| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rohan pėr bisedimet dhe statusin |
| Postuar mė datėn: 2007-11-27 15:09:53 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ish- zėvendėsndėrmjetėsi i OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan, ka shfaqur drojėn e tij se bisedimet e filluara nė Baden tė Austrisė do tė pėrfundojnė pa njė marrėveshje tė negociuar.
Nė njė intervistė me BBC-nė zoti Rohan thotė se mrekullia mė e madhe e bisedimeve do tė ishte nėse Serbia do ta pranonte pavarėsinė e Kosovės.
Por nė rast tė dėshtimit tė bisedimeve, thotė ai, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do tė pėrballet me dy zgjidhje tė mundshme: ta lė konfliktin tė pazgjidhur ose qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet pa njė rezolutė tė KS.
Zoti Rohan ka shfaqur bindjen e tij se problemi i Kosovės do tė zgjidhet nė ēerekun e parė tė vitit tė ardhshėm, duke shtuar se do tė ishte e udhės qė BE tė angazhohet rreth kėsaj kėshtjeje.
Me zotin Rohan bisedoi Arbėr Vllahiu dhe fillimisht e pyeti se cila ėshtė perspektiva e bisedimeve tė filluara nė Baden tė Austrisė?
Albert Rohan: Mėsimet qė i kemi mėsuar deri tash janė se mund tė arrihet njė marrėveshje mes dy palėve vetėm nėse ka njė minimum tė vullnetit politik nga tė dyja palėt.
Por sa i pėrket ēėshtjes fundamentale tė statusit ne nuk besojmė se ky vullnet politik ėshtė i pranishėm. Prandaj, perspektiva e kėtij raundi tė fundit tė bisedimeve ėshtė shumė e hollė.
Por u duhet ofruar palėve mundėsi, dhe ky ka qenė edhe qėllimi i kėtyre katėr muajve tė angazhimit tė Treshes e cila deshi t'ju ofronte palėve edhe njė mundėsi tjetėr pėr tė bėrė kompromise dhe lėshime nėse do tė donin. Deri tash kjo nuk ka ndodhur.
BBC: Nė bazė tė asaj qė po thoni, s'ka asnjė mundėsi qė palėt tė arrijnė njė marrėveshje madje as gjatė kėtyre tri ditėve?
Statusi i ardhshėm mund tė bazohet ose vetėm nė pavarėsi ose nė sovranitetin serb. Nuk mund tė jenė tė dyja sė bashku. Njėra nga palėt duhet tė lėshojė pe nė kėtė ēėshtje fundamentale nėse duam njė zgjidhje kompromisi
Albert Rohan
Albert Rohan: Sikur e thash, gjithnjė mund tė ndodhin mrekullitė, megjithėse nuk ndodhin shumė shpesh. Nėse palėt duan, e kanė edhe njė mundėsi dhe kjo ėshtė shpresa e Treshes, por ėshtė e vėrtetė se do tė ishim tejet optimistė sikur tė prisnim njė zgjidhje.
BBC: Kur thoni mrekulli, a do tė thotė kjo se njėra palė duhet tė bėjė njė kompromis tė fuqishėm pėr tė arritur marrėveshjen?
Albert Rohan: Statusi i ardhshėm mund tė bazohet ose vetėm nė pavarėsi ose nė sovranitetin serb. Nuk mund tė shkojnė tė dyja sė bashku. Njėra nga palėt duhet tė lėshojė pe nė kėtė ēėshtje fundamentale, nėse duam njė zgjidhje kompromisi. Pėrndryshe nuk ėshtė e mundshme njė zgjidhje me marrėveshje dhe kjo ka shumė gjasa tė ndodhė.
BBC: Zoti Rohan a mund tė vijmė nė njė pėrfundim qė ndarja tė jetė njė lloj marrėveshje mes palėve?
Albert Rohan: Ndarja ka qenė e pėrjashtuar nga tė gjithė, duke filluar nga Grupi i Kontaktit para dy vjetėsh pėrmes parimeve udhėzuese pastaj edhe nga ne si dhe nga vetė palėt, serbėt dhe shqiptarėt. Prandaj askush nuk po mendon pėr ndarjen dhe nuk mendoj se kjo do tė jetė njė zgjidhje.
Ndarja ka qenė e pėrjashtuar nga tė gjithė, duke filluar nga Grupi i Kontaktit, para dy vjetėsh, pėrmes parimeve udhėzuese pastaj edhe nga ne si dhe nga vetė palėt, serbėt dhe shqiptarėt.
Albert Rohan
BBC: Ju i njihni tė dyja palėt. Po thoni mrekulli pse? Ēka mund tė jetė mrekullia qė mund tė ndodhė?
Albert Rohan: Mrekulli mund tė jetė nėse pala serbe do tė pranonte realitetin se qeverisja serbe mbi Kosovėn ka pėrfunduar qė nė vitin 1999.
Mė e mira do tė ishte tė pranohej njė pavarėsi e Kosovės, qė do tė ishte njė fqi miqėsor dhe do tė pėrfundonte me marrėveshje pėr bashkėpunim, pėr zhvillim ekonomik dhe tė punojnė pėr sigurinė e serbėve qė kanė mbetur nė Kosovė.
Ata janė diku rreth 120 mijė, megjithėse askush nuk e di saktėsisht sa kanė mbetur. Nė propozimin tonė ne kemi pjesė qė janė shumė tė gjera nė mbrojtjen e serbėve tė Kosovės.
Nėse kjo do tė pranohej nga Beogradi, atėherė do tė shėnonte, ndoshta jo mrekulli, por njė ndryshim pozitiv.
BBC: Plani juaj nuk ka qenė pjesė e kėtyre bisedimeve. A po kthehet tani ai sėrish nė tavolinė?
