| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosove, policia bastis AAK-ne, vihen ne pranga 2 persona |
| Postuar mė datėn: 2007-03-12 07:39:49 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Jane arrestuar nė Kosovė kėshilltari i kryeministrit tė Kosovės Agim Ēeku dhe njėri nga udhėheqėsit e Fondit Haradinaj.
Sipas Shėrbimit Policor tė Kosovės, politikanėt anėtarė tė partisė tė Ramush Haradinaj, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dyshohen pėr pastrim parash.
Shėrbimi Policor i Kosovės sot ka bastisur zyrat e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ndėrkohė qė jozyrtarisht mėsohet se janė arrestuar Jahja Lluka - kėshilltar i kryeministrit tė Kosovės Agim Ēeku, anėtar i kryesisė sė AAK-sė, dhe njėri nga udhėheqėsit e Fondit Haradinaj, dhe Milazim Abazi drejtor i Kasabank.
Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor Elshani, theksoi se batisjet e zyrave tė AAK-sė dhe tė personave tė arrestuar po kryhen me urdhėr tė gjykatės, ndėrkohė aksioni u krye nga forcat policore tė SHPK-sė dhe tė UNMIK.
Fondi Haradinaj ėshtė njė fondacion qė grumbullonte para nė ndihmė tė akuzuarit nga Gjykata e Hagės Ramush Haradinaj, qė njėkohėsisht ėshtė edhe kryetari i partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
Paratė e grumbulluara, sic deklaronin organizatorėt e kėsaj nisme, pėrdoreshin pėr mbulimin e shpenzimeve tė organit tė mbrojtjes gjatė zhvillimit tė ēėshtjes Haradinaj nė gjykatėn e Hagės.
Sipas medias kosovare, qė nga fillimi i kėsaj nisme pėr mbledhje fondesh, ėshtė spekuluar pėr mashtrime nė pėrdorimin e qytetarėve.
Pak muaj mė pėrpara, UNMIK kishte filluar njė hetim mbi fondacionin qė grumbullonte para pėr ish-Kryeministrin Haradinaj.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|