| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet pėr njė vizitė zyrtare nė Bruksel zhvilloi takimin e saj tė parė me Presidentin e Parlamentit Europian, Hans Gert Poettering.
Duke e falėnderuar zotin Poettering pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Parlamentit Europian ndaj Shqipėrisė, Kryetarja Topalli e njohu shkurtimisht atė me zhvillimet mė tė fundit nė vendin tonė. Integrimi nė BE dhe NATO janė prioritet tona kombėtare, tha zonja Topalli, ndaj dhe kemi ndėrmarrė njė sėrė reformash tė guximshme, qė kanė pasur rezultate tė dukshme, si nė luftėn kundėr krimit e korrupsionit, ashtu edhe nė forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin ekonomik. Zonja Topalli falėnderoi Presidentin Poettering pėr miratimin nga ana e Parlamentit Europian tė marrėveshjes pėr lehtėsimin e vizave, tė nėnshkruar nė shtator tė kėtij viti. Duke u ndalur nė nismat kundėr korrupsionit, Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Poettering me nismėn e mazhorancės pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve. Nga ana e tij, kreu I parlamentit europain vlerėsoi progresin e arritur nga Shqipėria, duke vėnė theksin nė vazhdimin e luftės kundėr korrupsionit dhe reformėn nė drejtėsi, nė kėtė kuadėr ai mbėshteti nismėn pėr kufizimin e imunitetit.
08.11.2007 |
|