| » Opcionet për artikullin |
|
Opsioni i ndarjes sė Kosovės, "ėshtė njė pazar jo i pastėr dhe po them me pėrgjegjėsi tė plotė, kjo ndarje do tė hapi radhėn e njė konflikti tė ri tė pambarueshėm nė Ballkan. Do tė hapi vatra sherresh, grindjesh tė cilat do t'u kushtojnė jashtėzakonisht shtrenjtė popujve kėtu dhe Evropės. Prandaj kjo nuk e zgjidhė, kjo nuk e mbyll, kjo hap njė konflikt tė ri tė tmerrshėm", thotė shkrimtari Ismail Kadare, nė intervistėn ekskluzive pėr Radion Evropa Lirė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kadare, bisedimet pėr statusin e Kosovės kanė hyrė nė njė fazė shtesė prej 120 ditėsh. Ēfarė rezultatesh mund tė priten, sipas jush?
ISMAIL KADARE
Kėtyre 120 ditėve nuk u japė ndonjė rėndėsi. 120 ditė nuk janė ndonjė gjė kur flitet pėr gjėra tė mėdha pėr njė popull. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me lirinė e tij. Problemi ėshtė ēfarė thelbi kanė kėto 120 ditė. Pėrse? Kėtu krijohet njė problem, nė fakt jo fort i qartė, pėr askend mė duket nuk ėshtė i qartė. Problemi ėshtė kėtu. Kėtu ėshtė njė gjė jashtėzakonisht e rėndėsishme e thellė dhe e pa diskutueshme. Bėhet fjalė pėr lirinė e njė populli ose pėr robėrinė e tij. Tė tjerat janė, nėqoftėse do t'u jepet rėndėsi tė tjerave, nė krahasim me kėtė, janė profka si tė thuash. Kjo ėshtė thelbi dhe ky thelb nuk duhet harruar asnjėherė. Ėshtė njė popull i tėrė qė kėrkon gjėnė mė tė vjetėr qė ka kėrkuar njerėzimi, qė ėshtė bazė e qytetėrimit, qė ėshtė liria e tij. Prandaj mė habit disa herė ēoroditja, qoftė e opinionit qoftė e medias qoftė e diplomatėve, qoftė e qeverive, pėr njė gjė qė s'duhet tė kishte dilemė. Nė tė vėrtetė pėr kėtė nuk ka pasur dilemė pėrpara, do tė thotė kur Evropa hyri nė konfliktin e Ballkanit, ajo pikėrisht kėtė e pati tė qartė, tė marri kėtė guxim tė madh, tė bombardoj njė shtet qė quhet sovran, Serbinė, Jugosllavinė. Pra, ajo e pa qė lirira e njė populli u cenua nė mėnyrėn mė barbare qė mund tė mendohet. Tashti ka njė farė pendimi pėr kėtė gjė, njėfarė kthimi pas, njėfarė rishikimi, revizionimi tė kėsaj. Pėr mua kjo mė duket jo qė nuk ėshtė e padrejtė, kjo ėshtė fjalė e dobėt shumė, por pak a shumė atė njollė tė bardhė qė i vuri Evropės, atė nder qė bėri, po kthehet tashti nė tė kundėrtėn e vet, nė tė kundėrtėn e saj. Ky pendim ėshtė njėherėsh absurd i pakuptueshėm. Pendim pse u bombardua njė shtet, Jugosllavia. Thuhet ose s'thuhet hapur ndihet ky pendim. Nė Ballkan ndodhi njė gjė qė ka qenė shumė e qartė, ndodhi njė nga krimet mė monstruoze nė historinė e Evropės, nė gjithė Ballkanin, nė gjithė Evropėn. Pra, njė popull u shpėrngul, gjysma e tij, njė milion banorė. U bė spastrim etnik, i cili nuk po e krahasojmė me spastrimin etnik tė hebrenjėve, por pėr intensitetin pėr kohėn qė u bė, rivalizon me tė. Ėshtė shumė i tmerrshėm, sepse u bė pėr disa javė dhe ky krim nuk krahasohet me bombardimin qė iu bė njė regjimi barbar, qė e kreu kėtė krim. Nė botė, e kamė thėnė shumėherė, nuk ka masakėr tė domosdoshėm dhe tė nevojshėm por ka bombardim rrallė herė tė nevojshėm, siē u bombardua Gjermania Naziste. Evropa nuk duhet tė ngatėrrohet nė kėtė gjė. Nuk duhet tė ketė pendim. Nuk duhet tė ketė kthim prapa. Ajo duhet ta detyroj pėrkundrazi Serbinė qė tė kėrkoj ndjesė pėr kėtė, tė kėrkoj falje. Jo, ėshtė kthyer e kundėrta. Serbia po pėrkėdhelet dhe duke e pėrkėdhelur Evropa po i bėn dėmin mė tė madh Serbisė, popullit serb. E zhytė mė thellė nė fajin e tij. Ky popull duhet tė kuptoj ē'kanė bėrė ushtarėt e vet, paramilitarėt e vet, viteve nė Kosovė dhe vendet e Jugosllavisė. Nėse ai kupton ai ēlirohet nga njė gjė e keqe dhe kjo ndihmon demokracinė serbe. Nuk e ndihmojnė kėto pazarllėqe. Nuk ka demokraci nė Serbi nėqoftėse nuk pranohet ky krim.
RADIO EVERIOPA E LIRĖ
Sė fundit, ka ide pėr opsionin politik se pavarėsia e Kosovės mund tė pranohet me ndarjen territoriale tė saj. Si e komentoni ju kėtė?
ISMAIL KADARE
Unė mendoj se kjo ėshtė vazhdim i atij keqkuptimi qė e thashė. Kjo ndarje ėshtė njė pazar jo i pastėr dhe po them me pėrgjegjėsi tė plotė, kjo ndarje do tė hapi radhėn e njė konflikti tė ri tė pambarueshėm nė Ballkan. Do tė hapi vatra sherresh, grindjesh tė cilat do tė kushtojnė jashtėzakonsith shtrenjtė popujve kėtu dhe Evropės bashkė. Prandaj kjo nuk e zgjidhė, kjo nuk e mbyll, kjo hap njė konflikt tė ri tė tmerrshėm. Nuk duhet tė ketė simetri nė punėn e Kosovės. Prandaj e thashė, problemi kush e bėri krimin dhe kush e pėsoi ėshtė themelor. Raporti me krimin ėshtė raporti themelor nė pastrimin e njė demokracie. Nuk mund tė ketė raport tjetėr mė tė fortė se ky.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė Kosovė ėshtė paralajmėruar se nė fund tė negociatave 120 ditėshe, nėse ato dėshtojnė, mund tė ndodhė shpallja e njėanashme e pavarėsisė. A mendoni se komuniteti ndėrkombėtar do ta pranoj kėtė veprim?
ISMAIL KADARE
Natyrisht. Unė jam shkrimtar dhe njeri i kulturės dhe gjithmonė mendoj se ēdo konflikt tė zgjidhet nė mėnyrėn mė demokratike duke e shmangur dhunėn, duke shmangur keqkuptimet, duke shmangur vdekjen. Por, kjo nuk duhet tė shėrbej si alibi qė njė popull mund ta poshtėrojmė nė tė gjitha mėnyrat. Nė kėtė rast, populli i Kosovės ka tė drejtė tė pėrgjigjet me tė gjitha opsionet. Nuk bėhet lėshim kur ėshtė fjala pėr lirinė e njė populli. Nuk ka negocim pėr kėtė gjė. Ky popull ka tė drejtė me tė gjitha mėnyrat tė kėrkoj lirinė e vet. Ta mbrojė deri nė fund lirinė e vet.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa mendoni se po ndikon elita intelektuale shqiptare nė mbrojtjen e ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės. A mendoni se nevojitet mė tepėr?
ISMAIL KADARE
Mendoj se Shqipėria duhet tė bėnte mė tepėr. Ata pseudofilozofitė e diplomaciės sonė disaherė qė kanė dalė nga pjellė e njė paaftėsie dhe njė mangėsie morale ato janė jo qesharake por janė tė dėnueshme. Shqipėria nuk ėshtė njė planet tjetėr dhe po jep gjykime pėr Kosovėn nga planeti Hėna, nga Bangladeshi ose nga Japonia. Shqipėria ėshtė vend i parė i interesuar dhe nuk e fshehė kėtė gjė s'ka pse ta fshehė sepse do tė ishte hipokrizi totale. Shqipėria ėshtė vendi qė do ta ndiqte hap pas hapi problemin e Kosovės, tė angazhohet me ndershmėri, me dinjitet, duke qenė sigurisht konstruktive, jo destruktive, prandaj Shqipėria - ėshtė moral i saj historik qė e kėrkon, ėshtė dinjiteti historik i njė kombi. Ndaj shpresojmė qė diplomacia jonė kohėt e fundit, qė ėshtė ripėrtriė, si tė thuash, ta korrigjoj kėtė gjė.
Intervistoi: Suela MUSTA
|
|