DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Abramowitz: Kosovarėt s’janė tė organizuar mirė
Postuar mė datėn: 2008-08-05 14:22:00 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

"Nuk kanė lėvizur pėr tė mundėsuar njohjen e shtetit, veēanėrisht nė vendet islamike", thotė ish-diplomati amerikan, Morton Abramowitz.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ambasador Abramowitz, duke njohur karrierėn e tė dy kandidatėve presidencialė amerikanė, cila ėshtė qasja e tyre ndaj Ballkanit dhe Kosovės, si njė ndėr elementet kyēe nė rajon?



MORTON ABRAMOWITZ
Nuk shoh ndonjė dallim tė madh nė mes tė dy kandidatėve sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės. Tė dy kanė qenė mbėshtetės tė fuqishėm tė Kosovės dhe pavarėsisė sė saj. Ndėrkaq, John McCain ka qenė edhe mė herėt i pėrfshirė nė rajon; ai ka qenė mbėshtetės i boshnjakėve gjatė luftės sė viteve '90.

Tė dy kandidatėt kanė folur pėr nevojėn qė tė ruhet dhe tė zhvillohet Kosova e pavarur dhe u kanė bėrė thirrje serbėve qė ta pranojnė zgjidhjen. Nuk mendoj se ka ndonjė problem nė qėndrimet e dy kandidatėve.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ē'mund tė na thoni pėr qėndrimet e senatorėve McCain dhe Obama rreth Rusisė?

MORTON ABRAMOWITZ
Mendimi im ėshtė se tė dy kandidatėt janė shumė tė shqetėsuar me sjelljet e Rusisė gjatė vitit tė fundit. Ata tė dy janė tė shqetėsuar me rritjen e nivelit tė autoritarizmit nė Rusi.

Por, nuk mund tė jap njė pėrgjigje tė thelluar, pasi nuk i kam ndjekur tė gjitha deklaratat e tyre nė kėtė ēėshtje.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kosova ka pasur njohje shumė cilėsore tė pavarėsisė, por jo edhe sasiore. Madje, sė fundi, ėshtė vėnė re njė lloj ndėrprerjeje nė procesin e njohjeve. Si diplomat me pėrvojė, si do ta vlerėsonit procesin e njohjes sė Kosovės dhe cilat janė gabimet qė duhet t'i mėnjanojnė kosovarėt?

MORTON ABRAMOWITZ
Mendoj se Perėndimi ka punuar shumė keq lidhur me procesin e njohjes sė Kosovės. Ata nuk kanė punuar sa duhet, pasi besoj se njohjet e mėtejshme vareshin mė shumė nga pėrpjekjet e Shteteve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian. Ky ėshtė njė problem.

Problemi i dytė ėshtė se kosovarėt nuk janė tė organizuar mirė dhe nuk kanė bėrė sa duhet pėr njohjen e Kosovės. Ata nuk kanė lėvizur pėr tė mundėsuar njohjen e shtetit tė Kosovės, veēanėrisht nė vendet islamike. Ėshtė e habitshme pėr mua se si aq shumė vende islamike nuk i kanė mbėshtetur kosovarėt.

Fakti se Qeveria serbe mund tė arrijė tė marrė nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė rezolutėn ku i kėrkohet Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr tė vendosur mbi ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė njė ngjarje shumė e pakėndshme. Kjo tregon se sa tė papėrshtatshme kanė qenė pėrpjekjet pėr tė siguruar njohjen e shtetit tė Kosovės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sipas jush, cilat janė gjasat qė Asambleja e Pėrgjithshme nė takimin e shtatorit ta miratojė njė rezolutė tė tillė?

MORTON ABRAMOWITZ
Nuk jam i sigurt, por e kam parė qė ministri i Jashtėm serb ka qenė shumė aktiv nė takimin e vendeve tė paangazhuara. Ka gjasa, ndonėse nuk jam plotėsisht i sigurt, se Qeveria e Indisė po lėviz nė drejtimin e Serbisė, duke e vėnė nė pikėpyetje pavarėsinė dhe ky ėshtė njė problem shumė serioz.

