DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Hesapet e Perandorisė
Postuar mė datėn: 2008-08-29 15:22:25 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Glauk KONJUFCA

Kur Roma kish arritur tė bėhej fuqia kryesore ushtarake e Gadishullit Apenin, hegjemonia e saj hasi nė njė tjetėr sfidė qė i qėndronte pėrballė: Kartagjena, kjo superfuqi detare e Mesdheut, e vendosur nė brigjet e Afrikės veriore (Tunizia e sotme). Ato i ndante vetėm ishulli i Sicilisė, qė nė

njė moment tė caktuar tė zgjerimit tė kėtyre dy superfuqive tė kohės, filloi tė merrte kuptimin e “vijės sė kuqe” pėr tė dyja. Kur romakėt u siguruan qė

Kartagjena pėrfundimisht po e merr Sicilinė, e sidomos qytetin e Mesanės, ky ishte ai pragu i tolerancės, sepse me marrjen e kėsaj pike tė rėndėsishme nga Kartagjena, Roma do tė gjendej nė njė situatė krejt tė pafavorshme gjeostrategjike, nė njė pikė pa kthim dhe fund tė sigurt. Dy fuqi po qėndronin pėrballė njėratjetrės - nuk mund ta ndanin botėn, prandaj njėra prej tyre duhej tė ngadhnjente, tjetra tė fundosej. Tė gjithė e dimė si shkoi puna pas.

Por le tė qėndrojmė te fillimi: Perandoritė e shohin fundin e tyre te barazia. Prandaj parakushti i ekzistencės sė tyre ėshtė vetė hegjemonia dhe sundimi i njėanshėm mbi tė tjerėt. Perandoria nuk e do dhe nuk e toleron njė tjetėr perandori po aq tė fuqishme. Qė prej perandorisė Akadiane 24 shekuj para erės sonė, e deri te Amerika, thelbi nuk ka ndryshuar pėrmbajtje, vetėm formė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pra gjatė Luftės sė Ftohtė, bota u nda nga dy superfuqi, njėjtė sikur puna e Romės e Kartagjenės. Por kėsaj radhe, njėra palė ra e tjetra u ngrit, jo pėr shkak tė luftės sė armatosur - ishte nė pyetje efikasiteti dhe superioriteti i raportit tė sistemit ekonomik me formėn organizimit politik. Kur vendet e botės komuniste vendosėn ta braktisnin sistemin e tyre ekonomik jokompetitiv, ishte superfuqia kryesore e botės perėndimore, Amerika, ajo qė 20 vitet e fundit e ka marrė pozitėn Perandorisė sė padiskutueshme.

Siē ka konstatuar me plot tė drejtė njė studim i Stanford University, Rusia qė paraqet ish superfuqinė e gjunjėzuar ekonomikisht, prej vitit 1989 ka hyrė nė njė fazė reformimi tė padhunshėm ekonomik (e mė pak politik), por duke e ruajtur gjithnjė tė paprekur potencialin e saj ushtarak, e bile duke e perfeksionuar dhe forcuar atė. Pėr tė do tė duhet tė ketė qenė kohė e mundimshme dhe aspak dinjitoze kjo kur u detyrua ta lėshojė pozicionin e saj tė mėparshėm politiko-ushtarak pėr hir tė ideologjisė ekonomikisht tė paefektshme qė kishte pėrqafuar dikur. Kėto 20 vjetėt e fundit kemi vetėm njė krijues dhe interpretues tė ligjit ndėrkombėtar, njė fuqi politike ushtarakisht ndėrhyrėse: Amerika.

Janė dy ngjarje tė rėndėsishme politike dhe gjeostrategjike gjatė vitit 2008 qė na thonė gati gjithēka lidhur me raportin aktual ndėrmjet Amerikės dhe Rusisė: statusi i Kosovės dhe lufta nė Gjeorgji. Kur erdhi puna te statusi i Kosovės, sidomos gjatė verės sė vitit tė kaluar, nė OKB u ndeshėn dy mėnyra tė kundėrta tė interpretimit tė ligjit ndėrkombėtar. Kėto dy versione u pėrvijuan veēanėrisht gjatė interpretimit tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė. Rusia kėmbėngulte qė rezoluta parashihte qė ēfarėdo forme e statusit politik tė Kosovės nuk mund tė kapėrcente caqet e sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn dhe ruajtjen e integritetit e tėrėsisė territoriale tė Serbisė. Kurse, nė momentin qė Amerika nuk mundi ta sponsorizojė suksesshėm njė rezolutė tjetėr qė do ta zėvendėsonte atė 1244, ajo filloi ta interpretojė kėtė tė fundit si njė dokument ku nuk mund tė gjendej as edhe mė i vogli prejudikim i statusit, gjė qė ia mundėsonte Kosovės shpalljen e pavarėsisė, natyrisht, pas njė marrėveshjeje paraprake me Serbinė (Plani i Ahtisaarit).

Ajo ēka ka njohur Amerika pas 17 shkurtit, nuk ėshtė tjetėr veēse interpretimi i saj qė ia ka bėrė Rezolutės 1244. Pra, Amerika e ka njohur intepretimin e vet. Dhe, kėtė interpretim, ėshtė nė gjendje ta mbrojė edhe me forcė po qe nevoja, pėr shkak tė rėndėsisė gjeostrategjike. Mirėpo, ato hapėsira nė Kosovė, ku e ka kontrollin shteti i Serbisė, nuk e njohin interpretimin amerikan tė ligjit ndėrkombėtar, por atė rus. Mospajtueshmėritė vijnė nga lart-poshtė, dhe krijojnė realitete paralele nė terren, duke e ndarė Kosovėn nė dysh. Nė fakt, pėrbrenda Kosovės nuk ka fituar njėri interpretim, por tė dy – ato lehtėsisht mund tė shquhen nė pjesėn “shqiptare” dhe e atė “serbe” tė Kosovės, meqė Rezoluta 1244 mbetet njė dhe e plotfuqishme, kurse ambiguitetet janė shndėrruar nė realitete paralele nė terren.

Ėshtė nė natyrėn themelore tė perandorisė qė t’ua imponojė tė tjerėve ligjin e vet, kurse vetes t’ia sigurojė ekskluzivitetin e intepretimit pėrfundimtar tė ligjeve, qofshin ato lokale apo globale, gjithnjė nė pėrputhje me interesin e saj mbizotėrues. Nė rastin e Kosovės, Rusisė i ka ndodhur diēka e papėlqyeshme - ajo ndjehet e fyer nga perandoria qė bėn arbitrin e interpretimit tė ligjit ndėrkombėtar sipas kuteve tė veta. Dhe jo vetėm e fyer: mbi tė gjitha, e rrezikuar. Prandaj qėllimi i Rusisė ėshtė ngritja e saj nė nivel tė hisenikut nė interpretimin e ligjit. Hapi i parė nė drejtim tė realizimit tė kėsaj strategjie revanshiste ruse ėshtė sulmi ushtarak ndaj Gjeorgjisė para dy javėve. Duke e sulmuar ushtarakisht njė shtet sovran me ulėse nė OKB, me qėllim tė gjoja mbrojtjes sė popullatės sė rrezikuar osete, Rusia po pėrpiqet qė tė vetėthemelohet si ekuivalent i ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s (lexo: Amerikės) kundėr sovranitetit tė Serbisė (me ulėse nė OKB) pėr shpėtimin e popullatės sė rrezikuar shqiptare tė Kosovės. Ajo po dėshiron tė bėhet krijues i barabartė i ligjit ndėrkombėtar me Amerikėn. Rusia po pėrpiqet tė thotė: nėse bėn nė Kosovė, bėn edhe nė Osetinė Jugore. Ekziston njė problem i madh pėr Amerikėn nė kėtė garim: ajo nuk po mund ta ndalė Rusinė nė kėtė pėrpjekje. Natyrisht, pėrparėsia kryesore e Amerikės ėshtė operimi i saj nėn njė ombrellė tė koalicionit tė gjerė ushtarak siē ėshtė Pakti i NATO-s. Gjeorgjia nuk ėshtė nė NATO. Por Polonia (aty ku para njė jave u arrit marrėveshja pėr vendosjen e mburojės antiraketore amerikane) ėshtė. Kjo ėshtė Sicilia amerikane. Kurse Sicilia ruse mbeten Ukraina dhe Belorusia. Por kufiri i pėrplasjes po afrohet vazhdimisht. Ngritja e Rusisė nė kėtė nivel tė hisenikut nė ligjin ndėrkombėtar do ta rrezikojė tė ardhmen e Kosovės, sepse do tė mund t’i vendos mė shumė kushte aleatėve tė Kosovės kundėr Kosovės.

Nė analizėn e tij tė fundit pėr luftėn nė Gjeorgji, analisti i njohur amerikan, Janusz Bugajski, tėrhoqi njė paralele tė paqėndrueshme: sulmin e Rusisė e nxori si tė pafavorshėm pėr pozicionin politik tė Serbisė karshi statusit tė Kosovės. Ai aty u mundua tė argumentojė qė meqė Rusia po kėrkon shkėputjen e Osetisė Jugore nga Gjeorgjia dhe bashkimin e saj me Rusinė, kjo logjikisht e vendos Serbinė nė pozicionin e pamundėsisė sė kėrkesės pėr rikthimin e Kosovės. Ose, nė tė kundėrt, dėnimin e politikės sė Rusisė, gjė qė do tė ēonte nė humbjen e mbėshtetjes sė ndėrsjellė. Pikėsėpari, kjo ėshtė hipotezė mbi tė cilėn nuk ndėrtohet gati asnjė realitet i ri nė ligjin ndėrkombėtar. Ligji ndėrkombėtar funksionon shumė pak mbi domosdoshmėrinė logjike, reciprocitetin apo mirėsjelljen, por kryesisht mbi forcėn.

Serbia me gjenocid e krijoi Republikėn Serbe nė Bosnje, dhe synon aneksimin e saj pėrfundimtar, por kjo nuk do ta ēojė Serbinė nė tolerimin e Vojvodinės apo Luginės sė Preshevės pėr t’u shkėputur nga Serbia vetvetiu. Kjo ėshtė njėjtė sikur tė thuhet qė nėse Serbia e anekson veriun e Kosovės, atėherė ajo “logjikisht” gjendet nė pozicion kundėrthėnės, prandaj duhet ta lėshojė Luginėn e Preshevės. Por kjo nuk funksionon, pėr sa kohė qė Serbia i ka nėn sundim tė dyja, dhe kur dihet qė politika nė kėtė rrafsh nuk funksionon nė formėn e dhėnies sė dhuratave falas. Tė ia dėshirosh vetes atė qė nuk ia dėshiron tė tjerėve, dhe anasjelltas - kjo ėshtė praktika e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Ato kurrsesi nuk janė elementet e njė strukture harmonike. Ky domen funksionon saktėsisht si antipod i universit etik kantian. Te Metafizika e Moralit, ai thoshte: “vepro vetėm sipas asaj maksime pėr tė cilėn do tė dėshiroje qė tė bėhej ligj universal”. Kurse nė ligjin ndėrkombėtar, qėllimi ėshtė tė jesh nė pėrputhje me interesin tėnd, e jo me interesin e tė tjerėve. Por kėtu pėrputhmėria nuk ėshtė “logjike”, dhe nuk i nėnshtrohet ligjit tė famshėm tė moskontradiksionit tė logjikės formale aristoteliane.

Gjatė luftėrave nė ish Jugosllavi, Serbia e kėrkonte tė drejtėn e vetėvendosjes pėr tė gjithė serbėt nėpėr republikat tjera, kurse ua mohonte kėtė tė drejtė shqiptarėve. Nė vetvete kjo gjė ishte kundėrthėnėse, por nė thelb ishte nė pėrputhje tė plotė me aspiratat hegjemoniste serbe. Prandaj, Bugajski e ka gabim kur thotė qė sulmi rus mbi Gjeorgjinė do ta dobėsojė pozicionin serb. Pėrkundrazi - kjo luftė e Rusisė do ta forcojė kėtė pozicion.

Nė kohėn kur Rusia tashmė ka shtuar kontrollin e saj mbi dy territoret secesioniste tė Gjeorgjisė (Abhazinė dhe Osetinė Jugore), qė ėshtė aleat shumė strategjik i Amerikės (meqė kufizohet me Rusinė), ēfarėdo lėshimi pe qė Rusia do t’i ofrojė Amerikės, pa dyshim qė do tė shoqėrohet me tėrheqjen e pejėzave nėpėr rajonet tjera konflikte interesash, njėri prej tė cilėve ėshtė Kosova. Nė kėtė rast, Osetia Jugore nuk do tė shndėrrohej nė sinonim pėr Kosovėn, por pėr veriun e saj. Ne shqiptarėt, siē thonė politikanėt tanė, “jemi me Amerikėn”. Edhe Amerika ėshtė deri-diku me ne. Problemi shtrohet kėshtu: a mjafton vetėm pozicionimi? Kur po shkatėrrohej Perandoria Otomane, shqiptarėt si komb ende nuk e kishin pas arritur themelimin e shtetit tė tyre, proces ky qė tė gjithė fqinjėt pėrreth e kishin pėrfunduar dekada mė parė.

Ndoshta kishin menduar qė perandoria ėshtė e pėrjetshme, ndoshta qenė mė tė shtypur se tė tjerėt, prandaj nuk ia arritėn tė organizohen aq mirė, ndoshta vetėdija e ulėt kombėtare… ndoshta tė gjitha. Por njė gjė ėshtė e sigurt: po tė ishin realizuar qėllimet e Lidhjes sė Prizrenit - sidomos bashkimi i vilajeteve dhe ushtria, populli shqiptar shumė mė suksesshėm do ta kishte pėrballuar sulmin e Aleancės Ballkanike, shumė mė shumė hapėsira shqiptare do tė ishin pėrfshirė nė shtetin shqiptar tė 1912s. Nė tėrheqje e sipėr, Perandoria Osmane filloi t’i shihte vetė tokat shqiptare si mjet pėr qetėsimin e hegjemonive pėrreth. Shqiptarėt pastaj u ngritėn pėr t’i mbrojtur tokat e tyre tė cilat Perandoria ua ofroi tė tjerėve si kompromis. Kėshtu qe fati i Grudės e Hotit pas Krizės Lindore. Kjo ėshtė arsyeja pse shqiptarėt nuk mjafton tė jenė kartė nė dorėn e Amerikės, por duhet tė bėhen aleat i pjekur i saj.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Do t’i bindim, bajlozėt rusomėdhenj, serbo-ēetnik, ... , se kėsaj radhe i kanė bėrė hesapet pa hanxhiun! (2008-03-25 08:55:52 nga admin4)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster