| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ME POETĖT ROLAND GJOZA DHE VAID HYZOT NĖ FILADELFIA |
| Postuar mė datėn: 2007-03-09 07:15:47 nga admin1 :: Kategoria: Diaspora |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mos mendoni se ėshtė vend banim i ri i dy poetėve tė mėsipėrmė se do tė gaboheni. Tė dy banojnė nė Nju Jork dhe hė pėr hė nuk kanė ndėrmend ta ndėrojnė atė me Filadelfian. Po ashtu nuk kemi ndėrmend tė japim ndonjė intervistė me kėta dy poetė, megjithėse nė fund tė kėtij shkrimi do tu japim fjalėn edhe atyre.
Ėshtė fjala pėr veprimtarinė e organizuar nga Kryesia e Shoqatės "Bijtė e Shqipes" nė Qėndrėn Kulturore tė kėsaj Shoqate nė Filadelfia, pėr tė promovuar tre libra tė kėtyre autorėve.
Veprimtaria u organizua ditėn e Shtunė mė 3 mars 2007. Sė bashku me autorėt kishte ardhur edhe botuesi i tyre z. Petraq Rista.
Poeti, prozatori, publicisti dhe skenaristi z. Roland Gjoza u paraqit nė kėtė promovim, me vėllimin poetik "Bukė e verė", kurse poeti, publicisti dhe kritiku letrar Vaid Hyzoti u paraqit me dy botime, atė me poezi "Qyteti i tė marrėve" dhe njė tjetėr me proza tė shkurtėra humoristike "Thashetheme tė vėrteta".
Ėshtė bėrė njė traditė e bukur, tashmė me njė pėrvojė jo tė vogėl, promovimi i librave tė autorėve tė ndryshėm, jo vetėm tė autorėve nga Filadelfia por edhe jashtė saj, siē ishte rasti i dy poetėve tė mėsipėrmė, qė vinin nga NjuJorku.
Dashamirėsit e letėrsisė qė u mblodhėn nė qėndrėn kulturore me prezencėn e tyre treguan se nė Filadelfia e duan letėrsinė, e duan poezinė ashtu siē duan edhe prozėn. Kėtė e tregoi jo vetėm prezenca nė sallė por bindesh si gjatė aktivitetit ashtu edhe nė fund tė tij kur pjesmarėsit i shikon me libra nė duar duke i kėrkuar autorėve autografe.
Veprimtarinė e hapi autori i kėtyre rreshtave, i cili mbasi falenderoi pjesėmarėsit, bėri prezantimin e autorėve. Me pak fjalė ai bėri tė ditur arsimin e tyre, botimet e para tė tyre, veprimtarinė letrare si dhe librat me tė cilėt autorėt paraqiten nė kėtė promovim.
Pastaj e morėn fjalėn tre referuesit kryesor qė kishin pėrgatitur vlerėsimin e librave nė fjalė.
Z. Sotiraq Pema nė analizėn me tituj "Qyteti i tė Marėve - ndjenjė dhe dashuri prej mėrgimtari", tė autorit Vaid Hyzoti vlerėsoi poezitė e kėtij vėllimi, mbreslėnėse, tė ndjeshme, tė ēiltėra, qė tė bėjnė pėr vete.
|
|
Poezia e zotit Hyzoti, tha midis tė tjerave ai, ėshtė e thjeshtė por e bukur, si njė vajzė qė tė tėrheq me ēiltėrsinė e saj dhe si pa kuptuar ti fillon dhe e dashuron atė, ėshtė njė poezi nė tė cilėn unė humba i tėri dhe ku gjeta vet veten. Autori ndan ndjenjat dhe dhimbjen e tij, vuajtjen shpirtėrore tė emigrantit, shpreh indinjatėn pėr fatkeqsinė tonė shoqėrore, pėr realitetin e hidhur shqiptar, por njėkohėsisht aty do tė gjejmė dhėmshurinė e djalit pėr prindin, e babait pėr fėmijėn, mallin e njė mėrgimtari me ndjenja rilindasi, njeriun qė dashuron natyrėn, por mbi tė gjitha gjejmė shqiptarin qė kėrkon tė gjej vetveten. Nė libėr gjithashtu autori i kėndon vendit ku lindi dhe kaloi fėmijėrinė. Ai e sheh vendlindjen tek varret e prindėrve, tek pyetjet e fėmijėve qė duan tė din pėr vendin e babait, tek shoqėria e ndarė nga mėrgimi, tek ėndėrat qė e mundojnė, tek vet shpirti dhe zemra e trazuar e poetit. Autori nėpėrmjet kėtyre poezive na ka hapur zemrėn, na ka falur ndjenjat, dhe na kėrkon qė tė kuptojmė botkuptimin e tij, dhimbjen e tij, pėrfundoi ligjėtatėn e tij z. Sotiraq Pema.
Pastaj zonjusha Iva Cipuri recitoi poezinė me titull "Premtimet e nėnės". Interpretimi i saj me ndjenja tė thella pėr nėnėn elektrizoi gjithė tė pranishmit dhe bėri qė nė sytė e tyre tė shihėshin lotė, lotė mallėngjimi pėr nėnat tona tė dashura.
Mė pas z. Llazar Vero, kryetar shoqatės, dha njė analizė tė vėllimit poetik "Bukė e verė" tė autorit Roland Gjoza.
Vėllimi poetik qė kemi sot nė duar, tha midis tė tjerave z. Llazar, ėshtė si njė resume poetike e autorit qė ka mė se 35 vjet qė lėvron fjalėn e bukur shqipe dhe ka zėnė njė vend tė respektuar nė altarin e poezisė tonė. Roland Gjoza ėshtė poet i ndjenjave tė holla, I meditimeve fisnike, i poezisė sė fuqishme, i lirizmit tė shfaqur ėmbėl, i njė lirizmi jo formal por i trupėzuar nė ēdo meditim dhe krijim tė tij. Dhimbja dhe dashuria janė kaq tė skajshme nė vėllimin poetik "Bukė e verė" sa edhe lexuesi gjėndet sė bashku me poetin nė prag tė kėlthitjes sė madhe "Perėndi ku je". Nė poezinė e Rolandit ėshtė jeta jonė, e tė gjithė shqiptarėve, e emigrantėve, e tė gjallėve dhe tė vdekurve, e tė dashuruarėve dhe tė padashuruarėve. Ajo ėshtė krahėgjėrė si pėrsa i pėrket tematikės, larmisė sė vargut, figuracionit dhe deri tek shpėrthimi i ndjenjave. Ky vėllim poetik ėshtė njė dutar i dhimbjes dhe i shqetėsimit, i dashurisė dhe urrejtjes. Ne presim vepra tė tjera tė fuqishme nga ky poet i poezisė sė bukur, moderne dhe plot ndjenja njerėzore, pėrfundoi z. Llazar Vero.
Pėrsėri njė interpretim i shkėlqyer i zonjushės Iva Cipuri. Kėtė rradhė me poezinė "Tulipanėt e mi" nga vėllimi poetik "Bukė e verė".
Nė vazhdim autori i kėtij shkrimi, nė njė analizė me nota humori, bėri fjalė pėr librin me proza tė shkurtėra humoristike "Thashetheme tė vėrteta" tė autorit Vaid Hyzoti.
Nė libėr, tha midis tė tjerave ai, autori na jep shumė shkurt, por me finesė humorin me politikanėt dhe atė tė jetės nė emigracion. Tė gjitha kėto na i jep me njė gjuhė tė thjeshtė, me atė thumbin e lezetshėm tė humorit, qė kur i lexon duke qeshur i thua: "Tė lumtė pena, shumė bukur i ke thurur". Ai thumbon si Sali Berishėn ashtu dhe Fatos Nanon, Mejdanin dhe Moisiun, ministrat qė u pasuruan padrejtėsisht dhe varfėrimin e popullit. Po ashtu me humor tė kėndėshėm na jep jetėn nė emigracion, dėshirėn e shumė emigrantėve pėr tė fituar lloton shumėmilionėshė "Big game", maninė e disave pėr tu martuar me partner qė nuk i njohin, vetėm e vetėm se ata kanė dokumentat amerikane, dembelizmin dhe sqimėn qė kanė disa pėr punė tė mira, vesin e keq pėr tė mos punuar me bashkatdhetarėt tanė, etj, etj. Duke pėrfunduar ai falenderoi autorin pėr humorin e kėndėshėm dhe kėnaqėsinė qė i dha leximi i kėtij libri.
Pastaj e mori fjalėn z. Petraq Rista si botues i tė dy autorėve dhe drejtuesi i shtėpisė botuese "Globus R". Ai bėri njė pėrmbledhje tė karakteristikave tė tė dy poetėve. Ėshtė kėnaqėsi pėr mua, tha veē tė tjerave z Petraq Rista, qė sot kėtu tek ju bėhet promovimi i librave tė dy autorėve, botuesi i librave tė tyre jam unė. Tė dy autorėt kanė karakteristika tė ndryshme. Ndėrsa Rolandi ėshtė shumė i lirė nė poezinė e tij, Vaidi ėshtė i nivelit mė afėr halleve, ėshtė njė natyrė shumė e ndjeshme, por qė tė dy autorėt janė cillėsor, madje mė cilėsor se tė gjithė poetėt qė kam botuar unė.
Mė pas ai reciton njė poezi tė tij me titull "Njė sup i njomė nė kabare", se Petraqi para se tė ishte botues ishte dhe ėshtė njė poet me emėr.
Tė dy autorėt nė fjalėn e tyre falenderuan organizatorėt e kėtij promovimi, kryesinė e shoqatės "Bijtė e shqipes", duke shprehur njėkohėsusht edhe kėnaqėsinė qė u fali ky promovim.
Befasia e parė, tha midis tė tjerave autori Roland Gjoza, ishte se pamė njė ambjent shumė tė bukur, pastaj pamė se si u mbush salla plot dhe qė u krijua njė ambjent teper i ngrohte. U ndodhėm kėtu nė nje ambjent shumė inteligjent qė na bėri pėrshtypje tė madhe, madje pamė kėtu edhe profesorin e nderuar Anstas Dodi. Pėr tė gjitha kėto ju jemi borxhllinj.
Sot e kamė shumė tė vėshtirė, tha midis tė tjerave zoti Vaid Hyzoti. Nė pėrgjithsi gazetarėt, ku bėj pjesė edhe unė, nuk kanė emocione sepse i tillė ėshtė zanati. Por ju them sinqerishtė sot paskam shumė emocjone se pėr herė tė parė po e shoh veten nė presidjum, mbasi gazetarėt si vė askush nė presidjum. (Thėnia e tij shkaktoj tė qeshura nė sallė).
Pastaj zoti Sadik Elshani kėrkoj tė dinte relacjonin midis letėrsisė shqipe tė Kosovės dhe asaj tė Shqipėrisė. Z. Petraq Rista i dha mendimin e tij nė lidhje me kėtė problem ku midis tė tjerave ai duke pėrmėndur me emra poetėt shqiptar tė Shqipėrisė dhe atyre tė Kosovės theksoj se, ashtu siē njihen poetėt shqipėtarė nė Kosovė njihen dhe poetėt kosovar nė Shqipėri.
Nė shenjė dashamirėsie z. Llazar Vero, nė emėr tė shoqatės ju dha autorėve dhe botuesit nga njė dhuratė simbolike.
Nė mbyllje tė veprimtarisė pjesmarėsit morėn pjesė nė kokteilin e organizuar nga shoqata si dhe shijuan gatimet e shumta dhe cilėsore tė zonjės Julie Pasholli. Ndėrkohė autorėt dhanė autografet nė librat e tyre pėr pjesmarėsit.
Vonė autorėt u ndanė nga pjesmarėsit me urimin e pėrbashkėt "Mirupafshim nė veprimtari tė tilla tė bukura".
Vlashi Fili
Filadelfia, 5 Mars 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|