DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» A ESHTE TRADHETIA TRADITE E SHQIPTAREVE APO LEHJE E ZAGAREVE!
Postuar mė datėn: 2007-10-11 09:51:38 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Kush i vret patriotet shqiptare prapa shpine e kush botėrisht?!


Shkruan: Behxhet SHALA

Historia e shqiptareve eshte tregim ne vete, shume e pasur me vuajtje dhe shume e varfer me dokumentimin e ketyre vuajtjeve, madje ka periudha qe ka mbetur krejtesisht e pandriēuar dhe e cila mbeshtetet kryesisht ne tregime popullore, te trasheguara brez pas brezi, folklor informativ shpeshhere i shnderruar ne “realitet” dezinformativ! Ne mungese te fakteve relevante kemi raste kur vleresimi per personalitete te rendesishme te popullit shqiptar, qofte ne kontekstin pozitiv apo negativ eshte bere ne baze te vendimeve te konjukturave politike ne pushtet. Vleresimi shume here eshte mbeshtetur edhe ne te dhenat qe jane plasuar nga sherbimet informative te huaja perfshire ketu edhe vendeve me disponim dhe veprim armiqesor ndaj shqiptareve dhe ēdo gjeje shqiptare. Keshtu, jo pa qellim, shume here tradhetaret jane paraqitur si personalitete te shquara kombetare ndersa patriotet e vertete jane stigmatizuar si tradhetare, me nje fjale, antivlerat jane shitur si vlera dhe anasjelltas. Per diskreditimin dhe eliminimin e atyre qe kane qene pengese e arritjes se qellimeve personale dhe mbetjes ne pushtet jane perdorur metodat me te uleta! Lexuesi i vemendshem nuk e ka veshtire te kujtoje se ne kohen kur atdhetari i shquar nga Drenica, Azem Bejta, i luftonte xhandaret serbe, nga vet “rapsodet“ shqiptare kendohej: “Azem Bejta, Azem Galica, ta pa sherrin krejt Drenica “. Prapavija e te ketij te kenduari ishte shume e qarte, diskreditimin e tij ne sy te popullit si keqberes dhe shkaktar i vuajtjeve te popullit, si pretekst, ndersa eliminimi i tij fizik, si kontekst! Edhe ne Llap, me kujtohet mire, nje kategori i pleqeve te ”ditur” dhe qe kishin ndikim te popullata e paarsimuar dhe e painformuar, Isa Boletinin e paten shpallur argate te kralit serb dhe tradhetar te interesave kombetare! Edhe kur i madhi Adem Jashari kryente aksione neper Kosove ashtu siē ishte, me floke te gjata dhe mjekerr karakteristike, qarkullonin lajmet se “ nje ēetnik po sillet neper Drenice dhe Dukagjin, me motor”. A nuk ishte edhe me eklatant rasti i perpjekjes per mistifikim i UĒK –se, pikerisht nga ata qe, gjoja punonin per pavaresine e Kosoves?! U shpallen dore e zgjatur e UDB –se!

Po ē’fat paten ata qe tere jeten e tyre u perpoqen per lirine e shqiptareve kudo qe jetonin, ne Shqiperi, Kosove dhe trojet e aneksuara nga Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia? U vrane thuaja te gjithe. Nga kush? Kryesisht vrasesit ishin shqiptare, thuhet dore e zgjatur e dikujt. Po pse nuk e drejtuan armen kah dora e zgjatur? Sepse paraprakisht keta persona ishin shenjestruar nga ata qe krijonin opinion dhe ne kete menyre e krijuan nje alibi moral per vrasesit potencial! Duke e kriminalizuar aktivitetin e tyre dhe duke i perbaltur moralisht u krijua disponimi qe vrasja e tyre te konsiderohej si nje akt bemiresie dhe patriotizmi! Te fillojme me emrat e “tradhtareve” te kombit qe u vrane nga “patriotet “, Hasan Prishtina u vra nga Ibrahim Ēelo, shqiptar, Avni Rrustemi u vra nga Isuf Reēi, shqiptar, Luixh Gurakuqi u vra nga Balto Stambolla, shqiptar, Haxhi Zeka u vra nga Adem Zajmi, shqiptar, Bajram Curri beri vetvrasje shkaku se ndryshe do ta vriste Kadri Mehmeti, shqiptar. Po mos ta kishin vrare Isa Boletinin malazezet, me gjase do ta vrisnin shqiptaret. Ky ishte pra fati i atdhetareve te vertete shqiptare! Te vrare dh te share! Te ekzekutuar dhe te poshteruar!

Ne historine me te re te Kosoves ishin tre personalitete qe u shane me se shumti por nuk u vrane ende nga shqiptaret. Ishte, Ukshin Hoti, i share nga shqiptaret dhe i vrare nga serbet. Jane ende te gjalle por vazhdimisht te share, Adem Demaēi dhe Albin Kurti. Interesant, Adem Demaēi dhe Albin Kurti me shume jane share nga shqiptaret se nga serbet andaj edhe ndaj tyre eshte drejtuar shtiza e dyshimit nga matrapazet folklorik dhe bastardet politik!

Adem Demaēi, vella i serbeve, beri 28 vjet burg per ēlirimin e shqiptareve dhe lirine e serbeve. Une them, nuk kishte per kend ndersa ai thote se do ta bente perseri te njejten pune! Ashiqare, njeri prej nesh nuk eshte normal, une veten e konsideroj normal! Baca thote se nuk eshte normal se po te ishte normal nuk do ta bente ate qe e ka bere, te rebelohej kunder nje perandorie jugosllave, duke kerkuar shkaterrimin e saj. Dhe e priti. Baca nuk ishte normal sepse nuk e kishte ndjenjen e hakmarrjes ndaj askujt, ua fali edhe atyre qe nuk merituan falje.!Ata qe e shpallen armik gjate vuajtjes se denimit, me vone i angazhoje per keshilltare sepse e vleresonte se dija e tyre do t’i hynte ne pune Kosoves. Veton Surroi e pushkatoi publikisht duke e cilesuar se eshte armik i krejt botes meqe e kundershtonte Rambujene. Emisaret e partive te ndryshme politike qe sot jane ne pozita ministrore dhe te tjera, benin fushate neper oda te fshatrave kunder Adem Demaēit, sepse po e rikthyeka Serbine ne Kosove. Partite politike mbanin mbledhje te jashtezakonshme kunder propozimit te Baces per projektin Ballkania nderkaq tani e kane ulur bishtin! Te njejtit individe gelltisin ēdo gje qe iu ofrohet, per te qendruar ne grazhd. E akuzonin se po shkruan romane per lexuesit serbe sepse nuk di te shkruaj shqip. E akuzonin, Gelbart dhe kompania shqiptare se po e mbron terrorizmin ngase nuk pranonte te cilesohej UĒK-e si organizate terroriste, kur edhe vet establishmenti i atehershem politik ishte deklaruar ne favor te kualifikimit te zotit Gelbart dhe zotit Milosheviq. E akuzonin se asnjehere nuk ka qene perfaqesues politik i UĒK –se por se ne Prishtine (kur askush nuk kishte guxim ta merrte ne goje emrin e UĒK –se e lere me ta pefaqesonte zyren mu ne gojen e ujkut, policise serbe) ka tredhur miza! E akuzonin se ne kohen kur, ata, “patriotet” e devotshem iknin nga Kosova, te rruar dhe te kruar dhe asnjehere te ndjer si te turperuar e lere me te penduar, ai po shetiste rrugeve te Prishtines i percjellur nga ndonje qen apo polic serb! Thonin se ai qenka tradhetar ngase, ndryshe do te vritej nga policia serbe. Kete e pohonin edhe ata qe, duke u veshur me rroba te grave, benin ēmos ta shpetonin, jo fytyren, por prapanicen e tyre me te vetmin qellim t’i sherbenin Kosoves siē jane edhe duke i sherbyer sot! Ne mungese te fytyres po punojne me prapanice! Ne kete menyre i turperonin grate qe ne te shumten e rasteve jane treguar me burra se ata! E akuzonin se asnje proces apo projekt nuk e permbylli dhe, kush, ata qe ēdo proces politik dhe kombetar e ngulfaten, abortuan ne fazen embrionale te saj dhe tani po realizojne projekte qe esencialisht e demtojne te tashmen e Kosoves ngase ardhmeria as qe iu intereson, ardhmeria e Kosoves per ta ka kuptim vetem nese identifikohet me realizimin e interesave te tyre personale. E akuzojne ata te luftes, te cileve Baca qysh ne gusht te vitit 1999 u pati thene se do te vije nje kohe kur ata do t’iu kene lakmi atyre qe jane vrare gjate luftes si: Adem Jashari, Fehmi dhe Xheve Lladrovci, Remzi Ademaj e shume heronj te tjere! Ngase, luften e shfrytezuan per plaēkitje, grabitje, u distancuan nga ajo! E keni pare si kane perfunduar disa prej tyre, me me dinjitet dhe vendosmeri e kane mbrojtur vepren e tyre hajnat e pulave se ata qe e kane bere luften!

Ne kete kontekst po ua tregoj nje rast qe me ka ndodhur para disa diteve e qe me bind se serbet nuk e kane vrare Adem Demaēin por pikerisht jane shqiptaret ata qe jane munduar ta vrasin shume here. Me kete nuk nenkuptoj vetem vrasjen fizike por ate shpirterore, morale, kombetare dhe njerezore qe eshte shume me e rende se ajo fizike! Kete e kane bere shqiptaret dhe po e bejne vazhdimisht. Pra, personazhi qe me shtyri ta shkruaj kete shkrim quhet Kadri Deva, 78 vjeēar, nga Mitrovica, anetar i NDSH –se dhe i denuar politikisht ne vitet e 56 –ta. Une e pranoj boterisht se kam nje respekt te veēant per anetaret e NDSH –se te cilet, konsideroj se kane qene patriote te vertete dhe te deshmuar ne perpjekjet dhe luften per lirine e shqiptareve. Ne bisede e siper me tha se “ qeni i keq ta bjene ujkun ne torishte “ dhe meqe nuk dija ne kend aludonte kerkova te me tregonte per kend e ka fjalen. Shume gjakftohte me tha se qeni i keq na qenka Adem Demaēi. Insistova ta dije se pse na qenka qen i keq nderkaq ai zoteriu m’u pergjigj se gjate ēdo arrestimi te “ qenit te keq “, me vete i ka marre nga 350 te tjere dhe, heren e fundit kur eshte arrestuar i paska marre me vete 560 shqiptare. Ne pohimin tim se ai qe i merr me vete (i fut ne burg) mbi 1200 shqiptare, nuk ka arsye te qendroje mbi 28 vjet ne burg porse me e nevojshme dhe e leverdishme per Serbine eshte te qendroje ne liri dhe t’i mbushe burgjet me shqiptare te tjere, pergjigja e tij ishte se ai me mire e ka pasur ne burg se ne shtepi dhe se gjate vujtjes se burgut te BACES (shprehja e imja) ate e ka vizituar personalisht Aleksander Rankoviqi! Me ne fund u detyrova t’i them se me BACEN kam pasur nderin te jem ne burgun e Stara Gradishkes dhe se jam deshmitar se kushtet ne te cilat e ka vuajtur denimin Adem Demaēi kane qene nenēmuese edhe per nje qen e jo per nje njeri, Kadri Deva u step duke e komentuar me fjalet “ti qenke perkrahes i Adem Demaēit“ dhe duke bere perpjekje te me bind se “kur te hapen letrat, te gjithe do te binden se Adem Demaēi do te jete tradhetari me i madh i popullit shqiptar dhe se per kete arsye nuk i flet atij“ U solla ne menyren me te njerezishme me te dhe e percolla gjithashtu ne menyren me te njerezishme! Lente pershtypjen se eshte normal dhe inteligjent.

