DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervistė me Z. Joseph Dioguardin, president i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amrikane
Postuar mė datėn: 2007-10-04 16:52:15 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Nė atė pranverė tė largėt tė 1990-s kur kam degjuar pėr herė tė parė emrin e Joseph Dioguardit nuk mund ta realizoja qė ai ishte pjesė e asaj qė ai do ta quaj «gjaku i shprishur». Ajo qė mė tėrhoqi vėmendjen ishte fjala amerikanė. Ish-kongresisti amerikanė Joseph Dioguardi kishte ēuar nė Kosovė kongresistin Tom Lantosh pėr ti bėrė tė njohur represionin serb mbi shqiptarėt e pambrojtur tė Kosovės, pa harruar tė kaloj kufirin me Shqipėrinė, (gjer atherė tė mbyllur pėr amerikanėt...) pėr ti kėrkuar trashėgimtarit tė Enver Hoxhės demokratizimin e vendit dhe hapjen e Shqipėrisė ndaj botės. Qė nga ajo kohė, Joseph Dioguardi nuk ka reshtur sė "bredhuri" pėr ēėshtjen e Kosovės, Shqipėrisė, Ēamėrisė, shqiptarėve tė Maqedonisė duke u bėrė ambasadori i tyre nė Washington. Sot, nuk ka amerikanė qė tė mos e njohi Kosovėn, por nė vitet '90 jo vetėm amerikanėt e thjeshtė por as Kongresi Amerikan nuk kishte dijeni pėr ēėshtjen e Kosovės. I takon Joseph Dioguardit dhe Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane merita e bėrjes sė njohur para botės tė dhunės dhe represionit tė Milosheviēit ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Nuk po zgjatem shumė sepse atė ēfarė ka bėrė zoti Dioguardi dhe LQSHA e gjeni tek faqja web www.aacl.com. Duke dashur tė hap njė rubrikė tek albemigrant ku tė “vjel” mendimin e emigrantėve shqiptarė mendimi i parė qė mė erdhi ishte njė intervistė me zotin Dioguardi. Dua tė falenderoj shumė persona qė u pėrfshinė nė kėtė ndėrmarrje por mbi tė gjithė, vet zotin Dioguardi qė mė kushtoi kohėn e vetė dhe mė ka dhėnė me shumė dėshirė njė intervistė shumė bujare.
Ajet Nuro administrator i albemigrant.com

Shėnim: Njė biografi tė zgjeruar e zotit Dioguardi mund ta lexoni nė librin “Shqiptarėt e Amerikės” tė Vehbi Bajramit ( English: The Albanians of America)

Intervista
Albemigrant: Sė pari, duke konsideruar kapacitetin dhe patriotizmin e gjeneratės sė fundit tė mėrgimtarėve shqiptarė, a mund tė na flisni pėr Ligėn Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe marrėdhėniet e saj me kėtė gjeneratė mėrgimtarėsh shqiptarė nė SHBA dhe Kanada?

Z. Dioguardi: Njė prej sfidave mė kryesore me tė cilėn jemi ballafaquar unė dhe Shirley qė nga koha kur ishim bashkuar mė 1993 (katėr vite pasi qė kisha lėnė Kongresin e SHBA-ve dhe kisha formuar Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane mė 1989) ka qenė lidhja me komunitetet e mėdha shqiptare nė diasporė nė Amerikėn Veriore dhe rreth botės. Kemi udhėtuar qė nga Alaska nė Australi, nga Washingtoni nė Bruksel, nga Toronto nė Londėr, pėrveq udhėtimeve tė shumta pėr nė Shqipėri, Kosovė, dhe trojet shqiptare nė Preshevė, Maqedoni, dhe Mal tė Zi. Pse? Pėr t’u takuar me shqiptarėt e kėtyre vendeve dhe pėr t’i informuar ata (dhe pėrmes tyre pėr t’i zgjuar liderėt e tyre politikė) qė njė zė i pavarur - LQSHA - po punonte nė Washington dhe nėpėr parlamentet tjera botėrore pėr tė drejtat e njeriut, demokracinė, lirinė, dhe vetėvendosjen pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Pasi qė shqiptarėt, edhe nė SHBA dhe Kanada, nuk janė tė bashkuara kur vijnė nė pyetje objektivat kombėtare, politike dhe qytetare (qofshin brenda, qoftė jashtė), ka qenė e vėshtirė dhe vetėm pjesėrisht e suksesshme strategjia jonė pėr t’i bashkuara ata si pjesėmarrės nė misionin tonė. Pėr tė patur sukses nė tejkalimin e kėsaj sfide tė vėshtirė, LQSHA ka fokusuar aktivitetet e veta kryesore nė arritjen e pavarėsisė pėr Kosovėn pėrmes punės sonė tė ngushtė mė miqė tė fuqishėm nė Kongresin e SHBA-ve, dhe jemi afėr pėrmbushjes sė kėsaj objective, e cila edhe ka qenė objektiva jonė kryesore dhe mė e rendėsishmja pėr mėse njėzet vitet e kaluara.

Albemigrant: Duke iu falėmderuar mundėsive moderne tė komunikimit, duke se diaspora shqiptare po pėrparon. Intelektualėt, vecanėrisht, janė mė shumė tė vetėdijshėm tani nė lidhje me faktin se duhet tė bejnė dicka pėr tė influencuar dhe ndryshuar gjėrat pozitivisht dhe nė tė mire tė tė gjithė shqiptarėve. A mund tė shtoni mė shumė hollėsi nė kėtė pikė, duke u bazuar nė eskperiencėn tuaj personale?

Z. Dioguardi: E mira ėshtė se interneti i ka mundėsuar LQSHA-sė, me shfrytėzimin e teknologjisė sė sofistikuar dhe pėrkushtimin e shumė tė rinjėve vullnetarė shqiptarė tė arsimuar, tė ndėrtojė njė listė prej mėse 20,000 shqiptarėve tė cilėve ne u dėrgojmė informacione tė rregullta nė mėnyrė profesionale, si dhe incizime tė ndryshme, lajmėrime, deklarata pėr shtyp, dhe artikuj tė ndryshėm pėr temat qė ne besojmė se janė tė rendėsishme pėr kauzėn kombėtare shqiptare - nė rend tė pare, pėr pavarėsinė e Kosovės. Gjerėsa po rritet numri i shqiptarėve tė rinjė nga Ballkani qė po studijojnė nė SHBA, Kanada, dhe Mbretėrinė e Bashkuar, po rritet edhe numri i pėrkahėsve tonė, pasi qė kėta tė rinjė na kontaktojnė pėrmes web-faqės sonė (www.aacl.com) dhe na ndihmojnė nė pėrgjigjet kundėr gėnjeshtrave tė lobit serb, dhe propagandės sė tyre tė financuar mire nė Washington dhe Evropėn Perėndimore.

Njė shembull i shkėlqyeshėm tė kėtij fenomeni nė rritje ėshtė Faton Bislimi, lindur e rritur nė Gjilan, i cili na kishte kontaktuar mua dhe Shirley-in mėse pesė vite mė pare gjerėsa ishte student nė Texas Lutheran University, ku po studijonte nė shkenca kompjuterike dhe matematikė. Ne kėrkuam nga ai tė pėrfaqėsonte LQSHA-nė (dhe rininė e Kosovės) nėpėr njė sėr konferencash rinore evropiane nė Bruksel e Pragė, ku prezentimet e tij nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės (duke pėrdorur logjikėn tonė pėr argumentinim e pavarėsisė pėrmes Rezolutave Kongresionale nė Washington) ishin vlerėsuar lartė dhe me nderime tė ndryshme dhe i kishin sjellur atij miqė dhe pėrkrahės tė shumtė nga studentėt mė tė mirė tė Evropės. Kėta studentė nuk dinin asgjė nė lidhje me perspectivėn shqiptare dhe argumentet pėr ndarjen e Kosovės nga Serbi nė fazėn finale tė ndarjes sė Ish-Jugosllavisė, njė konfederate jofunksionale tė pėrbėrė nga tetė njesi konstituuese, njė pėr tė cilave ishte edhe Kosova. Fatoni mandej ka vazhduar studimet postdiplomike nė Shkollėn e Qeverisjes John F. Kennedy tė Universitetit tė Harvardit. Nė fillim tė Qershorit ka magjistruar nga Harvardi dhe ėshtė kthyer nė Kosovė ku tani punon mė UNDP-nė. Sidoqoftė, ai vazhdon tė ndihmojė LQSHA-nė nė ndėrtimin e njė rrejti tė studentėve shqiptarė nėpėr universitete botėrore, si njė prej vullnetarėve tanė mė aktiv.

Tre nga vullnetarėt tonė mė tė rinjė (sa pėr tė dhėnė edhe disa shembuj tė kėtij trendi nė rritje pėr LQSHA-nė dhe kauzėn kombėtare shqiptare) janė edhe Arben Skivjani nga Gjakova, qė studijon dhe punon nė Alabama, Sation Sema nga Shqipėria, tani nė New York, dhe Altin Lepaj nga Shqipėria, tani nė Londėr.

LQSHA do tė vazhdoj tė vė kontakte mė studentė shqiptarė nė Ballkan dhe anekėnd botės nė mėnyrė qė tė edukohet dhe aktivizohet njė gjeneratė e re pėr kauzėn kombėtare shqiptare, tė cilėn ne vazhdojmė ta identifikojmė si:

Pavarėsi pėr Kosovėn
Demokraci tė vėrtetė dhe funksionale nė Shqipėri
Barazi e plotė pėr shqiptarėt e Maqedonisė nėn Marrėveshjen e Ohrit
Barazi e plotė pėr tė gjithė shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe Luginė tė Preshevės sipas ligjit ndėrkombėtar dhe standardeve tė Kėshillit tė Evropės

Barazi e plotė dhe njohje e identitetit kombėtar tė shqiptarėve ne Greqi, dhe kompenzim pėr Ēamėt
Njohje botėrore dhe respect pėr popullit shqiptar pėr tolerancėn e tyre religjioze dhe pėr heroizmin e tyre nė shpėtimin e tė gjithė hebrejve nga nazistėt nė Shqipėri e Kosove gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
Rikujtim ndaj vllezėrve dhe motrave tona italiane pėr rolin e rendėsishėm qė shqiptarėt kanė luajtur historikisht nė shpėtimin e Mbretėrisė sė Napolit nga francezėt mė 1443 dhe 1461, sikur edhe pėr shumė kontribute tjera kulturore, arsimore, dhe qytetare qė Arbreshėt I kanė sjellur Italisė pėr mėse 500 vite.

Albemigrant: Nė lidhje me politikėn nė trojet shqiptare, a mendoni se edhe diaspora shqiptare ka tė drejt tė ngre zėrin e vet?

Z. Dioguardi: Presidenti John F. Kennedy nė fjalimin e tij inagurues mė 1961 u ka thenė amerikanėve: “Mos pyesni cfare mund vendi tė bėjė pėr ju, por pyesni cka ju mund tė bėni pėr vendin tuaj.” Shqiptarėve nė diasporė, unė do t’u thosha dicka tė ngjashme: “Mos pyesni se cfarė po bojnė politikanėt shqiptarė pėr ju dhe familjet tuaja nė Shqipėri, Kosove dhe viset tjera shqiptare. Por, pyesni se cfarė po bėni ju, si pjesėtarė tė njė diaspore tė madhe shqiptare nė SHBA, Kanada, Europė dhe nėpėr botė, pėr fuqizimin dhe ndėrtimin e njė imazhi tė mire pėr kombin shqiptar prej shtat milionėsh nė Ballkan dhe tė paktėn shtat milionėsh tjerė nėpėr botė, duke pėrfshirė kėtu rreth pesė milionė nė Turqi dhe mė shumė se njė milion nė Greqi - shumica e tė cilėve nuk kanė as identitet kombėtar apo tė drejta pėr gjuhėn shqipe dhe qė po asimilohen, kundrejtė kepėrceptimeve tė ligjit ndėrkombėtar kundėr shqiptarėve pėrdite.

