| » Opcionet për artikullin |
|
Shprehim keqardhje qė Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara ka votuar tė kėrkojė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė njė mendim kėshillėdhėnės nė lidhje me ligjshmėrinė e shpalljes se pavarėsisė sė Kosovės, thuhet nė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, tė lėshuar sot, pas pėrfundimit tė votimit nė Nju Jork.
Ne dhe pėrkrahėsit tanė tė shumtė ndėrkombėtarė kemi thėnė vazhdimisht se ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e zgjidhur dhe e pakthyeshme. E kuptojmė tė drejtėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara tė bėjė kėtė referim, ndonėse ky vendim nuk do t'i ndihmojė pėrpjekjet pėr tė promovuar stabilitet afatgjatė nė Kosovė dhe rajon.
Afėr 50 vende, pėrfshirė shumicėn e anėtarėve tė BE-sė dhe NATO-s, tė tėrė G7-ėn dhe shtete tė tjera nga ēdo pjesė e botės, kanė njohur Kosovėn. Kemi besim se me kalimin e kohės do tė ketė njohje tė tjera, dhe se ky referim nė GJND nuk do t'i pengojė vendet tė vlerėsojnė pėrparimin e vazhdueshėm nė Kosovė dhe tė vendosin pėr njohje. Tashmė kemi parė veprime konkrete, madje edhe nga vendet qė nuk e kanė njohur Kosovėn formalisht ende, tė pranimit zyrtar tė pasaportės sė Republikės sė Kosovės, dhe qė po gjejnė mėnyra pėr tė akomoduar realitetin e njė Kosove tė pavarur.
Synojmė tė marrim pjesė aktivisht nė prezantimin e rastit tonė para GJND-sė, dhe presim qė shqyrtimet e saj tė jenė tė drejta dhe tė paanshme. Po ashtu, besojmė se do tė rikonfirmohet pozicioni ynė.
Ēfarėdo qė gjykata tė thotė nė fund, nė lidhje me pyetjen e cila i ėshtė parashtruar, ne do tė ndjekim rrugėn e zhvillimit dhe pėrparimit nė Kosovėn e pavarur, sė bashku me partnerėt dhe miqtė tanė ndėrkombėtarė. Kemi filluar procesin e anėtarėsimit nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore, dhe do tė punojmė aktivisht pėr njohje tė mėtejme bilaterale nėpėrmjet aktivitetit diplomatik dhe aktivitetit ndėrkombėtar tė sektorėve tė ndryshėm tė shoqėrisė sė Kosovės, thuhet nė Deklaratėn e pėrbashkėt tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės.
|
|