| » Opcionet për artikullin |
|
Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, i ka vėnė kushte vizitės sė ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq, nė rajonet me shumicė serbe. Ai ka kėrkuar nga ai qė tė deklarohet publikisht se heq dorė nga dhuna.
Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, ka lejuar vizitėn nė Kosovė tė ministrit serb, Sllobodan Samarxhiq, pasi qė njė gjė tė tillė i ishte mohuar mbrėmė. Ai ka thėnė sot se Samarxhiq ka ardhur nėn dy kushte.
Njėra ka tė bėjė me njė deklarim publik, ku e bėn shumė tė qartė se ai distancohet nga dhuna dhe se vizita ėshtė qė tė sigurojė paqe dhe qetėsi nė mesin e serbėve tė Kosovės qė do ti vizitojė. Kushti i dytė ėshtė qė tė mė takojė kėtu nė Prishtinė dhe ti them se ēka mendoj pėr disa nga deklaratat e fundit qė ai i ka bėrė, ka thėnė Ruecker. Ai ka shtuar se kėto kushte janė plotėsuar, por mbetet tė qartėsohet pozicioni i qartė i Qeverisė serbe lidhur me sfidimin qė po ia bėn administratės sė UNMIK-ut, por edhe vetė institucioneve tė tjera tė Kosovės.
Mė duhet tė them se nuk kam qenė i kėnaqur me pėrgjigjet e zotit Samarxhiq; disa nga to nuk kanė qenė pėr mua tė qarta dhe takimi nuk ka pėrfunduar me ndonjė marrėveshje. Nga deklarata e Samarxhiqit nuk ka qenė e qartė pėr mua nėse Qeveria serbe po sfidon mandatin e UNMIK-ut nėn Rezolutėn 1244; kur bėhet fjalė pėr funksionet ekzekutive dhe neve na duhen qartėsime tė tjera, tha Ruecker.
Ministri serb, Sllobodan Samarxhiq, javėn e kaluar, ka arsyetuar dhunėn e pėrdorur nga serbėt nė veri tė Kosovės, tė cilėt shkatėrruan dy pika doganore si dhe dogjėn disa automjete.
Ai pati thėnė se kėto veprime janė legjitime. Sot, ministri i Qeverisė serbe pėr Kosovėn ka vizituar serbėt nė fshatrat Badovc i Ri, Prilluzhė, Uglare, Gushtericė si dhe Mitrovicėn.
Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, ka thėnė se kėto janė orvatjet e fundit tė Serbisė, qė tė ndikojė negativisht nė zhvillimet nė Kosovė.
"Fatkeqėsisht, qeveria e Serbisė vazhdon me provokime ndaj tė ardhmes sė Kosovės", tha Kuēi.
Ai shtoi se nė vend tė ndėrtimit tė urave pėr bashkėpunim, qeveria serbe "vazhdon me provokime ndaj nesh, ndaj popullit tonė dhe ngre tensionet nė Kosovė".
Sidoqoftė, kjo vizitė i ka dilemat e vetme, por mendoj se kjo ėshtė nė koordinim me UNMIK-un dhe mendoj se UNMIK-u ka marrė pėrgjegjėsitė e veta nė ēdo kuptim, tha Kuēi.
Shefi i UNMIK-ut i pyetur nėse protestat e serbeve dhe vizita e ministrave serbė nė Kosovė janė nė kuadėr tė ndonjė pėrpjekje serbe pėr tė krijuar probleme tė reja ne veri, ka siguruar se pėr aq kohė sa 1244-shi tė jetė nė fuqi, i tėrė territori i Kosovės do tė kontrollohet dhe ruhet nga UNMIK-u e KFOR-i.
Ne duhet ta monitorojmė situatėn pėr sė afėrmi, por mė lejoni tju siguroj se nė bazė tė vazhdimit tė validitetit tė Rezolutės 1244, UNMIK-u dhe KFOR-i janė pėrgjegjės pėr tėrė territorin e Kosovės dhe ia bėra shumė tė qartė kėtė ministrit, ka thėnė Ruecker.
REL |
|