Shkruan: Adnan ABRASHI
Nė njė televizion lokale tė Prizrenit (televizioni OPINION) , si producent i saj, pėr nder tė festės tonė tė madhe kombėtare 28 Nėntorit, morra pėrsipėr qė tė organizoj njė program tėrė ditorė kulturo-zbavitės - LIVE. Ishte njė pėrgjegjėsi e madhe kjo, por, meqė kaherė kisha filluar ti bėja pėrgatitjet e duhura pėr kėtė spektakėl televiziv, para veti kisha nė dispozicion shumė materiale interesante, si nga muzika me pėrmbajtje patriotike, e deri tek dokumentarė tematik. Edhe pėrpos materialit tė bollshėm, ndjeja si nevojė qė mozaikun e kėtij skenari festiv ta pasuroja edhe me njė mysafir adekuat, i cili, nė kėtė ditė tė madhe historike pėr shqiptarėt, si njė analist i mirėfilltė, me analizėn e tij retrospektive, do ta pasqyronte mė sė miri aktualitetin politik nė Kosovė dhe mė gjer nė gjithė trojet etnike shqiptare.
Isha nė dilemė tė madhe se kush mund tė jetė ky personalitet aq meritor, qė do tė jetė njėkohėsisht shumė i mirėpritur edhe nga shikuesit tanė, qė kėtė ditė festive, sigurisht me shumicė do tė qėndrojnė pranė ekraneve tė tyre televizioneve.
Adem Demaēi- brohorita nė vete. Ska tjetėr kush mė tė pėrshtatshėm dhe mė meritor pėr mysafir tė nderit nė festėn e ditės sė flamurit. Meqė isha informuar se Baci, kėto ditė, sigurish qėndronte nė Prishtinė, e ftova, dhe ai me kėnaqėsi tė madhe e pranoi ftesėn time.
Nuk ka dyshim! Gjatė vijimit tė gjithė emisionit tė drejtpėrdrejtė, biseda me Adem Demaēin ishte mė tepėr se e kėndshme, bindėse, atraktive dhe me njė nivel tė lartė logjik dhe profesional tė vlerėsimit tė ngjarjeve aktuale qė e karakterizonin arena e brishtė shoqėrore-politike kosovare dhe gjithėshqiptare.
Ndoshta e zgjata pak me kėtė si hyrje, por, tani dua tė dal aty ku edhe e kam qėllimin. Kur nė mesin e shumė temave interesante, kah fundi, moderatori ynė e pyeti se si ai e sheh Kosovėn nė 28 Nėntorin e vitit 2008, pasoji njė pėrgjigje e prerė e tij:
Bazuar nė disa veprime politike dhe gabimet tė njėpasnjėshme qė po i bėnė nė vazhdimėsi lidershipi aktual kosovar, nuk ėshtė ēudi se nė vitin 2008, ne si shqiptar, as qė do tė guxojmė ta kremtojmė kėtė festė tonė tė madhe dhe tradicionale kombėtare tė 28 Nėntorit...!?
Baca ADEM
Meqė, nga njėra anė, unė pėrherė i besoj vlerėsimeve tė Bacit Adem, sepse ato gjithnjė mė janė treguar si tė sakta, dhe nga ana tjetėr, pranoj se nuk mė konvenoi edhe aq ky parashikim i tij i befasishėm. I nxitur nga kjo pėrgjigje e papritur dhe tė befasishme, me shumė hamendje nė vete, fillova tė analizoj me pėrsiatje njė mundėsi tė tillė...
...Edhe nėse do tė ariet ēfarėdo pavarėsie sipas Pakos sė Ahtisarit, duhet ta kemi tė qartė se, mė pas, sipas saj ne nuk do tė trajtohemi si shtetas shqiptar por shtetas kosovar; do ta kemi flamurin tonė dhe himnin e dizajnuar nga miqtė tanė, kurse ai i vėrteti i Skėnderbeut, fillimisht do tė jetė si paralelizėm i sė parės, e mė vonė do tė filloj gradualisht tna shndėrrohet nė nostalgji.
Ne kosovarėt, ndoshta sė shpejti, do ta kemi njėfarė shteti dhe ndonjė datė tė shtetėsisė, andaj, nuk ėshtė edhe pėr ēudi pse ma nuk do tė na nevojitet kremtimi i 28 Nėntorit, festė kjo, qė ka tė bėj me njė shtet tjetėr fqinje pėr ne.
Fundja, nėse qė nga viti 1999, e deri mė sot, e analizojmė mėnyrėn e kremtimit zyrtar tė kėsaj feste tė madhe kombėtare nėpėr shumė komuna dhe nė nivelin qendror, pompoziteti institucional i shėnimit tė saj ka treguar rėnie rapide.
Katundi qė shihet kallauz nuk do - thotė populli. Edhe pse gjitha parakushtet flasin pro, parėn herė po i lutem Zotit qė kjo profeci e Bacit Adem tmos realizohet fare, dhe, ai, sė paku kėtė herė, tė dėshtoj me kėtė vlerėsim...?!
(Dhjetor 2007)
* * *
Fatkeqėsish, Zoti nuk e pranoi lutjen time dhe vizionariteti i pakontestueshėm i Bacit Adem edhe njė herė erdhi nė shprehje.
Ēdo ligj qė e krijojnė njerėzit pėr njeriun, hedh poshtė grurin e mirė dhe e ruan tė dobėtin, atė tė pavlerė - njė urtėsi ky ndoshta i qėlluar pėr kėtė rast. (O. Uajlldi). E neve, pėr fund, na metėt qė ende tė pyesim veten: Deri kurė mė do tė mbetemi tė shurdhėr dhe injorantė para paralajmėrimeve tė zėrave tė vėrtetė dhe tė dėshmuar tė kombit tonė...??!
|