| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rekuiem pėr shtetin e Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-02-25 08:43:24 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Deri dje Serbia i kėrkonte shqiptaret bari tė ndershėm nė ndihmė e tyre, ndėrsa sot vet shqiptaret po i lypin analfabetėt e ndershėm nė ndihmė e tyre, duke mos e lexuar dhe ndryshe pakon e Ahtisarit, sepse ēdo lexim ndryshe nga "leximi" dhe "kuptimi" i tyre ėshtė destabilizim dhe anarki pėr Kosovėn.
Nga: Bekim Rexhepi
Qe kur u dėrgua pakoja e Ahtisarit nė Kosovė, shqetėsimet u bėnė tė mėdha, ato madje prekėn edhe njė shtresė tė gjėrė popullore, nė kėtė shqetėsimi, tė pėrpjestueshėm ėshtė bashkangjitur edhe levizja "Vetėvendosje", e udhėhequr nga lideri mė i zėshėm, i ditėve te fundit, Albin Kurti. Kjo lėvizje tashmė nė rritje, nga ē'ishte dje, nuk i bart mashtrimet politike, siē ka bėrė lidershipi politik i institucioneve apo sė fundi transpostimi i tyre nė Grup tė unitetit, me mandat deri pas negociatave tė Vienės. Grupi i unitetit apo negociatoret e Vienes, pėr statusin e Kosovės, duket sikur janė vu mė me vullnet para kėti procesi politik. Por, njė proces si ky, qė akoma nuk ka dėshmuar rezunatorin e domosdoshėm, se do tė mund tė dėrgoi palet nė solucionin e problemeve te domosdoshme, duke sjellė pajtimin dhe marrėveshje. Nė fakt mungesa virtuoze nuk ka treguar se si mund te sqarohen objektiva e suksesit politik. Mė qė procesi pėr statusin e Kosovės akoma nuk ėshtė shtruar e biseduar nė pėrmasen e vet, dhe nuk dihet me saktėsisht se, dhe kur do te bisedohet, pikėrisht dhe vetėm pėr tė. Duke i ikur statusit, i ėshtė shmangur edhe kėrkesės pėr pavarsi te Kosovės. Kėrkesa pėr pavarėsi esencialisht evropiane Atėherė kėrkesa pėr pavarėsi nuk mund te bishtrohet me standarde dhe kushte, sepse esencialisht pavarėsia e Kosovės ėshtė dhe mbetet kėrkesė evropiane. E drejta pėr vetėvendosje si njė kėrkesė universiale e demokratike ėshtė bazė efikase e ēdo procesi politik. Aplikushmėria e kėrkesės pėr pavarsi, nė njohje tė saj, nuk mund te kuptohet gabimisht dhe tė quhet si njė farsė politike. Mėgjithėse, Beogradi dhe i gjithė institucioni i saj politikė, qe prej kohėsh ka dhe tenton ta suspendoi kėrkesėn politike shqiptare pėr pavarėsi te Kosovės, duke e penguar dhe duke i bashkangjitur kėrkesėn e saj te justifikushme, dhe krejtėsisht tė padrejtė. E pa drejtė ėshtė kėrkesa serbe, madje nė krejt esencėn e saj, sepse aspiron nė segregacion, nė dhunė dhe shtypje pėrmanente. Dėshira serbe pėr tė mbajtur perjetėsishtė nėn kontrollė e dhunė shtetrore Kosovėn, tashmė nga ēdo politikė vendimmarrėse ėshtė cilsuar e padrejtė, dhe mu pėr kėtė ajo ėshtė dėnuar. Duke shikuar njė anėshėm kėrkesėn e drejtė pėr pavarėsi dhe kėrkesėn e padrejtė, pėr ta mbajtur Kosovėn nėn sovranitetin e rrejshėm serb, ne dhe as njė politikė tjetėr, e cila do, tė ndaj diē, nė mes te drejtės dhe te padrejtės pėr te formuar, njė kėrkesė tė tretė koncesive nuk mund tė na sjellė nė njė zgjidhje tė mirė. Duke i bėrė prerje njėrės dhe vetėm njėrės kėrkesė, atherė na vije pyetja:- Ē'farė koncesioni do ti bėnim nė kėtė rast, kėrkesės sė drejtė pėr pavarėsi tė Kosovės, e cila ėshtė esencialisht evropiane, dhe si mund ta forcojmė kėrkesėn e padrejtė tė Serbisė, pėr mbajtjen e Kosovės akoma si koloni, qė ėshtė esencialisht kėrkesė mesjetare e raciste. Pra kėto dy argumente, thelbėsore dhe akoma te qėndrushme politike, duhet tė mirrėn pėr bazė, nė procesin e nisur pėr Kosovėn, qė tė mund te vemi nė zgjidhje tė mirė, stabile dhe paqsore. Klasa politike nė Kosovė duhet pranuar, se nuk ka bėrė sa duhet, qė kėtė dhe argumente tė tjera, ti bėjė mė prova tė besushme, nė veshėt e politikė-bėrjesė nderkombėtare. Madje nga shumė faktor subjektivė brenda politikės kosovare, tė kyqur si tė vetmit nė procesin "legjitim" tė Kosovės, qė gjithnjė sipas tyre ky lloj ligjitmiteti, na vije vetėm edhe nga zgjidhjet elektoriale te zhvilluara nė vend. Duke justifikuar pėr qėllime te tyre dhe vetėm pėrsonale, kėta "legjitimues" mohojnė realitetin faktik tė vendit. Zgjidhjet e njėpasnjėshme nė Kosovė janė organizuar nga njė administrat ndėrkombėtare e instaluara nė Kosovė qė pas luftės, e cila ka mohuar shumė realitete, shumė fakte historike shqiptare. Pėr tė cilat nuk ka ndodhur reagim i domosdoshėm dhe i mundshėm. Mu pėr kėtė, shumė prej shqiptarėve nė Kosovė, i kanė bojkotuar kėto zgjidhjet politike, si njė "pėrgjigjeje" nė mosbindje nė drejtėsin nderkombėtare, e cila ėshtė provuar disa herė nė historin e tonė. Pra te thirresh nė njė "legjitimitet" tė tillė, nuk i bėn mirė drejtėsisė vendore, nuk i sherben fundi atdheut tė molisur. Madje kjo kalasė politike nė Kosovė, e mbėshtetur mbi kėtė llojė "legjitimiteti" nuk u'a lejon tė tjerėve dhe nuk duan qė te flasin te tjeret ne emėr tė popullit (edhe pse nuk e kanė atė mandat tė tėrsishėm qė te flasim vetėm ata tė zgjedhurit nė emėr tė tij), sepse duan qe vet ata te jenė "pėrgjegjėsit kryesor" tė vendit dhe bartėsit e pozitave. Por janė kėta dhe pikėrisht kėta qė kur, ėshtė puna tė japin pėrgjegjėsi popullore, i ikun bythucat skutave. Pako Ahtisari dhe pakoja pėr Kosovėn Kryenegociatori nderkombėtar Ahtisari, kėtė pako nuk e shpiku, nuk e bėri eksperiment tė tij personal, fundi e tha qartė nė njė konferencė shtypi se; Kjo pako ėshtė rezultat i bisedave dhe qendrimeve te palėve nė Vienė, nė negociata e fundit mes pales serbe dhe asaj shqiptare. Pra bazuar nga ajo se ēfarė ėshtė biseduar nė kėto negociata, ka dalur pakoja pėr Kosovėn. Ėshtė rezultat i propozimet dhe i vendimeve te tė dy palėve nė kėtė negociata. Delegacioni serb nė Vijenė, ka shprehur qėndrime te ngurta sa i pėrket zgjidhjės sė problemit te Kosovės. Ndėrsa delegacioni ynė pėrpos koncesioneve tė bėra atje, akoma na sjellė edhe mashtrim publike, se pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, kjo pako ka vetėm pavarėsinė e vendit. E kemi dėgjuar retorikėn e fortė tė delegacionit tonė dhe vetėm naiviteti politikė mund ta besoi. Pala serbe ka shprehu nė vazdimėsi se nuk do te pajtohet me asnjė vendim, qe Kosova do tė mund te dal nga sovraniteti i Serbisė. Ky qėndrim aversivė, akoma vazhdon tė mbetet i pa luhatshėm, pavarsisht ndonjė deklarate, te ndonjė lidershipi serb, qė publikisht tė shtiret si demokrat. Derisa pala jonė me retorikėn e vet ka insistuar ta bėjė te besushme pakon e Ahtisarit, ndofta jo me kot kemi pyetur se si do ta bėjnė te besushme kėtė pako, kur populli akoma nuk informohet qartė. Mos informimi i plotė ėshtė pjesė e keqe e politikės, pėr kėtė politikė duket se janė vet pėrcaktuar grupi i unitetit. Nuk mund ta bėjnė ndryshe, ndryshe nuk mund te jenė aty ku janė sot, vetėm dhe vetėm si tė tillė, ata mund tė mbesin nė krye te vendit, nė krye tė korrupsionit, nė krye te krimit politik, ekonomik, kulturor, social, etj. Ky lojalitet pėr korrupsion, pėr krimin politik, ekonomik, kulturor, social, etj, nuk e sjellė asnjė vendim, qė mund te shpie te njė pavarėsie pėr Kosovėn. Pak kush e ka besuar kėtė qėndrim te justifikueshėm te palės sonė. Plasaritjet nė kėtė qėndrim tė kėsaj pakoje, sa vijnė e shtohen. |
|
Deri dje Serbia i kėrkonte shqiptaret bari tė ndershėm nė ndihmė e tyre, ndėrsa sot vet shqiptaret po i lypin analfabetėt e ndershėm nė ndihmė e tyre, duke mos e lexuar dhe ndryshe pakon e Ahtisarit, sepse ēdo lexim ndryshe nga "leximi" dhe "kuptimi" i tyre na qenka destabilizim dhe anarki pėr Kosovėn. Fundi kjo pako nuk mund te lėxohet vetėm nė mėnyrė analfabete siē pėrpiqen ta bėjnė pjesėmarrėsit e delegacionit tonė. Madje naiviteti i tyre shkon edhe deri te sygjerimet e pakripta, qė se pari ti bijmė murit me kokė dhe pastaj nė kėtė gjendje ti kthehemi pakos nė lexim. Kėshtu disi po mė sygjeronte edhe i njė analisti njohur i yni, gjatė javės sė shkuar, nė njė bisedė private. Ndarja e Kosovės Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve me 10 shkurt nė Prishtinė, nxorri sheshi gėnjeshtrėn, e mė tė krekosurit Hashim Thaqi, se pas largimit te ushtrisė dhe policisė serbe nuk do te vritet as edhe njė shqiptar, pa arsye apo pse ka bindje tjetėr politike. Dhe jo mė largė se tetė vite mė pas vijmė r te arsyeja e institucioneve tė tij, prapė pėr ti vrarė serish shqiptaret pėr bindje politike, qė nuk janė te njėjta me tė. Madje edhe pa turpėshėm u justifikua dhuna nga Grupi Unitetit, perfshire Kryeministrin dhe Presidentin, lider opozite etj, qė synuan tė fusin sėrish Kosovėn ne nje kaos politik, duke eliminuar te drejtėn demokratike te mosbindjes me ēfardo politike. Mashtrimet dhe iluzionet e tyre nuk mund te jenė bindje e pėrgjithėshme politike, sa do qė trumėtohet pa pra, askush ne fakt nuk i beson kėsaj klase politike me kėtė vizion politik. Por, pyetjes qė mund te shtrohet se; - si mund te te kėrkohet edhe mė tutje ky besim?, kur edhe shprehja mė demokratike e protestės mbytet nė gjakė. Kur ka njė regjim dhe kur ka njė servilizėm tė gjėrė politikė, vėrtetė ėshtė vėshtirė tė vihet ne shprehje vullneti politik i njė populli. Por, populli shqiptar ne Kosove, e ka deshmuar vetėn se gjenė shtegėdalje pėr vete, edhe atėhetė kur kjo dukej e pamundur pėr disa iluzionistė, ky popull do te kerkoje rruge te tjera demokratike, drejtues te tjere, per te finalizuar lirin dhe Kosovėn e Pavarur. Sa i pėrket tashmė ndarjes sė Kosovės edhe njėri lider mė kyq nė Grupi Unitetit , V.Surroi, negociator i Vienės, e bėri te ditur pėr njė agjensi se; kjo ndarje ka ndodhė me pranimin e pakos se Ahtisarit. Ngrihe si te duashė kėtė pako elastike, por njė gjė e kuptushme, kjo qe e thotė V. Surroi; Dokumenti i Ahtisarit i publikuar parasheh, jo vetėm pavarsine e Kosovės, por edhe shkeputjėn e veriut tė Kosovės. |sė paku kėshtu doli informcioni nė Lajme.Net|. Njė dhimbje pėr realitet. E kemi thėnė politikisht me virtualitet te jashtzakontė, se Kosovėn qe tetė vite nuk e administron mė nga Serbia. Por, a e kemi pranuar po kėshtu se qe tetėvite e kėtej Kosova nuk e administron pjesėn e vet, gjegjėsishtė veriun e Kosovės. Duke mos dashur tė besojmė kėtė realitet, nuk mund tė bėjmė mė shumė, mė ndryshe te kuptushme, dhe tė themi se nuk e kemi provuar kėtė fat tė keq, e tė dhimbshėm. Nuk janė te pakt zėrat kėshillues qė kanė sygjeruar pėr njė syqeltėsi politike, para se te shkohet dhe para se tė vendoset ndonjė plan i mundshėm pėr Kosovėn. Nė fakt kėta zėra janė injoruar, janė ēmontuar, madje janė izoluar me qėllim qė te mbesin tė vetėm, dhe fare te vetėm. Kjo ka ndodhur, pikrisht nga ata politikė aktual, qė nė fakt nuk do te duhej ta bėnin njė gjė tė tillė, madje nė kushtet tė tilla ēfarė ėshtė Kosova, sepse kėta zėra kėshillues, si gjithkund nė shoqeritė e emancipuara kanė ndikim dhe janė te arsyeshėm. Sepse siē dihet ata nuk mbartin ngarkesa te njė politike ditore, e cila nė rastet e veēanta, bėhet shumė dhe ndikuese e saj. Pra, shikuar nė esencė edhe politike kėta zėra kėshillues, janė mjaftė domėthėnės ne zhvillimet qė po kalonte Kosova. Por veshi i shurdhėr, vazhdon ti atakoj me fortesė tė jashzakontė, gjė qe tani nga tė shurdhėt politik, del njė pėrpjekje pėr te krijuar hapsirė nga gjithė ajo ngushtėsi momentale e veprimeve dhe e vendimeve tė tyre jo te mira, qė ishin tė shoqėruara me heshtje dhe me pajtimi pėr gjithēka. Ėshtė e nėvojshme qė gjatė gjithė procesit tė shpalosjesė sė pakos pėr Kosovėn nga Martti Ahtisarit, tė sqarohet tendenca e paskrupulltė dhe e shpejtuar, e njė vetfalje politike. Kjo tendencė e parisė sonė pėr vetfalje politike, po synon ta bėjė kėtė humbje tė madhe ne njė fitore te lehtė. gjė qe nuk ka gjasa te ndodhė realishtė sepse nė pakon e Ahtisarit, mohohet lufta ēlirimtare e shqiptarve, ndofta ky mohim ua plotėsoi egon e disa shqiptarėve pacifistė, qė nė vazhdimėsi edhe vet e kanė mohuan kėtė luftėn ēlirimtare. Pra, pakoja e Ahtisarit u'a plotėson kėtė mund pėr mohim tė luftės ēlirimtare. Dhe sipas kėsaj pakoje shqiptaret, nuk ėshtė dashur te luftojnė pėr Kosovėn, sepse pėr Kosovėn, nė fakt nuk luftuan turqit, boshnjakėt, romėt, etj. Romėt, boshnjakėt, turqit, etj, madje do tė kenė te drejta te njėjta, me shqiptaret shumicė dhe me mbi 92%, tė tė gjithė popullatės nė Kosovė. Shqiptaret qe mė shumė se te tjerėt, luftuan dhe derdhėn gjakė e tyre pėr Kosovėn, nė fund Kosova mė nuk do te jetė pėrfundimisht me kėtė pako e shqiptarve. Ne 57 faqe, shqiptareve u thuhet qe te kompozojne nje flamur te Kosoves ku te jene te perfshire qe te gjithe ; shqiptare, serbe, turq apo boshnjake. Ja se ēfare thuhet ne Rregullat Kushtetuese te propozimit: «Kosova do tė ketė simbolet e veta tė dallueshėm: flamurin, stemėn dhe himnin tė cilat do tė reflektojnė karakaterin shumėkombesh te Kosovės.» Madje te gjithė kėshtu do tė kompozojnė njė lloj kreaturė te re dhe tė ēuditshme. Fytyra raciste e demokracisė do te shpaloset pėr herė te parė nė Kosovė. Ku do ti shohim segregacionin mbi racat superiore dhe inferiore? Tė gjithė ata qė pėrkrahin kėtė pako te Ahtisarit pėr Kosovėn, shkelin mbi gjakun e dėshmorėve mbi luftėn ēlirimtare. Madje pėr tė pėrkujtuar atė qė s'thuhet kot se; "kur ti nuk e ruan lirinė e kthen robrinė tėnde".
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|