Lexues te nderuar, kete nuk e bera me qellim te diskreditimit te Kadri Deves, i cili ishte rast i humbur dhe i huqur por per ta pershkruar fatin e atyre qe kane dhene diēka per kete vend, kane bere nje sakrifice, kane qendruar dhe qendrojne vertikalisht, hecin siē ka thene zoti, me nje fjale, desha ta nderlidhe fatin e tij dhe trajtimin qe i behet nga shqiptaret sot, me fatin e Hasan Prishtines, Luixh Gurakuqit, Avni Rrustemit, Haxhi Zekes, Azem Bejtes, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe trajtimin qe u eshte bere nga Ibrahim Ēelo, Balto Stambolla, Isuf Reēi, Adem Zajmi, xhandarmeria serbe si dhe policia, ushtria dhe paramilitaret serbe! Keta qe i kane sulmuar dhe i sulmojne keto vlera te verteta dhe te deshmuara te popullit shqiptare, i kane zgjatur jeten pushtueseve dhe, kete e bejne edhe sot! Andaj, lereni te qete Adem Demaēin – BACEN o ju shoke“ te burgut, luftes dhe paqes qe e tradhetuat dhe e degediset ne fund te botes shqiptare, ju qe angazhimin e tij titanik e vleresuat me nje pension prej 40 eurosh ne kohen kur, si “perfaqesues” te popullit, nuk e late asnje te zeze pa bere, vodhet ēdo gje qe mund te vidhet, mbytet ēdo shprese dhe ēdo enderr, shkelet mbi gjakun e Adem Jasharit dhe shume heronjve te tjere te luftes se UĒK -se, ne emer te realizimit te pavaresise se Kosoves, te cilen e abuzuat ne menyren me te paskrupullt. Nese edhe tani, kur eshte larguar, ju pengon ne realizimin e qellimeve tuaja, gjejeni nje Balto, Lloq, Berllok, Mbeturine dhe rehatojeni Adem Demaēin edhe fizikisht, te tjerat ia keni bere, te gjitha! Percaktohuni per traditen: a me mire te jesh tradhetar apo te lehesh si zagar!

Dhe, personazhi i trete i ketij shkrimi eshte Albin Kurti, i cilesuar nga Tina Kajdanova si armik i ardhmerise se Kosoves. Te njejtin cilesim e ka nga Grupi i Kontaktit si edhe nga sekretari gjeneral i OKB –se, z. Ban Ki Mun (pra, nga te gjitha autoritetet planetare dhe vendimmarrese), ngase i kundershton proceset politike, kerkon realizimin e te se drejtes per vetvendosje, permes referendumit, per popullin e Kosoves, e drejte kjo e garantuar edhe nga Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut e OKB –se, ne krye te se ciles eshte z. Mun, qe me raportin e tij te fundit ia zgjate arrestin shtepiak Albin Kurtit! Edhe Ekipi i Unitetit, qe aq shume po angazhohet per realizimin e se drejtes per vetevendosje, Albin Kurtin e beri pergjegjes per vrasjen e protestueseve paqesore, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Ne baze te kerkeses se Ekipit te Unitetit, Albini u arrestua dhe tani po mbahet ne arrest shtepiak. Ekipi i Unitetit, UNMIK-u dhe nderkombetaret qe kane ardhur te na mesojne per demokracine, ne Kosove po e zbatojne receten e juntes ushtarake te Birmanise se si te trajtohen kundershtaret politike! Albini po mbahet ne arrest, per turp timin dhe te gjithe neve qe kete turp po ua leme ne trashegimi edhe femijeve tane!

Gėzuar!

Prishtinė, 10.10.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Patriotizmi si strehė e fundit e horrave (2008-12-02 16:10:05 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster