| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pasojat e luftės nė Komunėn e Vushtrrisė dhe aktivitetet e zhvilluara pėr sanimin e tyre |
| Postuar mė datėn: 2008-04-22 05:53:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Edhe komuna e Vushtrrisė si shumė pjesė tė tjera tė Kosovės doli nga lufta me dėme tė shumta njerėzore dhe materiale. Pas luftės detyrim kryesor ishte sanimi dhe zbutja e kėtyre pasojave tė mėdha. Mirėpo falė angazhimit tė Institucioneve komunale tė Vushtrrisė u arritėn rezultate tė konsiderueshme nė tė gjitha aspektet ēoftė nė ndėrtim tė objekteve tė banimit, infrastrukturės rrugore, shkollore,rrjetit elektrik etj. E gjithė kjo punė e madhe u bė falė edhe njė menaxhimi dhe angazhimi tė mirėfilltė tė Kryetarit tė atėhershėm tė Komunės sė Vushtrrisė z. Muharrem Shabani, i cili ka pasur njė rol tė rėndėsishėm nė gjetjen e donatorėve tė ndryshėm nė ndėrtimin e shumė objekteve tė interesit publik nė Komunėn e Vushtrrisė gjė qė edhe ndryshuan pozitivisht kushtet e jetesės sė qytetarėve. Qyteti i vjetėr i Vushtrrisė dikur me balt dhe ujėra tė zeza gjatė kėsaj kohe u hoq balta dhe shumė rrugė urbane dhe rurale u shtruan me asfalt. Nga njohės dhe kritikė tė politikės vushtrriase, kosovare e mė gjerė kėto vite tė qeverisjes sė z. Muharrem Shabanit janė cilėsuar shkėlqim dhe ringjallje e Vushtrrisė. Dhe me tė drejt qėndrojnė kėto pasi sot Vushtrria ka mbi 100 kilometra rrugė tė asfaltuara, pastaj spitalin bashkėkohorė ndėr mė modernėt jo vetėm nė Kosovė por edhe nė Ballkan, palestrėn sportive ndėr mė tė veēantat nė Republikėn e Kosovės, trafo 110 MW, shkolla, ujėsjellės etj. Vlen tė theksohet se rrjeti i rrugėve qė u asfaltuan gjatė kėsaj kohe ishte i madh dhe ka bėrė qė Vushtrria tė lidhet gati me tė gjitha fshatrat. Gjatė vitit tė kaluar dhe nė vazhdim u filluan dhe nė ndėrtim ishin rrugėt Samadrexhė dhe Sllakovc, Vushtrri-Karaq, Pantinė-Ashlan, Pantinė-Akrashticė-Balinc, Gurakuq-Bivolak, por edhe mė parė u asfaltuan rrugėt Dumnicė e ulėt, Mesme-Epėrme, Pestovė-Druar, Gurakuq-Stanovc, Magjistrale-Smrekovnicė-Pasomė, fillimi i punėve nė rrugėn e re magjistrale Vushtrri-Skenderaj, rrugė kjo me standarde bashkėkohore rreth 17 kilometra si dhe rruga tjetėr Shtruherė-Pantinė- rruga e vjetėr pėr nė Mitrovicė. |
|
Shkruan: Hajdin ISLAMI - Prof dhe gazetar nga Vushtrria
Muharrem Shabani, lexues i Deklaratės Kushtetuese tė 2 korrikut tė vitit 1990 si dhe Kryetar i Komunės sė Vushtrrisė gjatė mandatit 2002-2007, fletė pėr dėmet qė ka shkaktuar Serbia ndaj Komunės sė Vushtrrisė. Ndėr tė tjera z. Muharrem Shabani tė cilin e konsultuam si njeriun qė ka dhėnė kontribut nė sanimin e kėtyre dėmeve na jap edhe shifra tronditėse pėr krimet e bėra nga Serbia gjatė luftės sė Kosovės nė qytetin dhe komunėn e Vushtrrisė e cila ka qenė nder 5-6 komunat me dėmet mė tė mėdha nė Kosovė, pas luftės kjo komunė doli me pasoja dhe dėme tė mėdha njerėzore dhe materiale ndėrkaq qė pasojat e kėsaj lufte vihen re edhe sot e kėsaj dite pasi ende strehimi pėr shumė familje mbetet problem edhe nė qytetin e Vushtrrisė ende ekzistojnė strehimore kolektive me kushte tė rėnda. U ndėrtua njė objekt nė vitin e kaluar pėr strehimin e disa familjeve por ishte i pamjaftueshėm. Rreth 1200 objekte ende tė pa ndėrtuara nė Komunė duhet gjetur pėrkrahje nga buxheti i Republikės sė Kosovės, donatorėt si dhe burime financiare tjera pėr strehimin e familjeve me gjendje tė rėndė banesore. Shumė objekte shkollore nuk u rinovuan si duhet dhe ka nevojė zgjerimi i rrjetit tė tyre si nė qytet ashtu edhe nė fshatra.
Dėmet e pėrgjithshme nė Komunėn e Vushtrrisė kapin shumėn pėrafėrsisht rreth 767.223.287,00 DM, sipas Komisionit qė ka bėrė vlerėsimin e dėmeve-pasojat mė tė mėdha janė edhe janė edhe nė lėvizjen-migrimin e popullatės nga fshati nė qytet pėr shkak tė nevojave tė strehimit sepse nga gjithsej 66 fshatra e qė nė regjistrim tė dėmeve janė pėrfshirė 62 fshatra. Kjo lėvizje e popullatės fshat-qytet do tė ketė pasoja edhe pėr tė ardhmen dhe pėr zhvillimin e ekonomisė. Regjimi i egėr serb Komunėn e Vushtrrisė e dėmtoi shumė ajo pas luftės doli shumė e dėmtuar me afro 750 tė vrarė, 118 tė zhdukur me rreth 8400 objekte ndėrtimore tė djegura dhe tė shkatėrruara, infrastrukturė gati tėrėsisht tė shkatėrruar brenda dhe jashtė qytetit, shkolla tė djegura dhe tė granatuara, objekte shėndetėsore, biblioteka, Xhami etj. Po ashtu nė atė kohė gati tė gjitha institucionet komunale ishin tė demoluara nga forcat serbe dhe ishte tepėr vėshtirė tė fillohej, mirėpo prapė se prapė falė vullnetit qė kishim ia dolėm sė bashku qė sado pak ti zbusnim kėto dhembje qė regjimi i egėr serb i kishte shkaktuar komunės sonė. Pėr kėtė gjatė qeverisjes sime tė Komunės i kam kushtuar kujdes ndėrtimit tė infrastrukturės nėpėr fshatra rrugė, shkolla, ambulanca, rrjet elektrik, ujėsjellės etj.., e tė cilat mund tė shihen dhe preken sepse shumė qendra fshatare tani janė tė lidhura me qytetin me asfalt dhe nuk kanė arsye mė shpėrnguljen nė qytet i cili natyrisht ka qenė nė gjendje tepėr tė rėndė me infrastrukturėn komunale e cila natyrisht tani ka ndryshuar pozitivisht dhe tė arriturat nė kuptim tė ndėrtimit tė Komunės nė tėrėsi nuk mund tė krahasohen me asnjė etapė kohore paraprake.
Mbetet prioritet krijimi i kushteve pėr njė zhvillim mė tė shpejt ekonomik lokal dhe tė krijimit tė ambientit tėrheqės dhe tė sigurt pėr investime si nė infrastrukturė komunale ashtu nė ekonomi duke u bazuar nė resurset e mėdha natyrore qė ka komuna dhe ato njerėzore.
22.04.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|