Abdullah Zeneli
Lexues i nderuar, duke pasur pėr ju konisderatat mė tė shėndosha dhe mė tė sinqerta, kam detyrim tju sqaroj se i gjithė stafi i Grupit Koha, e pėrditshmja Koha ditore dhe Koha Vizion ju maipulon katėrēipėrisht duke ju servirur vetėm gėnjeshtra!
Se ėshtė kėshtu, kini durim e lexoni si mė poshtė:
Mendimin e lirė e ka vrarė censura monopoliste informative Koha ditore, duke mos botuar reagimin tim pėr tė palarat e servira nga Mehmet Dragoviq sot e shtatė-tetė vjet. Gjitēka pėr tė ėshtė e zezė dhe e pamundur. Merrni tė gjitha shkrimet e tija nė kolumnet makabre tė tė shtuneve nė shtojcėn mė stereotipe kulturore tė botės, njėfarė diskursi... pa kurs, ku ēdo i dyti shkrim i tij ka epitetin e pamundur, e pamundur, e pamundur...: Kultura e Kosovės, e pamundur, Libri i Kosovės, njė mision i pamundur, Shkenca e Kosovės, e pamundur, Institucionet e Kosovės, njė organizėm i pamundur, Teatri i Kosovės, i pamundur, Historia e Kosovės, e pamundur, Filarmonia e Kosovės, e pamundur e kėshtu e pamundur pas tė pamundure, radhė pas radhe... pra, tė gjitha nė Kosovė sipas pehlivanit Dragoviq janė tė pamundura! Malaziasi me prejardhje shqiptare, z. Dragoviq, sigurisht se paguhet pėr tė cilėsuar gjithēka tė mirė nė Kosovė si tė pamundur, ose mbase shqipja e bukur dhe e shenjtė ka, pėrpos tjerash, edhe njė kuptim tė dytė, i pamundur, i pa-mundur, diēka qė nuk ėshtė mundur, ėshtė nė proces pėr tu mundur, duhet mundur, duhet mposhtur, duhet nėpėrkėmbur, duhet rrėnuar, duhet shkatėrruar!
Kėshtu po, aferim!
Por tė vazhdojmė mė tutje:
Diēka mė shumė se njė vit mė parė, Koha ditore, me paratė e huaja solli nė Kosovė projektin Shekulli XX me 20 tituj, me tirazhe qė kurrė nuk janė bėrė tė ditura, me njė shitje qė kurrė nuk i ėshtė bėrė e ditur opinionit (a thua kush e ka penguar tė informojė drejt, saktė, detyrim ky ndaj juve, lexues tė nderuar), me gjithė publicitetin e bėrė 24 orė nė ditė, me gazetė e tv, por... kot... u pa se ėshtė projekt i dėshtuar! Pse? - mund tė pyetni me tė drejtė o lexues i nderuar, shumė i nderuar, Pse? Pse? Pse?
Sepse ka qenė joprofesionalisht i pėrgatitur, gabime tė pafalshme radhitjeje e faqosjeje, mosrespektim tė tė drejtės sė autorit, saqė edhe kur ndonjė pėrkthyes i panjohur totalisht nga stafi injorant i Kohės ditore, i vdekur prej kohėsh, si i madhi Lili Bare, p.sh. shėnohet se me tė kontaktuar me pėrkthyesin do ti paguhet e drejta e autorit (pėrkthyesit)! Merrni e shfletoni, tė dashur lexues, ata libra tė dėshtuar dhe do tė bindeni pėr ēju them! Fundja, besoni vetėm tė vėrtetės!
Madje, njėri nga ata libra, ka qenė e drejtė ekskluzive e Buzukut si Ulku dhe uilli i Vath Koreshit, apo I humburi i Fatos Kongolit i botuesit Faik Konica. Por nuk jam treguar i rrėmbyer, as i pakulturuar, as kam pėrdorur grushtet, edhe pse e drejta ka qenė nė anėn time! Megjithatė, unė, Abdullah Zeneli, botues i Buzukut, shkrimtar askurrė i imponuar, koordinator i 7-8 panaireve tė deriatėhershėm, nga 20 titujt e dalė asokohe ēdo tė mėrkurė, pėr nja pesė prej tyre kam qenė i ftuar nė programin e mėngjesit tė Koha Vizionit, ku me kulturė dhe gjakftohtėsi kam lavdėruar projektin, kam agjituar tė kultivohet lexueshmėria, por Grupi mosmirėnjohės Koha tė gjitha botimet e botuesve tė tjerė i shan, i injoron, i margjinalizon, i fyen siē vepron nė vazhdimėsi dhe kurrė pa ndalė, z. Dragoviq me kompani! Ndaj ju dhemb reagimi im qė nuk e botuat falė ndjenjės suaj sedėrvrarė me titull Ndalu pak, ti plesht gazetash!
Turp! Njė milion herė turp!
Dhe shahet njė panair libri i vlerėsuar i suksesshėm nga shumica prej mbi 50.000 vizitorėsh, i vlerėsuar i suksesshėm nga shumica prej 120 ekspozuesve pjesėmarrės (ndėr ta edhe Grupi Koha, me stendė falas qė ka mungesėn mė elementare tė kulturės dhe shan, por, fundja shan vetveten!), i vlerėsuar i suksesshėm nga mbi 100 shkrimtarė eminentė, pėrkthyes, studiues etj., tė tė gjithė hapėsirės shqiptare, Kosovė e Shqipėri, Maqedoni e Mal i Zi, diasporė e rajon, i vlerėsuar i suksesshėm nga shumica e mediave qofshin ato tė shkruara apo elektronike, pėrveē Grupit Koha, Gazetės tendencioze dhe aspak profesionale Express, gazetės Tema tė Tiranės, ku kontrabandon tė gjitha shkrimet e diskursit... tė Kohės ditore kolumnisti matrapaz Dragoviq!
Z. Bardh, pėrse nuk e arsyetoni emrin, por shihni edhe ju vetėm zi, zi, zi? Ndėrrojeni emrin me dy dėshmitarė nga Bardh nė Galan si Dragoviqi, me Krajėn. Dhe gėnjeni pastaj lirisht me njė emėr tjetėr dhe i besoni pastaj atij emri si vetvetes, apo herė Bardhit, herė Galanit, se ska tė tjerė qė ju beson nė kėtė fytyrė toke!
A nuk ka qarė nga emocionet nė sytė e tu tė verbėr, o Bardh Galani, dhe nė sytė e mbi 100 tė pranishmėve njė sebep juaji, me emėr e mbiemėr Ibrahim Ēavolli, pėr librin e mrekullueshėm botuar nga njė botues kosovar, pėruruar nė ambientet e mrekullueshme tė njė panairi tė vėrtetė libri, si ky i Prishtinės, qė bėri bashkė gjithė komunitetin e librit, pėrpos lahperave si ti me shokė?!... Po, i bėri bashkė, madje nė njė nga ditėt bėri edhe njė gala mbrėmje shumė tė kushtueshme, por hallall, me orė letrare, me ēmime e mirėnjohje si gjithė bota e qytetėruar, por ju, njerėzit e mėhallės, sshihni dot pėrtej hundės suaj!
Po jua pėrkujtoj edhe njė herė: Jam kosovar...! titullohet libri, dhe ėshtė botuar me djersėn e botuesit kosovar Buzuku. Por, nuk e vė nė dyshim, jam krenar pėr kėtė, sė kėndejmi edhe shumė i pezmatuar pėr injorancėn tuaj tė shfaqur hapur dhe tendencioze katėrēipėrisht.
Ju lutem, mbrojeni sa tė doni censurėn tuaj diktatoriale, mbrojeni sa tė doni karaxhozin Dragoviq, mbrojeni sa tė doni vetveten, por e keni gabim, katėrēipėrisht gabim, ju o tė palarė, ju qė pėrpos tė pėgėrave sdini tė servirni gjė tjetėr!
Ani, servirni, servirni, servirni!
Por mendimin e lirė nuk mund ta ndaloni, ai tashmė ėshtė nė mbi 200.000 eletra (term imi pėr letra elektronike, e them pa modesti, do tė mė falėnderohej i madhi Ēabej pėr njė fjalė tė re nė gjuhėn shqipe!) numėr ky qė po shtohet nga dita nė ditė si njė uragan i vėrtetė!
Turpi juaj tashmė ka vėrshuar globin!
Dhe mos predikoni tė pavėrteta se mė nuk ju beson njeri!
Po tė bėja shkelje ndaj qetėsisė publike, ndaj prishjes sė rendit publik, unė sot do tė isha nėn pranga, nė ndonjė nga burgjet e Kosovės, tė cilat janė tė etshme pėr stafin tuaj nepotist, mafioz, monopolist dhe qė shkel tė drejtėn e kodit gazetaresk tė drejtėn e reagimit. Kot gėnjen z. Gazmend Ēyryk Syla i Asociacionit tė gazetarėve tė lirė dhe gjoja profesionistė (me njė kurs tė pėrmjerrtė dy-tremuajsh gazetarie) tė Kosovės, i stafit tuaj nepotist, tė mė falni pėr pėrsėritjen, sepse ai, Ēyryku, sdi ēėshtė informimi i lirė dhe e drejta pėr reagim tė cilėn ma mohon, edhe pse i kam shkruar mė se njė herė. Njė Gazmend Ēyryk, njė Gazmend Qyqe!... Por... ka gjyqe. Qė nesėr do ta parashtrojmė ankesėn dhe kėrkesėn pėr dėmshpėrblimin sipas ligjit nė fuqi!
Nė vėmendjen tuaj: Unė di tė shkruaj ashpėr, di tė shkruaj bruto, di tė shkruaj libero, di tė shkruaj me figura, di tė shkruaj poezi, tregime, romane, drama, kritika tė ēfarėdoshme, me njė fjalė i di tė gjitha, se jam njeri i profesionit dhe i moralit tė palėkundur... gjė qė ju as jeni, as keni pėr tė qenė ndonjėherė...
Vallahi e dhimbshme, por qe besa e vėrtetė!
Pėr fund, meqenėse z. Dragoviq i dhemb shumė pėr zgjedhjet nė Shoqatėn e Botuesve tė Kosovės, jua them hapur, shoqatėn e mbajnė me vullnet dhe entuziazėm qė prej themelimit vetėm dy veta: Nazmi Rrahmani dhe Abdullah Zeneli. Tė tjerėt kanė interesa tė tjera, atje ku ka para, karrierė, post e kolltuqe, si bie fjala i akadamikėve Podrimja, Ferri, Basha, Aliu e Dragoviq, i drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, hajnit ordiner Sali Bashota, i cili ka punėsuar zonjėn Zizė (prapė zi!) Dragoviq, pra, gruan e Mehmetit tuaj, dhe si drejtor ėshtė nė konflikt interesi, hem botues i Rozafės, hem drejtor i bibliotekės kombėtare, hem ligjėrues, hem rapsod vargjesh tė kurrfarta e shumė heme tė tjera dhe qė ka monopolizuar tė gjitha bibliotekat e Kosovės dhe shet paturpėsisht librat e miqve tė vet, tė Rozafės dhe tė PEN-it nė njė anė, ndėrsa bllokon pa pėrjashtim botuesit e tjerė tė Kosovės, pra edhe Buzukun! Radha e miqve shkon edhe mė tutje e kėtij sojliu: tek akademikėt senilė e tė PEN-it me aparatēikė tė djeshėm e tė sotėm, unikė nė gjithė rruzullin tokėsor! Porse kėto deformime nuk i sheh Dragoviqi juaj, as stafi juaj, as injoranca juaj!
Nė Shoqatėn e Botuesve tė Kosovės, me krenari dhe hangari, mė se shtatė vjet, punojnė vetėm dy veta: Nazmi Rrahmani dhe Abdullah Zeneli. Pa kurrfarė anėtarėsie, pa kurrfarė rroge, pa kurrfarė kompensimi... Dhe akuzohemi paturpėsisht nga gomari Dragoviq me kompani...
Kaq!
Pėrunjėsisht lexues tė respektuar,
Pa asnjė respekt redaksi e Kohės ditore, ju profanė qė predikoni kotnasikoti!
Abdullah Zeneli
Botues i Buzukut, shkrimtar dhe koordinator i tė 9-tė panaireve tė librit tė Prishtinės
|