DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Letra e Ndėrkombėtares sė Rezistuesve tė Luftės
Postuar mė datėn: 2008-02-04 18:17:18 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Mė 5 shkurt, nė Prishtinė (Kosovė), aktivisti i padhunshėm, Albin Kurti, del nė seancėn e pestė dėgjimore tė gjykimit, ku ai akuzohet pėr ‘pėrpjekje pėr tė shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe/ose shkatėrrim tė gjėrė tė pronės’, pengim tė personave zyrtar nė kryerjen e detyrave tė tyre dhe nxitje tė popullit pėr ta thyer kordonin policor. Albini aktualisht po mbahet nė burg nė paraburgim deri nė pėrfundim tė gjykimit dhe ėshtė klasifikuar si i burgosur i Kategorisė A – i burgosur qė paraqet shkallė tė lartė rreziku – meqė nuk mori pjesė vullnetarisht nė seancėn e fundit gjyqėsore pėr shkak tė mosnjohjes parimore nga ana e tij tė sistemit tė UNMIK-ut nė Kosovė.

Ndėrkombėtarja e Rezistuesve tė Luftės (War Resisters' International WRI) - njė rrjet pacifist ndėrkombėtar qė angazhohet pėr format e padhunshme tė veprimit dhe ka 82 degė nė 42 shtete – e konsideron pėrndjekjen e Albin Kurtit si pėrpjekje tė motivuar politikisht pėr tė mos e lėnė tė qetė dhe pėr ta diskredituar njėrin prej kritikuesve mė tė zėshėm dhe mė kėmbėngulės tė administrates ndėrkombėtare nė Kosovė si dhe Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, themelimin e sė cilės e ndihmoi ai. Misionet e OKB-sė janė gjoja tė rrepta nė pėrpjekjet e tyre pėr t’i respektuar standardet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe nė sigurimin e modelit tė qeverisjes sė mirė. Nė vend tė kėsaj, UNMIK-u – Misioni i Pėrkohshėm i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė – ėshtė dėshmuar tė jetė i papėrgjegjshėm dhe – pėrballė pluralizmit dhe padėgjueshmėrisė qytetare – thjesht autoritar nė mosrespektimin e procesit ligjor.

Kjo seancė dėgjimore mbahet pothuajse njė vit pas ngjarjeve pėrkatėse tė 10 shkurtit, kur policia e UNMIK-ut shtiu me plumba tė gomės kundėr njė demonstrate tė paarmatosur, e cila po bėnte thirrje pėr tė drejtėn pėr vetėvendosje, duke i vrarė dy vetė dhe duke i lėnduar edhe mbi 80 tė tjerė. Edhe pse shefi i policisė sė UNMIK-ut u detyrua tė jepte doreheqje pas kėsaj, njėsiti pėrkatės i policisė ėshtė kthyer nė Rumani, ku nuk janė zhvilluar kurrfarė hetimesh tė metutjeshme. Ndėrkohė, Albin Kurti ėshtė burgosur menjėherė dhe ėshtė mbajtur nė paraburgim deri nė korrik, kur i ėshtė caktuar masa e arrestit shtėpiak, e cila mė nė fund ėshtė hequr mė 19 dhjetor 2007.



Pėrndjekja e Albin Kurtit ėshtė kritikuar nė mėnyrė tė detajuar nga ana e Amnesty International dhe Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit. Pėrveēse ka qenė i burgosur dhe nė disa raste nuk i ėshtė lejuar tė flasė me mediat apo tė takohet me vizitorėt ndėrkombėtarė tė tė drejtave tė njeriut, Albin Kurti u ėshtė nėnshtruar deklaratave tė pėrsėrituara degraduese nga ana e zyrtarėve tė UNMIK-ut. Avokati i emėruar nga ana e UNMIK-ut si avokat i tij mbrojtės nė dy seanca gjyqėsore, ka qenė njėri qė kishte dhėnė deklarata pėr mediat nė tė cilat e akuzonte Albin Kurtin. Ai mė nė fund u shkarkua nga detyra mė 30 janar nė bazė tė provave qė gjyqit i ishin paraqitur mė 4 dhjetor por atėbotė ishin injoruar.

WRI ka mbajtur kontakt me Albin Kurtin qė nga viti 1997, kur si udhėheqės i studentėve ai ishte avokati mė i shquar i lėvizjes sė padhunshme pėr realizimin e tė drejtės pėr arsimim tė duhur nė Kosovė. Mė pas, si i punėsuar nė zyren e Adem Demaēit, zėdhėnėsit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Albini u angazhua pėr lirimin e tė burgosurve tė ndryshėm tė marrė nga UĒK-ja. I burgosur nga ana e regjimit tė Milosheviqit gjatė bombardimeve tė NATO-s, Albini ishte nė burg deri nėdhjetor tė vitit 2001. Qė nga lirimi i tij, Albini i ka kritikuar institucionet e ndryshme nė Kosovė pėr korrupsion, i ka refuzuar ftesat pėr anėtarėsim nė parti politike dhe ka zhvilluar fushatė qė t’u dėgjohet zėri familjeve – tė tė gjitha etniteteve – tė cilat nuk dinė pėr fatin e tė dashurve tė tyre qė nuk i kanė parė qė nga lufta.

Kjo nuk ėshtė hera e parė gjatė periudhės sė UNMIK-ut qė ėshtė parė si e nevojshme kundėrpėrgjigjja e policisė ndaj demonstratave tė padhunshme. Zyra e Ombudspersonit nė Kosovė ka pasur rast ta kritikojė dhunėn e tepruar tė policisė kundėr protestimit ulur dhe veprimeve tė padėgjueshmėrisė qytetare tė organizuara nga Albin Kurti dhe kolegėt e tij tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Kėto demonstrata gjithnjė kanė qenė qartazi tė pėrqėndruara ndaj politikave tė fuqive–nė–fuqi – pra, tė UNMIK-ut dhe Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes, tė themeluara nėn patronatin e UNMIK-ut. Kėto protesta kurrė nuk e kanė pasur pikėsynim nxitjen e urrejtjes etnike – pėrkundrazi.

Vetė Albini gjithnjė ka bėrė dallim me kujdes mes popullit serb si tėrėsi dhe projekteve kriminale politike tė disa udhėheqėsve politik serb. Ai ka folur pėr pajtim dhe kundėr urrejtjes etnike. Megjithatė, si shumė shqiptarė tė Kosovės, ai fuqishėm beson se Kosova ka tė drejtė pėr vetėvendosje dhe nėse vetėvendosja e tillė nuk i respekton tė drejtat e njeriut tė tė gjithė qytetarėve tė saj, ne jemi tė bindur se Albin Kurti do tė jetė nė ballė tė atyre tė cilėt protestojnė dhe synojnė ta mbrojnė kėdo qė i kanoset rreziku.

WRI bėn thirrje qė t’i jipet fund pėrndjekjes sė Albin Kurtit dhe tė tregohet respekt nga ana e UNMIK-ut pėr kritikuesit e tij brenda Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe kritikuesit jashtėparlamentarė qė janė tė gatshėm pėr ta zbatuar padėgjueshmėrinė qytetare.

Howard Clark
(Kryesues i Ndėrkombėtares sė Rezistuesve tė Luftės)
nėnshkruar nė emėr tė Kėshillit Drejtues tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Rezistuesve tė Luftės.

LIRI PER ALBIN KURTIN!
FREE ALBIN KURTI NOW!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Manifestimet letrare me fizionomi tė njėjtė (2008-11-07 15:36:29 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shteti nuk qenka vetėm njė nocion letrar apo nocion vetėm qė shkruhet (2008-11-01 01:33:52 nga admin4)
[ Kultura ] AZEM SHKRELI U NGJIT NĖ MAJĖ TĖ LETRAVE SHQIPE DHE VETĖS I KRIJOI PAVDEKSINĖ (2008-08-09 15:35:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Letra e Gruevskit ndezi mediiat greke (2008-07-17 04:52:12 nga admin2)
[ Kultura ] TUBIMI NĖ POLLUZHĖ DHE ORA LETRARE (2008-06-01 02:59:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] TUBIM NĖ DRENICĖ DHE ORĖ LETRARE - SHABAN POLLUZHA (2008-05-28 06:04:45 nga admin4)
[ Kultura ] Letrat e Albanologes - Edith Durham Letrat e luftės… (2008-05-21 04:23:43 nga admin4)
[ Kultura ] VUSHTRRI: KONKURS LETRAR (2008-04-29 12:27:02 nga admin4)
[ Histori ] Letra Historike (2008-03-12 16:27:41 nga admin1)
[ Opinione ] LETRA LAMTUMIRĖSE E XHAVIT HALITIT DREJTUAR SHQIPĖRISĖ (2008-03-02 08:02:39 nga admin1)
[ Kultura ] Sfida e interpretimit letrar (2008-02-14 16:19:15 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster