Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Filozofia spekuluese politike nuk ėshtė substiut i lirisė dhe i pavarėsisė sė asnjė populli nė botė. Andaj as i ēlirimit, as i pavarėsimit e as ribashkimit tė kombit shqiptar nė Ballkan. Pėrkundrazi, ėshtė instrumenti mė lukrativ dhe mė perfid i stimulimit dhe i mbijetesės sė shtypjes, sė shfrytėzimit dhe tė tiranisė sė hegjemonizmit dhe tė imperializmit sllav nė Ballkan (nė kuptimin e ngushtė).
Rasti i Brodecit, ku mė 7 nėntor 2007 u vranė 6 dhe u plagosėn 12 shqiptarė nga forcat speciale policore tė qeverisė maqedone, ėshtė edhe njė dėshmi mė tepėr se shqiptarėt nė Maqedoni, edhe nė dekadėn e parė shekullit XXI, ende janė vetėm monedhė kusuri dhe material konsumi tė mėnysė ditore tė politikės maqedone dhe shqiptare (PDSH dhe BDI).
Historia e derisotme e bashkėsisė ndėrkombėtare ka provuar se, politika e gabuar dhe e dėshtuar ka shkaktuar vatra tė krizės dhe luftėrave tragjike nė dimensione rajonale dhe botėrore. Si rrjedhim, kėshtu, po ndodh sot, edhe me shpėrthimin e vatrave tė krizės dhe tė konflikteve tė armatosura nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Pėr fat tė keq tonin, kėtė e provoi edhe rasti i Brodecit, ku mė 7 nėntor 2007 u vranė 6 dhe u plagosėn 12 shqiptarė nga forcat speciale policore tė qeverisė maqedone, ėshtė edhe njė dėshmi mė tepėr se shqiptarėt nė Maqedoni, edhe nė dekadėn e parė shekullit XXI, ende janė vetėm monedhė kusuri dhe material konsumi tė mėnysė ditore tė politikės maqedone dhe shqiptare (PDSH dhe BDI).
Nuk ka dyshim se, e dhimbshme dhe tragjike ėshtė edhe rasti i vrasjes dhe i plagosjes sė shqiptarėve nga sulmi terrorizues ushtarko-policor i bashkėqytetarėve tanė tė Brodecit tė Malėsisė sė Tetovės, ku nga plumbat dhe granatat e okupatorit sllavobullgar gjetėn vdekjen 6, u plagosėn 12 , u arrestuan dhe u burgosėn dhjetra shqiptarė. Mirėpo, kėtė incident tė armatosur dhe terrorizim shkatėrrues tė popullatės dhe tė Brodecit shqiptar nga ana forcave speciale tė qeverisė maqedone e bėn edhe mė tė dhimbshėm , edhe mė tragjik statusi i pazgjidhur politko-kombėtar, juridiko-kushtetues dhe social i shqiptarėve nė MaqedonI qė nga pavarėsimi i kėsaj republike sllavobullgare nga ish-Jugosllavia (Serbia e Madhe e Titos, e Rankoviqit, e Llazar Kolishevskit, e Kėrste Cėrvenkovskit, e Kiro Gligorovit ..., etj.) nė fillim tė dekadės sė fundme tė shekullit XX.
Me gjithė pohimet dhe trajtesat e deritashme tė masmediave tė ndryshme tė Shkupit zyrtar tė Maqedonisė, si dhe tė atyre ballkanike sllave, nuk mund tė merren tė sakta dhe objketive, se Brodeci ishte vetėm viktimė e pėrleshjes dhe e qėrimit tė hesapeve tė disa grupeve tė armatosura paramilitare shqiptare qė, pėr qėllim tė fundit kanė destabilizimin e Maqedonisė. Problemi ėshtė shumė mė i thellė dhe mė kompleks sesa njė vlerėsim i tillė tendencioz fragmentar politiko-propagandistik antishqiptar i shpjegimit tė rastit tė Brodecit tė pėrgjakur mė 7 Nėntor 2007.
Edhe Brodeci me viktimat e tij tė fundit, nuk mund tė shikohet si rast i izoluar, qė ka tė bėjė vetėm me mosmarrėveshjet dhe me qėrimin e hesapeve shqiptare-shqiptare, por, para sė gjithash, ėshtė i ndėrlidhur me gjendjen e mjerueshme politiko-ekonomike dhe demokratike, si dhe me statusin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve nė Maqedoni, nė veēanti pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, si rrjedhim i arritjes sė kompromisit politik midis Arben Xhaferit, Ymer Ymerit dhe Ali Ahmetit dhe qeverisė maqedone nė dėm tė sė drejtave dhe lirive politike, kombėtare, ligjore, kushtetuese dhe ndėrkombėtare tė popullit shqiptar nė Maqedoni.
Shkaku kryesor pse ka ndodhur sot rasti Brodec dhe, pėr fatkeqėsinė tonė tė mėtjeme gjithėkombėtare, nuk pėrjashtohet mundėsia qė, nesėr tė ndodhė, edhe ndonjė njė brodec tjetėr me pėrmasa edhe mė tragjike se Brodeci, se Slupēani, se Tanusha, se Kondova e djeshme, ėshtė politika e gabuar shqiptare nė Maqedoni, e cila,kryesisht ėshtė sajesė e kryeliderėve tė PDSH-sė dhe tė BDI-sė.
Jo filozofė devijantė, por politikanė dhe luftėtarė tė urtė dhe vizionarė
Filozofėt dekadentė utopistė, neoliberlilistė dhe antirealistė shqiptarė, as tė huaj, nuk ndihmojnė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė pazgjidhur koloniale shqiptare dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Pėrkundrazi, ata me idetė, me konceptet dhe me filozofinė e tyre spekuluese, tė ndėrgjegjės dhe tė etikės sė kalbur njerėzore, profesionale, nacionale dhe ndėrkombėtare atė e bėjnė edhe mė konfuze, edhe mė tė errėt dhe mė tė mjegullueshme dhe, gjithnjė tė pazgjidhur, me qėllim qė ta ndėrtojnė kultin dhe identitetin e tyre filozofik pėr tė arritur kompromis politik me qeverinė maqedone pėr tė shtypur dhe shuar nė gjak ēdo pėrpjekje, ēdo iniciativė dhe ēdo kontribut nė favor tė politikės dhe tė luftės antikoloniale shqiptare jo vetėm nė Maqedoni, por nė tė gjitha territoret e copėtuara dhe tė kolonizuara tė gjysmės sė Shqipėrisė Etnike(Kosovė, Anamoravė, Malėsi e Madhe e Mbishkodrės, Iliridė dhe Ēamėri).
Parimisht dhe objektivisht pėr tė arritur objektivin e realizimit tė drejtės sė drejtės historike dhe tė vetėvendosjes, kombit shqiptar nė Ballkan, nuk i nevojitet kurrfarė kalibri filozofėsh tė politikanėve dhe tė luftėtarėve tė dėshtuar apo tė vonuar, sepse tė gjithė ata filozofinė e shkrirė tė tyre, verbėrazi dhe, pėr qėllime pėrfituese dhe karrieriste politike pėr tė qėndruar sa mė gjatė nė pushtetin shtetėror maqedon e kanė investuar dhe shpenzuar nė konton e politikės sė tyre tregtare antikombėtare shqiptare.
Nė vend se, elitat politike shqiptare nė Maqedoni, tė pėrfitonin nga krijimi i rrethnave dhe i realiteteve tė reja politike, strategjike, ekonomike, demokratike dhe integruese nė Evropėn Juglindore, sė kėndjemi, duke i ndjekur edhe paradigmat e tilla pozitive progresive edhe nė Ballkanin sllav, ato dėshtuan nė formimin e vetėdijes nacionale dhe nacionaliste demokratike tė shqiptarėve, kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e interersit tė pėrgjitshėm kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve nė Ballkan.
Si shkak dhe pasojė e njė logjike tė tillė tė sėmurė filozofike utopiste dhe ekzistencialiste, kryeliderėt e PDSH-sė dhe BDI-sė, morėn rrugėn e politikės sė dreqit, duke u rreshtuar nė kampin e politikės dhe tė praktikės sė qeverisė maqedone pėr tė zhvilluar veprimtari tė pėrbashkėt politike antishqiptare.
Kėtė kurs negativ tė filozofisė politike ekzistencialiste dhe dekadente tė kryeliderėve Xhaferi Ahmeti, e provoi edhe aktiviteti i tyre i njėsuar dhe i pėrbashkėt nė kuadrin e qeverisė maqedone, e cila, e mbėshtetur drejtazi dhe zhdrejtazi nga kryeliderėt e theksuar dhe nga ministart e tyre tė tipit zylo ose zero krejt njėsoj, nė kontinuitet ėshtė duke zhvilluar veprimtari shtetėrore terroriste kundėr kombit shqiptar nė Maqedoni, qė ka pėr qėllim tė parė dhe tė fundit: kontestimin dhe mohimin e sė drejtės historike, tė sė drejtės sė vetėvendosjes, si dhe legjitimitetin e legalitetin e brendshėm dhe ndėrkombėtar nė krijimin e shtetit tė vet sovran.
Kohėve tė fundit, si rasti i Brodecit, ashtu edhe rasti i pėrdhosjes sė flamurit kombėtar shqiptar nga qarqet nacionalshoviniste dhe fashsite bullgaromėdha zyrtare maqedone,na detyrojnė qė t i pėrsėrisim konstatimet dhe vlerėsimet tona, tė pasqyruara, para shtatė vitesh (duke marrė parasysh luftėn e UCK-sė sė vitit 2001, ndėrprerja e sė cilės ishte fatale si pėr viktimat shqiptare, ashtu edhe pėr fatin e statusit tė ardhshėm politik, juridik, kushtetues, kombėtar dhe ndėrkombėtar tė popullit shqiptar nė Maqedoni) se arritja e Marrėveshjes sė Prizrenit(19 Maj 2001) midis kryeliderėve politiko-ushtarakė (Arbėr Xhaferi, Ymer Ymeri me uniformė civile-politike dhe Ali Ahmeti me uniformė ushtarake) ishte hapi i parė i tradhtisė ndaj tė sė drejtės historike, kombėtare dhe tė vendosjes sė popullit shqiptar nė Maqedoni, kurse hapi i dytė i tradhtisė dhe i mashtrimit, po ashtu, nė planin kombėtar dhe ndėrkombėtar ishte pėrfundimi i Marrėveshjes sė Ohrit, mė 13 Gusht 2001.
Pse kėto akte tė theksuara politike (tė nėnshkruara nga ana e liderėve tė thekasuar politikė dhe filozofikė vetėmashtrues) i quajmė akte tradhtie, sepse nė brendinė e tyre pėrmbajtėsore nuk kanė sanksionuar klauzolėn ligjore juridiko-kushtetuese kombėtare dhe ndėrkombėtare se populli shqiptar gėzon tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė sovranitetit, ashtu sikurse populli maqedon, i cili as de facto, as de jure, as historikisht nuk gėzon njė tė drejtė tė tillė, sepse ėshtė kolonizues dhe okupator i pėrkohshėm nė truallin etnik shqiptar nė Maqedoni, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.
Pikėrisht, nė saje tė marrėveshjeve tė theksuara, tė nėnshkruara nga pala kapitulluese politiko-ushtarake antishqiptare, popullit shqiptar mbi 50% nė Maqedoni (edhe pse ėshtė autokton nė shtėpinė e tij, edhe pse ėshtė komb nė numėr mė tė madh sesa sllavomaqedonėt, edhe pse e gėzon tė drejtėn historike dhe tė drejtėn e vetėvendosjes, qė tė ketė shtetin e vet kombėtar, jo tė jetė shtesė bashkėdyzuese e konglomertatit kombėtar-shtetėror sllavomaqedon) nė sy tė tėrė botės demokratike dhe pėrparimtare, jo vetėm se iu mohua e drejta historike, e drejta sovrane dhe e drejta e vetėvendosjes, por ai, me Kushtetutėn, me ligjet e Maqedonisė dhe me marrėveshjet e theksuara humane dhe juridike ndėrkombėtare(participues, mbėshtetės dhe nėnshkrues tė sė cilave janė edhe politikanėt, ushtarakėt dhe demokratėt e theksuar shqiptarė), por u pėrjashtua krejtėsisht nga kushtetuta ekzistuese e Maqedonisė si komb shtetėrformues.
Konvertimi i kombit shqiptar nė Maqedoni nė pakicė kombėtare, ėshtė njė nga argumentet kryesore tė politikės tradhtuese dhe dėshtuese antikombėtare shqiptare tė kryeliderėve tė theksuar fatkeqė, tė cilėt pėr interesa tė tyre tė ngushta karrieriste personale, grupore, ideologjike dhe partiake, me vetėdije tė plotė tė filozofisė sė tyre politiko-ushtarake, sakrifikuan tė drejtėn e vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė Maqedoni.
Ska dyshim se, njė politikė dhe praktikė e tillė revanshiste dhe vandaliste e tradhtuese e elitės politiko-filozofike Xhaferi-Ymeri-Ahmeti me dėmet dhe me pasojat e saj antikombėtare dhe antindėrkombėtare, ende po ndikon negativisht nė nxitjen e pėrēarjes, tė mosmarrėveshjeve dhe tė mosunitetit tė popullit shqiptar nė Maqedoni.
Sa mė sipėr, kėto janė shkaqet dhe pasojat kryesore, pse, edhe sot, shqiptarėt indigjenė nė Maqedoni kanė statusin e pakicės kombėtare dhe trajtohen si qytetarė tė rendit tė dytė sipas ligjeve dhe Kushtetutės raciste, segreguese dhe aparteide nė fuqi tė shtetit maqedon.
Kėto janė arsyet kryesore pse kombi shqiptar ėshtė i pakėnaqur me statusin politiko-ekonomik, demokratik, juridiko-kushtetues dhe ndėrkombėtar nė Maqedoni. Nė kėtė kontekst, duhet tė shikohen thellėsisht edhe Sllupēani, edhe Tanusha, edhe Kondova, edhe Shipkovica dhe, sė fundi, edhe Brodeci, sepse nesėr do tė jetė shumė vonė. Alternativa e sė keqes, e tradhtisė, e mashtrimit dhe e shfrytėzimit nga politikanėt filozofė tė theksuar, ėshtė arritja, vendosja dhe mbrojtja me ēdo kusht: e lirisė, e rendit, e drejtėsisė, e demokracisė dhe e pavarėsisė sė qenies kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve jo vetėm nė Maqedoni, por nė mbarė trevat e Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Nė Maqedoni, do tė keqė qetėsi, paqe, siguri, koekzistencė, demokraci, plutralizėm, bashkėpunim dhe stabilitet ndėrnacional, vetėm, po qe se, qė tani krijohen kushtet politike pėr ndryshimin me procedurė tė shkrutėr tė kushtetutės nė fuqi dhe, nė vcend tė saj, tė hartohet njė kushtetutė e re, ku shqiptarėt, do tė jenė komb i barabartė me atė maqedon. Domethėnė, ashtu si kam sugjeruar kėtu e shtatė vjet mė parė, pėr tu arritur ndonjė kompromis i mirfilltė dhe objektiv politik ndėrmjet palės shqiptare dhe asaj maqedone, si faktori politik shqiptar,ashtu edhe ai ndėrkombėtar, para sė gjithash dhe, nė mėnyrė urgjente, duhet tė shqyrtojnė ēėshtjen e federalizimit tė Maqedonisė. Ndryshe, nėse nuk realizohet kjo kėrkesė minimale e kombit shqiptar, nė Maqedoni, gjendja politike dhe e sigurisė, jo vetėm se do tė vazhdojė me brishtėsitė dhe me paradokset e saj tė deritashme politike, por ekziston rreziku real, se brenda njė kohe tė shkurtėr, do tė vijė nė shprehje dekompozimi total i kėsaj republike artificiale jugosllave-serbosllave, si pasojė e diskriminimit dhe e mohimit tė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė Maqedoni.
Nėse, brenda njė afati shumė tė shkurtėr nuk vjen nė shprehje federalizimi i Maqedonisė, atėherė, shqiptarėt e asaj republike kanė plotėsisht tė drejtė morale, historike, legjitime dhe juridike ndėrkombėtare qė tė ushtrojnė kėrkesėn pėr bashkimin me Kosovėn dhe me Shqipėrinė. Tjetėr alternativė dhe zgjidhje politike nuk ka pėr shqiptarėt nė "Maqedoni" ose federalizim pa kusht, ose bashkim me Kosovėn dhe me Shqipėrinė Mėmė. ______________________
|