DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Si ra Gjeorgjia nė kurthin e armiqve
Postuar mė datėn: 2008-08-10 22:56:42 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

TIMES

Kur njė fitore nuk ėshtė ėshtė e tillė? Nuk ėshtė fitore kur dėmton imazhin e vendit, tremb aleatėt dhe tė fut nė njė luftė qė nuk mund tė fitohet me njė kundėrshtar shumė mė tė fortė.

Ky ėshtė parashikimi i zymtė pėr Gjeorgjinė kėtė fundjavė, pas asaj qė u duk njė fitore e shpejtė ushtarake kundėr regjimit separatist nė Osetinė e Jugut. Sulmet e Gjeorgjisė erdhėn pas javė tė tėra provokimesh nė rritje dhe shenjave pėr njė pėrforcim tė gjerės rus nė rajon.

Duke iu falenderuar ndihmės amerikane 18 mijė ushtarėt e Gjeorgjisė janė mė tė trajnuarit dhe tė armatosurit mė mirė nė gjithė Kaukazin. Por ėshtė njė gjė tė pėrballesh me rebelėt nė rajonin e vogėl tė Osetisė Jugore, popullsia e sė cilės nuk i kalon tė 70 mijė banorėt, dhe tjetėr gjė ėshtė qė njė vend me mė pak se 5 milionė banorė si Gjeorgjia tė pėrballet me Rusinė 142 milionėshe.

Kremlini po reagon ashpėr dhe aeroplanėt luftarakė rusė po qėllojnė caqe nė Gjerogji. Forcat shtesė janė dėrguar. Nga ana tjetėr proaganda e fuqishme e Rusisė ėshtė hedhur nė veprim. Nuk kanė munguar as sulmet virtuale, ato kundėr faqeve tė internetit tė Gjeorgjisė.

Rusia e di se kjo luftė mė shumė se nė fushėbetejė do tė fitohet nga ai qė fiton luftėn mediale. Rusia po e portretizon Gjeorgjinė si agresor, njė vend i paparashikueshėm qė kėrkon tė vendosė kontrollin e vet pėrmes mjeteve ushtarake dhe "pastrimit etnik". Njė vend i paraqitur nė mėnyrė tė tillė nuk mund tė marrė mbėshtetjen e Perėndimit.

Duket se kjo strategji po funksionon. Udhėheqėsit evropianė prej kohėsh kanė qenė dyshues ndaj Mihail Sakashvilit, presidentit tė Gjeorgjisė, i cili plot karizėm dhe i arsimuar nė Shtetet e Bashkuara erdhi nė pushtet pas revolucionuit tė purpurtė nė vitin 2005.
Atje ku mbėshtetėsit e Sakashvilit shohin sharm dhe mendje, kundėrshtarėt e tij si kancelarja gjermane Angela Merkel sheh njė udhėheqės kokėfortė.

Shumė nga kritikat ndaj Sakashvilit janė tė gabuara. Gjeorgjia nuk ėshtė njė vend i pėrkryer, por nuk ėshtė diktaturė dhe nuk ėshtė njė vend ideologjik, si ėshtė Kremlini njė pėrzierje e nostalgjisė sovjetike me shovinizmin e kohėrave cariste.

Gjeorgjia ka njė shoqėri civile aktive, njė opozitė tė artikuluar dhe synon tė anėtarėsohet nė BE dhe nė NATO. Por arsyet morale nuk janė tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur Gjeorgjinė kundėr agresionit tė Rusisė.

Nė thelb tė kėsaj mbėshtetje ėshtė njė interes jetik i Perėndimit. Kėrcėnimi mė i madh qė Kremlini paraqet pėr Evropėn ėshtė monopoli i Kremlinit ndaj rrugėve tė eksportit tė energjisė drejt Perėndimit. Njė nga rrugėt qė e thyejnė monopolin rus ėshtė transportuesi nga Azerbaxhiani i pasur me burime energjitike drejt Turqisė, pėrmes Gjeorgjisė. Nėse Gjeorgjia dėshton, dėshtojnė dhe shpresat e Evropės pėr pavarėsi energjitike nga Rusia.

Megjithė kėtė Perėndimi ėshtė i ndarė dhe i shpėrqėndruar.

Amerika do tė zemėrohet pa masė nėse konfirmohet i vėrtetė informacioni se aeroplanėt rusė kanė sulmuar caqet ku gjenden kėshilltarėt ushtarakė tė Pentagonit nė Gjeorgji. Nė tė njėjtėn kohė njė president nė prag tė largimit nuk do tė rrezikojė Luftėn e Tretė Botėrore pėr Gjeorgjinė.

Aleatėt e Gjerogjisė nė Evropė janė vende tė vogla ish komuniste si Lituania, tė cilat lihen nė hije nga fuqia e shteteve si Gjermania. Berlimi i ēmon marrėdhėniet me Rusinė mbi gjithēka tjetėr.

Duket se Rusia ėshtė gati tė godasė fort, me shpresėn qė tė dėrrmojė tė mbrojturin e Perėndimit.

Me pak fjalė duket sikur Gjeorgjia ka rėnė nė kurthin e armiqve tė saj. Skenari ka qenė si vijon: Sė pari kemi provokime tė jashtėzakonshme, tė cilat mė nė fund ēojnė nė njė pėrgjigje ushtarake tė fuqishme, qė shoqėrohet edhe me njė poshtėrim diplomatik tė Gjeorgjisė. Ideja se Gjeorgjia e kėrkoi luftėn ėshtė e pabazė. Rikthimi i kontrollit tė Tbilisit nė Osetinė Jugore ka qenė pėrparėsi kryesore e autoriteteve pėr vite tė tėra. Por askush nuk ka menduar se kontrolli do tė vendosej me rrugė ushtarake. Strategjia e Gjeorgjisė ka qenė pėr tė pėrdorur tė ashtėquajturėn "forcė e butė", duke e vėnė theksin tek pėrparimi i rajonit ēfarė ishtė nė kontrast me izolimin dhe prapambetjen e Osetisė sė Jugut.

Tani strategjia ėshtė shkatėrruar. Ashtu si janė gjėrat aktualisht, Gjeorgjia nuk do tė luftojė pėr tė fituar kontrollin mbi Osetinė e Jugut, apo pėr tė zmbrapsur agresionin, por pėr tė mbijetuar. Ėshtė shumė e vėshtirė tė shohėsh ndonjė rezultat tė mirė nga kjo situatė.

Gjeorgjia dėshtoi tė arrinte njė fitore tė shpejtė, veēanėrisht dėshtoi pasi nuk vuri nėn kontroll tunelin Roki nėn malet e Kaukazit qė pėrdoret nga trafikanėt e qė tani ėshtė rruga nga vijnė tanket ruse, tė cilave Gjerogjia nuk mund t'i bėjė ballė pėr shumė kohė.

Ka edhe mė keq. Rajoni tjetėr separatist, ai i Abkazisė mund tė fillojė njė sulm tė ri kundėr Gjeorgjisė.

Luftimet duhet tė jenė alarmi i fundit pėr zgjim pėr Perėndimin. Gabimi i madh u bė nė takimin e NATO-s nė Bukuresht, kur Gjeorgjisė nuk iu ofrua njė shteg i qartė anėtarėsimi nė Aleancė. Sakashvili na tėrhoqi vėrejtjen se Rusia do tė pėrfitonte nga ēdo mosmarrėveshje, dobėsi apo pavendosmėri e Perėndimit. Dhe Rusia e bėri.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Opinione ] "6 pikėshi" si shfaqje teatrale! (2008-11-19 16:03:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova paraqet propozimin katėrpikėsh lidhur me vendosjen e Euleksit (2008-11-18 05:32:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e EULEX-it dhe shqetėsimet e Prishtinės (2008-11-17 16:41:05 nga admin1)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ SHPARTALLOJMĖ OFENSIVĖN ANTIKOMBĖTARE..! (2008-11-14 15:30:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu e Thaēi: Nuk ka presione, ka diskutime me miqtė ndėrkombėtarė (2008-11-14 15:24:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shpėrhim nė afėrsi tė ICO, s’ka viktima (2008-11-14 15:12:50 nga admin1)
[ Opinione ] Dorėheqjet si akte morale, pėr t’i bėrė vend politikės kombėtare (2008-11-14 05:51:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] K.K. i Istogut Shpėrblen ish-Top Abuzuesin e UNMIK-ut! (2008-11-14 05:25:53 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster