| » Opcionet për artikullin |
|
Alex ANDERSON, shef i ICG-sė nė Kosovė
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Anderson, nė Kėshillin e Sigurimit tashmė ėshtė dorėzuar projektrezoluta e e mbėshtetur nė planin e Ahtisaarit pėr pavarėsi tė mbikėqyrur. Nė anėn tjetėr, ka mospajtime nga Rusia. Si e shihni ju kėtė situatė?
ALEX ANDERSON
SHBA-tė posaēėrisht duken mjaft optimiste pėr njė agjendė tė shpejtė tė zgjidhjes sė tyre tė preferuar pėr Kosovėn, duke menduar pėr fundin e majit apo pėr qershorin. Vėrejtjet ruse e bėjnė tė duket mė e mundshme qė kjo tė kėrkojė mė shumė kohė, pėr tė arritur njė pajtueshmėri pėr tekstin e rezolutės. Sidoqoftė, duke parė dinamikat nė Kėshillin e Sigurimit, nuk mendoj se ėshtė e pamundur qė Shtetet e Bashkuara dhe evropianėt nė njėrėn anė dhe Rusia nė anėn tjetėr tė gjejnė njė formulim kompromisi pėr rezolutė tė re nė Kėshillin e Sigurimit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A ėshtė njėfarė kompromisi edhe fakti qė nė kėtė projektrezolutė nuk ėshtė pėrmendur pavarėsia nė mėnyrė eksplicite?
ALEX ANDERSON
Ky ėshtė njė kompromiset e mundshme. Nėse shohim elementet e rezolutės sė mundshme qė ka qarkulluar nė duart e Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė tyre nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr versionin paralel tė rusėve nė ditėt e fundit, ne mund tė shohim qė Rusia sė paku ka arritur tė fusė disa elemente tė propozimit gjithėpėrfshirės tė zgjidhjes sė Ahtisarit nė elementet e propozuara nga vetė Rusia.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Mirėpo, kah ēon kjo situatė kah miratimi i njė rezolute tė re qė do ta njihte statusin e Kosovės, apo i mbetet Kuvendit tė Kosovės tė shpallė pavarėsinė?
ALEX ANDERSON
Retorika nga politikėbėrėsit amerikanė qė nė javėt e fundit kanė inkurajuar disa nė Kosovė qė ndoshta tė shpallin pavarėsinė, nė rast se dėshton rezoluta nė Kėshillin e Sigurimit, mendoj se janė udhėzime tė pamatura. Janė kėshilla tė pamatura pėr amerikanėt qė tė shtyjnė aq fort pėrpara rezolutėn, me ēka po e nxisin Rusinė qė tė vėrė veto mbi tė. Kėtu ka njė vend pėr ta sforcuar ēėshtjen e rezolutės sė re dhe pėr njė shkallė tė njė strategjie rreziku nga Shtetet e Bashkuara, por nuk duhet tė shkojė aq larg sa pėr tė shkaktuar njėfarė aksidenti nė Kėshillin e Sigurimit. Mendoj se kaq planifikime tė bashkėsisė ndėrkombėtare, planifikime qė i kemi parė tė pėrfaqėsuara nė propozimin e Ahtisaarit, planifikime tė Bashkimit Evropian, tė NATO-s dhe tė perspektivės sė ardhshme tė Kosovės qė tė mund tu bashkohet institucioneve financiare ndėrkombėtare, tė jetė nė gjendje tu bashkohet nismave rajonale, krejt kjo varet nga marrja e sė paku njė shkalle tė autorizimit tė KS tė OKB-sė pėr kėtė ndryshim statusi. Do tė jetė shumė e dėmshme, si pėr Kosovėn, po ashtu edhe stabilitetin rajonal, nėse Kosova do ta shpallte pavarėsinė pa njė mbėshtetje tė mjaftueshme ndėrkombėtare.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Mirėpo, sipas jush cilat do tė jenė efektet e zhvillimeve tė fundit nė Serbi, qeveria e re e pėr shembull, nė gjithė procesin?
ALEX ANDERSON
Nėse Serbia nuk do ta formojė qeverinė, e kėtė do ta shohim nė ditėt e ardhshme, nėse kjo marrėveshje do tė realizohet, kjo natyrisht do tua bėjė mė tė vėshtirė atyre si Rusia pėr tė mbajtur linjėn se duhet tė ketė mė shumė negociata nė kėtė proces, pėrpara se Kėshilli i Sigurimit tė dalė me rezolutė. Mirėpo, formimi i kėsaj qeverie, edhe nėse i marrim tė gjitha parasysh, ėshtė njė rezultat mė i mirė, sesa rasti kur Serbia tė shkonte nė zgjedhje tė reja me njė ndjenjė paqartėsie. Natyrisht se nga pikėpamja perėndimore ndoshta do tė ishte mė mirė qė Partia Demokratike e Tadiqit tė kishte marrė mė shumė kontroll mbi sektorin e sigurisė, siē ėshtė ministria e brendshme dhe ne kemi parė se partia e Koshtunicės ka marrė kontrollin mbi ministrinė e brendshme dhe mbi mbi Kėshillin Koordinues pėr Kosovėn, kėshtu qė kjo jep shkas pėr njėfarė frike se partia e Tadiqit do tė jetė e ftuar pėr tė thurur njėfarė imazhi tė orientimit proevropian, sa pėr tė mbuluar linjėn e fortė tė orientimit tė qeverisė sė Serbisė nė raport me Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe, zoti Anderson, cila do tė jetė sfida e parė dhe mė e rėndėsishme pėr Kosovėn, pas rezolutės sė re, qoftė ajo e miratuar nga Kėshilli i Sigurimit, apo edhe nė rastin e shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi dhe njohjes sė saj nga shtetet apo grupet e shteteve, siē ėshtė deklaruar tashmė?
ALEX ANDERSON
Sfida mė urgjente do tė jetė reagimi i serbėve tė Kosovės. Kjo do tė jetė ajo qė do tė mund tė pėrcaktojė ditėt dhe javėt e para tė shtetėsisė sė Kosovės. Qoftė njė shkallė e mundshme e rezistencės ndaj kėtij statusi tė ri nė veri tė Kosovės, qė nė njėrėn anė mund tė jetė politike dhe retorike, ose ekstremi tjetėr ndoshta i njė rebelimi dhe pėrdorimit tė armėve. Qoftė edhe reagimi serbėve nė enklavat serbe, pasi kemi rreth 60 pėr qind tė serbėve qė jetojnė nė jug tė lumit Ibėr nė Kosovėn qendrore dhe jugore. Ka njėfarė brengosjeje se politika e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė aq shumė e preokupuar me vetveten dhe me pėrplasjet e brendshme pėr pushtet prandaj nuk ka mjaft energji dhe vullnet pėr tu ngritur mbi ato ēėshtje dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar njė strategji e cila do tė stabilizonte popullatėn serbe nė ditėt e para tė pavarėsisė sė Kosovės.
INTERVISTOI RRAHMAN PAĒARIZI
|
|