| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Reagimet pėr dorėzimin e propozimit tė Ahtisarit nė KS |
| Postuar mė datėn: 2007-03-26 17:49:09 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, e ka pėrshėndetur dorėzimin e propozimit tė Presidentit Ahtisari nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
Ai ka thėnė se shprehja e mbėshtetjes sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun, pėr rekomandimin e qartė dhe propozimin gjithėpėrfshirės tė Presidentit Ahtisari ėshtė njė moment historik pėr popullin e Kosovės.
Ryker ka thėnė se UNMIK-u ėshtė angazhuar nė mėnyrė aktive pėr lehtėsimin e procesit tė statusit tė Kosovės dhe do ta vazhdojė kėtė angqazhim deri nė fund.
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka bėrė tė ditur se ai i ka ftuar personalisht Presidentin Sejdiu e kryeministrin Ēeku pėr t'i pėrgėzuar pėr dorėzimin e propozimit tė Ahtisaerit nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Edhe Qeveria e Kosovės e pėrshėndet rekomandimin e tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, presidentit Marti Ahtisaari, i cili thekson se "pavarėsia ėshtė e vetmja mundėsi pėr njė Kosovė politikisht dhe ekonomikisht tė qėndrueshme".
Qeveria e Kosovės e vlerėson lart faktin qė ky rekomandim iu arrin anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit i pėrkrahur plotėsisht nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon.
"Kjo tregon se ky propozim reflekton vullnetin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, tė cilat e kanė iniciuar dhe mbėshtetur prej fillimit procesin pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėr Kosovėn. Dokumenti Ahtisari ėshtė mė realisti dhe i vetmi pėr Kosovėn. Ai siguron paqe afatgjatė dhe stabilitet tė qėndrueshėm rajonal", ėshtė shprehur me kėtė rast kryeministri Agim Ēeku.
Qeveria e Kosovės pret qė statusi i Kosovės tė pėrmbyllet sa mė shpejt, pasi vonesat janė tė panevojshme dhe tė pakuptimta. "Kosova dhe rajoni kanė vuajtur pėr mė se njė dekadė nga konfliktet, kinse-zgjidhjet apo zgjidhjet gjysmake. Eshtė momenti qė njė perspektivė e re t'i ofrohet Kosovės dhe Ballkanit dhe kjo perspektivė merr trajtė tė qartė me pavarėsimin e Kosovės dhe fillimin pa pengesa tė integrimeve rajonale dhe evropiane", thuhet nė deklaratėn e qeverisė.
Ndėrkaq, edhe zėvendės nėnsekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, dhe i dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės, Frenk Uizner, kanė shprehur mbėshtetjen e Uashingtonit zyrtar pėr propozimin e Ahtisarit.
Nė bisedė telefonike me kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku, Frid e Uizner kanė siguruar se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mbėshtesin zgjidhjen e propozuar nga Ahtisari dhe do tė angazhohen fuqimisht pėr miratimin e saj nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Gjithashtu, kėtė akt e mirėpret edhe kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dhe Partia Reformiste, ORA, tė cilat e vlerėsojnė kėtė si moment tė veēantė, dorėzimin e propozimit tė Ahtisarit nė Kėshillin e Sigurimit, e tė cilat gjithashtu pėrshėndesin pėrkrahjen e komunitetit ndėrkombėtar. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|