| » Opcionet për artikullin |
|
Pas publikimit tė video-skandalit ka reaguar ashpėr edhe komuniteti shqiptar nė Greqi, ndėrsa opozita greke ka kėmbėngulur pėrsėri dje nė dorėheqjen e ministrit tė Rendit dhe drejtuesve tė policisė. Komuniteti i emigrantėve shqiptarė nė Greqi ka kėrkuar reagim tė ashpėr nga qeveria shqiptare ndaj dhunės qė ushtrohet vazhdimisht ndaj tyre nė shtetin helen. Pėrmes njė deklarate shtypi, emigrantėt shqiptarė janė shprehur tė pakėnaqur me reagimin e qeverisė shqiptare, por edhe tė institucionit tė Avokatit tė Popullit, nė mbrojtje tė tė drejtave tė emigrantėve. "Neglizhenca qė shpreh shteti shqiptar ndikon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė edhe te qeveria greke, e cila nuk i ndėshkon asnjėherė dhunuesit e emigrantėve, por gjithmonė i ngarkon me faj ata", theksojnė emigrantėt. Komuniteti i emigrantėve shqiptarė nė Greqi ka kėrkuar me insistim dėnimin e gjithė stafit tė policisė sė "Omonias" nė Athinė, pasi ky nuk ishte rasti i parė i dhunės sė ushtruar ndaj emigrantėve. "Shteti grek nuk respekton asnjė tė drejtė tė emigrantėve", konstatojnė emigrantėt shqiptarė nė Greqi. Rasti mė i fundit i dhunės u shėnua disa ditė mė parė dhe u vėrtetua edhe nėpėrmjet njė videoje, qė ka shokuar gjithė opinionin publik grek.
"Tėrmet" nė politikėn greke
Pamjet e dhunės nė rajonin e policisė sė "Omonias" nė Athinė shkaktojnė ende reagime tė ashpra nė Greqi. Partitė e opozitės kėrkuan dorėheqjen e ministrit tė Rendit dhe tė drejtuesve tė policisė. Kjo kėrkesė ėshtė hedhur poshtė prej qeverisė, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj, Evangjelos Andonaros. Ai tha se "ministri e kryen shumė mirė detyrėn e tij, prandaj gėzon edhe mbėshtetjen e Kryeministrit Karamanlis". Por opozita helene kėmbėngul qė dorėheqjet duhet tė jenė tė menjėhershme, pasi "ky nuk ishte njė rast i veēantė". "Dhuna nė rajonet policore greke ėshtė tashmė diēka e zakonshme", konstaton ajo. Opozita rikujtoi edhe njė herė raportin e "Amnisty International", nė tė cilin bėhet fjalė pėr 67 denoncime pėr dhunė fizike nė rajonet e policisė vetėm gjatė dy viteve tė fundit. Gjithashtu, opozita pėrmend edhe njė tjetėr raport, atė tė Kėshillit tė Evropės, sipas tė cilit gjendja nė rajonet e policisė dhe burgjet greke paraqitet si nė vendet e botės sė tretė, shumė herė mė keq edhe se vendet mė tė varfra tė rajonit.
Qytetarėt: Edhe ne jemi rrahur
Edhe dje televizionet dhe gazetat greke i kanė kushtuar ngjarjes vend tė veēantė nė faqet dhe edicionet informative. Tema kryesore e diskutimeve ėshtė shkelja flagrante e tė drejtave tė njeriut ndaj personave qė ndalohen nė rajonet e policisė greke. I gjithė opinioni vendas dhe ai mediatik dėnojnė ngjarjen-skandal, ku dy emigrantė dhunohen prej policisė dhe mė pas detyrohen prej saj tė qėllojnė njėri-tjetrin. Reagime tė forta ka pasur edhe nga sindikalistėt e policisė, tė cilėt kėsaj radhe janė kundėr drejtuesve tė Ministrisė sė Rendit. Ata pajtohen me qėndrimin e pėrbashkėt tė mediave dhe opinionit vendas, qė kėrkojnė dorėheqjen e ministrit tė Rendit, Viron Polidhoras, dhe drejtorit tė policisė, Dhimoskaqis. Mediat greke po shfaqin jo pak denoncime qytetarėsh, tė cilėt tashmė shprehen se janė goditur, sharė e rrahur nė rajonet e policisė, kur janė ndaluar pėr arsye tė ndryshme.
Lėvizja MJAFT: Basha, reago seriozisht
Aktivistė tė Lėvizjes MJAFT protestuan dje para Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, kundėr mungesės sė njė reagimi dinjitoz tė kėtij dikasteri, pas publikimit tė videos skandaloze tė regjistruar nė njė nga komisariatet policore tė Athinės. Dhjetėra aktivistė mbanin nė duar parulla kundėr ksenofobisė sė pėrsėritur greke ndaj shqiptarėve dhe kundėr heshtjes sė autoriteteve shqiptare ndaj rasteve shokuese tė kėsaj ksenofobie edhe nė tė kaluarėn. "Ndėrsa kėtė video skandaloze, ku oficerė tė policisė rrihnin dy shqiptarė e i detyronin ata tė rrihnin dhe njėri-tjetrin, e dėnoi publikisht Kryeministri i Greqisė, autoritetet shqiptare dhe veēanėrisht Ministria e Jashtme, u mjaftuan vetėm me njė deklaratė shtypi", tha Joni Baboēi, aktivist i MJAFT. Sipas tij, kjo ėshtė e papranueshme, ndaj jemi mbledhur kėtu qė ti bėjmė thirrje ministrit Basha tė nisė sa mė parė reagime serioze dhe mė tė ashpra pėr tė vėnė nė vend dinjitetin tonė".
MJAFT argumentoi se ėshtė e pafalshme qė shteti dhe autoritetet shqiptare tė mos reagojnė ashpėr dhe ashtu siē duhet sa herė qė dinjiteti i shqiptarėve nėpėrkėmbet nė vendin fqinj. "Ushtarėt grekė thonė se do bėjnė lidhėse kėpucėsh me zorrėt tona, flamuri shqiptar digjet publikisht nė Greqi, madje tė rinj shqiptarė rrihen dhe vriten si rasti i Vullnet Bytyēit, e ajo qė bėn shteti shqiptar ėshtė veēse ndonjė reagim i ftohtė pėrmes deklaratave pėr shtyp, ku ndonjėherė, si nė deklaratėn e djeshme, lavdėrohet edhe puna e policisė apo drejtėsisė greke", tha njė tjetėr aktivist i kėsaj lėvizjeje. MJAFT kėrkoi nga autoritetet greke tė marrin menjėherė masa mbi autorėt, duke dhėnė shenja tė qarta e bindėse se respektojnė ligjin, tė drejtat dhe dinjitetin njerėzor, ashtu siē kėrkoi nga autoritetet shqiptare qė jo vetėm ta dėnojnė publikisht kėtė skandal, por tė bėjnė sa mė parė reagimet e duhura qė skandali tė mos kalojė nė heshtje, siē kanė kaluar deri tani skandale tė tjera tė ngjashme me tė edhe nė tė kaluarėn.
Protesta e MJAFT u organizua para zyrės boshe tė ministrit tė Jashtėm. Basha ndodhet prej dy ditėsh nė Komisionin Zonal Zgjedhor nė zonėn 86 nė Pogradec. Ndonėse prej tė shtunės nė mediat greke dhe mė pas nė ato shqiptare ka shpėrthyer skandali i dhunės sė policėve tė Komisariatit tė "Omonias" nė Athinė ndaj dy tė miturve shqiptarė, ministri Basha ėshtė mė i interesuar pėr punėt e partisė, duke parė mė tė arsyeshme tė ndjekė nga afėr zgjedhjet nė Pogradec, se sa tė mbrojė interesat e shqiptarėve jashtė vendit, nė kėtė rast nė Greqi, detyrė qė e mbulon nė qeveri dhe pėr tė cilėn paguhet nga taksat e shqiptarėve. Zoti Basha, jo pak herė, ėshtė parė tė ndėrhyjė nė punėn e KZZ-sė, ēka ka bllokuar funksionimin normal tė tij. I pyetur tė dielėn pėr praninė e tij nė Starovė, ndėrsa aty po zhvillohen zgjedhjet, zoti Basha u shpreh se po inspektonte projektet e rrugėve qė ai kishte firmosur kur ishte ministėr i Transporteve.
|
|