Liria e fjalės sė lire ėshtė njėra prej tė drejtave bazike tė njeriut e cituar nė Ligjin e tė Drejtave tė Kushtetutės sė SHBA-ve. Por, kjo e drejtė ėshtė gjithashtu njė e drejtė universale e dhėnė nga Zoti qė duhet tė ushtrohet nga tė gjithė shqiptarėt cdokund - vecanėrisht pėr identitetin dhe kauzėn e tyre kombėtare. Cdo e drejtė ka me vete edhe pėrgjegjėsinė pėr ushtrim tė saj, vecanėrisht kur tė drejtat qė tė gjithė njerėzit duhet t’I kenė thyhen, sic ka ndodhur me shqiptarėt nėn komunizmin e Shqipėrisė, dhe nėn Ish-Jugosllavinė, pėr shkak tė okupimit brutal nė duar tė serbėve, malazezėve, dhe maqedonėve, dhe pėr shkak tė trajtimit thaujse tė egėr dhe tė asimilimit nga Grekėt dhe Turqit. LQSHA ka shėrbyer si urėlidhėse pėr t’iu mundėsuar tė gjithė shqiptarėve qė kėrkesat e tyre pėr liri, vetėvendosje, dhe tė drejta universale njerėzore, qytetare, ekonomike dhe politike, tė dėgjohen nė Washington. Fatkeqėsisht, jo mjaft shqiptarė marrin pjesė ne zėrin tonė “kolektiv” nė SHBA dhe Kanada kundėr gėnjeshtrave dhe propagandės sė keqe nga lobi serb dhe grek.

Albemigrant: Presidenti Bush premtoi pavarėsi pėr Kosovėn. A mund shqiptarėt tė “flejnė” tani, apo ndoshta rruga gjerė tek pavarėsia e plotė nuk ėshtė pėrmbyllur ende?

Z. Dioguardi: Kur vije nė pyetje liria, demokracia e vėrtetė, dhe mbrojtja e identitetit kombėtar tė dikujt qė kėrcėnohet nga fqinjėt e vet tė cilėt kanė treguar vetėn si tė rrezikshėm, shqiptarėt kurrė nuk mund tė “flejnė”. Njėri nga themeluesit e shtetit tonė, Thomas Jefferson, njėherė kishte thenė se “cmimi i lirisė ėshtė vigjilenca e pėrjetėshme.” Mendoj se ėshtė shumė kuptimplotė dhe e qėlluar qė simboli kombėtar i shqiptarėve ėshtė shqiponja dykrenare - e kthyer nė dy anėt, duke shiquar nė cdo drejtim - nė veri e jug, nė lindje e perėndim. Qė nga era romake, kur ilirėt, paraardhėsit tonė shqiptarė, pėrfundimisht (pas 200 viteve) hynė nė forcėn marramendėse tė legjioneve ushtarake tė Romės nė shekullin e pare para erės sonė, dhe si tė tillė u bėnė njė pjesė e rendėsishme e Mbretėrisė Romake (pa lėnė anash asnjėherė gjuhėn dhe identitetin e tyre kombėtar), shqiptarėt gjithėherė me pėrkushim I kanė rezistuar pushtuesit e tyre. Kush mund t’i harrojė sukseset e Gjergj Kastriotit nė shekullin e pesėmbėdhjetė kundėr turqėve otomanė? Edhepse pas vdekjes sė tij mė 1468, pas sė cilės turqit morrėm hov dhe pushtuan Shqipėrinė mė 1488, mbrojtja e mencur e Kastriotit pėr 27 vjet kundėr ushtrive tė sulltanit kishe dobėsuar thellėsisht Mbretėrinė Otomane dhe si pasojė I kishe pamundėsuar asaj pushimin e Evropės Perėndimore. Dhe, kush mund tė harrojė Ded Gjo Lulin, Azem Galicėn, Ismail Qemalin, Ipeshkv Fan Nolin, Faik Konicėn, Sami dhe Naim Frashėrin, Nėnėn Terezė, Adem Jasharin, apo Ramush Haradinajn dhe UCK-nė? Kėta dhe shumė patriotė tjerė kanė dhėnė shembullin qė duhet ndjekur nga tė gjithė shqiptarėt - tė involvohen disi pėr tė kompletuar lirinė e popullit shqiptar - vecanėrisht tani kur SHBA-te nė mėnyrė active po pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės edhe pėrkundėr makinacioneve gjeopolitike tė Rusisė, Serbisė, Greqisė, dhe disa vendeve evropiane. Ne nuk duam tė shohim njė shtet tė Kosovės tė kompremituar nga Evropa qė do tė ishte njė shtet i dėshtuar, i ndarė nė vija etnike sikur Bosnja, qė do tė arrinte askund, pėrveq nė degradim tė mėtutjeshėm ekonomik dhe politik.

Albemigrant: Ju i njihni shumė mire shqiptarėt. Nėse do tė luteshit qė fėmijėt tanė tė ruanin disa nga traditat dhe vlerat tona, cilat do tė zgjidhnit?

Z. Dioguardi: Do tė ishte marrėzi sikur pas sa shekujve robėrim, shqiptarėt do tė harronin historinė e tyre madhore dhe do tė humbisnin vlerat dhe traditat e tyre nė njė kohė kur tek ta po agon liria dhe demokracia, vecanėrisht tani me pėrkrahjen e SHBA-ve (vendit mė tė rendėsishėm dhe demokracisė mė tė fuqishme tė botės). Mendoj pėr babain tim dhe familjen e tij arbėreshe dhe paraardhėsit e tij nga Katundi Greci nė Itali, afėr Napolit. Ata kishin arritur nė atė vend me ushtrinė e Skenderbeut mė 1461 pėr tė mbrojtur Mbretėrinė e Napolit nga francezėt, me kėrkesė tė Papės Pius II. Dhe, qė nga ajo kohė, ata e kanė ruajtur gjuhėn, kulturėn, dhe traditėn e tyre pėr mėse 550 vite - edhepse tė ndarė nga Shqipėria dhe trojet shqiptare.

Babai im, Xhuzepe, erdhi nė SHBA mė 1929 si njė djalosh i varfėr dhe me pak arsim qė fliste dy gjuhė - shqip dhe italisht. Ishte vetėm 15 vjecar dhe iu desh tė mėsoj anglishtėn pėr tė punuar parreshtur pėr tė ndihmuar financiarisht familjen e tij - nėnėn e motrat, pasi qė babanė e kishte tė sėmurė nė atė kohė. Ai mė rriti mua me kėto vlera evropiane dhe shqiptare qė mė mundėsuan tė isha njė biznesmen dhe njė kongresist i suksesshėm--punė shumė, vlera familjare, ndershmėri, dhe besim. Babai im e mbante besėn me paraardhėsit e tij shqiptarė duke mos mė lėnė mua tė harrojė se nuk isha njė italo-amerikan i thjeshtė nė komunitetin italian tė Bronx-it, por se isha arbėresh me njė histori antike dhe me tradita e gjuhė tė vecantė.

Kurrė nuk do ta harroj pėrshėndetjen e tij kur takohej me tė tjerėt pėr here tė pare pasi qė rastėsisht dėgjonte se flisnin Arbreshė apo “Albanese.” Do t’i pėrqafonte, duke thenė “Gjaku i Shprishur” (qė nė pėrkthim do tė thontė gjaku im i humbur apo shpėrndarė). Kur si kongresist mė 1985, kisha pare babain tim tė fliste shqip me disa shqiptarė nga Jugosllavia - jo Italia - e kuptova me tė vėrtetė se isha shqiptar dhe se duhej tė mbaja besėn me njerzit e babait tim nė tė dyja anėt e Adriatikut si njė aktivist, advokat, dhe lobiist pėr tė drejtat e tyre kombėtare dhe pėr vetėvendosje.

Pra, pėrfundimisht, do t’i kėshilloja tė rinjtė shqiptarė qė tė ndjekin shembullin tim (dhe atė tė babait tim) duke mbajtur besėn me historinė e tyre pėrmes punės sė zellėshme, arsimimit adekuat, dhe pėrmes angazhimit nė kauzėn kombėtare shqiptare.

Albemigrant: Duke iu referuar historisė sė gjatė tė aktiviteteve LQSHA-sė, a mund tė na thoni se cili moment ju ka impresionuar mė sė shumti?

Z. Dioguardi: Momenti mė i rendėsishėm pėr mua personalisht, qė nga themelimi i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė Janar 1989, ishte sjellja e kongresistit Tom Lantos me mua nė Kosovė nė Maj 1990 pėr tė konfrontuar forcat militare dhe paramilitare tė Slobodan Millosheviqit para Hotel Grand nė Prishtinė. Disa ditė mė vonė, kishim fluturuar pėr nė Shqipėri pėr tė konfrontuar regjimin komunist tė pasardhėsit tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia, duke kėrkuar nga ai qė tė hap kufijtė e Shqipėrisė dhe pėr tė lejuar valet e demokracisė qė po rrahninė edhe Evropėn Lindore tė hyjnė nė Shqipėri, thuajse njė vit pas rėnies sė Murit tė Berlinit.

Mė duhet gjithashtu tė them se puna mė e rendėsishme e LQSHA-sė u bė nė Washington, ku shumė Rezoluta Kongresionale, deklarata, dėgjime pėr mbi njėzet vite kanė pėrgatitur rrugėn drejt pavarėsisė sė Kosovės dhe daljes sė kombit shqiptar si njė komb i rendėsishėm i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Albemigrant: Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr shqiptarėt, nėse duan tė ndihmojnė kauzėn kombėtare dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane?

Z. Dioguardi: Mėnyra mė e mire pėr shqiptarėt qė tė ndihmojnė kauzėn e tyre kombėtare ėshtė pėrmes pėrkrahjes dhe pjesėmarrjes nė punėn historike qė unė e fillova mė 1985, dhe tė cilėn e vazhdova mė gruan time, Shirley Cloyes, qė nga 1994 deri mė tani. LQSHA ėshtė njė organizatė mė anėtarėsi dhe njė bord prej 35 biznesmenėve shqiptaro-amerikanėve qė sigurojnė njė pjesė tė madhe tė buxhetit tonė vjetor pėr lobim, marrėdhėnie me publikun, dhe kontributeve ndaj fushatava politike pėr zyrtarė tė zgjedhur qė pėrkrahin cėshtjen tonė, interesat, dhe preokupimet tona nė Washington. Pjesa tjetėr ė pėrkrahjes vjen nga shqiptarėt qė anėtarėsohen tek (shiko faqen tonė www.aacl.com) ne dhe nga italianėt e hebrejtė qė e kuptojnė rendėsinė historike tė shqiptarėve. Pėrgjigja ime e shkurtėr ėshtė: pėrfshihuni, sepse na nevojiten mė shumė shqiptarė dhe pėrkrahės e miq. Mos harroni atė qė njėherė e kishte thenė heroi ynė i madh, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, “Trimi i mire me shokė shumė!”

Intervistoi pėr albemigrant.com Ajet Nuro
Pėrktheu: Faton Bislimi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster