| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Turp pėr demokracinė |
| Postuar mė datėn: 2008-06-03 12:41:31 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ferid SELIMI
Nė Politikė zgjedhjet nuk vendosin sesi tė qeveriset, por ato vendosin se kush do tė qeveris me problemet dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm.
Qytetarėt janė ata qė nėpėrmjet votės sė tyre, qeverisėsit i kanė sjell aty ku janė, ose i sjellin aty ku pretendojnė tė jenė.
1 Qershori nė Maqedoni ishte pasqyra mė e mirė sesi nuk duhet tė organizohen as menaxhohen zgjedhjet nė nivel shtetėror apo nė atė vendor.
Gjithkund nė Botė, dita e zgjedhjeve ėshtė ditė feste, ndėrkaq nė Maqedoni, 1 qershori, dita e zgjedhjeve parlamentare u shndėrrua nė ditė zie. Jeta e njė qytetari (ama shqiptar) nė Maqedoni u pa qė kushton vetėm pesėdhjetė cent (kam dėgjuar qė aq kushton njė plumb revoleje). Ndėrkaq, njė ulėse (pėr njė kandidat shqiptar) nė Parlamentin e Maqedonisė ėshtė e barabartė me njė jetė njeriu. Kushdo qė do tė fitojė atė ulėse, le tė jetė edhe nga Haraēina e Shkupit, do tė ketė tė drejtėn tė trumbetojė qė ka mė shumė tė drejta se akėcili parlamentar tjetėr i Maqedonisė, ngase atė ulėse e ka fituar me gjak.
Pėr atė ulėse ėshtė flijuar njė jetė njeriu. Njė jetė votuesi. Ėshtė shuar jeta e njė qytetari tė Maqedonisė. E njė shtetasi tė atij vendi qė mėton tė jetė demokratik.
1 Qershori nė Maqedoni ishte pasqyra mė e mirė sesi nuk duhet tė organizohen as menaxhohen zgjedhjet nė nivel shtetėror apo nė atė vendor. Fituesi dhe pretendenti kryesor pėr kryeministėr tė Maqedonisė e qė ishte edhe organizator i kėtyre zgjedhjeve, del botėrisht, deklaron fitoren dhe trumbeton sesi nė atė vend demokratik, zgjedhjet janė organizuar dhe menaxhuar mirė. I vetmi lėshim sipas tij, ishte rrjedha jo e mirė e votimit nė Maqedoninė veri-perėndimore, ku do tė pėrsėriten votimet.
Turp.
Turp pėr tė dhe pėr tėrė shtetin e Maqedonisė. Shtet ky qė pritet tė anėtarėsohet nė NATO.
Pavarėsisht qė nga taborret e partive politike si shqiptare ashtu edhe maqedonase, dalin dhe deklarojnė fitore, botėrisht mund tė thuhet qė nė Maqedoni humbi ndjenja e tė zgjedhurit nė mėnyrė demokratike. Humbi sensi zgjedhor. Humbi e drejta e deklarimit sipas bindjes vetanake. Andaj edhe nuk ka fitues moral tė kėtyre zgjedhjeve. Tė gjithė janė humbės.
Organizatorėt ranė nga provimi ngase nuk ditėn tė pėrgatitnin popullin pėr zgjedhje. Nuk ditėn tė menaxhojnė zgjedhjet, apo mbase qėllimisht ndezėn zjarrin nė mesin e partive shqiptare. Kushedi?!
Por, kjo nuk do tė thotė qė liderėt shqiptarė do tė duhej mbetur pa u ndėshkuar. Ata assesi nuk ėshtė dashur tė lejojnė qė tė arrihet deri nė kėtė pikė. Liderėt e partive shqiptare qė veprojnė nė Maqedoni, treguan paaftėsinė e tyre politike pėr tė sensibilizuar masėn.
Moralisht, do tė duhej tė jepnin dorėheqje. Ngase njė jetė njeriu nuk mund tė zėvendėsohet me asnjė post politik. Tė zgjedhurit (pėrfaqėsuesit) janė ata qė do tė duhej tė qeverisnin me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm tė popullit e jo tė ndikojnė nė privimin e jetės sė qytetarėve.
Ėshtė e ditur qė nė Politikė zgjedhjet nuk vendosin sesi tė qeveriset, por ato vendosin se kush do tė qeverisė me problemet dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm.
Qytetarėt janė ata qė nėpėrmjet votės sė tyre, qeverisėsit i kanė sjell apo edhe i sjellin aty ku janė, ose ku pretendojnė tė jenė.
Vota e qytetarit ėshtė e shenjtė e kjo lė tė kuptohet qė edhe jeta e tij (qytetarit) ėshtė e shenjtė.
Nuk ėshtė qeveria pėr tė vrarė qytetarėt por ėshtė qeveria, ajo qė mbron tė drejtat dhe liritė e qytetarėve. Qeveria ėshtė ajo qė qytetarėve u siguron njė jetė mė tė mirė, mė tė sigurt dhe mė tė rehatshme. Kjo do tė thotė qė qeveria e Maqedonisė nė kėtė rast, nuk ka qenė nė nivelin e duhur. Qeveria e Maqedonisė nuk ka vrarė e plagosur mė 1 qershor 2008, votuesit e vet, por ama nuk i ka marrė masat e duhura pėr tė siguruar ata, gjatė deklarimit tė tyre demokratik.
Nuk janė qytetarėt pėr qeverinė, por e kundėrta: Qeveria zgjedhet nga qytetarėt pėr qytetarėt.
Sa u pėrket partive politike shqiptare me nė krye liderėt e tyre, ato do tė duhej qė, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, tė sqarojnė rastin dhe tė marrin masat e duhura qė tė mos ndodhin mė ngjarje tė tilla ku rrezikohet jeta dhe pasuria e qytetarit. Ngase, vjen njė ditė kur do tė duhej tė jepnin llogari pėr veprimet apo mosveprimet e tyre qė i kanė marrė pėrsipėr kur kanė pranuar tė marrin timonin e liderit.
Ēfarė do tė duhej tė ndodhė mė shumė se sa humbja e jetėve tė qytetarėve tė pafajshėm pėr tu vetėdijesuar apo edhe pėr tu ndėrgjegjėsuar liderėt politik. Edhe sa jetė tė tjera do tė duhej tė shuheshin pėr tu hequr inatet politike?
Tani qė ndodhi kjo ngjarje tragjike, cilat do tė ishin fjalėt pėrzgjedhėse ngushėlluese tė liderėve politik drejtuar familjarėve tė tė vrarit?
Tė dalin para tyre e do tu thonė: Tė na falni, por njeriu juaj, nuk vdiq kot. Ai vdiq duke mbrojtur programin e partisė. Kjo do tė thotė qė vdiq pėr idealin e partisė!? apo: Duke iu falėnderuar kėsaj viktime, partia jonė demokratike fitoi njė vend nė Parlament!?
Janė kėto fjali tė mjaftueshme pėr tė ngushėlluar njė familje? Kėtė mund ta dinė vetėm ata qė kanė kontribuar qė tė vijė deri te kjo qė, nuk ėshtė dashur tė ndodhė kurrė.
Turp pėr demokracinė e tillė.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|