėrmi edhe diplomacia indiane... (!)
Tė nderuar zotėrinj!
Njerėzit pėrparimtarė kudo nėpėr botė, fort mirė e kanė tė njohur qėndresėn heroike tė popullit liridashės indian pėrballė kolonizatorėve anglezė. Ndonėse, kjo qėndresė ishte jo e dhunshme (jo violente) por mori formė tė tillė sipas mėsimeve tė udhėheqėsit indian, Mahatma Gandi.
Kjo qėndresė kėrkoi sakrifica tė mėdha, tė cilat populli indian, me besim tė madh nė fitore, i bėri ato. Kujtojmė rastin kėtu se (me sa e kemi lexuar dhe mbajtur mend), vetėm gjatė njė aksioni (proteste), kur protestuesit antikolonialistė kishin vendosur tė bėjnė rezistencė paqėsore dhe nuk pranuan tė tėrhiqen nga pozicionet nė tokėn e tyre; forcat kolonialiste i vranė pėrmbi 3000 njerėz tė pafajshėm. Meriton konsiderata tė larta fakti qė: populli indian nuk u thye por e vijoi mė tej luftėn e tij heroike, deri nė fitore.
Ka zėra qyqarė qė thonė se " rezistenca gandiane nė Indi fitoi si rrjedhim i faktit se kolonizatorėt anglezė kanė qenė tė civilizuar dhe e paskan kuptuar se nuk ishin nė rrugė tė drejtė". Jo! Kjo, nuk qėndron; ne mendojmė ndryshe: se tėrheqja e kolonizatorėve anglezė u bė vetėm kur ata u bindėn se nė Indi mund tė derdhen lumenj gjaku, por nuk mund tė mbytet dot, liria". Dhe, pikėrisht pėr kėtė ne kemi respekt tė madh, pėr popullin liridashės indian. Prandaj, neve na habiti fakti si mund tė lindė kjo ide reaksionare prej udhėheqėsve tė dalė nga gjiri i kėtij populli tė madh heroik?!
Nuk duam tė besojmė se ky ėshtė njė gabim historik, por vetėm se ėshtė njė lajthitje tė pėrkohshme e diplomacisė indiane, e cila doemos e ka pėr detyrė tė kthjellojė ndėrgjegjen e vet, e t“iu referohet fakteve konkrete, tė njoh mė tej tė kaluarėn e tė sotmen e trojeve shqiptare, si dhe kur u bėnė ato vende tė kolonizuara nga "drenusha sllave" qė po derdh lot nėpėr botė kinse Serbia e paska humbur "territorin e vet" (Kosovėn) e kėshtu "u shkelka" e drejta ndėrkombėtare mbi "mbrojtjen e sovranitetit dhe paprekshmėrinė e kufijve tė njė vendi"!
Nė qoftė se vėrtetė duhet t'u referohemi fakteve, nga historia tė merret flaka e jo hiri, mė shumė se gjysma e kėsaj Shqipėrie Natyrale u pushtua dhe u ripushtua gjatė viteve 1878 - 2008 prej pushtuesve dhe kolonizatorėve sllavo-grekė. Kosova e ngushtė u shkėput formalisht nga Serbia, mė 17 shkurt 2008, edhe pse forca tė errėta pro-serbe, nė veēanti qarqe tė UNMIK-ut tė lidhura nga Serbia, pėrpiqen qė kėtė shkėputje juridike formale ta neutralizojnė mė anė tė aksioneve praktike kundėr shqiptare nė terren.
Ndėrsa, treva tė tjera, si Lugina e Vardarit (Shkup, Kumanovė, Tetovė, Gostivar, Ohėr, Manastir etj.), Kosova Lindore (Presheva, Medvegja, Bujanoci), Malėsia e Madhe (Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava, Gucia, etj.) ende vazhdojnė tė mbahen nėn zgjedhėn kolonialiste sllavo-maqedonase, serbe, malazeze. Duhet shtuar edhe faktin se njė hapėsirė e madhe e truallit shqiptar, dmth. Toplica (njė territor sa Kosova aktuale, me mbi 730 fshatra shqiptare) u spastrua etnikisht, shumė vite mė parė (1878) nga ushtria serbe, kurse nė cepin tjetėr tė Shqipėrisė, pushtuesit grekė dėbuan mė 1945 nga treva shqiptare e Ēamėrisė tė gjithė banorėt shqiptarė tė atyre anėve.
Ne, nuk jemi tė revoltuar fort nga diplomacia indiane, e cila bazohet nė Rezolutėn 1244 qė nė fakt ia njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn. Kur dihet se pa menduar gjatė; tragjikisht, kėtė Rezolutė e kanė nėnshkruar nė Rambuje (1999) udhėheqėsit besėprerė tė Prishtinės, tė nxitur dhe nga homologėt e tyre nė Tiranė.
Zotėrinj tė nderuar, gjithēka ka njė kufi!
Kujtojmė qė krahas kėsaj rezolute u vendos premtimi qė pas tre vitesh, populli i Kosovės do tė ketė tė drejtėn pėr tė shprehur vullnetin e tij pėr ardhmėrinė e vet, pėrmes njė Referendumi me tė drejtėn e vetėvendosjes. Ky premtim u shkel nga diplomacia ndėrkombėtare, gjithashtu edhe nga vet udhėheqėsit e "republikės sė pavarur" tė Kosovės, Grupi i Unitetit, qė i tradhtoi kėto ideale, duke shkuar nė negociata me Serbinė. Prandaj, ritheksojmė faktin se liria e kombeve (edhe e kombit shqiptar) nuk mund tė futet aq lehtė nė korniza tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, njė organizėm qė pėrqafon "tė drejtėn e kompromiseve" e jo tė drejtėn ndėrkombėtare, pėr shkak tė raporteve tė forcave dhe ekuilibrit midis fuqive tė mėdha, nė rastin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, duke e barazuar ashtu kolonizatorin serb me viktimėn shqiptare nė negociata e paketa tė padrejta (siē ėshtė ajo e Ahtisaarit) favorizuese e denjė e Beogradit.
Liria ka hapėsira tė mėdha!
Nuk e besojmė se ka kornizė nė botė qė i pėrkufizon lirinė e kombeve. Aq sa mund tė kenė qielli e dielli korniza, aq mund tė ketė korniza edhe liria!
Ne, kuptojmė se shteti i Indisė dikur kishte ēėshtje tė pazgjidhura koloniale me Anglinė , sot ka probleme por tė kėsaj natyre, me Pakistanin. Kėto dy shtete herė - herė i vringėllojnė armėt midis tyre. Jo rrallėherė , India i zhvesh llėrėt dhe i tregon muskujt ndaj shtetit fqinj, madje edhe me "vitamina" bėrthamore. Mendojmė, se kjo nuk i shėrben paqes nė atė rajon. Por, kėtė gjė e harron qeveria indiane kur kėrkon paqe, duke i sakrifikuar shqiptarėt.
Jo, zotėrinj, paqja dhe lufta me kėto pėrmasa (kute)nuk shkojnė! Militantizėm nė rajonin e Azisė, kurse paqe nė Ballkan, duke i sakrifikuar shqiptarėt...?! Kjo ėshtė vetėm njė shėrbim i madh, qė iu bėhet fuqive neokolonialiste tė botės. Tani, pėr diplomacinė indiane, shtrojmė kėtė pyetje: Mos ajo, nga "zhurma" e "vajtimeve" sllave, apo nga interesa tė ndryshme nė raportet me Rusinė dhe me Kinėn; (qė faktikisht, cilat janė ato ne nuk i dimė), ajo ka rrėshqitur nė akullnajat e diplomacisė reaksionare?!
Njėkohėsisht, jemi tė bindur se populli liridashės indian, nė mos sot, nesėr, nuk do t'i pėrkrah kėto qėndrime reaksionare, tė pjella nga "ajka" e shtetit tė tyre. Sepse, ne i kemi tė njohura makinacionet luftėnxitėse tė kolonizatorėve anglezė, tė cilėt e kishin vendosur popullatėn myslimane nė kufijtė e shtetit tė sotėm pakistanez, kurse popullatėn hinduse nė kufijtė e shtetit tė sotėm indian, duke i armiqėsuar ata popuj qė tė luftojnė midis tyre rreth ēėshtjes sė Kashmirit. Fatkeqėsisht, udhėheqjet e kėtyre dy shteteve ndezėn "urat e zjarreve", duke u vėnė flakė popujve qė tė luftojnė midis tyre...
Mjerisht, tė njėjtat makinacione po zhvillohen sot nė "kacėn e barutit" e quajtur Kosovė, nga fuqitė tė mėdha reaksionare qė si paravan e kanė qeverinė e Serbisė dhe si vegla qorre i kanė UNMIK-asit dhe puthadorėt e tyre, qeveritarėt e Kosovės, tė cilėt nuk janė tė prerė nė qėndrime qė armiqve t'u tregohet kufiri tė thana por, pambarim bėjnė kompromise tė turpshme, si para shpalljes sė kėsaj "pavarėsie", ashtu edhe pas "fitores sė sovranitetit" nga Serbia, e cila e ka bėrė Kosovėn si kopshtin e vet, ku hyjnė e dalin si djajtė e zi, okupatorėt serbė pėr tė shfryrė orekset e tyre kolonialiste.
Ura e Lumėbardhit (ish Ibrit) pėr vite tė tėra pas luftės, u bė poligon sherresh, ku demat e zi tė Serbisė i provojnė brirėt e tyre, pasi dehen mirė nė kafen "Dolēe Vita", dalin rrugėve tė Mitrovicės, i fyejnė dhe i vrasin shqiptarėt.
Ja zotėrinj, kjo ėshtė "molla" e paqes "demo(n)kratike" qė na dhuroi bota si mall kusuritjeje pėr "ndihmėn" e tyre qė na e dhanė gjatė luftės, duke bombarduar Serbinė, pastaj duke lėnė tė ndahet Kosova nė enklava, e cila nė maskėn e multietnicitetit, ta kthejė atė nė njė Palestinė tė Ballkanit. Kosova, gjakonte lirinė por, politikanėt fakirė, syleshė antishqiptarė ia vunė pėrsėri prangat e neokolonializmit sllav nė Ballkan. Kjo ėshtė "logjika" sipas "ndarjes sė pjesės" (hises) nga mė tė mėdhenjtė tė botės.
Kjo "logjikė" do tė pėsojė fiasko pėrballė kombit shqiptar, i cili vėrtetė duket nga tė tjerėt se ėshtė i lodhur nga krizat e ndryshme politike, ekonomike, sociale e tė tjera. Por, okupatorėt sllavė dhe miqtė e tyre nėpėr botė le ta kuptojnė qartė se kėtij kombi tė lashtė, kur i vjen thika nė kockė nga padrejtėsitė e mėdha, di e mundet tė bėjė edhe heroizma tė mėdha. Mbase, pėr kėtė dėshmon historia jonė e lashtė e tė re, qė nga Gjergji Kastrioti- Skėnderbeu e deri te i madhi atdhetar, Adem Jashari.
Zotėri diplomatė indianė!
Para se tė mendoni tė derdhni lot pėr "humbjen" e sovranitetit territorial tė shteteve okupatore ballkanike, do tė ishte nė nderin tuaj ta ngritni zėrin e arsyes pėr zgjidhjen e drejtė e ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan. Kjo, nuk ėshtė vetėm ēėshtje morale, politike, etike, por ėshtė edhe obligim qė buron nga e drejta ndėrkombėtare, e cila i detyron shtetet e botės tė ndihmojnė moralisht dhe materialisht popujt dhe lėvizjet e tyre antikoloniale tė ēlirohen nga kolonizimi i huaj! Kjo me siguri do t 'ju bėjė krenarė juve dhe breznive tuaja qė do tė vijnė pas jush.
Ju pėrkujtojmė kėtu, nė pėrfundim tė kėtij reagimi, njė ide gjeniale tė njė burrėshtetasi e diplomati tonė tė madh, i quajtur, Hasan PRISHTINA, i cili ka thėnė:
"MENDONI MIRĖ PARA SE TĖ JEPNI MENDIMIN TUAJ, SE PASTAJ JU DĖNON HISTORIA!"
Mė 18 maj 2008, Suedi-Rumani |
|