Albert Rohan: Ėshtė i vetmi propozim kompromisi deri tash. Unė nuk shoh asnjė propozim alternativ askund. Ai ishte para KS-sė dhe ai nuk mori njė vendim pėr tė sepse nuk kishte votim pėr tė e as kundėr tij. Natyrisht se ėshtė nė tavolinė dhe ai ėshtė kompromis.
Nėse i shikoni qėndrimet fillestare tė palės kosovare dhe asaj serbe, atėherė nė propozimin tonė mund tė shihni se ai qėndron diku nė mes tė kėtyre dy qėndrimeve. Pra, ėshtė njė propozim kompromisi dhe i vetmi qė ekziston.
BBC: Ju po thoni se plani juaj ka shtrirje tė gjerė. Por le tė kthehemi vetėm dhjetė ditė mė parė. Serbėt e Kosovės i bojkotuan zgjedhjet nė pėrgjithėsi. Atėherė, cila do tė ishte perspektiva e tyre nė njė Kosovė tė pavarur?
Mendoj se ishte gabim mospjesėmarrja e tyre dhe mosangazhimi i serbėve tė Kosovės. Ėshtė kundėrproduktiv.
Albert Rohan
Albert Rohan: Ne gjithmonė e kemi thėnė se provizionet qė kanė tė bėjnė me serbėt e Kosovės kanė nevojė pėr angazhim tė tyre tė qartė. Nėse ata nuk i shfrytėzojnė mundėsitė qė ne u kemi ofruar, atėherė plani jonė nuk do tė zbatohet dhe kjo ėshtė e qartė.
Mendoj se ishte gabim mospjesėmarrja e tyre dhe mosangazhimi i serbėve tė Kosovės. Ėshtė kundėrproduktiv. Qėndrimi im ėshtė qėndrim i bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrfshirė Grupin e Kontaktit dhe pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesin rus nė kėtė Grup.
Tė gjithė u kanė bėrė thirrje serbėve tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje dhe i kanė bėrė thirrje Beogradit qė tė mos i udhėzojė serbėt e Kosovės tė mos marrin pjesė.
Pėr fat tė keq u pėrsėrit ajo qė ka ndodhur mė parė kur serbėt e Kosovės u udhėzuan nga Beogradi tė mos marrin pjesė dhe kjo ėshtė pėr keqardhje dhe kundėrproduktive.
BBC: Si po shihet 10 Dhjetori do tė shėnojė fundin e kėtyre bisedimeve shtesė. Cili ėshtė hapi i ardhshėm atėherė?
Albert Rohan: Nėse do tė ndodhė ajo qė ne druajmė se do tė ndodh, qė takimi i sotėm dhe i nesėrm tė mos sjell asnjė rezultat, dhe nėse vizita e paraparė e Treshes nė Prishtinė dhe Beograd nuk sjell asnjė pėrparim, atėherė Treshja do tė dorėzojė raportin tek Sekretari i Pėrgjithshėm pėr punėn e bėrė gjatė katėr muajve tė fundit, dhe pastaj Sekretari i Pėrgjithshėm do ta dorėzojė atė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Atėherė do tė gjendemi nė tė njėjtėn situatė sikur edhe nė pranverėn e kaluar kur ky kėshill u ngulfat me propozimin tonė.
Kjo ėshtė arsyeja pse unė po them se propozimi ynė do tė kthehet sėrish sepse ai ishte para KS. Atėherė do tė shohim nėse KS pėr dallim nga qershori do tė ketė mundėsi tė marr njė vendim. Apo Rusia sėrish do tė kėrcėnohet me veto duke i pamundėsuar KS-sė tė deklarohet.
BBC: Dhe ēka pastaj, nėse nuk kemi Rezolutė tė KS, atėherė ēka do tė bėhet?
Albert Rohan: Atėherė KS-ja ka vetėm dy zgjidhje: ta lė konfliktin tė pėzgjidhur, tė vazhdojė me status-quo qė pėr tė gjithė, pėrfshirė edhe ambasadorin Kai Eide, qė ishte pėrfaqėsuesi i parė i Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe e hartoi raportin pėr gjendjen, ka qenė e papranueshme dhe e paqėndrueshme.
Nėse e pranojmė se status-quo ėshtė e papranueshme atėherė ėshtė njė tjetėr zgjidhje, pra ta zgjidhim pa njė Rezolutė tė KS-sė.
Kjo ėshtė njė zgjidhje jo e mirė, por nėse nuk ka alternativė atėherė kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė ecur pėrpara dhe tė zbatohen propozimet tona, nga kushdo qė do ta bėjė kėtė.
Besojmė se BE-ja do tė ketė mundėsi ta bėjė kėtė dhe jo tė pres nga Kėshilli.
BBC: Pra, zoti Rohan, ne po ecim drejt njė situate shumė tė paqartė?
Albert Rohan: Nuk do ta quaja tė paqartė sepse ne do tė jemi shumė tė qartė. Ne duam ta zgjidhim me njė vendim tė Kėshillit tė Sigurimit, por nėse ai nuk ka mundėsi ta marrė njė vendim tė tillė, atėherė ne duhet ta bėjmė pa tė. Pėrmbi tė gjitha Kosova ėshtė njė problem evropian dhe do tė ishte e udhės qė BE ta zgjidh atė.
BBC: Dhe, kur do tė mund tė presim qė do ta zgjidh?
Albert Rohan: E urrej tė pėrmend data sepse kemi pėrvojė qė pėr shkak tė arsyeve tė ndryshme ēdo datė qė e kemi pėrmendur nuk ėshtė mbajtur. Por mendoj se nė ēerekun e parė tė vitit tė ardhshėm kjo zgjidhje do tė bėhet.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|