DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn
Postuar mė datėn: 2008-08-27 11:57:40 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Autoritetet kosovare shtojnė pėrpjekjet pėr njohje tė Kosovės
Nė Prishtinė mbahet konferenca "Kosova dhe bota arabe" qė synon pėrmirėsimin e imazhit tė Kosovės nė shtetet arabe.
Intelektualėt arabė qė marrin pjesė nė kėtė konferencė i kanė thėnė BBC-sė se nė botėn arabe ka paragjykime pėr Kosovėn dhe si rezultat i kėsaj, ka ngurrime pėr njohjen e pavarėsisė sė saj.

Gjashtė muaj pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, atė e kanė njohur vetėm 6 nga 57 shtetet anėtare tė Konferencės Islamike, prej tė cilave asnjė nga bota arabe.

Violeta Hyseni bisedoi me profesorin Ridwan Al-Sayyid, ligjėrues i studimeve islamike nė Universitetin e Libanit nė Bejrut dhe kėshilltar i kyeministrit libanez.

Ajo i kėrkoi atij fillimisht pėrshtypjen pėr raportet ndėrmjet Kosovės dhe shteteve arabe?

Al-Sayyid: Ne nė shumė aspekte kemi interesa tė mėdha pėr atė qė ka ndodhur nė 20 vitet e fundit nė Ballkan dhe atė qė ju ka ndodhur muslimanėve nė Bosnjė, Shqipėri, Kosovė dhe nė pjesėt tjera tė ish Jugosllavisė.

Unė kam planifikuar para shumė kohėsh qė tė vij nė Kosovė pas vitit 1999, por tani pata rastin tė vij dhe jam shumė i kėnaqur qė mė ėshtė bėrė kjo ftesė, sepse unė mendoj qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė shumė zhvillime vijnė nga ky rajon.

Ballkani pėr 300 vjet ka qenė pėrplot probleme pėr shkak tė etnicitetit dhe nacionalizmit. Tani pėrmes demokracisė dhe lirisė, ne muslimanėt kemi shpresė qė tė jemi nė paqė me veten dhe botėn.

Pėr mua shembulli i Kosovės ėshtė shumė i mirė pėr zgjidhjen e problemeve qė kemi nė Palestinė.

BBC: Sa dinė njerėzit nė botėn arabe pėr situatėn nė Kosovė?

Al-Sayyid: Ata nuk dinė shumė, madje as ekspertėt dhe njerėzit e arsimuar nuk dinė shumė. Ata kanė dėgjuar pėr herė tė parė pėr Kosovėn kur ndodhi lufta mė 1999, mirėpo nė 5-6 vjetėt e fundit, Kosova ėshtė bėrė mė e njohur, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė para disa muajsh.

Ne po pėrpiqemi qė t'i qartėsojmė problemet e myslimanėve tė Evropės dhe tė Ballkanit nė botėn arabe. Ne si elitė jemi tė vetėdijshėm pėr tė ardhmėn e popullatės sonė.

Ndiejmė obligim qė tė vetėdijėsojmė shtetet arabe qė tė merren me problemet nė kėtė rajon nė mėnyrėn mė tė mirė.

Ne tani kemi dy detyra: njė ėshtė qė tė vetėdijėsohemi pėr fenomenin e muslimanėve tė Evropės dhe e dyta ėshtė qė tė tregojmė solidaritet me ata njerėz.

Si grup i vogėl, ne tani kemi mundėsi qė tė njihemi mė shumė me Kosovėn dhe tė kthehemi nė vendet tona e tė kontribuojmė pėr kėtė vend, sic kemi bėrė vitin e kaluar kur profesori Muhamet Arnaut ka shkruar nė gazeta dhe ka botuar libra pėr shqiptarėt, Kosovėn si dhe pėr Bosnjėn, duke na vetėdijėsuar neve pėr kėto probleme.

BBC: Profesor, pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur vetėm nga gjashtė shtete anėtare tė Konferencės Islamike. Pse sipas jush nuk ka njohje mė tė madhe tė Kosovės nga vendet islamike, nga bota arabe? Mos qėndrojnė arsyet tek lidhjet e forta tė shqiptarėve tė Kosovės me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pavarėsisht se shumica prej tyre janė myslimanė?

Al-Sayyid: Jo, kjo nuk ka tė bėjė asgjė me kėtė. Disa njerėz hezitojnė sepse kanė raporte tė mira me Serbisė ose me Rusinė, ndėrsa disa arabė mendojnė pėr pakicat e tyre, sepse ne kemi kurdėt dhe berberėt, nė vendet arabe ka muslimanė dhe tė krishterė.

Ka shumė probleme dhe shumica e minoriteteve qė kemi ne flasim pėr krijimin e shteteve tė reja. Shtetet arabe kanė frikė se problemet tona etnike do tė bėhen mė tė mėdha si rezultat i zhvillimeve nė Ballkan dhe nė Kosovė.

Pra ka dy elemente nė kėtė mes: elementi i parė ėshtė se 4-5 shtete arabe kanė bashkėpunim tė mirė me Serbinė dhe me Rusinė, ndėrsa disa shtete arabe kanė pakicat e tyre dhe i frikėsohen ndarjes sė vendit.

BBC: Ēfarė duhet tė bėjmė ne si kosovarė qė ta ndryshojmė kėtė pėrshtypje tė krijuar pėr Kosovėn?

Al-Sayyid: Kjo ėshtė detyra jonė. Ne elita arabe, profesorė dhe intelektualė tjerė kemi pėr detyrė tė bėjmė njė propagandė tė madhe pėr tė fituar mbėshtetjen e opinionin publik dhe tė ndikojmė nė vendimet qė do tė marrin shtetet arabe dhe ne po e bėjmė kėtė.

Unė jam i bindur qė pėr njė kohė tė shkurtėr, pėr njė vit ose dy vite, ne do tė shohim shumė shtete arabe qė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Statusi, Diplomatet flasin per pavaresi me 17 Shkurt ose 9 Mars (2008-01-27 13:43:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA nuk flasin pėr ndarjen, ritheksojnė pavarėsinė (2007-08-14 10:26:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tadiē: Ne Serbi ka akoma politikane qe flasin per lufte (2006-12-12 20:24:54 nga A.Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Tadiē: Ne Serbi ka akoma politikane qe flasin per lufte (2006-12-11 11:46:33 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Deshmite flasin vet (2006-11-27 14:49:09 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] SHOQATA ATDHETARE PĖR INTERGRIM DHE BASHKIM KOMBĖTAR (SHAIBK) (2008-11-17 17:17:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] THIRRJE PĖR DEMONSTRATĖ (2008-11-17 06:45:09 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LĖVIZJA PĖR BASHKIM - MATERIAL PĖR GAZETARĖ (2008-11-16 07:51:20 nga admin1)
[ Opinione ] DHELPĖRĖS ME DHELPĖRI, UJKUT ME TRIMĖRI (2008-11-15 14:52:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NJOFTIM pėr mjetet e informimit (2008-11-15 13:55:49 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves (2008-11-14 15:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster