| » Opcionet për artikullin |
|
Prishtinė, 23 mars - Si njofton UNMIK u, 75 pjesėtarė tė njėsisė speciale nga Rumania janė larguar nga Kosova, pėrfshirė kėtu edhe 11 pjesėtarėt e pėrfshirė nė hetimet qė po zhvillohen mbi ngjarjet e dhunshme tė 10 shkurtit. Gjatė kėtyre ngjarjeve, vdiqėn dy persona dhe u lėnduan dhjetėra teė tjerė nga plumbat prej gome qė janė shfrytėzuar nga policia e Kombeve tė Bashkuara, thuhet nė komunikatėn e UNMIK ut. Nė kėtė komunikatė, administrata ndėrkombtare ka shprehur keqardhjen se autoritetet rumune nuk janė pajtuar me kėrkesėn e selisė qėndrore tė Kombeve tė Bashkuara qė 11 pjesėtarė tė njėsisė speciale tė mbeten nė Kosovė deri mė 6 prill, pėr tė vazhduar, siē thuhet, bashkėpunimin me hetimet qė janė duke u zhvilluar. UNMIK u pret nga autoritetet rumune qė t'i pėrmbahen detyrimeve dhe tė vazhdojnė tė bashkėpunojnė nė tėrėsi me hetimet aktuale, pėrfshirė kėtu edhe garancitė qė cilido nga policėt rumunė qė janė larguar nga Kosova, tė jenė nė dispozicion pėr qėllime hetuesie. |
|