DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “TARTUFI”, NJĖ KONCEPT REGJISORIAL I DĖSHTUAR
Postuar mė datėn: 2008-12-22 14:56:50 nga admin4 :: Kategoria: Kultura


Shkruan: Reshat SAHITAJ

Askund nė botė nuk vlerėsohet njė shfaqje ende pa u shfaqur. Karakteret e vėrteta tė Molierit mė shumė u panė para dhe pas shfaqjes


Angazhimin e regjisorit Rahim Burhan nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, profesionistėt tanė e pritėn me entuziazėm, kurse mediat i dhanė hapėsirė mė shumė sesa duhej. Nė koluare pėshpėritej se Rahimi po e punonte njė shfaqje, e cila do ta rikthente publikun nė teatėr, ndėrsa kjo pėrcillej edhe me propagandėn e udhėheqjes se tė gjitha biletat ishin tė shitura.

“Tartufi” i Molierit, bazuar nė origjinal, hapet me lėvizjet e pakontrolluara tė Zonjės Pernelle, e cila ėshtė zhgėnjyer me fatin e jetės sė nipave tė saj dhe kaosin e shkaktuar nga Tartufi. Regjisori Rahim Burhan hapjen e shfaqjes e krijon me njėfarė improvizimi tė teatrit tė kukullave, por qė nuk ėshtė teatėr i kukullave. Skena me kėta personazhe tė maskuara ndodh nė njė kat tė dytė tė njė shtėpie apo ndoshta diku nė njė hapėsirė tė papėrcaktuar. Kjo skenė na shėrben si njė paralajmėrim i ngjarjes qė do tė zhvillohet. Tartufi, njė manipulues, e bind Orgonin t’ia japė bijėn e nė anėn tjetėr dėshiron qė edhe gruan e tij ta fusė nė shtratin e dashurisė. Ngjarja pėrfundon me arrestimin e Tartufit.
Molieri kėtė komedi e kishte shkruar me tė vetmin objektiv, pėr ta denoncuar dhe pėr ta sulmuar bastionin e njerėzve hipokritė qė ishin me ndikim tepėr tė madh. Nė shėnjestrėn e tij kishte vėnė njerėzit religjiozė, qė manipulonin me masėn, personalitete politike, tė cilat ishin tė vetėdijshme lidhur me postin dhe pushtetin qė kishin, si dhe e pasqyron jetėn e njė familjeje borgjeze, qė nė pjesė pėrfaqėsohet nga Orgoni, i cili, pasi ėshtė pasuruar, dėshiron tė fitojė edhe kredibilitet religjioz. Tartufi i Molierit trajton disa tema, por mė esencialja qė dominon ėshtė hipokrizia rreth sė cilės gravitojnė edhe tema tė tjera, si martesa e dhunshme e religjioni.

“Tartufi” kosovar vetėm foli shqip

Regjisori Rahim Burhan, ngjarjen e “Tartufit“ e ka deplasuar nė kohėn e sotme dhe nė hapėsirėn kosovare. Njė deplasim nė kohė e hapėsirė ėshtė i lejueshėm nė teatėr, por gjithnjė duke i mbetur besnik tekstit dhe mesazhit tė autorit. Ekzistojnė edhe forma tė tjera krejtėsisht tė lejueshme, ku regjisori e inskenon shfaqjen nga prizmi personal dhe vizionin e tij, duke u shėrbyer vetėm me titullin e dramės, qė kjo quhet forma e lirė autoriale, por edhe kėtu regjisori i mbetet besnik mesazhit tė veprės.
Deplasimi i ngjarjes nė hapėsirė dhe ambientin aktual tė Kosovės nga ana e regjisorit Rahim Burhan, nuk ishte i bindshėm pėr spektatorin tonė. Qė ky transferim i ngjarjes nė kohė e hapėsirėn tonė tė ishte mė bindės, ėshtė dashur qė regjisori tė kishte njohuri rreth kushteve ekonomike, sociologjike, psikologjike, folklorit, kostumografisė, traditės dhe aftėsi pėr ta njohur mentalitetin tonė.
Duke e shikuar “Tartufin” e Rahim Burhanit, shikuesi ynė e ka pėrshtypjen se nė qendėr tė Kosovės po e shikon njė pjesė teatrale qė deklamohet shqip nga njerėz tė Afganistanit, tė Irakut ose tė Turqisė apo ndoshta tė duket se je nė ambient orientale tė Azisė. Nė fakt, ambienti nuk ėshtė as oriental e aq mė pak shqiptar.
Nė konceptin regjisorial tė Burhanit nuk i kushtohet rėndėsi mesazhit esencial tė vetė pjesės qė ėshtė hipokrizia, por kėtu potencohet ajo qė Molieri e konsideron tė dorės sė dytė, martesėn e sforcuar. Martesa e sforcuar, qė e zhvillon regjisori Rahim Burhan nė shfaqjen e tij pėr publikun tonė, na pėrngjan nė Romeon dhe Xhulietėn, gjė qė kėtu duket dėshtim regjisorial.
Futja e njė loje, jashtė tekstit origjinal, nga mesi i shfaqjes, kur aktori Ēun Lajēi shtiret se pėson lėndime nė shikim dhe ndizen dritat, ėshtė njė sekuencė e panevojshme, ėshtė njė “befasi” eksperimentale dhe amatoreske, qė praktikohet nė teatrot eksperimentale perėndimore, por asnjėherė nė teatro kombėtare ose mbretėrore tė atyre shteteve.
Regjisori mendon se shfaqjen e tij e zhvillon nė njė dekor tė hapėsirės shqiptare, por nė fakt kjo nuk u pėrngjan hapėsirave tona. Orgoni ėshtė njė borgjez dhe si ēdo borgjez shtėpinė e tij e mobilon me orendi nga mė tė mirat dhe nga mė tė shtrenjtat. Borgjezi Orgon ėshtė shqiptar, ndėrsa shtėpia e tij na del e tėra e shtruar me jorgan, sikur tė ishte ndonjė shtėpi rome apo afganistane skajshmėrisht e varfėr.
Regjisori, nė bashkėpunim me kostumografi, personazhet meshkuj shqiptarė i vesh me kostume arabe, gjė qė duket se regjisori kėtė e ka bėrė me qėllim tė dyfishtė: Sė pari, shqiptarėt t’i paraqesė si fanatikė myslimanė dhe, sė dyti, dyshoj se me ketė shfaqje tė zhvatė edhe pak para nga shtetet arabe, ku me siguri ka gjasa qė kjo shfaqje tė shkojė pėr t’u shfaqur. Me kėtė, unė nuk dua tė mohoj se shumica shqiptare ėshtė myslimane, por mėnyra e trajtimit dhe e veshjes nė kėtė shfaqje janė joadekuate me jetėn reale qė shumica myslimane e jeton e aq mė pak njė “borgjez” shqiptar. Nė anėn tjetėr, personazhet femra shqiptare janė tė veshura me fustane tė kohės sė shkuar pikėrisht tė kohės kur zhvillohet ngjarja nė Francė. Publiku ynė do tė shikojė njė pjesė teatrale meshkujt tė veshur me tasfesa, me xhalaba arabe e femra tė veshura me fustane tė bukura llėrėhapura. Ky kompozicion nuk pėrkon as me realitetin e kohės sė sotme e as me atė tė kohės sė shkuar. Nuk pėrkon as me hapėsirėn myslimane e as me ato evropiane, por ėshtė ēdo gjė nė disproporcion dhe kaotike.

