Shkruan: Ibrahim EDRIU
Tė gjithė e njohin Xha Tefikun, tė moshuar e tė rinj. Ėshtė i afėrt, i zgjuar, gojėmbėl dhe me secilin donė tė bisedojė. Ai, me kėrluk nė dorė, ashtu i kėrrusur e i lodhur nga barra e rėndė e jetės, me plis tė bardhė si bora mbi kokė; njė ditė tė bukur vjeshte, tek Klubi i Pensionistėve, e shoh ulur nė njė karrige dhe desha ta takoj, sepse se kisha pa mė se dy dekada. Iu ofrova pranė dhe e pyeta:
- A mė njeh Mixha Tefik, djali i kujt jam? - Aq i freskėt ishte, sa qė menjėherė iu kujtova e tha:
- Po!
-Ti je djali i Arifit dhe emrin e ke Ibrahim. Zėrin ta kam dėgjuar nėpėr mes valėve tė radios, kur isha nė ShBA, por qė moti stė kam pa. E pėrqafova ngrohtė e mė tha:
- Ku gjendesh tani?
I rrėfeva qe mė tepėr se 20 vjet jetoj e punoj nė Suedi. Tani jam pensionist dhe, dashtė Zoti qė pjesėn tjetėr tė jetės sime ta kaloj nė vendlindje.
- Sa vjet i ke, Xha Tefik?
Tefik Mulla-Rexha
- Kam lindur mė 23 shkurt tė vitit 1918 nė shehrin e Dibrės, tė Suf Xhelilit, tė Iljas Pashė Qokut, Seit Najdenit e Ramis Dacit e shumė trimave heronj qė ranė fli pėr vatan. Nė shkurt 08 i mbush plot 90 vjet.
Gjatė bisedės me tė mė habiti freskia dhe memoria e tij e fortė, sepse ēdo ngjarje e ndodhi qė lidhej me burrat trima e mentar tė Dibrės i kish regjistruar nė mendje, ndaj kisha dėshirė tė zhuritur qė ta dėgjoj duke folur Xha Tefikun, tė cilin dhe para dy dekada me vėmendje tė madhe e dėgjonim kur fliste nėpėr ndeje. Smė harrohet Mbrėmja e vitit 83, nė njė Odė plot burra nė Dibėr kur zhvillohej bisedė rreth mallrave e produkteve tė importuara nga jashtė. Ai, pa fijen e drojės dhe nė kohėn e monizmit thoshte:
- Malli i gjermanit ėshtė mė cilėsor se ēdo mall tjetėr i Evropės Lindore. Mandej vazhdonte:
- Njė traktor gjermani tėrheq sa shtatė traktor tė rusit.
Tė gjithė qeshnim! Pra, ai gjithmonė adhuronte Perėndimin dhe ShBA. Ndaj, desha qė ta takoj, tė flas e tė mėsoj diē dhe prej Tij, sepse gjithmonė i kam adhuruar e nderuar pleqtė me tė madhe. Mandej e pyeta:
- Ku i ke shokėt dhe moshatarėt e tu, Mixha Tefik?
- Tė gjithė kanė vdekur, kam ngelur kėrcu i vetėm. Mandej ofshani - Eh, Dibėr, Dibėr
Si ishe e si ke mbetur shkretė! A e sheh Sheherin tonė, si qe e si ėshtė tani?! Mė tepėr se dymbėdhjetėmijė dibranė janė shpėrngulur nė Amerikė. Qė nga viti 1913, pas shkėputjes sė Dibrės nga trungu Amė, mijėra dibranė u shpėrngulėn nė Tiranė, mijėra tė tjerė nė Shkup e Turqi. Tani, sipas statistikės zyrtare, nė Dibėr me rrethinė jetojnė mbi 44 % shqiptarė dhe mė tepėr se 34 % turq e tė tjerė. Pra, Dibra, zorra qorre e pushtetarėve sllav u zbraz. Rinia mori rrugėn e arratisė.
Vdiqėn pleqtė e dibranėt mė tė ditur, siē Ramiz e Eqrem Begu, Qemal Agolli, Shemsi Hatipi e Jonuz Majtara, Dr. Burhan Pasholli, mandej mėsuesit pishtarė tė arsimit: Esat Menzelxhiu, Fetah Hajdini, Medat Cami, Abdi Begu, Irfan Oruēi, Bardhyl Cami, Mojsi Lutfiu dhe shumė tė tjerė, emrat e tė cilėve smė kujtohen. Janė shumė.
- E vėrtetė ėshtė se Dibra gjithmonė ka qenė ferrė nė sy tek shovinistėt sllavė qė nė kohėn e ish Jugosllavisė. Ta vėrtetoj thėnien tėnde do tjua rrėfej kėtė rast, Xha Tefik, kur unė vetė, para 42 vjet, nga goja e funksionarėve mė tė lartė shovinistė, maqedonomėdhenj dėgjova me veshėt e mi:Dibranėt nė tytėn e topit, Dibra, zorra qorre e ish Jugosllavisė e Dibra ēerdhe e nacionalizmit! Tė lutem, mė trego:
Ishte data 25 maj 1966.
Ato vite punoja si arsimtar nė Skudrinjė. Po atė ditė zhvillohej ndeshja finale nė mes Realit tė Spanjės dhe Partizanit tė Beogradit. Meqė e adhuroja sportin, isha i interesuar ta shikoj atė finale pėrmes rrjetit televiziv. Nė vendin tė quajtur Ura e Boshkut ( Boshtit ), qė gjendet 10 km. larg Dibrės, nė ēdo ēast prisja tė kalojė ndonjėfarė automjeti. Skaloi gjatė kohė dhe pėr njė ēast u duk njė limuzinė e re e tipit Mercedes. U ndal dhe prej saj, nė gjuhėn maqedone mė pyetėn:
- Pėr ku udhėtoni?
U tregova e, pasi kuptuan se e flisja gramatikisht sakte gjuhėn e tyre, menduan se jam maqedon. U ēliruan dhe mė pranuan brenda. Akoma pa u mbushė mirė me frymė, ia nisėn bisedės.
I pari:
- Po si jetoni ju maqedonėt me ata shqiptarė nė Dibėr?!
- Mirė, fare mirė, tregojnė kujdes tė veēantė dhe janė tepėr fisnikė.
- Ēfarė fisnikėrie, unė tė jem i vrasi tė gjithė me radhė! - ia priti i dyti, mandej vazhdoi - Si nuk e kaploi tėrmeti Dibrėn mė 1963, por Shkupin?
Nė ato ēaste ca djersė tė ftohta ma kapluan trupin. Ah, thoja me vete, tė kem fuqi e ti shpartalloj, por pėrsėri e ruajta gjakftohtėsinė nga kureshtja qė tė mėsoj dhe mė tepėr se ēmendojnė pėr ne shqiptarėt. Mandej, ndėrhyri i treti e tha:
- Ska shqiptarė tė mirė nė Dibėr, pos dy personave - funksionarė tė qytetit nė ato vite. Ata ishin pėr ne, sepse siē i urdhėronim ne, vepronin. Buxhetin qė e pėrcaktonim pėr ndėrtimin e Dibrės, na e kthenin, ashtu siē ua dėrgonim. Ja pra, pėr ta mund tė flasim fjalė tė mira, kurse tė tjerėt lypset vėnė nė grykė tė topit, sepse, Dibra ėshtė ēerdhe e nacionalizmit shqiptar!
Nė grykėn e topit, thoja me vete, e parulla bashkim vėllazėrimqė buēiste gjatė atyre viteve, mė mbeti nė fyt. Tė gjithė brohorisnin me atė parullė, por aty-pėr aty kuptova se na ka rrėmbyer dallga, se ajo parullė ishte njė maskė e burokracisė maqedone e serbomadhe dhe se ne shqiptarėt, pa dredha e intriga paskemi qenė tė mashtruar.
- O Zot, o Zot!
I lumtė Kėrste Cėrvenkovskit, i cili nga Mavrova, rrugėn pėr Dibėr ua lė dibranėve vetėm se pesė metro tė ngushtė. Vazhdoi pėrsėri njėri prej tyre. Pra, qė tė tre funksionarėt e shfrynė mllefin e tyre ndaj shqiptarėve dibranė e, porsa arritėm tek ēezma e Udovės, 1 km. larg Dibrės e ndalėn limuzinėn, ma hapėn derėn e mė thanė:
- Ne do vazhdojmė rrugėn pėr nė Ohėr, kėtu mund tė zbresėsh!
Nė ato ēaste, derėn e makinės e mbaja me tė dy duart hapur dhe iu drejtova plot nervozohet:
- O shovenė, unė sjam sllav, por shqiptar! Ēfarė funksionarė jeni ju qė i urreni kaq fort shqiptarėt?!
Porsa kuptuan se u gjetėn nė kurth, me shpejtėsinė mė tė madhe, derėn hapur, pa me mė dhanė kurrfarė pėrgjigje, u zhdukėn. Ndėrsa unė ashtu i rrėzuar pėr tokė, nxora bllokun qė ta shėnoj numrin e makinės por mė kot, sepse skisha se kujt ti ankohem, pos shokėve tė mi, tė cilėve ua rrėfeva rastin fill e pėr pe qė tė mėsojnė se ēfarė urrejtje ushqenin shovinistėt sllavo-maqedon dhe nė ato vite ndaj Kombit tonė.
Nė ato ēaste, Xha Tefikut, disa pika lot filluan ti rrėshqasin zvarrė nėpėr fytyrė. Hofashani e tha:
- Po, e vėrtetė ėshtė se vėllazėrim - bashkimi , ka qenė vetėm farsė e mashtrim. Po tani, porsa e pėrmende Udovėn ma kujtove atė Luginė pjellore, qė ish hambari i Dibrės. Nga ajo tokė pjellore me kanal ujitės, tė cilin, nė vitet e 50 -ta na e bėri ish Kryetari i Komunės - Qif Lleshi, nxirrnin bukėn e gojės mbarė qytetarėt dibranė. Kalliri i misrit rritej sa krahu. Nė Udovė e kisha tėrė pasurinė tokėsore unė, babai yt i ndjere, i nderuar Arifi e tėrė qytetarėt dibranė. Mandej vazhdoi:
- Mė kujtohet viti 46 kur Arifi donte tia blejė parcelėn e tokės maqedonit Tase Llazarit. Kėtė shitblerje me dhunė desh ta pengojė Hamit Ēikri, pėrmes kėrcėnimit por, babai yt i ndjerė, pa fijen e drojės, e bleu tokėn dhe iu pėrgjigj:
- Tu bėftė pushka top!
- Por, ēndodhi mė vonė me Luginėn e Udovės, Xha Tefik?! Nė vendin ku bashkoheshin Radika me lumin Dri, pushtetarėt maqedonas duke dashtė ta lėnė Dibrėn tonė kreshnike tė shkretuar, vendosėn ta ndėrtojnė Pendėn e liqenit tek Ura e Spiles dhe ta pėrmbysin tėrė Luginėn pjellore tė Udovės. Vendimi pėr ndėrtimin e Pendės sė liqenit u mor mė 62. Gjithė dibranėt me dėshpėrim tė papėrshkruar mėsuan pėr konfiskimin e pėrmbysjen e tokave tė tyre. Pushtetarėt maqedone na e morėn bukėn e gojės! Ndėrsa pėr dėmshpėrblim na dhėnė nga 10 mijė dinarė, shumė, e cila aspak spėrkonte aspak me vlerėn e parcelave tona tokėsore. Ish Kryetari i Komunės sė Dibrės, i ndjeri Abdyl Vojnika, kėrkoi nga Kuvendi i qytetit qė tė dėrgohet njė Delegacion tek ish Presidenti Tito, qė t'i ankohemi rreth padrejtėsive qė u bėheshin qytetarėve dibrane me konfiskimin e pasurive tokėsore. Nė atė Delegacion mora pjesė dhe unė - tha Xha Tefiku - por pėr fat tė keq, pėrgjigja e Komisionit pėr ankesa ishte: Ne s'kemi tė drejtė tė ndėrhyjmė nė vendimet qė i miratojnė kuvendet republikane!
- Ne fund, Xha Tefik mė trego, a kishin ndonjėfarė leverdie dibranėt, pas ndėrtimit tė HidroelektranėsSpile?!
- Jo, tha ai! Siē kam qenė i njoftuar unė, i tėrė profiti, pra tėrė mjetet qė akumuloheshin nga Hidro-elektrana e Dibrės, dėrgoheshin pėr Shkup, ndėrsa Komunės sė Dibrės i ndanin vetėm se 1% tė profitit. Sa ēudi! Tani, e vetmja shpresė pėr rimėkėmbjen e ekonomisė sė Dibrės me 9 malet e saj ėshtė ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit, qė lidh Dibrėn me Shqipėrinė. Dashtė Zoti qė kėtė ėndėrr e dėshirė ta realizojnė funksionarėt e tė dy shteteve, pėrfundoi ai. Me qė tani, nė shkurt tė kėtij viti, Xha Tefiku i mbush plot 90 vjet, ne mėrgimtarėt nga Skandinavia e largėt, urojmė qė ky plak mentar tė rrojė 100 pranvera! |