DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NUK E KEMI NĖ GJENE VANDALIZMIN E PIROMANINĖ
Postuar mė datėn: 2008-02-28 04:12:38 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Nė marsin e vitit 2004 nė demonstrimin e shqiptarėve u ngrit pluhur nga e gjithė bota, duke mos kursyer edhe fyerje nga mė tė ndyta, madje edhe nga individ me ndikim nė jetėn politike e institucionale, siē ishin Solana e Kadare.

Atė botė shqiptarėt akuzoheshin pėr vandalizėm e piromani, duke mos shikuar realitetin me sy, por kėtyre iu bashkėngjitėn edhe politika e institucionet e kohės tė udhėhequr nga shqiptarėt. Ranė dėshmorėt, por askush nuk mori guximin institucional pėr tė shkuar nė ngushėllim tė familjeve tė tyre, por me fatin e tyre u morėn, si gjithnjė nė histori, vet populli.

Asnjėherė zyrtarėt institucional e politik shqiptarė nuk dolėn para mekanizmave ndėrkombėtarė dhe ta mbrojnė popullin me argumente historike, se nuk i takojnė popullit zjarrvėnės, se pėr kėtė kanė pasur argumente tė bollshme, duke u nisur qė nga demonstratat e vitit 1968, por edhe gjatė luftės kur e kishin nė dorė tė digjnin shtėpi serbesh e kulte fetare ortodoksėsh.

Edhe atėherė e kam mbrojtur krenarin kombėtare me njė artikull qė e kam botuar nė librin publicistit “Shkapėrderdhja e energjisė kombėtare”, pėr tė cilėn nuk pati hapėsirė nė shtypin ditor(!), por pas katėr vjetėsh jam edhe mė krenar pėr pozicionimin tim atėherė, se sot argumentet flasin kundėr atyre qė na shanė e poshtėruan me tė gjitha mjetet nė dispozicion, bile ende nuk kanė pushur proceset gjyqėsore tė individėve, pjesėtarė tė demonstratave dhe ripėrtėrija e zgjerimit tė rrethit tė tė akuzuarve.


Shkruan: Afrim Morina

Edhe demonstratat e organizuara nga Vetėvendosja, qė tė vetmin mjet pėrdorėn shishe plastike me ngjyrė u cilėsuan si vandale dhe mu pėr kėtė nė demonstrimin e mėvonshėm edhe u pėrdorėn plumbat kundėr demonstruesve dhe pėrsėri proceset gjyqėsore, e kėtu nuk kemi tė bėjmė vetėm me Albin Kurtin, por edhe me dhjetėra tė tjerė qė kaluan nė procese gjyqėsore dhe morėn dėnime, bile edhe u plotfuqizuan nga Gjykata supreme.

Po qe se e pėrmbledhim gjithė kėtė periudhė demonstrimi e lufte dhe pėrsėri demonstrim, bilanci i pėrgjithshėm na del dhjetėra dritare tė thyera, e ndonjė veturė, por nuk duhet harruar se gjithnjė jemi pėrballur me plumba, shkopinj gome, arrestime e ēka jo tjetėr.

Tash janė nė skenė serbet. Ata ishin nė skenė edhe mė herėt, kur ju tekej pėr tė ndėrpre aksin rrugor, Prishtinė-Gjilan, Prishtinė-Prizren dhe asnjėherė nuk u trajtuan si demonstrim i dhunshėm edhe pse kemi pasur qytetarė tė plagosur, e automjete tė shkatėrruara. Ata pėrdorėn edhe mjete shpėrthyese nė Mitrovicė, kur plagosėn nėntėmbėdhjetė policė polakė qė shėrbenin nė strukturat e policisė sė UNMIK, e, qė edhe zyrtarisht trajtoheshin si roje tė urės. Sot kudo qė lėvizin demonstruesit serbė, jo vetėm qė pėrdorin mjete shpėrthyese, plagosin policė e kėdo qė gjejnė para vetes, sikur tė jenė tė ēmendur, por para botės dolėn edhe si zjarrvėnės nėpėr ambasadat e huaja nė Beograd e Banjallukė. Nėse do bota pėr t’i parė e ka rastin, dhe po qe se analizon me ndėrgjegje mund tė vije deri nė pėrfundim se neve dikur na kanė poshtėruar pa tė drejtė dhe Solanės i takon qė publikisht tė na kėrkojė falje.

Kur e them kėtė, atėherė mbėshtetem nė argumente historike, siē bėra njė vėshtrim tė shkurtė pėr shqiptarėt. Mė 1968 shumė shitore nė Beograd e disa qytete janė thyer, vjedhur e janė djegur. Mė 1997 njė pjesė bukur e mirė e kryeqytetit serb ka qenė e demoluar, e vjedhur dhe e djegur. Gjatė vitit 1998/99 gati 80% e pasurisė shqiptare ka qenė e djegur, e vjedhur, sipas parimit tė tokės sė djegur. Mė 2000 pothuaj gjithė institucionet e Serbisė ishin nė flakė, nė pėrleshje pėr tė rrėzuar Millosheviqin. Sot gjithė bota i pa, edhe pse i kishte parė edhe mė herėt duke djegur, demoluar e vjedhur.

Parashtrohet njė pyetje shumė e logjikshme: Kush e ka nė gjak si komb pėr tė bėrė kėto, nėse analizon argumentet? Pėrgjigja ėshtė se kėtė mund ta bėjnė vetėm serbėt. Atėherė pse ne ende akuzohemi pėr veprime, tė cilat i kanė bėrė ata?! Kur do tė na hiqet kjo tiketė e ndytė e poshtėruese dhe ne tė paguajmė fajet e tė tjerėve?! Pse ne duhet tė mbajmė mbi kurriz gurin e mėkatit pa qenė fajtor?!



Cili nga organizatorėt tanė tė deri sotėm i tha demonstruesve digjni, vritni e piqni ēka tė ju del pėrpara. Cili nga organizatorėt tanė iu drejtua masės me gishtin tregues pėr vrasjen e fėmijėve, pleqve, grave? Cili nga organizatorėt tanė ua bėri me gisht tė pakėnaqurve pėr tė vjedhė e demoluar ēdo gjė, qė tė paktėn, nuk ėshtė shqiptare? Cili nga organizatorėt tanė ua bėri me gisht kulteve fetare pėr tua vėnė zjarrin? Pėr gjitha kėto kemi argumente. Millosheviqi, qė nga ardhja nė pushtet, ua bėnte me gisht ithtarėve tė vet pėr tė vrarė, djegė e vjedhė gjithēka qė ishte nė kundėrshtim me politikėn e tij dhe atė qė ishte e kundėrshtarėve tė tij. Edhe Shesheli e Drashkoviqi ua bėnė kėtė simpatizantėve tė tyre nė vitin 1997. Edhe kundėrshtarėt e Millosheviqit ua bėnė mbėshtetėsve tė tyre nė vitin 2000. Edhe eprorėt ushtarakė, policorė e paramilitarė ua bėnė mbėshtetėsve tė tyre gjatė viteve 1991-1999. Edhe politikanė tė djeshėm e tė sotėm ua bėjnė simpatizantėve tė tyre pėr shqiptarėt dhe pėr gjithė botėn demokratike kėtė vit. Nė kėtė lojė u fut edhe kleri fetar, qoftė qė kur arriti tė krijoj mitin pėr Betejėn e Kosovės tė vitit 1389, qoftė kur filloi ti qes nė shėtitje eshtrat e Nemanjės nėpėr qytete tė Kosovės pėr tė provokuar shqiptarėt, qoftė kur bekonte ushtarė e vullnetarė tė tė gjitha ngjyrave kundėr kroatėve, boshnjakėve dhe shqiptarėve. Kėtė sot e bėjnė bashkė me politikanėt nga Graēanica nėn petkun e misionarit tė Zotit nė tokė.

Tė gjitha kėto qė u pėrmendėn mė lartė nuk i kemi nė gjene. Nuk jemi popull vandal. Nuk jemi popull piroman. Nuk jemi popull i pakulturė dhe padinjitet. Gjithēka kemi dhėnė pėr civilizimin evropian para dhe pas Skėnderbeut. Kemi dhėnė njerėz nė ēdo hap qė ka bėrė qytetėrimi, qoftė pėr tė mbrojtur atė, qoftė pėr tė ndėrtuar ura miqėsie e paqe, qoftė pėr tė luftuar nazifashizmin jashtė truallit tonė, qoftė pėr tė krijuar monumente me pėrmasa botėrore, qoftė profesorė tė shkencėtarėve qė kanė lėnė emra nė shkencė dhe kulturė jo vetėm evropiane dhe sot nuk e meritojmė tė bartim tiketa pėr bėmat e pista qė i bėjnė tė tjerėt.

Besojė se kėto pamje qė shėtitėn nėpėr gjithė botėn, tė drejtuara drejtpėrsėdrejti kundėr civilizimit e demokracisė sė tyre, do tė bėjnė qė neve shqiptarėve do tė na shohin me syrin objektivė dhe gjykatėsit do tė ndalen pėr tė thirrur ndėrgjegjen dhe ti lirojnė nga aktakuzat tė gjithė ata, tė cilėve u vihet nė barrė shkatėrrimi dhe zjarrvėnia, sepse shihet qartė se serbėt pėr tė lėnė dikė fajtor, janė nė gjendje tė bėjnė gjithēka nė emėr tė viktimizimit. Tė pėrkujtojmė Martinoviqin e vitit 1981 me lojėn qė bėri me shishe dhe tė dy fėmijėve nė njė fshat tė Lypjanit mė 1997, qė babai i kishte futur nė frigorifer pėr ti ngrirė, e pėr kėtė t’i fajėsojė shqiptarėt, por falė padjallėzisė sė fėmijėve qė nuk dinin qėllimin djallėzor tė babait, treguan tė vėrtetėn. Gjykatat nėse me tė vėrtetė janė tė pavarura nga politika ditore, sepse jemi i vetmi komb nė Evropė qė proceset gjyqėsore dje dhe sot i ka organizuar politika, ndėrsa gjykatat vetėm e kanė bėrė miratimin e tyre duke hulumtuar pėr tė gjetur ndonjė nen tė Kodit Penal si mė tė pėrshtatshmin, duhet ti lirojnė tė gjithė si tė pafajshėm, e pastaj Prokuroria tė rihap hetimet dhe me siguri fajtorėt do ti gjej te serbėt.

27.02.2008, Prishtinė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk me ēudisin akuzat e Rusise (2008-08-26 12:09:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Askush nuk mund tė bėjė marrėveshje qė bien ndesh me Kushtetutėn e Kosovės (2008-08-25 08:53:06 nga admin1)
[ Opinione ] PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME? (2008-08-22 16:31:12 nga admin1)
[ Opinione ] NĖ KOSOVĖ NUK KA NACIONALIZĖM SHQIPTAR, POR KURRUPSION DHE PONEDERIZĖM DEKADENT (2008-08-19 17:10:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Surroi: Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme (2008-08-16 08:17:59 nga admin1)
[ Opinione ] Paqja ,liria shtetėsia nuk qenkan gjėra qė gėlltiten apo qė blihen (2008-08-13 14:16:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk ka paralelizma mes Osetisė dhe Kosovės (2008-08-11 11:23:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Gjeorgjia nuk ndalon dot sulmet ruse (2008-08-10 22:54:10 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster