| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Biserko: Pavarėsia e Kosovės ndikoi pozitivisht edhe te serbėt |
| Postuar mė datėn: 2008-09-23 02:29:33 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kėshilli i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi prezantoi njė raport pėr gjendjen nė enklavat serbe nė Kosovė. Kryetarja e Kėshillit, Sonja Biserko, tha se hulumtimi tregon qė pavarėsia e Kosovės ka ndikuar pozitivisht edhe te serbėt.
Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės i ka kontribuar relaksimit tė raporteve ndėretnike, ka vlerėsuar Kėshilli i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi.
Kryetarja e kėtij Kėshilli, Sonja Biserko, tha sot nė Prishtinė se njė hulumtim i bėrė nėpėr viset e banuara me shumicė serbe qė ka zgjatur shtatė muaj, dėshmon se politika e Beogradit mbetet ajo qė ndikon shumė nė mosintegrimin e serbėve nė jetėn institucionale nė Kosovė, pėrderisa vėrehet se institucionet e Kosovės kanė pėrqafuar politikat pro-evropiane pėr integrimin e komuniteteve.
Biserko thotė se siguria dhe liria e lėvizjes mė nuk janė shqetėsimet kryesore tė komunitetit serb nė Kosovė, por se shqetėsimet e tyre kanė tė bėjnė me papunėsinė dhe gjendjen e rėndė ekonomike. Kėshilli i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut vėren se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka ndikuar pozitivisht edhe te serbėt.
|
|
Pas shpalljes sė pavarėsisė, sikur erdhi deri te njė lehtėsim dhe se bashkėsia serbe nė njėfarė mėnyre e pranoi kėtė realitet dhe tash pret qė gjendja tė pėrmirėsohet, marrė parasysh qė serbėt nėpėr enklava vazhdimisht ishin kundėr modelit tė ndarjes sė Kosovės, sepse kėshtu do tė mbeteshin tė lėnė anash, thekson Biserko.
Ajo potencoi nė vazhdimėsi se Beogradi ka luajtur politika tė dyfishta, jo vetėm ndaj Kosovės dhe pavarėsimit tė saj, por edhe ndaj vetė serbėve.
Serbėt nėpėr enklava nuk i besojnė shumė Beogradit dhe janė mjaft kritikė, pėr shkak tė favorizimit qė Beogradi u bėn serbėve qė jetojnė nė pjesėn veriore. Ata flasin hapur pėr liderė tė korruptuar nė veri dhe pėr bashkėpunimin e tyre me Shėrbimin Serb tė Sigurisė, thotė Biserko.
Sipas saj, ēdo ditė e mė tepėr vėrehet se komuniteti serb, pėrjashtuar pjesėn veriore, do tė dėshironte qė tė integrohej dhe tė shohė tė ardhmen e vet nė Kosovė, por deri mė tash, Beogradi shihet si faktori kryesor qė ndikon nė mosintegrimin e kėtij komuniteti.
Po ashtu, edhe gjendja nėpėr enklavat serbe ndryshon shumė me pasqyrėn qė prezantohet nė mediet serbe, tha Biserko. Ajo ka kritikuar qasjen e Beogradit edhe nė lidhje me kthimin e tė zhvendosurve. Biserko tha se Beogradi ka lejuar kthimet vetėm nė ato zona ku shpresonte se do tė ketė ndarje tė Kosovės, si strategjia e vetme e kėtij vendi.
Andaj, ajo tha se ėshtė shumė me rėndėsi qė ndikimi i Beogradit tė zvogėlohet sa mė shumė nė Kosovė, nė zonat e banuara me serbė, nė mėnyrė qė ata tė fillojnė tė shohin dhe tė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre nė Kosovė.
Nė emėr tė Kėshillit tė Helsinkit, Biserko i ka rekomanduar edhe Qeverisė sė Kosovės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare forma se si do tė mund tė ndikohej nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės pėr serbėt, duke i integruar dhe larguar ata nga izolimi nėpėr geto.
Ēėshtja e papunėsisė, si problemi kryesor i bashkėsisė serbe, e qė ėshtė edhe problemi kryesor i shqiptarėve, do tė mund tė fillohej tė zgjidhej me projektet e pėrbashkėta tė Serbisė dhe Kosovės, siē ėshtė ndėrtimi i pėrbashkėt i Termocentralit, me tė cilin edhe do tė punėsoheshin si shqiptarėt, ashtu edhe serbėt, e po ashtu do tė stabilizohej edhe gjendja e furnizimit me rrymė, thekson Biserko.
Ajo tha se Kosova, si shteti mė i ri nė Evropė, ka rastin e mirė qė ti kultivojė traditat e veta, marrė parasysh se ky shtet nuk ėshtė identifikuar sikurse shtetet tjera tė rajonit me shumicėn, por ėshtė pėrkufizuar si shtet i tė gjithė qytetarėve tė saj.
Zijadin Gashi
REL |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|