| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrmes njė urdhri ekzekutiv, Pėrfaqėsuesi Special, Joakim Ryker, ka ndaluar hyrjen ose praninė nė Kosovė te cilitdo person qė deklarohet se ėshtė, ose qė dyshohet nė mėnyrė tė arsyeshme se mund tė jetė anėtar i Gardės sė Car Llazarit, e cila ka paralajmėruar njė demonstrim nė Kosovė.
Aktivitetet nga ana e Gardės, ose nė emėr tė Gardės, do tė jenė ilegale dhe tė ndaluara nė Kosovė, ndėrsa forcat e zbatimit tė ligjit do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme qė tė parandalojnė aktivitetet e tilla, duke garantuar ashtu zbatimin e ligjit dhe sigurisė publike, thuhet nė vendim.
Aktivitete ilegale dhe tė ndaluara do tė pėrfshijnė mbajtjen e armėve ose objekteve qė mund tė pėrdoren si armė, mbajtjen e uniformave ose veshjeve e distinktivėve/shenjave qė indikojnė pėrkatėsinė, anėtarėsimin ose mbėshtjen pėr Gardėn, si dhe shpėrndarjen e materialeve ose bartjen e parullave e shenjave qė janė tė kalukuluara qė tė nxisin dhunėn, urrejtjen ose pėrēarjen ndėretnike, thuhet nė vendimin ekzekutiv.
Vendimi ėshtė arsyetuar me tė dhėnat nga vet themelimi i Gardės serbe- mė 5 maj nė Krushevc, nė deklaratat e bėra atėherė, ku flitet pėr Gardėn e Car Llazarit si "milici e uniformuar ortodokse, e pėrbėrė nga veteranėt e luftėrave nga gjithė Serbia si dhe nė bazė tė deklarimeve pėr Kosovėn si tokė tė okupuar, tė deklarimeve tė gjendjes sė luftės nė Kosovė, por edhe nė bazė tė thirrjeve qė tė pėrdoren forca tė armatosura nė mbėshtetje tė qėllimeve tė shpallura.
|
|