Mendoj se kjo ka tė bėjė me paaftėsinė e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Nėse njė rezolutė e tillė miratohet nė Asamblenė e Pėrgjithshme, atėherė kjo ėshtė nė njė shkallė tė madhe rezultat i dėshtimit tė SHBA-ve dhe BE-sė pėr tė siguruar njė njohje mė tė gjerė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Udhėheqėsit e Kosovės duhet ta drejtojnė shtetin e ri nė prani tė njė numri organizatash ndėrkombėtare, si UNMIK-u, BE-ja, Zyra Civile Ndėrkombėtare e me radhė. A besoni se Qeveria e Kosovės ka maturinė e nevojshme qė tė qeverisė shtetin e ri nė kushtet e njė pranie tė tillė dhe njėherėsh tė respektojė Kushtetutėn?

MORTON ABRAMOWITZ
Mendoj se Qeveria e Kosovės pėrballet me njė problem tė madh dhe ky ka tė bėjė me vėshtirėsitė qė kanė dalė nė pėrcaktimin e roleve tė UNMIK-ut dhe BE-sė.

Ky proces po ecėn shumė ngadalė dhe po shoqėrohet me mundėsinė e jo pak pasojave dhe kufizimeve ligjore nė Nju Jork. Kjo lidhet dhe me mungesėn e njohjeve nga shumė mė tepėr vende. Shumėēka nė pėrcaktimin e pranisė sė UNMIK-ut dhe nė pėrfshirjen e misionit evropian nė Kosovė varet nga fakti se sa i vendosur dhe aktiv ėshtė Bashkimi Evropian nė qėllimin qė Kosova tė jetė e suksesshme si shtet.

Kjo ende nuk ėshtė bėrė dhe pėrfaqėson njė ēėshtje tė vėshtirė pėr Qeverinė e Kosovės. Qeveria e Kosovės ėshtė pėrpjekur tė jetė konstruktive, nuk ka dashur tė krijojė vėshtirėsi dhe po pret me durim qė kėto probleme tė zgjidhen.

Sa i pėrket pyetjes se sa efikase do jetė Qeveria e Kosovės, kjo mbetet pėr t’u parė. Le tė shpresojmė qė do jetė e suksesshme, qė do t'i japė dinamizėm veēanėrisht ekonomisė kosovare. Por, ka disa komplikime tė rėnda nė rrugėn drejt krijimit tė njė shteti tė qėndrueshėm dhe funksional dhe rolit tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė kėtė shtet. Kjo mbetet pėr t’u zgjidhur.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosovarėt: Enveri dhe Adem Jashari janė mite (2008-02-19 12:36:05 nga admin4)
[ Opinione ] KRYETARI I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ LONDINEZE DHE “KOSOVARĖT” E KOSOVĖS!!! (2008-01-27 08:42:12 nga admin4)
[ Histori ] 1912 - Kosovarėt nė Beograd (2008-01-24 17:33:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosovarėt kėrkojnė gjetjen e tė humburve nga lufta (2008-01-09 12:16:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Njė parti serbe "Demokracia e Re" uron kosovarėt dhe Hashim Thaēin (2007-11-19 07:43:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Mond": Kosovarėt do shpallin pavarėsinė nė gjysmėn e dytė tė janarit (2007-10-31 14:52:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVARĖT NDEROJNĖ VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (2007-09-12 08:21:31 nga admin1)
[ Intervista ] MOORE: DUKE VEPRUAR NJĖANSHĖM KOSOVARĖT DO RREZIKONIN TĖ HUMBIN MBĖSHTETJEN E JASHTME (2007-06-04 01:55:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, Ēeku: Rezoluta e KE zhgėnjim pėr kosovarėt (2007-01-25 07:01:12 nga F.Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Analisti Mur thotė se ēėshtjen e Kosovės ėshtė dashur ta zgjidhnin ndėrkombėtarėt dhe kosovarėt (2006-12-18 09:38:21 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Kosovarėt japin e marrin diploma false (2006-11-20 13:12:31 nga Besnik Krasniqi)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster