| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Chikago: SHSHA-ja perkrah klerikun shqiptar At Nikolle Markun, Anastos Janullatos larg Shqiperise! |
| Postuar mė datėn: 2007-03-31 14:55:56 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Reagojne shqiptaret e Amerikes "Janullatosi te largohet nga Shqiperia"
CHICAGO - ILLINOIS : Shkas duket eshte bere emerimi i nje peshkopi te ri grek, ne krye te kishes ortodokse te Gjirokastres.Cka sjelle nje reagim te ashper te keshillit te kishes ortodokse autoqefale Shen Maria ne Elbasan, me ne krye at Nikolla Markun. Famulltari i kishes se vjeter ka deklaruar zyrtarisht, gjate nje konference per shtyp se emerimi i priftit grek si peshkop i Gjirokastres, eshte nje veprim tejet i rrezikshem, jo vetem per pavaresine e kishes, por edhe per sovranitetin e kombit shqiptar. Ai ka hedhur akuza te renda ndaj, Anastas Janullatos duke deklaruar se ai po vazhdon te thelloje veprimet antishqiptare per tjetersimin e Jugut te Shqiperise, duke vendosur ne perberje te Sinodit te Shenjte prifterinjte greke.
āShteti grek, ka gjunjezuar ne kete rast shtetin shqiptar, duke bere presion me refugjatet, te cilet, i ka kthyer ne skllever. Statusi i Shenjte dhe i perjetshem i kishes Ortodokse shqiptare, eshte shkelur perfundimisht, duke i sherbyer qarqeve Vorio- Epiriote. Veprimet, qe ndjekin njeri-tjetrin ne dem te kombit shqiptar, si kthimi i emrave te njerezve, ndertimi i varrezave greke, dhenia e pensioneve, shperndarja e librave per Vorio- Epirin, dhenia e dyshtetesise e te tjera, jane veprime qe perkrahen direkt nga shteti grek me misionar Anastas Janullatosin. Te gjithe keto veprime qe i kemi thene disa here, tregojne qarte se misioni i i Janullatos nuk eshte me fetar, por ai i nje agjenti te asfalise greke dhe i shovinizmit grek te Vorio -Epiritā- thote At Nikolla Marku. Ai ka bere thirrje brenda e jashte Shqiperise "Qe Hirėsia e tij Anastasio Janullatos te largohet nga drejtimi i Kishės Autoqefale Shqiptare".
Ne kete kontekst ka qene edhe reagimi i pare dhe i me njehereshem nga SHBA-es. Eshte Shoqata Shqiptaro Amerikane, me qender ne Chikago, me nje deklerat per medien nenshkruar nga kryetari i Shoqates,Prof.dr.Astrit Mehmeti, Drejtori Ekzekutiv, Prof . Skender Karaēica Sekretari, Mahmut Skenderi qe e ka bere kete reagim. Ne reagimin e tyre per medien shqiptare , thuhet se :"Ka kohe qe ne Shqiperi po sillet Kryepeshkopi i kreut Ortodoks te Kishes Autoqefale Anastos Janullatos. Ky njeri i veshur me te zeza dhe me kryqin ne dore,qe pas shpines se Zotit (sic!!) ka marre rolin e nje varrmihesi ne token shqiptare. Me shkopin e tij Janullatos po i mat udhet e Shqiperise dhe kur e kur ne "emrin e Zotit" po ua zgjat doren besimtareve ortodoks shqiptare. Atyre, keso kohe, i prosite qe te jene me afer shpirtit heleno-grek duke e harruar Atdheun, Kombin dhe Shqiperine."
Kryepeshkopi Anastos Janullatos nuk mbetet vetem me kaq. Ai,ne vazhdimesi te skenareve mesjetare po e shfrytezon gjendjen e veshtire te kombit shqiptar ne Shqiperi, qe jane te shtrenguar te marrin udhen e gyrbetit edhe ne Greqi. Po me keta skenare, neper qendrat ku jetojne dhe punojne shqiptaret, Kisha Ortodokse Autoqefale Greke po organizon aksionin per te ndihmuar me nga 300 euro secilin shqiptare qe e perqafon dhe misherohet me identitetin Ortodoks ne Greqi(!!). Ka te dhena se ne kete regjister "per meshiren e Zotit" (sic!!) i kane bere uraten per kryepeshkopin Janullatos hiq me pak se 2oo mije shqiptare (pa marre parasysh perkatesine e tyre fetare...!). Te dhenat, nderkaq, tregojne se ne etnine e tokes shqiptare vetem 12 per qind i takojne fese ortodokse. Dhe, shtrohet pyetja imdeiate: Ku i gjete keta 200 mije shqiptare "ortodoks" (sic!) Kryepeshkop i veshur me te zeza Anastos Janullatos?!?
|
|
Dhe, hiq me vone se neser, po ky Kryepeshkop me skenaret antishqiptar dhe ne bashkeveprim me Peshkopin serb Artemije, do te bejne ndryshimin e struktures fetare shqiptare ne deme te Atdheut dhe te Kombit Shqiptar. Per kete qellim, Fan S.Noli (1906), duke u shkruar letra intelektualeve shqiptare nga Egjipti, ne punimet e tij publicistike te kohes thoshte: "Mua me pelqen te siguroje perkrahjen e nje shoqerie te fuqishme fetare per te miren e vendit..." Edhe kete here Noli ka menduar ne idene e krijimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Perkitazi me sjelljet antishqiptare te Anastos Janullatos ne token shqiptare (Shqiperi), Kleriku Ortodoks ne Elbasan At Nikolle Marku, disahere e ka ngritur zerin e arsyes dhe me Zotin, qe organet kompetente te shtetit shqiptar te ndrmarrin hapin ligjor per largimin e Kryepeshkopit grekofil nga Shqiperia. Jane arsyet e shumta, ve ne dukje Kleriku Ortodoks ne Elbasan At Nikolle Marku, se Anastos Janullatos te largohet nga Shqiperia. Rasti me skandaloz eshte momenti i skenareve te agjenturave greke, kur ne Kosine te Permetit u be zhvarrimi i eshtrave, pikerisht ne varrezat shqiptare dhe me motive te kompromitimit para opinionit boterore te Shqiperise. Kjo qe po ngjet me kete njeri "te Zotit" dhe Anti Zot (sic!) eshte nje marrezi e kohes!
Duke e sublimuar tere kete rrjedhe, SHSHA-ja ne Chikago i del ne perkrahje te plote Klerikut shqiptar Ortodoks ne Elbasan At Nikolle Marku, qe organet e shtetit shqiptar, ne rend te pare Qeveria Sali Berisha dhe Parlamenti bashke me institucionet tjera relevante, te shqyrtojne gjithanshem nismen e Kishes Ortodokse ne Elbasan, qe Kryepeshkopi grek Anastos Janullatos te largohet sa me pare nga Shqiperia! Se kendejmi, po keto organe te shtetit tone te fillojne nismen ligjore nga fusha e jetes fetare, per krijimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare me seli ne Tirane.
Beqir Sina, New York |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|