| » Opcionet për artikullin |
|
(Panairi i 9-tė i librit i Prishtinės)
Ditėt qė pasuan me marrjen e ftesės pėr nė Panairin e 9-tė tė Librit tė Prishtinės e deri nė ēeljen e tij, rodhėn me ngadalėsi tė madhe ngaqė mezi prisja tė takohesha me vėllezėrit e mi tė gjakut e tė gjuhės. Me vete kisha marrė 13 tituj librash origjinale dhe tė pėrkthyera, tė botuara nga Shtėpia jonė Botuese Librarium Haemus, Bukuresht, tė cilat fill pas ceremonisė sė hapjes sė Panairit, zunė vend nė njė stendė nė hyrje tė sallės kryesore, pranė njė shtėpie botuese boshnjake.
Nė Prishtinė ndalesėn e parė e bėra nė rrugėn Kuvendi i Bujanit 42, ku i zoti i shtėpisė, njėherazi i zoti i Panairit, shkrimtari dhe botuesi Abdullah Zeneli, mė priti me ngrohtėsi dhe u mor menjėherė me sistemimin tim nė njė nga hotelet mė tė mirė tė kryeqytetit. Me tė njėjtin kujdes i rrethoi oreēast binomi bashkėrendues Nazmi Rrahmani-Abdullah Zeneli tė gjithė tė ftuarit e pjesėmarrėsit gjatė ditėve tė Panairit.
Organizimi i pėrkryer u shoqėrua nga njė ecuri normale e tė gjitha punėve, pa krijuar atmosferė tė nderur apo ankthe, siē ndodh jo rrallė nė kėsi rastesh pėr shkak tė mbingarkesės. Drejtuesit e Panairit i mbajtėn pėr vete shqetėsimet dhe rrezatuan tek pjesėmarrėsit pandėrprerje vetėm e vetėm buzėqeshje dhe ngrohtėsi tė ēiltėr.
Megjithse mundėsitė financiare dhe materiale ishin tė kufizuara, Panairi nuk ra aspak mė poshtė se tė ngjashmit e vet perėndimorė tė pėrmasave evropiane apo ndėrkombėtare. Tė 125 stendat ishin ndėrtuar hijshėm nga ana arkitekturore dhe me efekt maksimal nga pikėpamja funksionale. Ēdo botim ishte vendosur nė vend tė pėrshtatshėm dhe tėrhiqte menjėherė vėmendjen e vizitorėve tė shumtė. Kėta rroknin
tė gjitha moshat, profesionet e nivelet. Mes tyre pashė edhe mjaft personalitete tė fushave tė ndryshme: heronj tė fjalės sė lirė, tė pushkės e tė penės (Adem Demaēi e Kasėm Trebeshina), prozatorė e poetė (Luan Starova, Ali Podrimja, Agim Gjakova, Adem Istrefi, Demir Reshiti), studiues dhe kritikė tė letėrsisė e tė artit (Rexhep Qosja e Prend Buzhala), gazetarė (Ibrahim Ēavolli dhe Migjen Kelmendi), akademikė dhe profesorė (Jahja Dranēolli, Rexhep Ismajli, Imri
Badallaj, Bardh Rugova), politikanė (Bajram Kosumi), artistė (Nexhmije Pagarusha) dhe shumė studentė. Kėtyre tė fundit pata kėnaqėsinė tu jap njė leksion nė sallat e Fakultetit Filologjik, duke provuar emocione tė rralla.
Rrėmujė nė Panair, nė ekspozim e nė lėvizjet e lexuesve, nuk pati aspak. Interesant ishte, bie fjala, fakti qė nuk na e shurdhoi veshin kurrfarė altoparlanti, qė, nė mjaft veprimtari tė kėsaj natyre, nė shtete tė tjera, njofton promovimin e aksh libri dhe i grish tė gjithė tė marrin pjesė nė tė duke mburrur me fjalė tė fryra vlerat e tij dhe tė autorit pėrkatės. Heshtja kuptimplote i dha Panairit tė Prishtinės solemnitet, pėrmasat e njė Festivali tė Shpirtit Mbarėkombėtar dhe njėherazi tiparet e njė biblioteke vigane, ku soditen nė qetėsi
dhe lėēiten punime tė tė gjitha fushave.
Promovimi, krahas librit shqiptar, edhe i veprave tė pėrkthyera nga gjuhė tė tjera, - nė numur jo tė vogėl, - dėshmoi edhe kėtė herė se ne, shqiptarėt, jo vetėm nuk e anashkalojmė, por e ēmojmė krijimtarinė dhe kulturėn e kombeve tė tjerė. Njėkohėsisht, ky qėndrim i qytetėruar u shtohet sa e sa tė tjerėve tė kėtij lloji, qė dėshmojnė vlerat humane, shpirtin demokratik e tolerant tė Kosovės dhe tė drejtėn legjitime pėr tė qėnė shtet i pavarur. Kjo tolerancė e Kosovės ėshtė vazhdė e qėndrimit ndaj qytetarėve tė vet, ndaj pakicave etnike dhe ndaj feve pėrkatėse, ēka ra nė sy nė Panair nė rezervimin e hapėsirave ekspozuese tė mjaftueshme librit tė tė gjitha konfesioneve, pa dallim apo diskriminim.
Meqė zura nė gojė promovimet, dua tė theksoj se niveli i tyre ishte i lartė. Nė radhė tė parė, folėsit kryesorė ishin mjaft tė pėrgatitur, qėllonin nė shenjė pa u hallakatur nė imtėsi tė panevojshme. E njėjta duhet thėnė edhe pėr tė pranishmit e shumtė, qė e plotėsonin tablonė me diskutime frytdhėnėse, duke ngjallur, jo njėherė, emocione tė forta.
Mbresa tė pashlyeshme la ceremonia e ndarjes sė ēmimeve, qė ishte njė dulcis in fundo i mrekullueshėm e frymėzues i Panairit. Kjo nuk mbeti thjesht diēka protokollare, por u shndrrua nė njė veprimtari kulturore tė mirėfilltė, ku, pėrmes interpretimit tė shumė poezive dhe fjalės sė personaliteteve tė shoqėrisė kosovare dhe njėherazi mbarėshqiptare, dolėn sėrish nė pah me art vlerat madhore dhe bota e pasur shpirtėrore e kombit tonė.
Gjithsa pėrmenda mė sipėr nuk do tė thotė se organizatorėt duhet tė bien nė vetėkėnaqėsi. Madje reagimi me modesti i tyre ndaj pėrgėzimeve qė u bėheshin gjatė ditėve tė Panairit, dėshmon se ata do ti thellojnė pėrpjekjet qė edicioni i 10-tė tė jetė edhe mė i bukur, aq mė tepėr qė zėri i tij do tė jehojė nė Kosovėn e Pavarur.
Nė kėtė aspekt ėshtė e domosdoshme qė tė mos nxirren pengesa, nga ato qė u vunė re qysh nė ēeljen e Panairit e nė ditėt qė pasuan. Ėshtė fjala pėr ndonjė shtėpi botuese tė Tiranės, e cila, me promovimet qė organizoi jashtė hapėsirave tė Panairit, - thua se kėto ishin tė ngushta apo nuk iu dukėn tė pėrshtatshme, - krijoi pėrshtypjen se donte ta shfaqte veten si institucion paralel e konkurrent.
Gjithashtu, njė veprimtari kaq komplekse dhe serioze si Panairi i 9-tė i Librit tė Prishtinės, meritonte njė vlerėsim gjithaq serioz, mbėshtetje tė fuqishme dhe inkurajim nga ana e institucioneve zyrtare tė specializuara. Mungesa nė Panair e ministrit tė Kulturės tė qeverisė sė Kosovės, madje edhe e vartėsve tė tij kryesorė; mosrealizimi i ardhjes sė paralajmėruar tė kryeministrit tė Kosovės dhe tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, lanė njė shije tė
hidhur e zhgėnjyese.
Sidoqoftė, Panairi i 9-tė i Librit i Prishtinės shėnoi njė hap tė ri drejt integrimit kulturor evropian tė kombit shqiptar tė tė dy krahėve tė Drinit tė pėrrallshėm, qė buron nga Shėndaumi. Jehonėn e Panairit e pėrcollėn nė vazhdimėsi e me cilėsi tė kėnaqshme organet e shtypit dhe ato radiotelevizive tė Prishtinės.
Kopi Kyēyku
President i Shoqėrisė Kulturore Shqiptare Haemus
Bukuresht, 28 maj 2007
Accad.KOPI KYĒYKU
C.P.31-01
Bucuresti/Romania
0040-724.212.912
kopikycyku@yahoo.it
www.kycyk.home.ro
www.haemus.info.ms
|
|