| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Mua mė duket se kjo heshtje ėshtė sikurse heshtja para stuhisė |
| Postuar mė datėn: 2007-09-10 12:48:51 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti nė njė intervistė pėr Kosovapress ka thėnė se negociatorėt e Kosovės me moskokėēarjen e tyre, me lakminė e madhe pėr para dhe privilegje e pozita, kanė bėrė aq shumė koncesione ndaj Serbisė qė nė fund po e fusin Kosovėn nė njė copėtim tė brendshėm territorial dhe nė luftėra tė reja. Prandaj sipas tij tė ndalėsh kėta negociator do tė thotė edhe tė punosh pėr lirinė e Kosovės, por edhe tė parandalosh luftėn.
|
|
Albin KURTI
Mirėpo Kurti ka potencuar se nėse bėhet ndarja e Kosovės, atėherė jo vetėm Vetėvendosje!, por i gjithė populli do tė shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar dhe do tė tregojė se di tė luftojė pa frikė e tė veprojė ashtu si duhet pėr lirinė e Kosovės pa kursyer asgjė.
Kosovapress: Albin tash gati 7 muaj ju jeni i pranguar. Sa ka ndikuar kjo nė punėn dhe aktivitetet tuaja?
Kurti: Mė 10 shtator bėhen 7 muaj qė unė ndodhem i izoluar, prej tyre 5 muaj nė paraburgim dhe 2 muaj nė arrest shtėpiak. Izolimi sigurisht qė ka ndikuar nė aktivitetin tim pėr shkak se pėr 5 muaj nuk kam mundur tė kontaktoj as me aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje!, por as me qytetarėt e Kosovės, me tė cilėt jam takuar nėpėr tubimet e shumta publike gjithandej nėpėr Kosovė. Sidoqoftė, nė kėta dy muaj arrest shtėpiak kam mundur qė tė kontaktoj me aktivistėt dhe me qytetarėt qė mė kanė vizituar, por edhe mė tutje mbase angazhimi im kryesor mbetet i pamundur. Kjo pėr shkak se i kam tė pamundura tubimet nėpėr fshatra dhe qytete tė Kosovės. Nė kėtė pikė unė mbetem edhe mė tutje shumė i dėmtuar.
Kosovapress: Ka ndikuar ky izolim sadopak nė qėndrimet e juaja dhe veprimet konkrete nė terren tė Vetėvendosje!-s?
Kurti: Mendoj se nuk kanė ndikuar. Edhe mė tutje janė mbajtur demonstrata e organizuar aksione tė ndryshme. Madje demonstrata mė masive qė ka organizuar Lėvizja Vetėvendosje! ėshtė ajo e 3 marsit, e nė tė cilėn nuk kam marrė pjesė unė, sepse isha nė burg. Po ashtu Vetėvendosja vazhdon ti pėrmbahet manifestit dhe gjitha materialeve dhe teksteve tė saj qė ka prodhuar deri tani. Edhe parimet janė po ato qė kanė qenė dhe unė mendoj se nuk ka kurrfarė dyshimi nė kėtė aspekt. Qėndrimet e mia politike janė po ato, mbase ca edhe mė tė fuqishme tash. Fatkeqėsisht gjendja po bėhet mė e keqe me kėto negociata qė po shpijnė drejt njė konference tė re ndėrkombėtare, e cila do tė mbahet mbase dikur nė vitin e ardhshėm. Nė kėtė rast Serbia, Rusia, por edhe qarqe evropiane, pėrmes Grupit Negociator tė Kosovės, do ta formalizojnė ndarjen e brendshme tė Kosovės, por edhe krijimin e njė lidhje tė re tė Kosovės me Serbinė.
Kosovapress: Ka zėra tė qytetarėve qė thonė se Vetėvendosja ėshtė mė e pazėshme si asnjėherė mė parė prej themelimit tė saj deri nė demonstratėn e 10 shkurtit. Qėndron kjo?
Kurti: Unė nuk mendoj se ėshtė kėshtu. Asisoj mund tė mendojnė ata qė nuk na kanė pėrcjell sa duhet. Ne nuk jemi aspak mė tė pazėshėm. Tė gjithė aktivistėt tonė janė ēdo ditė nė terren dhe zhvillojnė aktivitetet e zakonshme, siē ėshtė shpėrndarja e gazetės qė sėshtė ndalur sė botuari asnjėherė, pavarėsisht asaj sa aktivistė kanė qenė nė burg; mandej, radioemisioni rregullisht transmetohet nė dhjetėra radiostacione lokale gjithandej Kosovės etj. Njėkohėsisht, edhe takimet e tubimet qė i kemi qoftė me intelektualė e profesorė, por edhe me popullin e zakonshėm nė Kosovė, veē sa janė intensifikuar. Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse njerėzit e masin aktivitetin e Lėvizjes vetėm me demonstrata, ku e fundit ishte mė 30 qershor. Ashtu siē ėshtė njė ēėshtje tjetėr bllokada qė Lėvizjes sonė ia bėjnė mediat kryesore nė vend. Ne konsiderojmė se dalėngadalė po pjekėn kushtet pėr demonstrata tė reja, por muaji korrik dhe gusht nuk kanė qenė muajt qė demonstratat do tė jepnin ndonjė fryt.
Kosovapress: Ju keni qenė kundėr negociatave dhe ato kanė ndodh nė vazhdimėsi. Tani kanė filluar edhe negociatat e reja 120 ditėshe, tė cilat politikanėt po i quajnė si pėrpjekje tė fundit pėr definimin e statusit. Do tė ketė zgjidhje brenda kėtij viti?
Kurti: Jo, zgjidhje nuk do tė ketė brenda kėtij viti, sepse nė radhė tė parė mėnyra e tyre ėshtė e gabuar. Me negociata me Serbinė nuk mund tė ketė zgjidhje, por vetėm rritje tė problemit.
Kosovapress: Kundrejt procesit pėr zgjidhjen e statusit do tė organizohen edhe zgjedhjet e pėrgjithshme dhe lokale nė Kosovė. Ēka do tė thotė kjo?
Kurti: Jo domosdoshmėrish do tė mbahen kėto zgjedhje. Kėtė e kanė thėnė edhe vet Grupi Negociator me nė krye Joakim Rykerin. Tendenca pėr ti mbajtur kėto zgjedhje vjen nga synimi qė tė shmanget drejtimi i pakėnaqėsisė sė qytetarėve nga pėrpjekja pėr liri e pavarėsi tek votimet pėr parti. Dhe, e dyta, pėrveē qė duan ta ruajnė Grupin Negociator, janė tė interesuar qė ta kenė edhe njė koalicion ma tė fuqishėm nė Qeverinė e ardhshme tė Kosovės, njė koalicion tė llojit LDK-PDK. Kjo bėhet qė nė atė konferencėn ndėrkombėtare me mė shumė lehtėsi tė bėhet edhe ndarja e Kosovės edhe lidhja federative mes Kosovės dhe Serbisė.
Kosovapress: Do tė bėjė Lėvizja Vetėvendosje! fushatė kundėr zgjedhjeve, qė qytetarėt tė mos dalin nė votime?
Kurti: Ne kemi deklaruar se jemi kundėr kėtyre zgjedhjeve dhe sigurisht qė konform kėtij deklarimi edhe do tė ndėrmarrin aktivitet tona.
Kosovapress: Keni dhėnė kritika tė shumta pėr anėtarėt e Ekipit Negociator. Ēka mendoni pėr ta dhe si do ti pėrkufizonit veē e veē, duke pėrfshirė kėtu edhe Lutfi Hazirin dhe Blerim Shalėn?
Kurti: Dallimet ndėrmjet tyre po zhduken sa mė shumė qė ata po rrinė bashkė. Pėr mendimin tim ata janė njė grup sejmenėsh qė i shkojnė prapa Joakim Rykerit dhe mbase secilit diplomat ndėrkombėtar qė vjen kėtu me projektet e veta, e tė cilat zakonisht skanė qenė nė favor tė Kosovės.
Kosovapress: Nė ēfarė situate do tė jetė Kosova pas 6-7 muajve nėse vazhdohet me proceset e deritashme?
Kurti: Nėse bėjnė lidhje tė re varėsie tė Kosovės nga Serbia dhe provojnė me ēfarėdo forme ose ta ndajnė pėrbrenda Kosovėn ose tė implementojnė nė terren pakon e Ahtisarit, fatkeqėsisht neve na presin gjakderdhje e luftėra tė reja. Prandaj, sot tė angazhohesh kundėr kėtij procesi nuk do tė thotė tė angazhohesh vetėm pėr lirinė e Kosovės, por edhe kundėr luftės nė Kosovė. Pikėrisht kėta negociatorėt e Kosovės me moskokėēarjen e tyre, me lakminė e madhe pėr para dhe privilegje e pozita, kanė bėrė aq shumė koncesione ndaj Serbisė qė nė fund po e fusin Kosovėn nė njė copėtim tė brendshėm territorial dhe nė luftėra tė reja. Prandaj tė ndalėsh kėta do tė thotė edhe tė punosh pėr lirinė e Kosovės, por edhe tė parandalosh luftėn.
Kosovapress: Si e shpjegoni faktin qė edhe pėrkundėr gjendjes sociale-ekonomike shumė tė rėndė dhe proceseve politike kaq negative, populli po hesht?
Kurti: Mua mė duket se kjo heshtje ėshtė sikurse heshtja para stuhisė. Tė them tė drejtėn mė vjen mirė qė ėshtė kėshtu, sepse po tregohet se njerėzit janė shumė tė pakėnaqur, por po duan qė shpėrthimi i pakėnaqėsisė sė tyre tė jetė i menēur dhe tė mos jetė dosido. Pėrveē kėsaj ekziston edhe njė pjesė e popullatės qė ėshtė shumė e pakėnaqur, ankohet pothuajse tėrė ditėn, mirėpo kjo pakėnaqėsi e saj nuk bėhet dinamike. Sigurisht qė ėshtė edhe pjesa tjetėr e popullatės qė ėshtė shumė mė e paktė nė numėr por fatkeqėsisht mė e organizuar dhe mė e fuqishme, dhe e cila shtresė e popullit ėshtė e afėrt me politikanėt e biznesmenėt. Ata pėrfitojnė nga kjo situatė dhe rrjedhimisht janė kundėr ndryshimit tė saj.
Kosovapress: Nė kėtė rrafsh ju keni punuar qė sa vjet. Pse atėherė po dalim pak njerėz nė organizimet e juaja, sidomos kohėn e fundit?
Kurti: Demonstratat tona nuk janė shumė mė masive se disa mijėra njerėz pėr shkak tė kėsaj pakėnaqėsisė pasive. E kjo pakėnaqėsi qė pėrkundėr faktit se ėshtė e madhe dhe e gjerė megjithatė mbetet pasive rezulton nga shkėputja qė i ėshtė bėrė ēėshtjes sė Kosovės nga Kosova. Bushi, Putini, Grupi i Kontaktit e Kėshilli i Sigurimit, merren me Kosovėn pėr ta bėrė qytetarin tė ndihet i parėndėsishėm dhe ai tė besojė gabimisht qė smund tė ndikojė. Tjetra arsye ėshtė se tek njerėzit qė kanė qenė tė mashtruar pėr 18 vjet, ose tek ata qė kanė qenė tė mashtruar pėr 8 vjet, zgjimi i tyre ėshtė ca edhe traumatik edhe i ngadalshėm. Nuk mund tė ndodh lehtė ngritja e qytetarėve nė kėso situate. Mbase ia vlen tė pėrmendet edhe njė faktor shtesė kėtu: stina e verės nė Kosovės e cila ėshtė jashtėzakonisht e heshtur, pėr shkak tė kthimit masiv tė diasporės e cila sjell para dhe nė kėtė mėnyrė pėrkundėr mjerimit social dhe stagnimit ekonomik disi i qetėson gjėrat.
Kosovapress: Me rrethanat dhe kushtet e sotme, pėr sa kohė Lėvizja do ti bėnte qytetarėt pėr vete dhe tė sjell ndryshime, pėr 3, 6 muaj, njė vit, apo sa?
Kurti: Nuk ėshtė se nuk kemi bėrė ndryshime, por nuk jam nė gjendje tė tregoj se kur do ta bėnte ndryshimin rrėnjėsor, pėr shkak se kjo nuk varet e gjitha nga ne, por edhe nga vet populli. Unė do tė kisha dėshiruar qė kjo tė ndodh pėr disa muaj, pra maksimalisht tė matet me muaj kjo kohė.
Kosovapress: Pėrmendėm nė fillim se jeni qė 7 muaj herė nė burg e herė nė arrest tė rreptė shtėpiak. Ēka nėse vazhdojnė tė ju mbajnė kėshtu edhe pėr 3 apo mė shumė muaj?
Kurti: Unė nuk pres mirė prej tyre. Kam qenė njė kontribuues i mirė pėr Lėvizjen Vetėvendosje!, por Lėvizja ka ditur dhe mundur tė vazhdojė edhe pa mua. Do tė pėrpiqem qė ti shfrytėzoj maksimalisht mundėsitė qė i kam pėr tė kontribuar edhe pse tani e kam shumė ma vėshtirė se sa pėrpara. Pra, unė nuk pres qė kėta do tė mė bėjnė ndonjė tė mirė, pėr shkak se edhe situata politike po vjen duke u ashpėrsuar, por edhe duke i njohur ata gjykatės dhe prokurorė me motivet e qėndrimet e tyre krejtėsisht politike kur bėhet fjalė pėr rastin tim.
Kosovapress: Keni thėnė disa herė se do tė shndėrroheni nė mekanizėm ēlirimtar. Do tė ndodh kjo vetėm nėse Serbia hynė nė Kosovė, apo edhe nė rast tė ndarjes sė Kosovės dhe administrimin e asaj pjese vazhdon ta bėjė bashkėsia ndėrkombėtare?
Kurti: Nėse bėhet ndarja e Kosovės, atėherė njė pjesė e saj do tė qeveriset nga Serbia dhe strukturat e saj duke legalizuar kėtė. Kėshtu qė ajo pjesė do tė konsiderohet e okupuar dhe konform kėsaj do tė veprohet. Sidoqoftė, duhet tė shikojmė se si saktėsisht janė rrethanat nė mėnyrė qė tė marrim njė vendim dhe veprim tė qartė pėr kėtė. Por, se po na ēojnė drejt luftės me kėto negociata kjo ėshtė shumė e sigurt. Unė nuk mendoj qė atėherė vetėm Vetėvendosje! do tė shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar, por i gjithė populli do tė tregojė se ka duruar mjaft, ėshtė nėpėrkėmbur mjaft, dhe di tė luftojė pa frikė, e tė veprojė ashtu si duhet pėr lirinė e Kosovės pa kursyer asgjė.
Kosovapress: Janė dhėnė edhe teza tė ndėrrimit tė territoreve si veriun me Luginėn e Preshevės. Mund tė ndodh kjo dhe a ėshtė e pranueshme?
Kurti: Nuk ėshtė e mundshme kjo. Dmth. edhe pėr ata tė cilėt ėshtė i pranueshėm ky ndėrrim, ai nuk ėshtė i mundur. Serbia aktualisht i kontrollon tė dyja pjesėt. Prandaj tė pretendosh shkėmbim territoresh tė cilat nuk i kontrollon vet, kjo do tė thotė tė jesh injorant nė politikė dhe mbase jo vetėm nė politikė.
Kosovapress: Meqė i ka tė dyja pjesėt Serbia. Si mund ti kthejmė ato?
Kurti: Mendoj qė pėr kėtė ēėshtje problemi qėndron nė Prishtinė, e mė sė shumti tek UNMIK-u dhe institucionet e Kosovės, tė cilėt jo vetėm qė kanė toleruar njė gjendje tė tillė, por edhe po e mbajnė tė tillė duke e ushqyer. Prandaj zgjidhja ėshtė njė trysni e madhe gjithpopullore kundėr sistemit politik dhe institucioneve tė tija qofshin ato ndėrkombėtare ose vendore.
Intervistoi: Kreshnik Llabjani
09.09.2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|