DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Godo: Grekėt po na kėrcėnojnė
Postuar mė datėn: 2006-11-09 23:55:26 nga Arben Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore
Vendimi i qeverisė greke pėr dyshtetėsinė e minoritarėve grekė nė Shqipėri, shkel Kushtetutėn e vendit tonė”. Ky ėshtė alarmi i dhėnė dje nga politikani Sabri Godo, njė nga hartuesit e Kushtetutės sė vendit tonė. Gjatė njė prononcimi pėr mediat dhėnė dje, Godo u shpreh se vendimi i qeverisė sė Athinės ėshtė njė precedent i rrezikshėm. “Mesa duket, qeveria parashikon qė ne tė bėjmė dhe njė ndryshim nė Kushtetutė; qė tė pranohet njė praktikė e tillė, dhe unė nuk e di sesi njė shtet mund tė vendosė apo tė marrė nismėn pėr t’i kėrkuar njė shteti tjetėr qė tė ndryshojė ligjet e veta, tė ndryshojė dokumentin themelor tė shtetit, vetėm e vetėm se kjo i pėrshtatet politikės qė do tė bėjė njė qeveri fqinje pėr interesat dhe nevojat e saj”, - deklaroi Sabri Godo. Ai theksoi dje, se nė kėtė rast shkelen tė drejtat ndėrkombėtare dhe duhet tė ndėrhyjnė institucionet e rėndėsishme evropiane. “Greqia, kurrsesi nuk mund tė ndėrmarrė vendime dhe tė kryejė operacione tė atilla, sikur nuk ėshtė e kondicionuar nga asgjė, sikur nuk ka asnjė lidhje”, - tha Godo. Sipas tij, ėshtė njė arbitėr i fuqishėm dhe me autoritet tė madh siē ėshtė Komuniteti Evropian, Parlamenti Evropian, OSBE-ja dhe institucione tė tjera tė rėndėsishme.
AGRESIVITET?!
Nė vlerėsimin e tij, ky vendim “reflekton njė agresivitet tė madh politik, pasi tentohet pėr njė strategji tė re kėrcėnuese tė Greqisė ndaj vendit tonė”. Sipas Godos, dhėnia e nėnshtetėsisė kolektive nuk qėndron ndaj dhe vendimi ėshtė i papranueshėm, pasi krijohet njė situatė e paparashikuar, nė rast se edhe Shqipėria synon ta bėjė njė gjė tė tillė me shqiptarėt nė Maqedoni apo Mal tė Zi. Ky vendim sipas Godos, ėshtė marrė vetėm pėr interesa elektorale nė vendin fqinj, “por sipas tij, njė vend fqinj nuk mund dhe nuk duhet tė cenojė njė shtet tjetėr, qė nė rastin konkret ėshtė Shqipėria”. Bashkėhartuesi i Kushtetutės shpjegon atė ēfarė parashikon dokumenti themeltar pėr rastin e dynėnshtetėsisė sė minoriteteve. “Fjala vjen, ēdo tė ndodhte sikur qeveria shqiptare t’u jepte nėnshtetėsinė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė apo nė Mal tė Zi?. Nė qoftė se mbėshtesim vendimin e qeverisė greke, atėherė edhe ne e marrim njė tė drejtė tė tillė. Kushtetuta jonė e pranon qė tė jepet dyshtetėsia, por nė mėnyrė individuale dhe bėhet nga Presidenti i Republikės, me miratimin e tij”, - tha Godo.

DULE: VENDIM I DREJTĖ
Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule mirėpret vendimin e Athinės zyrtare pėr dhėnien e nėnshtetėsisė greke, popullsisė minoritare nė Shqipėri. Ai pranon se dynėnshtetėsia merret nė mėnyrė individuale, por sipas tij, kjo do varet nga aktet nėnligjore tė vendimit qė ka marrė qeveria greke. “Natyrisht qė kėrkon aplikim individual. Ėshtė njė ēėshtje qė nė aspektin praktik gjykohet dhe vendoset nė rrafshin individual. Rrjedhimisht se kė do prekė, sa do prekė dhe kur do t’i prekė, mbetet pėr t’u parė nė aktet nėnligjore qė do tė rrjedhin nga ky vendim qė ishte njė vendim nė parim”, - tha Dule. Kryetari i PBDNJ-sė shtoi se minoritarėt qė jetojnė nė Shqipėri, pas marrjes sė nėnshtetėsisė greke nuk janė tė detyruar qė tė lėnė nėnshtetėsinė shqiptare. “Pasi, - sqaroi Dule, vendimi i qeverisė greke ėshtė nė pėrputhje me rregullat e Bashkimit Evropian. “Edhe ky vendim ėshtė konform legjislacionit nė fuqi nė Bashkimin Evropian dhe garanton pikėrisht dy nėnshtetėsi”, - tha Dule.

BERISHA: JEMI OK ME VENDIMIN
Kryeministri, Sali Berisha, e ka vlerėsuar dje vendimin e qeverisė helene pėr t’u dhėnė nėnshtetėsinė greke tė gjithė qytetarėve shqiptarė minoritarė, si njė vendim “qė ėshtė nė kuadrin e normalizimit tė mėtejshėm tė jetės sė tyre”. Kreu i qeverisė ka shprehur pakėnaqėsi ndaj mediave qė, sipas tij, e deformuar kėtė vendim. “Ky vendim ėshtė marrė pėr qytetarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi, gjė tė cilėn unė e shoh si njė pėrparėsi pėr ta”, ka theksuar Berisha. Sipas tij, Greqia dhe tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė tė mund t’ua japin nėnshtetėsinė sa mė shpejt tė jetė e mundur tė gjithė emigrantėve qė punojnė aty. “Nuk ėshtė pasaporta ajo qė ndryshon kombėsinė, as dhe identitetin kombėtar. Ky ėshtė njė akt qė lehtėson jetėn e qytetarėve me origjinė shqiptare nė Greqi, nė Itali, nė Gjermani apo kudo qė ata mund tė ndodhen”, ka nėnvizuar kryeministri.

ARTEMIDA ĒOLLAKU
a.collaku@gazetashqiptare.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Godo: Shqipėria ta pranojė e para pavarėsinė e Kosovės (2007-11-11 04:36:25 nga admin4)
[ Opinione ] Godo: Ēėshtja ēame, njė problem i pastėr politik (2007-01-16 07:04:33 nga F.S)
[ Lajmet kryesore ] Lind Partia naziste shqiptare: Armiqte tane jane sllavet dhe greket (2008-06-01 02:53:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Grekėt e Amerikės: Bllokoni negociatat e Shqipėrisė pėr nė BE (2007-07-06 20:34:48 nga admin2)
[ Opinione ] Faton Klinaku:Mospajtime rreth Ditės sė Ēlirimit tė Shqipėrisė, ndėrsa Shqipėria mbahet ende e pushtuar nga sllavėt e grekėt (2006-12-07 14:33:50 nga Flori Bruqi)
[ Kultura ] MOTIVET DENOMINUESE NĖ ANTROPONIMINĖ E TĖ DĖBUARVE TĖ KOSOVĖS (1998-1999) (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Nė Kosovė po rritet mosbesimi ndaj BE. Feith kėrkon dorėheqjen" (2008-12-30 07:49:45 nga admin4)
[ Opinione ] Montimi i proceseve politike nė Serbi - synim i tmerrimit tė popullatės shqiptare (2008-12-29 14:50:26 nga admin1)
[ Opinione ] AKSIONI TERRORIST I APARATIT SHTETĖROR SERB DHE QARJET ME LOT KROKODILI TĖ POLITIKANĖVE SHQIPFOLĖS, BASHKĖPUNĖTORĖ TĖ BEOGRADIT!... (2008-12-28 18:07:48 nga admin4)
[ Opinione ] KUSH PO DĖSHIRON T’I VĖ PĖRSĖRI ZJARRIN SHQIPĖRISĖ NATYRALE?! (2008-12-28 07:37:19 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster