DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR
Postuar mė datėn: 2008-12-01 15:43:49 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Mona Agrigoroaiei

Duket se nė trajtimin e Kosovės tė shpallur si shtet tė pavarur mė 17 shkurt 2008, bashkėsia ndėrkombėtare dhe nė veēanti BE-ja dhe Sekretari i Pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban Ki Moon kanė gėrmuar nė gropat e arbitraritetit ku u fundosėn Fuqitė e Mėdha gjatė dhe pas Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės (1913) pėr cėnimin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

Pėrbuzja e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve ėshtė vesi mė i keq i fuqive tė mėdha, qė kanė rregulluar dhe vazhdojnė tė rregullojnė situatėn nė Ballkan nėpėrmjet misioneve arbitrare tė tipit: Komiteti Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) dhe UNMIK-EULEX duke pėrbuzur kėshtu tė drejtat e kombit shqiptar pėr vetėvendosje, pėr njė shtet kombėtar sovran dhe unik - etnik shqiptar.

Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit u formua nė bazė tė vendimeve tė "koncertit europian" pėr krijimin e njė shteti tė pėrgjysmuar shqiptar, duke pasur nė krye kėtė mekanizėm ndėrkombėtar i cilit i ishte ngarkuar detyrėn e organizimit tė shtetit shqiptar. "KNK krijohej pikėrisht pėr ta filluar sėrish organizimin e shtetit tė ri shqiptar". "Nė konceptin e Fuqive tė Mėdha Komisioni do tė punonte nė kushtet e njė vakuumi tė plotė qė ekzistonte nė Shqipėri pas shkėputjes nga Turqia, vakuum tė cilin nuk e mbushin as Qeveria e Vlorės dhe as "autoritetet" e tjera nė vend. Ky koncept rridhte nga vetė premisat e politikės sė Fuqive tė Mėdha nė ēėshtjen shqiptare: pavarėsia e Shqipėrisė dhe organizimi i natyrshėm i njė populli pėr ēlirim nga zgjedha e huaj dhe as si njė zbatim i ri i parimit tė kombėsisė (rasti i fundit qė kishte mbetur pa u zgjidhur nė Ballkan). Pavarėsia shqiptare dhe organizimi shtetėror i saj do tė vendoseshin nė nivelin e "koncertit europian". KNK ishte organizimi i krijuar posaēėrisht pėr kėtė qėllim." (A.Puto – Historia diplomatike e ēėshtjes shqiptare, f.186-187).

Nė mėnyrė tė pėrsėritshme, nė fund tė shekullit XX, bashkėsia ndėrkombėtare ka vendosur njė organizėm tė ngjashėm, i cili nuk ka njohur luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr t'u shkėputur nga robėria sllave (e diktuar nga fuqitė tė mėdha mė 1913), pėr t'u ribashkuar me shtetin – amė, Shqipėrinė. Automatikisht, ajo nuk ka njohur organizmat institucionale tė vendosura mė parė nga vet populli shqiptar, dhe ka ndėrtuar nga e para "institucione" nė varėsi tė plotė tė vendimmarrjes ndėrkombėtare. Duhet theksuar se, nėse nė rastin e Shqipėrisė sė viteve 1912-1913 ekzistonte njė qeveri e pėrkohshme tė formuar nga Kuvendi Mbarėkombėtar i Vlorės, kjo dėshtoi qė tė ndodhte 75 vite mė vonė, pėr shkak tė mungesės sė kohėzionit kombėtar si pasoje tė faktorit "demokratik" tė "institucioneve" tė "Republikės" fantazmė tė Ibrahim Rugovės dhe Bujar Bukoshit.

Nuk ishte e mundur organizimi i njė Kuvendi Mbarėkombėtar tė tipit tė Vlorės edhe nė kohėn e luftės ēlirimtare nė Kosovė, qė tė marrin vendimet thelbsore pėr fatin e shqiptarėve, mbi tė gjitha pėr mosdorėzim pėrpara faktorit ndėrkombėtar nė konferencėn e Rambujesė. Kėshtu qė, ndėrkombėtarėt e patėn mė lehtė tė nėnshtronin faktorin politik-ushtarak shqiptar se sa nė rastin e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, duke vėnė nė urdhėrat e saj vetėm disa figura tė udhėheqjes politike tė UĒK-sė.

Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit kishte hyrė nė Shqipėri pėr tė ushtruar misionin e saj nė kushtet e ekzistencės sė mė shumė "pushtete lokale", ndėr tė cilave rezistencė ushtronte vetėm Qeverinė e Ismail Qemalit. "Kundrejt saj u adoptua vija e njė kontrolli tė rreptė dhe e ndėrhyrjes sė hapur nė punėt e saj tė brendshme, [..] Kjo e dėshmon farė qartė trajtimi i ēėshtjeve tė tilla si krijimi i administratės civile tė Shkodrės, organizimi i xhandarmerisė me pjesėmarrjen e oficerėve hollandezė, zbrazja e krahinave tė jugut nga ana e trupave greke dhe rikthimi i tyre brenda kufijve tė Shqipėrisė "(A.Puto, vepra e cituar, f.190-191), tolerimi i ngritjes sė sa mė shumė autoritete lokale, presionet pėr rihapjen e shkollave greke, tė mbyllura prej QP-sė, paralizimi i veprimeve qė Qeveria e Vlorės "po ndėrmerrte pėr tė shqyrtuar, sipas tapive, kufijtė tė ēiftligjeve tė mėdha private pėr t'u rikthyer shtetit dhe fshatarėve tokat qė u ishin grabitur, duke e detyruar Qeverinė qė tė ndryshonte pėrbėrjen e Komisionit tė ngritur pėr kėtė qėllim, duke ia nėnshtruar pėlqimit tė KNK" (Historia e shtetit dhe sė drejtės nė Shqipėri, vėll.2, f.76).

Kėshtu qė, qeveria e Vlorės u dėtyrua tė jepte dorėheqje. Nė krye tė shtetit erdhi princi Vid, gjatė sė cilit u pa sa i dėmshėm oreksi i KNK pėr pushtet tė pakufizuar pėr kombin shqiptar, nė momentin kur u cungua efiktivisht sovraniteti i Shqipėrisė "nė marrėdhėniet me Greqinė dhe me bandat e vorioepirotėve tė organizuara prej saj." (Historia e shtetit …, f..81), sepse KNK organizoi "bisedime" me "qeverinė" e udhėhequr nga agjenti i Athinės, Zografos duke nėnshkruar "protokollin e Korfuzit". Ky protokoll "legalizoi konceptin e rremė tė popullsisė epirotė., tė cilėn e veēonte nga pjesa tjetėr e popullsisė shqiptare. Aty gjejmė edhe krijimin e njė administrate tė veēantė qė do tė formohej duke marrė si kriter pjesėmarrjen proporcionale tė elementėve tė tė dyja besimeve fetare edhe ngrutjen e njė xhandarmėria vendase" (A.Puto, vepra e cituar, f.213).

Nė kėtė mėnyrė "pėrkdhelese" ndaj armiqve tė kombit shqiptar po vepron edhe KNK e diteve tė sotme tė Kosovės – UNMIK-EULEX-i, duke cėnuar sovranitetin tė kėtij shteti, me krijimin efektiv tė njė pushteti paralel serb nė veri dhe juglindje tė saj. UNMIK ka toleruar gjatė "protektoratit" tė tij krijimin e komunave serbe, ka inkurajuar thellimin e veēimit etnik midis shqiptarėve dhe serbėve dhe "decentralizimin" e tyre prej pushtetit tė Prishtinės. Pėrballė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, serbėt kanė vepruar njėsoj si Zografosi, duke krijuar institucione paralele, me tė cilat UNMIK-EULEX-i zhvilloi bisedime dhe arriti nė njė marrėveshje.

Kėshtu qė, edhe miratimi i 6 pikave tė Ban Ki Munit nga ana e Kėshillit tė Sigurimit nė bazė tė diplomacisė sė fshehtė dhelprarake midis poleve tė kundėrta qė mė parė nuk mundėn tė miratonin pakon Ahtisari, ėshtė vazhdimėsi tė traditės sė shkeljes sė vullnetit shqiptar. Ndėr pėrfundimet tė shumta qė mund tė arrihen pas kėtij vendimi antishqiptar tė KS tė OKB-sė ėshtė sė vetėm ndėrgjėgjėsimi mbarėkombėtar, fuqizimi i faktorit tė brendshėm, organizimi i njė Kuvendi Mbarėshqiptar, dhe jo mbivlerėsimi i faktorit tė jashtėm, mund tė ēojnė nė pėrmbushjen e zgjidhjes sė plotė tė ēėshtjės kombėtare shqiptare, qė ėshtė dhe do tė mbetet Ribashkimi i kombit shqiptar nė njė shtet tė vetėm kombėtar, sipas parimit tė vetėvendosjes, duke rrėzuar pėrfundimisht parimin feudal tė imponimeve dhe arbitraritetit ndėrkombėtar, duke vendosur pėrfundimisht paqen dhe stabilitetin nė Ballkanin "fuci baruti", i trazuar prej helmit pėshtjellues "multietnik" tė kufive artificiale dhe koloniale.


30 Nėntor 2008

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] MOTIVET DENOMINUESE NĖ ANTROPONIMINĖ E TĖ DĖBUARVE TĖ KOSOVĖS (1998-1999) (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE NR. 1 E FBKSH (2009-01-03 11:26:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SKANDAL NĖ PARLAMENTIN LOKAL TĖ BUJNOCIT (2009-01-02 01:45:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, pergjaket 2009-a, 4 te vdekur ne aksident (2009-01-01 16:11:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖRGĖZIME! (2009-01-01 10:30:29 nga admin4)
[ Tech-Info ] Siperfaqja e Henes eshte nje miniere e vertete hekuri. (2009-01-01 08:26:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] STAFI ALBANIAPRESS (2008-12-31 13:17:07 nga admin4)
[ Opinione ] Gjermani, ėndrra pėr socializmin shqiptar (2008-12-31 11:16:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shumė familje kosovare vazhdojnė tė pėrballen me gjendje tė rėndė sociale (2008-12-31 08:53:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster