| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shtohen sfidat e prioritetit pėr zhvillim ekonomik, apo nuk janė as sfida e as prioritet? |
| Postuar mė datėn: 2008-05-30 09:00:22 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kaloi edhe euforia e festės sė pavarėsisė politike, sė paku pėr qytetarėt e zakonshėm dhe armatėn e tė papunėve. Politikanėt dhe analistėt vendor dhe tė huaj me plot tė drejtė, por si gjithmonė me shumė vonesė, filluan ta ngrisin zėrin dhe prezencėn e tyre nė media se sfida kryesore e Kosovės tani ėshtė zhvillimi ekonomik. Krijohet njė dozė dyshimi nėse ky zhvillim ka qenė prioritet edhe mė herėt, apo prioritetin e tij e kishte ngulfatur prezenca e tepėrt e ēėshtjeve politike ditore qė vazhdon edhe sot. |
|
Isa Mulaj, hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike
Statusi ekonomik i Kosovės duket se ėshtė bėrė shumė mė i paqartė se ai politik, qoftė para apo pas shpalljes sė pavarėsisė. Me treguesit ekonomik Kosova ėshtė shumė mė e pazhvilluar se edhe shtetet fqinje. Sipas studimit tė Bankės Botėrore (BB) qė shfrytėzon tė dhėnat e Entit Statistikor tė Kosovės, gati gjysma e popullsisė sė Kosovės (45 pėrqind) jeton nė varfėri pasi konsumi i tyre individual ėshtė mė pak se 1,42 euro nė ditė, dhe 18 pėrqind nė varfėri tė skajshme qė matet me vlerėn e konsumit individual prej mė pak se njė 1 euro nė ditė. Pėrpos tė dhėnave qė nė Kosovė janė mė tė dyshimta se nė ēdo shtet tjetėr tė Evropės, ka edhe shumė paqartėsi tjera nė pėrllogaritjen e varfėrisė. E para ka tė bėjė me kufirin e varfėrisė qė e merr pėr bazė BB. Mė herėt ai ishte i shprehur nė dollar Amerikan USD ($) dhe pėrdorej nė tėrė botėn. Tė njėjtin kufi (1.42$ pėr varfėri relative dhe 0.93$ pėr varfėri tė skajshme) tani e shpreh nė euro (). Nė momentin kur euro ishte futur nė pėrdorim si monedhė, norma e kėmbimit tė saj me Dollarin Amerikan ishte e pėrafėrt. Raporti i fundit i BB mbi vlerėsimin e varfėrisė nė Kosovė e tregon kursin e kėmbimit si 1$=0.71 (me 3 tetor 2007) dhe vie nė pėrfundim se norma e varfėrisė kinse nuk ėshtė rritur nga periudha 2002/2003 kur ishte 37 dhe tani ėshtė 45 pėrqind. Raporti vetėm thotė se nuk ka pėrmirėsim dhe ofron shumė sqarime pėr metodologjinė e ndėrlikuar qė ėshtė pėrdorur nė pėrllogaritje dhe defektet e tė dhėnave. Saktėsia dhe gabimet nė pėrllogaritjen e normės sė varfėrisė nuk kanė rėndėsi aq tė madhe sa ka strategjia pėr luftimin dhe zbutjen e saj. Ndonėse BB hyn nė detaje tė thella me analiza statistikore rreth varfėrisė si problem strukturor i Kosovės, ajo nė raportin e saj nė dy vėllime nuk ofron rekomdanime pėr politikat e zbutjes sė varfėrisė, por vetėm rekomandime rreth metodologjisė se si tė pėrmirėsohet pėrllogaritja e varfėrisė. Pra, BB nė Kosovė sė pari iu desht tė sqaroj tė metat dhe kufizimet qė i kishin pėrllogaritjet e mėparshme me kėto tė fundit (krahasimi i tė dhėnave, pėrzgjedhja e mostrės sė anketimit, shpenzimet e ekonomive familjare, llojet e artikujve pėr konsum) dhe tė sjellė kėto tri rekomandime: 1) Mosndryshimi i pyetėsorėve tė anketave duhet tė jetė qėllimi i anketimeve tė ardhshme; 2) Ėshtė nevojė urgjente qė tė bėhet regjistrimi i popullsisė me qėllim tė krijimit tė njė baze pėr zgjedhje tė paanshme tė mostrave; dhe 3) Ėshtė i nevojshėm edhe njė administrim mė i mirė i anketave dhe dokumentacionit pėr tė gjithė hapat e procesit dhe tė dhėnat. Kuptohet se rezultatet nga baza mė e mirė e tė dhėnave e ka rėndėsinė e padiskutueshme kur hartohen politikat zhvillimore, porse ekspertiza e tillė nuk ka kurrfarė ndikimi nė praktikė nėse nė bazė tė tyre nuk ndėrmerret diēka konkrete rreth fenomeneve qė hulumtohen. Nuk mjafton vetėm interpretimi i gjendjes por masat pėr ndryshimin e saj. Kjo duhet tė mbahet mend mirė kur dihet se moto e BB ėshtė Our dream is a world without poverty (ėndrra jonė ėshtė njė botė pa varfėri). Se sa ėshtė BB vet nė fuksion dhe angazhim tė bėrjes realitet tė kėsaj ėndrre, gjithmonė ka qenė diskutabile pėrkundėr se i ka mjetet. Bile ajo sė bashku me Fondin Monetar Ndėrkombėtar (FMN) shpesh janė akuzuar pėr ndjekjen dhe zbatimin e politikave tė gabuara lidhur me uljen a varfėrisė nė vendet nė zhvillim. Kritikuesi mė i ashpėr i kėtyre politikave ėshtė nobelisti Joseph Stiglitz, i cili ka shėrbyer si ekonomist udhėheqės i BB. Nga analiza nė librin e tij Globalization and its discontents (Globalizimi dhe pakėnaqėsitė rreth tij) tė pėrkthyer nė 40 gjuhė tė botės, ai tregon se politikat ekonomike tė FMN-sė dhe BB nėse nuk e kanė pėrmirėsuar gjendjen e shumė shteteve nė zhvillim, nė masėn mė tė madhe e kanė pėrkeqėsuar. Edhe rekomandimet pėr Kosovėn tė BB se si tė pėrmirėsohet efikasiteti nė qeverisjen e anketave dhe rekomandimet e detyrueshme tė FMN-sė pėr Qeverinė se nuk mund ti rris pagat nė sektorin publik, sidomos pėr punonjėsit e arsimit, duket se janė modele standarde qė i kritikon Stiglitz. Ēėshtja nuk ėshtė nėse FMN-ja dhe BB mundet apo jo ta zbusin varfėrinė por vetėm nėse duan. Deri sot ato nuk kanė dashur. Pėr mė tepėr, ekzistojnė dyshime se BB nuk do ta marr rolin udhėheqės nė konferencėn e donatorėve pėr Kosovėn qė do tė mbahet nė Bruksel me 11 korrik 2008, me arsyetimin se Kosova ende nuk ėshtė anėtare e kėsaj organizate ndėrkombėtare.
Strategjitė e luftės kundėr varfėrisė pėr zhvillim ekonomik
Pa strategji pėr luftimin e varfėrisė me resurse dhe mekanizma nuk mund tė pritet zhvillim ekonomik. Mungon kėrkesa agregate, respektivisht fuqia blerėse, dhe ajo ėshtė nė rėnie tė mėtutjeshme pas shtrenjtimeve qė e kanė pėrfshirė tėrė botėn. Sė kėndejmi ekziston rreziku qė 45 pėrqind e popullsisė sė Kosovės qė ėshtė nė kufirin e varfėrisė tė rrėshqas nė varfėri tė skajshme. Kjo ėshtė pengesa dhe sfida mė e madhe pėr zhvillim tė qėndrueshėm afatgjatė. Dy prej strategjive ose modeleve mė tė shpeshta pėr uljen e varfėrisė janė: 1) programet e qeverisė pėr mirėqėnie sociale; dhe 2) rritja ekonomike. E para ishte provuar nga kryetari Lindon Johnson pėr Luftėn kundėr Varfėrisė nė SHBA qė ai e kishte shpallur nė vitin 1964, e qė pasoj me nxjerrjen nga Kongresi tė Ligjit mbi Mundėsinė Ekonomike me anė tė tė cilit u themelua Zyra pėr Mundėsi Ekonomike pėr tė qeverisur me fondet e dedikuara pėr luftėn kundėr varfėrisė. Vlerėsimet pėr ndikimin e kėsaj politike nuk kanė qenė aq tė qarta. Nobelisti Milton Fridman konstaton se ajo ka pasur ndikim negativ nė ekonominė e SHBA-ve. Ekonomistėt e rrymės sė Fridman-it pastaj dolėn me rekomandime se mėnyra mė e mirė e luftimit tė varfėrisė ėshtė nepėrmjet rritjes ekonomike, e jo rritjes sė shpenzimeve tė qeverisė pėr kėtė qėllim.
Suksesi i strategjisė sė parė dhe tė dytė megjithatė varet shumė nga lloji i sistemit ekonomik tė shtetit. Nėse e para ka pasur ndikim negativ nė SHBA, ajo rezultoj si jashtėzakonisht e suksesshme nė Kinė kur ishte e kombinuar me tė dytėn. Kur Kina filloj reformat ekonomike nė fund tė viteve 70-ta, ajo kishte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė nė varfėri. Pėrparimi ekonomik qė filloj me luftėn kundėr varfėrisė nuk po vlerėsohej realisht. Nė Kosovė nuk ėshtė e largėt koha kur keni mundur ti dėgjoni thėniet: Nėse Kina arrin ta ngopė popullsinė e vet me bukė (mendohet me oriz si ushqimi kryesor i Kinezėve), mjafton. Prej vitit 1978 Kina e ka normėn e rritjes ekonomike ndėrmjet 8 dhe 10 pėrqind pėr 30 vite rafall, dhe krahas kėsaj ka nxjerrur nga varfėria 400 milionė banorė tė saj, qė ėshtė sa popullsia e tėrė BE-sė deri nė vitin 1995 kur pėrfshinte 15 shtete pas valės sė katėrt tė zgjerimit. Kėshtu nga problemi i ngopjes sė popullsisė me ushqim Kina hyri nė rrugėn e transformimit kah njė superfuqi pėr tė na shkaktuar probleme edhe neve nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė ku merren vendime tė rėndėsishme pėr Kosovėn.
Ēfarė strategjie i nevojitet Kosovės, ēka ėshtė bėrė dhe cilat janė synimet pėr uljen e varfėrisė dhe zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik? Pėrpjekja mė serioze nė kėtė drejtim cilėsohej hartimi i Strategjisė dhe Planit Zhvillimor tė Kosovės (SPZHK) 2007-2013. Strategjia u bazua nė rritjen ekonomike, qė ishte e arsyeshme pėr sistemin ekonomik qė Kosova ishte dhe ende ėshtė duke e ndėrtuar. Drejtuesit e SPZHK-sė ishin thellėsisht tė bindur se dokumenti nuk do ta ketė fatin e strategjive tjera tė hartuara qė kishin mbetur nė sirtar pa u zbatuar. Porse strategjia si dokument pėr tė cilėn SPZHK mburrej se ishte hartuar nga njė grup i ekspertėve Kosovarė, nuk ishte i pėrshtatshėm pėr zbatim me faktin se udhėheqėsit e atij projekti nuk i pėrkisnin asnjėrės teori dhe pėrvojė tė dy strategjive tė lartėpėrmendura ose modelit Amerikan dhe Kinez. Udhėheqėsit e projektit ishin njė grup i komunistėve tė pareformuar tė cilėt i kishte krijuar socializmi vetqeverisės (tani model i braktisur) nė Beograd, por qė synonin tė zbatonin njė strategji me karakteristika tė modelit Amerikan. Pas propagandės nė media pėr rėndėsinė unike tė strategjisė, njė grup i tė punėsuarve nė SPZHK tė cilėve u kishte ardhur tek hunda keqmenaxhimi dhe trajtimi diskriminues aty brenda, do tė dal nė opinion me emrin komik Lėvizja Daut duke shpėrndarė me e-mail tė palarat e atij projekti, duke denoncuar publikisht drejtuesit se orientimi i parė i asaj strategjie qė pėrgatitej pėr Qeverinė e Kosovės, ishte shpėrlarja e parave ndėrmjet grupeve tė interesit. Mesazhi shpėrndahej si virus me shpėjtėsi tė madhe duke kaluar sė pari nepėr adresat e udhėheqėsve tė SPZHK-sė, qeveritarėve, pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile dhe tė punėsurave nė agjencionet e huaja pėr zhvillim qė e kishin bashkėfinancuar projektin. Ai mesazh gjindet edhe nė internet dhe ka gjeneruar shumė debate. Prej asaj kohe, strategjia nė fjalė ka mbetur pa u zbatuar deri mė sot, siē mbeti edhe jotransparenca pėr mjetet e shpenzuara qė Lėvizja Daut i pat bėrė publike.
Njė tjetėr organizatė me shumė ndikim nė Kosovė dhe agjencioni mė i madh i Kombeve tė Bashkuara pėr zhvillim UNDP, e ka misionin pak a shumė tė ngashėm me atė tė BB dhe me ambicie edhe mė tė mėdha. UNDP e ka pėr detyrė ti ndihmojė vendeve nė arritjen e tė ashtuquajturave Objektivat e Mijėvjeqarit pėr Zhvillim qė 189 shtete anėtare tė OKB-sė (kuptohet pa Kosovėn) janė pajtuar qė tė mundohen ti arrijnė deri nė vitin 2015. Vlen tė pėrmenden vetėm dy prej gjithsejt tetė objektivave, qė pėr rastin e Kosovės janė shumė domėthėnėse, jo si koncepte por si relitetete kundėrthėnėse. Objektiv i parė i Mileniumit ėshtė zhdukja e varfėrisė sė skajshme dhe urisė, i cili mė tutje zbėrthehet nė tri qėllime: 1) pėrgjysmimi i proporcionit tė njerėzve qė i kanė tė ardhurat ditore mė pak se njė USD nė ditė ndėrmjet vitit 1990 dhe 2015; 2) tė arrijė punėsimin e plotė, produktiv dhe tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė, duke pėrfshirė gratė dhe rininė; dhe 3) pėrgjysmimi i proporcionit tė njerėzve qė vuajnė nga uria. Sa ėshtė duke u realizur ky objektiv nepėr botė, nuk na intereson shumė; na intereson pėr Kosovė. Siē u vėrejt edhe mė lartė nga tė dhėnat e BB, nė Kosovė ėshtė bėrė njė regres nė kėtė drejtim prej vitit 2002 deri nė vitin 2007 pasi varfėria e skajshme u rrit nga 15 nė 18 pėrqind. Pėr afėr dy vite, zyra e UNDP-sė nė bashkėpunim me komunistėt e pareformuar tė ish-SPZHK-sė vazhdon tė bėjnė propagandė nė media se varfėria e skajshme nė Kosovė do tė zhduket deri nė vitin 2015, qė nuk ėshtė asgjė tjetėr veq se njė parullė me afat tė skaduar pėr konsum. Nėse e ata e kanė idenė se ēfarė mund tė ndodhė nė Kosovė gjatė gjysmės sė dytė tė kėtij viti, kjo do tė ishte njė profeci e madhe. Sikur ta kishim edhe kėtu evidencėn e Lėvizjes Daut, atėherė do tė ishim nė gjendje tė konstatojmė se cili ėshtė objektivi i kėtij projekti propagandues dhe do ta harronim objektivin e Mileniumit.
Objektivi i dytė qė vlen tė diskutohet nė kėtė artikull, e qė ėshtė objektivi i gjashtė i Mileniumit, ka tė bėjė me luftėn kundėr sidės, malaries dhe sėmundjeve tjera. Zyra e UNDP-sė nė Kosovė shkruan raporte dhe zhvillon fushata pėr arsimimin e popullsisė rreth rrezikut tė sidės, por problemi ėshtė diku tjetėr. UNDP-ja nuk reagon ndaj shkaktarėve tė tėrthortė tė pėrhapjes sė sidės qė mund tė gjenden nė kushtetutėn e Kosovės dhe rrezikun e importimit tė kėsaj epidemie vdekjeprurėse nga shtetet e huaja. Kemi pasur raste edhe nė tė kaluarėn kur personeli i OKB-sė i infektuar me HIV nga Afrika ėshtė rekrutuar tė punojė nė Kosovė. Qėllimi i UNDP-sė nuk ėshtė ta ndalojė pėrhapjen e sidės duke ia ndaluar tė infektuarve tė hyjnė nė Kosovė. E pėrse UNDP-ja ta bėjė kėtė kur Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės kanė miratuar kushtetutėn me tė cilėn fuqizojnė orientimin seksual dhe e nėnshtrojnė Kosovėn ndaj ligjeve dhe organizatave tė huaja? Pėr mė tepėr, kėtu kemi disa kundėrthėnie. Sė pari, pėrpjekjet e objektivit tė gjashtė tė Mileniumit pėr ndaljen e pėrhapjes sė sidės, do tė jenė vetėm propagandė me raporte tė shkruara sikur tė BB pėr luftėn kundėr varfėrisė; sė dyti, orientimi i Qeverisė qė me kushtetutė ti bartė kompetencat tek organizmat e ēfarėdollojshėm ndėrkombėtar ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me kėrkesėn pėr transferin e tė gjitha kompetencave nga ndėrkombėtarėt tek vendorėt; dhe sė treti, me kėtė qasje ndaj resurseve njerėzore nuk ka zhvillim ekonomik.
Kolaboracionizmi i kryeministrave dhe prioritetet e gabuara tė Qeverisė
Nėse kryeminstrat dhe politikanėt tanė (nė realitet tė tjetėrkujt) i kanė pėrcjellur dhe kuptuar fushatat pėr zgjedhje presidenciale nė SHBA, kanė mundur tė vėrejnė se akuzat mė shkatėrruese ndaj kundėr kandidatėve janė mungesa e patriotizmit. Nuk ėshtė ēudi pse shumė president tė SHBA-ve, por edhe kanditatė pėr atė post, kanė qenė me pėrvojė nga ushtria (George Washtington, Franklin Ruzvelt, Dwight Eisenhower, Ronald Reagan, 2 George Bush-at, John Kerry, John McCain, e shumė tė tjerė) ngase popullsia ėshte mėsuar se njerėzit e tillė mė sė miri i mbrojnė interesat e shtetit, duke pėrfshirė ato ekonomike. Edhe ne pas luftės i kemi pasur tė gjithė kryministrat qė erdhėn nga ushtria UĒK. Diēka e ngjashme si nė SHBA por me mision krejtėsisht tjetėr ndaj popullsisė.
Nuk ka dyshim se shumė qytetarė tė Kosovės i ka kapluar njė neveri e skajshme nga favorizimi qė ish-top ushtarakėt e UĒK-sė kur erdhėn nė krye tė Qeverisė i kanė bėrė dhe vazhdojnė tu bėjnė serbėve tė Kosovės. Nė vend se tė inicojnė hetime pėr krime dhe vjedhje qė shumė serbė lokalė i kanė gjatė luftės (por edhe para saj) kryeministrat bėjnė gara cili po del me oferta mė tė mira pėr serbėt e privilegjuar tej mase nė kurriz tė popullsisė shumicė. Ish-kryeministri Agim Ēeku do tia dhuroj njė traktor njė familje serbe diku nė Pejė. Kryeministri i tanishėm Hashim Thaēi do ta bėjė tė njėjtėn gjė nė fshatin Rubovc tė Lipjanit, edhe pse pėr traktora kishte mė shumė nevojė rajoni shumė mė i varfėr prej nga vjen z. Thaēi, dhe ku ai i mori shumicėn e votave. Z. Ēeku megjithatė u arsyetua deri diku kur me paratė e veta tė kursyera nga Ekipi i Unitetit (qė ishin para tė buxhetit tė Kosovės) ndėrtoj shtėpinė pėr njė invalid tė UĒK-sė. Qėllimi i tė dy rasteve nuk ka qenė pėr ti qetėsuar serbėt lokal dhe shtuar lojalitetin e tyre ndaj institucioneve tė Kosovės sa ka qenė ofrimi i njė perspektive mė tė mirė ekonomike pėr enklavat serbe qė votojnė pėr radikalėt nė zgjedhjet e Serbisė. Pėrderisa z. Ēeku dhe z. Thaēi prioritet tė favorizimit ndaj serbėve me paratė e popullsisė sė varfėr shumicė e kishin traktorizmin, ish-kryeministri tjetėr Ramush Haradinaj do tė dalė me njė ide tjetėr mė pėrparimtare dhe mė tė sofistikuar. Ai propozon qė secilės familje serbe nė veri tė Mitrovicės pėr dimrin qė vjen, ti jepen nga 2.000, nė mėnyrė tė shpejtė, pa vonesa dhe burokraci, ku do tė harxhohet njė fond prej 20 milionė . Me kėtė ide tė ēuditshme, z. Haradinaj synon ta integroj veriun e Kosovės de fakto tė ndarė dhe drejtpėrdrejtė i financuar nga Beogradi. Askush me tepėr nuk e ka pėrjetuar kėtė ide mė keq se sa gjysma e popullsisė qė jeton nė varfėri, e sidomos tė shpėrngulurit shqiptarė nga pjesa veriore. Z. Haradinaj ėshtė fort i vetėdijshėm se idetė sikur kjo, kinse pėr integrimin e serbėve, nuk i han pazari. Po qė se shikohet mė lag, zbatimi i kėsaj ideje ka efekt shkatėrrues tė dyfishtė; i pari ėshtė varfėrimi edhe mė i madh i popullsisė shumicė duke ua marr atyre 20 milionė nga buxheti i Kosovės, dhe i dyti, qė tė forcohet edhe mė tutje kontrolli serb nė veri, kėto 20 milionė mund tė pėrdoren pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve tė fundit nė atė pjesė, tė cilėt edhe ashtu janė nėn presion nė rritje pėr ti shitur pronat dhe tė ikin nga andej.
Prioritetet e Qeverisė pėr konferencėn e donatorėve janė orientuar mė sė shumti nė pėrmirėsimin e infrastrukturės fizike dhe investimet nė energji. Sado qė infratsruktura fizike ėshtė kusht pėr lehtėsimin dhe shpejtimin e zhvillimit ekonomik, ajo mund tė shkaktojė shpenzime dhe nuk gjeneron tė ardhura (psh. mirėmbajtja e rrugėve). Tėrheqja e investitorėve tė jashtėm nė sektorin e energjisė qė tė kemi rrymė mė bollėk, me ēka do tė eliminohej pengesa kryesore pėr tė gjitha binzneset qe veprojnė nė Kosovė dhe do tė bėheshin me konkurrent sepse tani shpenzimet janė mė tė vogla, poashtu ka disa tė panjohura. Mund tė ndodhė qė investitori privat i huaj tė investojė nė ngritjen e termocentralit Kosova C. Mirėpo, nėse Qeveria nuk imponon kufizime pėrmes rregullimit tė tregut pėr rrymė nė Kosovė (psh. ēmimin pėr KWh, mbrotjen e mjedisit) atėherė investitori mundet qė rrymėn ta shes nė rajon ku ka kėrkesė pėr tė dhe ta lė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės nė terr, ta ndotė ambientin, dhe vet tė rrezitet nė bregdetin e Kroacisė. Dihet se ka shumė probleme nė arkėtimin e borgjeve pėr rrymė sepse shumica e popullsisė nuk ka tė ardhura pėr tė paguar. Prodhuesi furnizon ata qė janė nė gjendje tė paguajnė, e kėtu hyjnė kryesisht bizneset. Suksesi i bizneseve varet nga konsumatorėt, e kur shumica e konsumatorėve e kanė fuqinė blerėse tė ultė, kjo reflektohet negativisht nė veprimtarinė e bizneseve. Dhe kėtu duhet tė jetė prioriteti i Qeverisė strategjia pėr luftimin e varfėrisė me investime qė gjeneron punėsim pėr rritjen e kėrkesės agregate dhe konsumit.
Ēka ėshtė prioritet i zhvillimit ekonomik dhe shoqėror pėr Kosovėn
Zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit tė jetėsorė tė popullsisė nuk ka qenė, nuk ėshtė dhe pėrshtypjet e para janė, se nuk do tė jetė prioritet i Qeverisė. Po, prioritet mund tė jetė zhvillimi i Kosovės por pėr popullsinė e saj Qeveria dhe tė huajt kanė tjetėr agjendė dhe kjo vetėm sa po del shesh si moszhvillim i qėllimshėm ose zhvillim i arrestuar. Zhvillimi nuk matet me objekte dhe ndėrtesa fizike, qofshin ato edhe mbi 40 kate.
Qytetarėt shumicė tė Kosovės duhet ti analizojė me kujdes prononcimet e politikanėve vendorė dhe ndėrkombėtarė pėr perspektivėn ekonomike tė Kosovės dhe integrimet. Qėniet njerėzore shumicė tė Kosovės nuk janė prioritet i zhvillimit dhe kėtė mund ta vėrtetoj secili analist racional dhe i arsyeshėm me fakte tė forta dhe tė pakontestueshme. Diskriminimet ligjore dhe urrejtjet raciste ndaj popullsisė shumicė tė pėrkujtojnė ligjet e Nurembergut kundėr ēifutėve. Dallimi ėshtė se ligjet e Nurembergut u nxorėn nga njė regjim diktatorial kundėr njė race tjetėr, ndėrsa nė Kosovė nuk dihet saktėsisht kush qėndron prapa tyre por dihet se pėrgjegjėsinė pėr to e mban Qeveria dhe Kuvendi. Sikur gjėra tė tilla rreth ekonomisė tė ndodhnin nė ēfarėdo vendi tė Evropės, njerėzit duarthatė do ti shpallnin luftė totale pushtetit, ndėrsa nė Kosovė mungojnė reagimet e organizuara nga ata qė mund ta bėjnė kėtė. I vetmi reagim i duhur ndodhi pasi Qeveria vendosi ta heq 28 nėntorin nga lista e festave zyrtare. Mediat nuk e kishin fuqinė tė bėnin diēka nė favor tė festės pa angazhimin, kryesisht spontan, tė njerėzve jashtė tyre me reagime dhe kritika tė argumentuara. Shtrohet pyetja se a jemi vonuar nė mobilizimin e kritikave pėr gjendjen e ekonomisė dhe atė qė na pret, apo duhet tė presim edhe mė tutje deri sa tė vijmė tek akti i kryer e pastaj tė reagojmė? Nėse ka pasur aq shumė kritikues rreth heqjes sė 28 nėntorit, besoj se ka mė shumė rreth ekonomisė, vendorė dhe ndėrkombėtarė, pėr domosdoshmėrinė e globalizimit tė kėtij problemi sui generis me debate dhe hulumtime.
30.05.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|