Interpretimi, shtylla kryesore

Shtyllat kryesore tė kėsaj shfaqjeje ishin aktorėt mė nė zė, si Ēun Lajēi e Bajrush Mjaku, si dhe nėnshtyllat e tjera, Mentor Zymberaj, Florentina Ademi e Blerta Syla. Nė rolet e tjera episodike ishin Igballe Qena, Ramadan Mala-Badi e Bekim Guri, si dhe shumė tė tjerė.
Aktori Ēun Lajēi, lojėn e tij, qė nė minutat e parė, e fillon ashtu siē ai mendon, pa u pėrpjekur qė ta bėjė thyerjen e tij individuale. Kjo lojė e tij vazhdon deri nė momentin kur nė skenė tė takohet me Bajrush Mjakun. Nga ky takim, sikur Ēuni e kupton se kishte luajtur veten dhe tani i kthehet personazhit tė tij. Dalja nga vetvetja bėn qė Ēun Lajēi tė na japė njė lojė brilante, e qė kjo lojė nuk vjen nga kėrkesa e regjisorit, por nga vetė aktori. Paraqitja e Bajrush Mjakut nė skenė dhe loja e tij krejt e lirshme na jep tė kuptojmė se ky aktor nuk i pėrfill aspak kėrkesat e regjisorit, ngase regjisori nuk ka kėrkesa pėr njė lojė artistike. Nė anėn tjetėr, Florentina Ademi duket se pėrpiqet me ēdo kusht qė t’u pėrmbahet kėrkesave tė regjisorit dhe pikėrisht kjo pėrpjekje e saj bėn qė personazhi i saj tė duket artificial. Lėvizjet dhe gjestet e Florentina Ademit janė tepėr tė ekzagjeruara dhe shumė artificiale, madje edhe rėniet e saj nė tokė i pėrngjajnė lėvizjes sė njė roboti. Nga kjo nuk duhet nėnkuptuar sė Florentinės i mungon talenti, por fakti ėshtė se regjisori kėrkon pikėrisht lėvizje tė tilla dhe deklamime tė tilla qė kėrkoheshin nga vitet e 50-ta e qė tanimė janė tė tejkaluara. Florentina Ademi, me tėrė talentin qė e posedon, bie viktimė e kėrkesave tė regjisorit dhe na jep njė lojė patetike, qė mund ta shohim vetėm nė teatrot amatore. Blerta Syla mundohet qė gjatė lojės sė saj, nė mėnyrėn mė diskrete, tė mos i pėrfillė kėrkesat e regjisorit, si nė interpretim, ashtu edhe nė lėvizje skenike, por, pavarėsisht nga pėrpjekjet e saj, duket vula e regjisorit dhe kėrkesat e tij pėr tė krijuar lojė robotike. Nė shumicėn e lojės, Blerta na paraqitet tepėr e natyrshme, mirėpo ka skena kur ajo, pa dashje, rrėshqet nė deklamime artificiale. Igballe Qenės, Ramadan Malės e Mentor Zymberajt duket se regjisori as qė u ka kushtuar rėndėsi, por edhe kėta, si tė tjerėt, kontribuuan me lojėn e tyre.
Nė kėtė shfaqje vlen tė pėrmendet aktori i ri, Bekim Guri, i cili ėshtė ekspresiv dhe dallohet me njė diksion tė mirė dhe me njė lojė artistike.

22. Teksti e konteksti dhe karakteret e Molierit

Nė tekstin origjinal tė “Tartufit” u pa se denoncohen hipokrizia, religjioni, shteti dhe martesa e sforcuar. Qėllimi i Molierit ishte qė ta demaskonte dhe tė sulmonte familjet borgjeze tė kohės. Orgoni i pasur, pėr t’i hyrė nė qejf borgjezėve tė tjerė, dėshiron tė pėrfitojė edhe kredibilitetin nga kisha, ndaj sė cilės tregon devotshmėri. Ėshtė njė devotshmėri e rrejshme, si e Orgonit, si e personazheve tė tjerė, vetėm pėr tė mos u shkėputur nga zinxhiri i borgjezisė, ku secili nė mėnyrėn e vet ka hyrė rrejshėm.
Kėshtu disi ndodh edhe me vlerėsimet tona pėr kėtė shfaqje tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Andaj, shtrohet pyetja: Kemi apo s’kemi kritikė objektive? Intelektualėt tanė, qė folėn nė superlativ pėr kėtė shfaqje, nuk janė objektiv apo ndoshta nuk dinė se ē'ėshtė shfaqja e mirė, apo ndoshta paraqiten si hipokritė dhe nuk duan tė dalin nga zinxhiri mediatik i rrejshėm. Tė tillėt janė pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė hipokrizisė, tė cilėt jetojnė me ne, e qė Molieri i sulmon qysh nė vitin 1664. Shfaqja dhe ekzistimi i hipokritėve tė tillė edhe nė ditėt e sotme, e qė pa dyshim do tė jetė edhe nė epoka tė ardhshme, e bėn Molierin tė pavdekshėm, edhe pse mbreti i kohės sė tij e kishte dėnuar pėr sė vdekuri, duke e varrosur 8 metra thellė.
Para shfaqjes, ekipi realizues reklamonte shfaqjen se do tė ishte njė ngjarje qė nuk ishte parė kurrė nė Kosovė. Qė nė mėngjes, radiotelevizioni ynė publik bėri transmetimin direkt nga shkallėt e Teatrit, pėrballė Skėnderbeut, pėr t’i paralajmėruar shikuesit se atė ditė do tė zhvillohej njė ngjarje historike nė skenėn tonė. Askund nė botė nuk vlerėsohet njė shfaqje ende pa u shfaqur. Para se tė fillonte shfaqja, erdhėn delegacione nga Mali i Zi, nga Maqedonia e ndoshta nga Beogradi, pėr ta pėrkrahur regjisorin moralisht. Pas shfaqjes, nė lokalet e “Talias” regjisori mė sė miri e luante rolin e Tartufit e disa aktorė e publicistė mė sė miri e luanin Orgonin. Aktorėt e publicistėt donin tė pėrfitonin simpatinė e regjisorit, duke i thėnė se kishte bėrė njė shfaqje tepėr tė mirė, ndėrsa unė isha i bindur se, po ta thoshin kėtė me gjithė mend, do tė duhej tė ishin tė krisur. Regjisori i vetėdijshėm, pėr naivitetin e disa aktorėve dhe sjelljet e tyre tė rrejshme, e lavdėronte suitėn e tij me njė krenari tartufiane. Kėtu u zhvilluan karakteret e veprės sė Molierit e jo nė skenė. Secili regjisor nga Kosova, po tė kishte pasur buxhetin e Rrahim Burhanit, do tė na kishte bėrė shfaqje mė tė mirė dhe mė tė shikuar.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Siperfaqja e Henes eshte nje miniere e vertete hekuri. (2009-01-01 08:26:29 nga admin4)
[ Kultura ] NĖ SHENJĖ TĖ 40-VJETORIT TĖ KUJTESĖS SIME RRĖQETHĖSE (2008-12-31 08:30:41 nga admin4)
[ Kultura ] NJERIU QĖ IKĖ NGA KRIMI, BĖN KRIM TĖ RI! (2008-12-30 02:23:38 nga admin4)
[ Opinione ] Politika dhe diplomacia e Tiranės dhe Prishtinės tė reagojnė me njė zė (2008-12-27 10:11:12 nga admin1)
[ Opinione ] “Njėri thumbit-tjetri patkoit” (2008-12-26 11:26:21 nga admin1)
[ Opinione ] HERA E FUNDIT… KUSH PO GĖNJEN?! (2008-12-25 08:28:33 nga admin4)
[ Opinione ] NJĖ FAQE E BARDHĖ ME FAQE TĖ BARDHĖ (2008-12-25 08:06:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] 4 FĖMIJĖ E NJĖ NĖNĖ, NĖN DHUNĖN E VARFĖRISĖ (2008-12-24 06:18:25 nga admin4)
[ Kultura ] Njė MONOLOG nga Shqipe Ismet Asllani - Prapashticaž (2008-12-23 06:54:13 nga admin1)
[ Tech-Info ] Lind nje kelysh ariu polar (2008-12-23 05:20:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shtajnamjer: Pavarėsia dhe njohja e Kosovės njė nga ngjarjet kryesore mė 2008 (2008-12-22 20:16:58 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster