| » Opcionet për artikullin |
|
Reportazh nga Laureta Petoshati
Nuk ka motiv mė tė bukur se sa tė shkosh nė Himarė pėr njė promovim libri e aq mė tepėr kur ky libėr ėshtė i njė autori si Kristo Ēipa qė njėkohėsisht ėshtė poet dhe kėngėtar i Bregut, tė kėsaj treve qė ėshtė e shquar pėr penat e shenjtėruara tė vjershėrimit dhe tė ligjėrimit shqip. Dhe nuk janė pak...Bregu ėshtė panteon i apostujve tė letrave shqipe, i atyre njerėzve qė magjepsjen e natyrės sė Bregut e shndėrruan nė njė tjetėr magjepsje, nė njė tjetėr dehje, nė atė tė kėngės, nė atė tė shkronjave dhe tė letrave shqipe. Shpirti i Lekė Matrėngės, Petro Markos, Andrea Varfit, Aleks Ēaēit, Spiro Ēomorės, Odhise Grillos, Enriko Veizit, Janko Palit, Anastas Kondos sė bashku me kėngėt e pavdekshme tė Neēo Mukos, Nase Benit e Jani Janjajt, vijnė dhe zgjojnė nga gjumi tė gjallėt e pafjetur pėr tė dhėnė mė shumė, pėr tė kėnduar mė shumė. Dhe ja tashmė pas princit tė polifonisė Lefter Ēipa, njė tjetėr vėlla i tij mė i vogėl, Kristo, jo vetėm qė ka hyrė nė botėn e kėngės, por tashmė dhe nė atė tė poezisė me anė tė librit Guri i rėndė nė vend tė vet. Nė Jal do ta bėj promovimin- mė thotė Kristoja kur mė bėri ftesėn. Dhe nuk ka vend mė tė bukur nė tė gjithė Bregun se Jali qė ka mbledhur bashkė gjithė yjet e bukurisė : tė detit, tė tokės, sė shpirtit e qė nuk tė lė vend pėr refuzime. Gjithė rrugės pėr tek ky vend madhėshtor nė gji tė detit, mė ngeli nė buzė, ajo kėnga polifonike qė i ka kėnduar populli qė kur nuk mbahet mend: O Jali grykė me derte, / Gryk e bukur nė Bregdete, / Gjithė ēi bėre pėr vete / O nuri nė vilajete. Me librin e Kristos nė dorė, kur lexon, fjalė pas fjale, ato poezi tė mrekullueshme dhe sheh rrugėn gjarpėruese mbasi kalon Qafėn e Llogorasė qė kreh qiellin me pishat e gjelbra, po aq reale sa dhe mitike, aty, ku fillon tė vagėllohet dhe tė firojė pak nga pak mjegulla, tė del pėrpara njė det i mrekullueshėm dhe mendon se janė pikėrisht dallgėt e tij, me tė cilat ka shkruar ky poet. Vishat, ilqet, fiqtė e detit, selvitė, valanidhet dhe vetullorja e brezareve qė bregasit e quajnė Gajtanika, shkėlqejnė nga shiu i disa ditėve mė parė tė kėtij fundshtatori e nė kėtė shkėlqim bashkėshoqėrojnė diellin qė varet mbi ujėrat e paqme tė Palasės e zgjaten pėrfund pėrtej Dhėmiut tė Petro Markos, tek Shpella e Piratėve pėr tė vazhduar mė tej me atė tė Parashqevisė qė humbet nė shkėmb, tek stalagmitet e Shpellės sė Qiricit, e zhytet thellė nėpėr thellėsitė e koraleve e xhixhivalleve tė fjetura ku gjallon e lėvrin natyra. Hapu vetėtimė se shkova / Pritmėni malet e flakės / Si zogu nga deti dola / Unė jam Damjani i Himarės. / Dhe guri mė njeh / Shpirt e gjak i kėsaj nėne / Amanet pėr kėto vėnde shkruan e kėndon Kristo Ēipa, i cili padyshim ka pasur nė mend kėto bukuri tė pafre qė kanė nxjerrė trima tė pafre si Damjan Himarjoti. Me kėto mendime arrijmė nė Vuno, qė dikur, sipas kadastrave turke quhej Vunė, pikėrisht se shtėpitė janė tė vendosura njėra mbi tjetrėn, aq sa tė kujtojnė Beratin. Shohim bokėrimat e zhveshura dhe tė thata, tė cilat tek tuk kuqojnė nga shqopa qė pėrthyhet me maret e gjelbra e me lule tė bardha tė mbledhura vile. Kanionet mbi valė tė detit tė shoqėrojnė nė rrugėn pėr nė Jal, njė rrugė e ngushtė nėpėr ullinjtė qė sapo kanė lidhur kokrra, e cila herė-pas here kalonte nėpėr livadhe tė vegjėl e me bagėti tė imta qė pėrzienin zilet e kėmborėt me flladin dhe erėn e detit. Nė Jal, nė njė mjedis tė hapur, por tėrėsisht mahnitės, nė njė tavolinė tė rrumbullakėt si ato tė burrėshtetasve, poeti Kristo Ēipa, kishte ftuar nė promovimin e librit tė tij poetė, shkrimtarė, artistė, kėngėtarė tė polifonisė, familjarė, madje dhe njerėz tė politikės, dashamirės tė kulturės dhe tė Bregut, si deputetėt Bujar Leskaj dhe Nikollaq Nerenxi, kryetarin e PDK-dega Vlorė, zotin Baki Jazaj, etj. Njė takim nė njė monument natyror, qė tė detyronte tė dėgjojė me shumė pėrfillje ēdo fjalė qė thuhej pėr librin poetik me pėrmbajtje tėrėsisht atdhetare Guri i rėndė nė vend tė vet.
Botuesi i librit dhe njėkohėsisht president i Shtėpisė Botuese Toena, zoti Fatmir Toēi, i cili bėri dhe hapjen e kėtij tubimi, tha ndėrmjet tė tjerash se Kristo Ēipa e ka shkruar vėllimin poetik me njė ndjesi tė jashtėzakonshme, duke thėnė se ėshtė njė vėzhgues i shkėlqyer i fenomeneve shoqėrore qė ka shoqėria shqiptare sot. Ka njė ndjesi tepėr tė madhe ndaj njerėzve, ndaj personave tė ndryshėm, ndaj trevave, qė kėtu, nė kėtė libėr, janė tė shprehura edhe me vende tė veēanta, duke filluar qė nga Piluri i tij i famshėm, por dhe Himara, dhe Vlora, dhe Saranda, edhe Kosova nuk mungojnė nė kėtė libėr, dhe qytete tė tjera, dhe Labėria nė tėrėsi pjesė e sė cilės ėshtė dhe Himara pėr ata qė nuk janė shumė tė qartė nė kėtė pikė. ...Kristo Ēipa duket si njė njeri qė ka hipur nė majė tė Pilurit, atje ka marrė njė grusht dhé dhe e ka hedhur mbi fushėn ku shtrihet Himara. Ndėrsa sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dega Vlorė, zoti Albert Abazi, nė diskutimin e tij mbi kėtė libėr, foli dhe pėr vlerat letrare, personalitetet e pėrmasave tė mėdha qė Bregu ka dhėnė nė kulturėn shqiptare dhe janė udhėrrėfyes jo vetėm pėr bregasit, por pėr tė gjithė poetėt dhe shkrimtarėt e kombit tonė, duke thėnė mė tej se Kristo Ēipa shkroi librin Gur i rėndė nė vend tė vet, por ky libėr nuk ėshtė mė i Kristos, ai ėshtė yni, sepse ne po i shijojmė poezitė e tij, tė ēiltra, tė ngarkuara me ndjenja tė pastra, tė mbushura me figuracione qė pėrcjellin mesazhe tė larta njerėzore, artistike dhe atdhetare. I kujdesshėm, pėr tė mos munguar asnjėherė nė takimet ku flitet pėr artin dhe kulturėn shqiptare, aq mė tepėr nė promovimin e librit tė Kristo Ēipės, i dėgjuar tashmė pėr kėngėt e tij legjendė kushtuar kombit, Kosovės, Ēamėrisė, Shqipėrisė natyrale, e sidomos me strofėn legjendė Ne skemi ėndėrr tė madhe / aq sa ka folenė Shqiponja/ Shqipėria natyrale / katėr vilajetet tona deputeti Bujar Leskaj, u shpreh se pėr njė moment imagjinoja debatet qė mund tė ketė pasur botuesi me poetin Ēipa pėr titullin e kėtij libri Guri i rėndė nė vend tė vet. Nė fakt, natyrshėm, ka triumfuar poeti. Ka triumfuar se ky titull ėshtė thelbi i poezisė sė Kristo Ēipės, ėshtė thelbi i epizmit dhe i lirizmit tė tij, por mbi tė gjitha ėshtė thelbi i njerėzve tė ndritur tė Himarės dhe krejt Bregdetit, ndaj nė kėtė vėllim padyshim spikat mbi tė gjitha poema Himarė o dheu im. Me njė ēiltėrsi mjaft tė pėrzemėrt, qė i shkon mė tepėr njė poeti se sa njė politikani, me njė shaka e hollė, pėr tė vėnė nė sedėr dhe nė garė dy vėllezėrit Lefter e Kristo Ēipa, deputeti Leskaj, thotė se Nė thelb problemi qė ne kemi sot me njėri-tjetrin, pavarėsisht se ne nuk e shprehim, ėshtė ajo qė ne nė vetvete pyesim qė a po e arrin, e ka arritur, apo do ta arrijė Kristo Ēipa patriarkun e kėngės labe, vėllain e tij tė madh, Lefter Ēipa?! Unė mendoj se edhe dy, edhe tre jetė tė ketė Kristo Ēipa, Lefterin nuk e arrin dot. Kjo ishte njė shaka qė bėri tė shpėrthejnė nė duartrokitje dhe tė qeshura tė pranishmit nė promovimin, qė herė pas here shoqėrohej nga kėngėt e mrekullueshme tė grupit tė Himarės, ku kėndonte edhe vetė Kristo Ēipa e vargjet e tij shoqėroheshin edhe nga dy kėngėtarė, tejet tė njohur tė polifonisė si Nazif Ēela i grupit tė Lapardhasė dhe Hyso Xhaferi i grupit tė Kallaratit, tashmė tė dy me banim nė Tiranė. Deputeti i LSI, Nikollaq Nerėnxi, i cili kishte qenė shok fėmijėrie e shkolle me poetin Kristo Ēipa tregoi se qė Kristo Ēipa do tė bėhej poet, unė e dija shumė vite para, pėr tė mos thėnė se sa vite para. Kam qenė nė shkollė tė mesme, nė gjimnaz me Kriston dhe ia kam shprehur :- Kristo Ēipa, - i kam thėnė-do tė bėhesh njė ditė poet i dėgjuar. Kėndonim kėngė himarjote dhe kishte momente qė harronim tekstin dhe Kristoja bėnte bejte aty pėr aty, qė na tėrhiqnin vėmendjen dhe nė ato momente, i kam thėnė se do tė bėhej i dėgjuar. Mė lejoni, qė nė emėr tė qytetarit tė Himarės, ta falėnderoj pėrzemėrsisht Kristo Ēipėn se ai shkruan pėr vendin e tij dhe nėpėrmjet poezisė, bėn tė njohur kėtė vendlindje, qė quhet Himarė. Nė kėtė takim u pėrcollėn pėrshėndetjet e deputetit dhe shkrimtarit Besnik Mustafaj, i cili ka bėrė parathėnien e librit, tė Pr. As. Dr Bardhosh Gaēes, qė ka shkruar pasthėnien, u lexua nga mėsuesi i letėrsisė Pirro Mėrkuri dhe shkrimi i zotit Enver Memishaj pėr librin e Kristo Ēipės, i botuar nė njė tė pėrditshme. Zakonisht, nė zonėn e Bregut, gėzimi i botimit tė njė libri, ėshtė si gėzimi i lindjes sė njė fėmije, apo si hareja e njė dasme qė i mbledh tė gjithė. Nė kėtė promovim ishte pothuajse gjithė familja e madhe e Ēipajve, madje dhe nėna e Kristos, nipat e tij, gazetari i mirėnjohur Aleksandėr Ēipa me disa kolegė tė vet qė kishin ardhur qė nga Tirana, ndėrsa Arben Ēipa kishte ardhur enkas qė nga Korfuzi. Ju falėnderoj njėherė nė emėr tė Pilurit, fshatit tim dhe tė familjes sonė nga kemi origjinėn, nė emėr tė Bregdetit se ėshtė njė nder i madh i Bregut sot. (Flas pak me rezerva, se kam hėnėn pėrballė, se mė erdhi hėna e mė dėgjon) Ėshtė, njė nder i madh, jo i neve, poetėve, ėshtė njė nder i madh i patriotizmit himarjot, i shqiptarizmit himarjot. Ne jemi poetė, poezia nuk krahėzohet, nuk i takon partive dhe as politikės. Poezia ėshtė e kombit, kėnga ėshtė e kombit dhe i ngelet trashėgimi kombit. Dhe ta lavdėrojmė njėri-tjetrin dhe ta pėrgėzojmė njėri-tjetrin, por kur jemi tė dobishėm pėr kombin dhe Atdheun, tė gjithė jemi tė lavdėrueshėm.- thotė Lefter Ēipa, i emocionuar. Ndėrsa protagonisti i kėtij aktiviteti, Kristo Ēipa, pasi falėnderoi tė pranishmit, sponsorizuesin e librit, zotin Agron Sharra dhe tė gjithė ata njerėz qė e kanė ndihmuar nė realizimin e tij, pėr tė shpjeguar mė mirė, pse ishte kaq e selitur krijimtaria e bregasve, tha : Para disa kohėsh ishte njė emision nė njė nga TV-tė dhe kishte debate. Po them diēka pikante, pėr tė shpjeguar se si vjen problemi qė ne nė Himarė kemi njė krijimtari mė brilante. Ishin pėr debat dy palė shumė tė njohura, njė palė ishin gazetarėt tanė dhe njė pjesė nga PBDNJ. Midis tyre ishte kryetari aktual i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano dhe njė nga Gjirokastra qė quhej Orfea Beci. Ishte dhe njė gazetar tjetėr, emri i tė cilit nuk mė kujtohet pėr momentin, po nga PBDNJ. Ishte nė emision dhe Artur Zheji dhe njė gazetar tjetėr. Tė gjithė flisnin nė shqip. Bollanua e fliste shqipen mė tė mirė nga tė gjithė tė tjerėt. Nga ky emision kaluam nė njė mendim tjetėr: Tė gjithė spikerėt qė kemi pasur ne nė televizion, qė nga Kiēo Fotjadhi nga Dhėrmiu, Dhimitėr Gjoka qė ėshtė sot, Ilir Paēo qė ėshtė sot, nuk e di nė se harroj tė tjerė, shikoni sa bukur qė e flasin gjuhėn shqipe? Ai , Orfea Beci, nuk e fliste dot shqipen, ata nuk e flasin dot shqipen si ne, se ata nuk i kanė nė gjuhėn greke tė gjitha shkronjat qė i ka shqipja, ata e kanė problem tė folurit dhe tė shkruarit nė shqip. Neēo Mukua qė ishte paraardhėsi i kėngės polifonike ka shkėlqyer nė shqip aq bukur sa vėshtirė tė krahasohet me ndonjė poet tjetėr nga vendi ynė. Nuk e di, po sa herė qė pėrmendej fjala det, tė gjithė i hidhnin sytė nga valėt si pėr tu ardhur e gjallė kėnga Vajzė e valėve e Neēo Muko-Himarjotit. Aty, nė gji tė detit, nė atė ndėrtesė tė flotės detare ku flitej pėr libėr tė ri, por me vlera tė mėdha, ishin pėrzgjedhur nė diskutim, dy elementė tė fortė tė himarjotėve : trimėria dhe shpirti i madh poetik. Tėrė krahina e Himarės, e tkurrur nga 50 nė 7 fshatra, ėshtė e dėgjuar pėr bukurinė dhe pėr kapedanėt e saj, siē u kėndonte dhe Nase Beni : Kush ėshtė lule vilajetit/ qė i ka bota sevdanė? /Himara nė breg tė detit,/ Stisur nAkroqeranė/ Rreth e rreth anės sė detit, / shtatė fshatra qė janė /Tė penės e tė dyfekut /Aman trima, kapedanė. Kapedanėt e Bregut, njerėzit e zotė e me shpirt luftarak janė nderuar nė tė gjitha kohėrat. Unė tė desha e ti mė deshe / Unė tė mora pėr nam qė keshe / Pėr atė pallėn qė zhveshje / Mbi taborr e shesh pėr sheshe- kėshtu e qau kapedan Gjikė Thanasin nga Qeparoi, gruaja e tij, Sotirea, se nuk kishte kuptim shtėpia pa kapedan, por nuk ka kuptim as Bregu pa kėta trima. Ata janė tė gjallė edhe sot, ruajnė akoma virtytet luftarake sė tė parėve tė tyre. Aleksandėr Ēipa mė prezanton njė tė tillė, ai quhet Kiēo Bollano. Unė, ata qė dalin nga rruga e Zotit, qė duan tė mė ndryshojnė mua gjakun, nuk i dua, ata unė, nė njė kohė tjetėr, do ti kisha vrarė- thotė burri i moēėm me sytė blu si qielli e si kėmisha qė mbante veshur. Punėt nuk zgjidhen me tė vrarė, xha Kiēo- i pėrgjigjem unė. Hudhrat, moj bijė, sa mė tė rralla tė jenė, aq mė tė mira e tė shėndetshme bėhen- ma kthen plaku me njė filozofi popullore qė mė la tė kuptohej se asgjė nuk e eklipson dot shqiptarizmin e bregasve, madje as kryetari i Bashkisė sė Himarės kushėriri i tij Bollano, nuk mund ta tjetėrsonte dot fisin e vet me prejardhje labe. Dhe kur fliste pėr udhėn e Zotit, babaxhani Bollano, mė kujtoi ato qė kishte shkruar njė njeri i Zotit, mėsuesi shpirtėror i At Gjergj Fishtės dhe At Shtjefėn Gjeovit, At Lovro Mihaēeviq, nga Bosnja, mbi njė shekull mė parė kur kishte ardhur nė Himarė. Himara numėron vetėm 2 mijė banorė, tė gjithė janė shqiptarė. Nė secilin qytet bregdetar ka himarjotė, pasi shumica e tyre janė marinarė lundėrtarė.- shkruan ai nė librin e tij Nėpėr Shqipėri (1883-1907) . Kjo, ėshtė njė e vėrtetė e florinjtė. Por dhe dollitė nė Himarė kanė njė tjetėr tingėllimė, ashtu si peshku ka tjetėr shije, ashtu si mishi i rritur nė merį tė kripura. Studiuesi nga Dhėrmiu, Foto Bixhili, tashmė dhe botues i shumė librave qė flasin pėr prejardhjen e Himarės, na shpjegon aq shumė gjėra sa na lė gojėhapur. Ai thotė se Himera nuk ėshtė Kimera. Himera apo Himara me kėto ndryshimet fonetike dhe tingėllore tė gjuhės, ėshtė njė fjalė qė vjen nga gegėrishtja. Hi vjen nga Hyu, qė nė gegėrisht i thonė Perėndisė, kur thonė gegėt se i falen Hyut, pra i falen Perėndisė. Dhe Hyu tė merr, pra Hyu tė djeg, Hyu tė vdes, Hyu tė shuan, pra Perėndia tė shuan. Pra hyu, ajo kuēedra qė nxjerr zjarr nga goja qė tek Mali i Qorres nė Dukat dhe Maja e Ēikės, prandaj quhet ēikė- shkėndijė qė niset zjarri, pra Zeusi kundėrshtarėt e tij i digjte me anė tė rrufeve dhe i shuante. Nuk ka tė pėrshkruar dita nė Jal tė Himarės, po ashtu dhe rruga pėr nė kthim. Bregu i ka shtėpitė, njėra mbi tjetrėn me fytyrė nga deti dhe nga Europa mė thotė poeti Albert Abazi. Ajo qė mė ēuditi mė shumė ishte se nė Himarė ndodhej njė humnerė me emrin Zallongu, si humnera e famshme me tė njėjtin emėr nė Sul tė Ēamėrisė, ku gratė me foshnjat u hodhėn nga shkėmbi pėr tė mos rėnė nė duart e armikut. Po nė Himarė ka dhe njė pėrrua qė quhet Thyami, si lumi me tė njėjtin emėr nė pjesėn jugore tė Ēamėrisė. Po e dini ēfarė kishte tė shkruar nė muret pėrgjatė rrugės qė ktheheshe pėr nė Llogora?! E fiksova nė aparatin fotografik shprehjen : Nga Mitrovica nė Prevezė Shqipėri Etnike, apo Ēamėria jashtė grekėt apo Duam shkolla shqipe nė Ēamėri. Aty kuptova dhe arsyen nga kishte ardhur zmbrapsja e turravrapit e Janullatosit, pėr tė hapur shkolla publike greke e pėr ti zėvendėsuar ato me private, gjė, qė kritikohej nga publicisti i minoritetit grek, Panajot Barka. Buzėqeshur, padashur, nis e kėndoj kėngėn e Kristo Ēipės qė thotė se Edhe bota tė humbasė /Dielli tė mbyllė synė, / E drejta dorėn do zgjasė / Ta ribėjmė Ēamėrinė / Ēamėria, Ēamėria, / Bie nė gjunjė perėndia,/ Mėkatet lan historia / Guri shkon nė vend tė tija. I buzėqeshur si unė dhe Dhėrmiu, vendi i tė mėdhenjve Petro Marko e Lekė Matrėnga. Bashkė me deputetin Nerenxi ia kemi pėrgatitur varroshin Neēo Mukos- mė thotė Aleksandėr Ēipa, duke mė ftuar nė ceremoninė qė do tė zhvillohet sė shpejti, po ashtu ai mė thotė se ėshtė duke mbledhur fonde pėr tė bėrė njė shtatore mbi njė rrėnjė ulliri, nė Dhėrmi, pėr Nderin e Kombit Petro Marko. Nuk kishte lajme mė tė mira se kėto. Ashtu si dhe kjo ditė nė Himarė, nė Himarėn qė tundet nė shumė dete : nė atė tė historisė, nė atė tė trimėrisė, nė atė tė kėngės dhe tė bukurisė. Flake tutje ti, Himarė/ Valėzimin e mendimit,/ Vetė dilemėn e tundimit / Turbullim i detit /Tė ka rrudhur shpirtin,/ Tė marrė amanetin / Por jo identitetin kėndon Kristo Ēipa pėr Himarėn e tij. Ai ka tė drejtė. Identitetin e saj, nuk ia tjetėrson dhe nuk ia merr dot askush. Ajo, duket dhe shkėlqen shqip nė ēdo gjė, nė ēdo fjalė, nė ēdo gur, nė ēdo kėngė. Por ky identitet shkėlqente kuq e zi, atje nė Majė tė Fajesė, ku nė bordin e rrugės ishte shkruar, po nė atė gegėrishte, pėr tė cilėn fliste Foto Bixhili : O sa mirė me ken shqiptar! Por ishte shkruar edhe anglisht Welcome to Albania, si pėr tu treguar tė huajve se kėtu ėshtė tokė shqiptare, dhe kėshtu do tė ngelet sa tė jetė jeta.
|
|