| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ambasadori amerikan ne OKB, Khalilzad: Neser bisedime ne KS per Kosoven |
| Postuar mė datėn: 2007-07-18 19:06:44 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sipas Khalilzad, nese Rusia parandalon Keshillin e Sigurimit qe te kete nje rol ne kete ceshtje procesi nuk do te ndaloje ketu, procesi do shkoje jashte Keshillit. Ai shtoi se shumica e vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit e pranojne projektrezoluten ne fjale.
Keshilli i Sigurimit do te diskutoje neser projektrezoluten per Kosoven, e cila u paraqit dje edhe zyrtarisht para Keshillit. Kjo u be e ditur nga ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad. "Nese Rusia parandalon Keshillin e Sigurimit qe te kete nje rol ne kete ceshtje procesi nuk do te ndaloje ketu, procesi do shkoje jashte Keshillit", tha Khalilzad. Ai shtoi se shumica e vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit e pranojne projektrezoluten ne fjale.
Por nderkaq, agjencia e lajmeve ANSA ka publikuar pak me pare nje lajm sipas te cilit, Rusia e ka refuzuar edhe projektrezoluten me te fundit te Perendimoreve, duke i vleresuar si te pamjaftueshme modifikimet e bera ne tekstin e saj.
Projektrezoluta e re mirepret gatishmerine e vendeve anetare te Grupit te Kontaktit dhe Bashkimit Evropian qe te jene lehtesuesit e bisedimeve shtese qe do te zhvillohen per 120 dite. Njeheresh aty shprehet vleresimi se palet jane te gatshme te emerojne nje te derguar nderkombetar qe do te jete i njejte me te derguarin e Bashkimit Evropian. Detyra e tij do jete "cuarja perpara e qeverisjes demokratike, efikase dhe gjitheperfshirese, mbrojtja e te drejtave te anetareve te cdo bashkesie, decentralizimi, drejtesia dhe shteti ligjor, mbrojtja e qendrave kulturore dhe fetare, mbrojtja e te drejtes se prones dhe ne pergjithesi mireqenia e njerezve". Gjithashtu kjo projektrezolute thekson faktin se Kosova eshte rast i vecante per shkak te rrethanave qe cuan ne shperberjen e ish Jugosllavise dhe shtypjen masive qe iu be popullit te Kosoves gjate viteve '90 e vecanerisht ne '99.
Europa e Lire
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|