| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bush: Jo shtyrjeve per zgjidhjen e statusit te Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2007-06-09 11:14:37 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Bush ka falenderuar kryeministrin italian Romano Prodi per kontributin qe Italia ka dhene ne ceshtjen e Kosoves
Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, ka deklaruar se eshte koha per nje rezolute te OKB-se per Kosoven. Nje deklarate e tille eshte bere gjate konferences se perbashket per shtyp te kreut te shtepise se bardhe me kryeministrin e Italise Romano Prodi. Bush ka falenderuar Prodin per kontributin qe Italia ka dhene ne ceshtjen e Kosoves. Kreu i shtepise se Bardhe ka deklaruar se duhet vendosur nje afat per percaktimin e statusit te Kosoves, nderkohe qe ka shtuar se Italia e njeh mire ceshjten e Kosoves. Presidenti amerikan ka vene ne dukje marredheniet e mira mes shteteve te bashkuara dhe Italise. Gjate kesaj konference per shtyp eshte diskutuar per Libanin, Misionin ne Afganistan si dhe shume tema te nxehta qe prekin sot ceshtjet nderkombetare.
Takimi i Bush me kryeministri italian Romano Prodi, ka ardhur menjehere pas takimit me presidentin italian, Xhorxhio Napolitano dhe kreun e Vatikanit Papa Benedikti XVI. Gjate takimit me Prodin qe ka zgjatur gjysme ore, presidenti Bush ka shprehur mbeshtetje per qeverine e tij.
Nderkohe, perpara se Bush te mberrinte ne ambjentet e ambasades amerikane ne Rome, limuzina e tij ka pesuar nje defekt ne motor. Bush eshte trasferuar menjehere me nje makine tjeter, nderkohe qe eskorta e presidentit Bush ka qendruar e bllokuar per disa minuta. Duke qene se limuzina nuk ka arritur te futej ne oborrin e ambasades, Bush e ka pershkuar rrugen me kembe. News24
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|