| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » A KA SOVRANITET KOSOVA? |
| Postuar mė datėn: 2008-06-15 02:49:20 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Gjergj Driloni
Nuk di pse deri mė sot nuk ėshtė dhėnė asnjė sqarim lidhur me deklaratėn pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės tė cilėn e (nuk)lexoi kryeministri Hashim Thaēi dhe tekstit tė shkruar nė kėtė faqe, tė cilat kanė njė kontradiktė shumė tė madhe ndėrmjet veti dhe atė nė jo nė cikėrrime, por nė gjėrat , apo nė terminologjinė e fjalėve pėrcaktuese tė gjithė asaj qė pėrmban Deklarata e shpalljes sė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. Nė deklaratė ėshtė shkruar kėshtu:- '...nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.', kurse kur e lexon Kryeministri Thaēi thotė:-'...nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe demokratik.'
- Cila prej kėtyre varianteve ėshtė e vėrteta dhe ku qėndron lajthitja?
- Pse nuk ėshtė bėrė korrigjimi, apo rektifikimi dhe riparimi i kėtij lapsus lingue, apo lapsus calami, cilido qoftė ai?
Ne tė gjithė jemi njerėz dhe fare mirė e dimė se gabimi ėshtė njerėzor, por nuk duhet tė ngurrojmė dhe pėr shkak tė mospranimit tė tij tė vazhdojmė tė gabojmė.
Nuk mė duket serioze qė nė Deklaratėn me shkrim tė shkruhet njė variant, kurse nė deklaratėn me gojė tė (pa)lexuar para Deputetėve tė Parlamentit tė Republikės sė Kosovės, Ministrave dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, presidentit tė LDK-sė gjegjėsisht tė Republikės sė Kosovės, mysafirėve, mediave e nėpėrmes tyre edhe gjithė opinionit publik kombėtar e ndėrkombėtar tė thuhet njė variant tjetėr. Unė nuk mund tė besoj qė kjo lojė ėshtė e rastėsishme, sepse ėshtė njė lojė qė bėhet me fjalėn kyēe tė terminologjisė sė pushtetshmėrisė dhe ushtrimit tė pushtetit nė dhe mbi gjithė truallin e Republikės.
Vetėm pėr sqarim fjala SOVRAN do tė thotė '... i lirė e i pavarur pėr tė ushtruar pushtetin mė tė lartė pa iu nėnshtruar dikujt tjetėr.' etj..., fjala SOVRANITET do tė thotė '... e drejta qė gėzon ēdo popull e ēdo shtet pėr tė vendosur nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur pėr ēėshtjet e veta dhe pėr marrėdhėniet me shtetet e tjera, pa iu nėnshtruar asnjė ndėrhyrjeje, urdhri ose kontrolli nga tė tjerėt.' etj..., kurse fjala DEMOKRAT do tė thotė '... pėrkrahės i parimeve dhe mendimit tė lirė e demokratik...' etj..., dhe fjala DEMOKRATIK do tė thotė ' ...qė bazohet nė parimet e demokracisė, qė u pėrmbahet kėtyre parimeve e i vė nė jetė ato,...' etj.
Pra siē e shihni kėtu kemi tė bėjmė me dy fjalė qė kanė krejtėsisht kuptime tė ndryshme ku sovraniteti ka nė thelb pushtetin, kurse demokracia ka nė thelb parimin.
Po nuk e ke pushtetin , parimi mbetet vetėm ėndėrr e ėmbėl pėr tė vėnė nė gjumė popullin e shkretė i cili nuk la gjė pa sakrifikuar pėr realizimin e aspiratave tė tij.
Tė nderuar pushtetarė ju kisha lutur tė shpjegoheni para popullit, nė emrin e tė cilit thirreni pandarė se, cila prej varianteve ėshtė e vėrteta? |
|
I. KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN ,apo
II. KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE DEMOKRATIK.
Unė mendoj se njėra prej varianteve ka pushtetin dhe ka mundėsi tė zgjidh edhe parimet pėr rregullimin e ndėrtimin e tij,..., kurse tjetri variant ka tė pėrcaktuar parimet, por nuk ka pushtet pėr t'i zbatuar ato nė praktikė.
Po i frikėsohem qė mos zot ma keē, ndoshta kėtu ėshtė pėrdorur njė kurth i standardeve tė dyfishta pėr t'i hedhur hi sysh popullit tonė tė shumėvuajtur nė njėrėn anė dhe pėr t'iu zgjatur jetėn pushtetarėve tanė tė tipit KAMELEON, dhe pushtetarėve unmikaso-euleks qė janė sovranėt e tipit MONARKO-DESPOTIK nė anėn tjetėr, dhe janė kah e luajnė lojėn e fėmijėve me pulat:
Fli, fli pulo fli,
Gjeraqina pėrmbi shpi,
Nanė e babė t'i ka pėrfshi!...
Mė duket se edhe feneri i Diogjenit nuk mund tė ndriēojė nė rrethana tė tilla.
Me respekt Gjergj Driloni.
P.S. Tė nderuar lexues,pėr tu bindur pėr kėtė, lexoni tekstin e D.K. dhe dėgjoni nė yootube tė (pa)lexuar nga kryeministri i Republikės sė Kosovės. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|