DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» GOLGOTA SHQIPTARE NĖ KOHĖN E TITO-RANKOVIQIT!
Postuar mė datėn: 2008-05-02 15:35:12 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarėve nga regjimi i Titos, gjatė viteve 1948 – 1968

- Kėtu mund tė vizitoni faqen “Goli Otok”
- Foto: nga burgu famėkeq ne Goli Otok
- Foto: “Burgu nė Stara Gradishk” + 1
- Foto: “Burgu nė Lepogllavė”


Shkruan: Sheradin BERISHA
* * *
Nė qershor tė vitit 1948, pas acarimit tė raporteve politike nė mes tė Beogradit dhe Moskės, PK e Jugosllavisė u pėrjashtua nga organizata e partive tė shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me kėtė rast prishen marrėdhėniet e BRSS dhe aleatėve tė saj, me Jugosllavinė e AVNOJ-it. Nė kėtė situatė Shqipėria mbajti anėn e organizatės: informbyro, dhe mbetja e saj nė pozitat pro-sovjetike bėri qė t“i prish marrėdhėniet e “mira”qė kishte me RFPJ-nė nga viti 1945.

Ndonėse gjatė periudhės 1945-1948 pozita e shqiptarėve nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike ishte e keqe, prishja e marrėdhėnieve Jugosllavi-Shqipėri, vetėm sa e ka nxitur edhe mė shumė pėrkeqėsimin e pozitės sė tyre. Regjimi jugosllavė i drejtuar nga binomi Tito - Rankoviq, duke e shfrytėzuar kėtė situatė, riaktualizoi projektet kundėrshqiptare tė Vasa Ēubrilloviēit (tė marsit 1937 dhe fillimnėntorit 1944) pėr asgjėsimin, asimilimin apo shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve nga trojet e tyre etnike.

Kjo politikė antishqiptare shtetėrore qė kishte nisur akoma pa pėrfunduar mirė lufta e dytė botėrore (1944), nė kėtė periudhė mori pėrmasa tė reja gjenocidale. Vetėm nė vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori pėrpara gjyqit 306 shqiptarė, tė akuzuar pėr vepra penale kundėr shtetit. (1)
* * *
Pasi qė Shqipėria u pėrcaktua pėr ”informbyronė”, regjimi i Tito-Rankoviqit tė gjitha kuadrot shqiptare nė Kosovė, qė konsideroheshin si armiq tė Jugosllavisė, i cilėsonte si ”informbyroistė”. OZNA-a / UDB-a famėkeqe pėrmes bashkėpunėtorėve tė saj shqipfolės, me kohė kishte krijuar njė dosje tė veēantė, duke i vėnė nė syrin e pėrgjimit rreth 120 000 shqiptarė.



Njė dosje tė tillė UDB-a kishte hapur edhe pėr Xheladin Shyqyri Hanėn, luftėtarin e orėve tė para kundėr nazifashizmit, ish-anėtarin e KNĒK-sė, njėri nga bashkautorėt e hartimit tė dokumenteve bazė tė Konferencės sė Bujanit dhe sė fundi drejtor i gazetės “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua nė mėnyrė sekrete, kinse po dėrgohej me shėrbim diku, ndėrsa brenda mureve tė OZN-sė/UDB-sė i bėhej presion qė tė tradhtonte bashkėveprimtarėt e tij tė idealit. (2) Mirėpo Xheladini nuk u gjunjėzua pėr asnjė moment para presioneve dhe torturave ēnjerėzore tė kriminelėve udbash. Meqė Xheladini i qėndroi torturave mizore, xhelatėt e Tito-Rankoviqit, mė 15.12.1948 ia shuan jetėn mizorisht.

Mė 15 prill 1949 arrestohet nėnkryetari i qeverisė sė Maqedonisė Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javėsh (saktėsisht nė natėn e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore tė UDB-ės.
* * *
Ndėrsa pėrndjekja dhe numri i tė persekutuarve shqiptarė shtohej pamėshirshėm gjithandej viseve etnike shqiptare, tė mbetura padrejtėsisht jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, nė maj 1949 nė njė ekspeditė ushtarake-policore tė drejtuar nga udbashėt: Ēedo Topalloviē dhe Ēedo Mijoviē, synohej arrestimi i Kryetarit tė Frontit Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishė, i njohur pėr urtėsi e qėndresė kombėtare. (3) por nė atė moment nuk arritėn ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njėri nga organizatorėt e Konferencės sė Bujanit, nė tė cilėn u zgjodh edhe nėnkryetar. Nuk u pajtua kurrė me tradhtinė qė iu bė vendimeve tė Konferencės sė Bujanit - qė pas LDB-sė Kosova t“i bashkohet Shqipėrisė. Pėr kėtė edhe Rifati u vu nė shėnjestėr tė OZN-ės/UDB-sė.).

Rifat Berisha meqė nuk pranoi t“i binte nė dorė regjimit gjakatar tė Titos, zgjodhi qėndresėn deri nė vdekje. Nė kėtė situatė Rifatit iu bashkuan edhe bashkėluftėtarė tė tjerė. Njėsiti pėrbėhej prej gjashtė vetash krejtėsisht nga djem tė familjes Berisha: vėllezėrit Rifat, Mustafė e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kushėrinj tė parė tė tyre. Ky njėsitė i prirė nga Rifati, mė 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht nė fshatin Gajrak nga i zoti i shtėpisė Ismail Gajraku (ku ishte i strehuar). Nė njė dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkėluftėtarėt e tij “luftoi njė ditė tė tėrė. Nė orėn 10 tė natės, Rifati me njėsitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtė tė udbashėve, por mbasi ēanė dy rrethimet e parat, ra i vrarė.” Rifat Berisha gjatė kėsaj beteje tė pėrgjakshme, u vra sė bashku me tre bashkėluftėtarėt: Islam, Mustafė e Brahim Berishėn, ndėrsa Halit e Jahir Berisha, ndonėse tė pėrgjakur, arritėn tė dalin nga rrethimi dhe i shpėtuan vdekjes. (4)

Nė dimrin e acartė tė vitit 1950 nė zonėn kufitare me Shqipėrinė, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovės. (5) Njė fat tė tillė e pėsoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anėtar i Komitetit tė Partisė nė Dibėr. Torozi u arrestua nga organet e UDB-sė nė vitin 1949, si njeri me pikėpamje nacionaliste, dhe e pamėshirshėm udbashėt e Titos e mbytėn mizorisht nė tortura. Nė mars tė vitit 1949 ishte arrestuar dhe mė pas ėshtė zhdukur pa gjurmė Cenė Shyqriu nga Gjakova.

Nė vitet e para pas pėrfundimi tė luftės sė dytė botėrore, nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike shqiptare nėn pushtimin e Jugosllavisė, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarė. Nė Kosovė janė likuiduar nė forma tė ndryshme 28.400 shqiptarė; nė viset shqiptare nė Maqedoni 7 000 shqiptarė; nė viset shqiptare nė Mal tė Zi 8300 shqiptarė; ndėrsa 5000 shqiptarė tė tjerė janė likuiduar nėpėr viset tjera, si tė marrė peng nga OZN-a gjegjėsisht UDB-a. (6)

Nė kėto rrethana pėr t“i shpėtuar pėrndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumė shqiptarė janė detyruar tė shpėrngulen nga trojet e tyre stėrgjyshore.
* * *
Dihet mirėfilli se, vitet 1949-1966, tė cilėsuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet mė tė rėnda pėr popullin shqiptar, nė historinė e pas luftės sė dytė botėrore. Gjatė kėsaj periudhe Lėvizja Kombėtare shqiptare ishte e organizuar nė shumė forma, si: vazhdimėsia e veprimtarisė sė LNDSH-sė nga grupe tė ndryshme me emėrtime tjera, “informbyroistėt“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarė, kundėrshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundėrshtimi i asimilimit tė shqiptarėve nė turq dhe luftimi i marrėveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, luftimi nė forma tė ndryshme i kolektivizimit etj.

OZN-a pėrkatėsisht UDB-a gjatė viteve 1945-1948 zhvilloi njė luftė tė pakompromis, pėr shkatėrrimin e organizatės patriotike shqiptare “Lėvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe tė grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe nė vazhdėn e kėsaj fushate, ky shėrbim persekutoi dhe burgosi mijėra shqiptarė edhe pas vitit 1948.

- Kėshtu, nė fillim tė vitit 1949, nė gjyqin e Qarkut nė Prishtinė, dėnohen 9 anėtarė tė LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit tė shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.

- Po nė kėtė Gjykatė denohet edhe grupi i Drenicės i pėrbėrė nga 6 anėtarė tė Lėvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehė Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylė Berisha. (7)

- Gjatė vitit 1950 u dėnuan edhe disa grupe tė LNDSH-sė dhe veprimtarė tjerė qė e kundėrshtonin aksionin e rekuizimeve "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarėve nė ēdo lėmi tė jetės.

- Mė 3 nėntor 1950 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarėt porotė: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe tė procesmbajtėsit Abdyl Doda, pas disa seancave gjyqėsore (mė 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) nė “emėr tė popullit” dėnohen anėtarė tė organizatės “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca - Skėnder Skėnderi, oficer i armatės shqiptare, me 15 vjet burg tė rėndė; Xhemė Latė Sadriu, me 8 vjet burg tė rėndė; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg tė rėndė; Hamdi Devolli, me 8 vjet burg tė rėndė; Rashit Gorani, me 8 vjet burg tė tėnd; Ramė Geca, me 3 vjet burg tė rėndė; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg tė rėndė. (8)

- Nė shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit 1949. Ky proces gjyqėsor mbahet nė Prishtinė nėn kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me kėtė rast dėnohen: Shaban Derguti dhe Mustafė Nixha me nga 20 vjet burg tė rėndė, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg tė rėndė, Bitėr Dehalla, Tomė Mjeda dhe Zekė Bajraktari me nga 17 vjet burg tė rėndė, Nezir Hoti me 15 vjet burg tė rėndė dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg tė rėndė.

- Nė grupin e dytė tė LNDSH-sė ”Lidhja e Prizrenit” dėnohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg tė rėndė, ndėrsa me nga 3 vjet burg tė rėndė dėnohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokė Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci, Bajram Dehiri, Mustafė Derguti, Maliq Gashi e shumė tė tjerė. (9)

- Nė 6 muajt e parė tė vitit 1950, pėr sabotim tė mbledhjes sė rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzėn si bashkėpunėtorė tė Sigurimit shqiptar, nė Prishtinė dhe Prizren dėnohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vėrmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vėrmicė), Hajdar Bytyqi (Piranė), Nazif Hoti (Krushė e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10)

- Po atė vit nė Prishtinė burgoset dhe dėnohet grupi i dytė i Drenicės i pėrbėrė prej 11 anėtarėsh tė LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylė Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg tė rėndė, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg tė rėndė, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg tė rėndė, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg tė rėndė (ky i fundit nė burg u zbulua se ishte nė shėrbim tė UDB dhe u bojkotua plotėsisht nga anėtarėt e LNDSH-s).

- Asokohe u dėnua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg tė rėndė (z.Rema kishte qėndruar 3 vjet i arratisur nė Shqipėri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorėzoi UDB-sė nė Kosovė!!)

- Nė vitin 1950 nė Gjyqin e Qarkut nė Pejė dėnohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylė Mehmeti i Rugovės, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekė Tafili i Ruhotit, Ramė Bislimi i Nabėrxhanit, Gani Kastrati i Pejės, Salih Hasani dhe Sylė Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovės dhe Ramė Isufi i Lubeniqit... Kėtė vit u dėnuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumė tė tjerė.
* * *
- Nė vitin 1951 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u dėnuan 11 anėtarė tė LNDSH-s nga Mitrovica (tė arrestuar nė shtator 1950). Ky grup pėrbėhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.
* * *
- Gjatė vitit 1952 nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė dėnohet grupi i tretė i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biēinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11).
* * *
- Nė vitet 1949-1953 nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare u dėnuan mė qindra vite burgim edhe shumė veprimtarė tė tjerė (nė grupe dhe veē e veē) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cėrnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramė Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisė), Mulla Zekė Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemė Lah Gashi... e qindra tė tjerė (12) dhe pėr ndriēuar veprimtarinė e tyre kombėtare kėrkohet njė studim i veēantė.

- Po nė vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzės K.nr 76/53), denohet grupi i anėtarėve tė LNDSH-sė nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit nė Besianė (ish-Podujevė), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-sė. (13)
* * *
- Gjatė Aksionit famėkeq pėr mbledhjen e armėve(1955/1956),nė Prizren u organizua njė proces gjyqėsor, kundėr Njazi Malokut etj. Nė fakt Procesit tė Prizrenit i parapriu njė proces tjetėr politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehlerėve" prej 14 vetash, tė cilėt qenė akuzuar pėr lidhje me Komitetin Shqiptar nė Romė dhe pėr bashkėpunim me Sigurimin shqiptarė. Nė kėtė proces qenė pėrfshirė: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili nė rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekė Haxhija, Hajredin Vuēiterna, Muhedin Miftari, Dėrgut Ekremi, Sinan Dėrguti, Qazim Miftari etj.

Nė procesin e Prizrenit, nė saje tė aktakuzės sė pėrpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovēanin, tė mbėshtetur tėrėsisht nė montimin e "fakteve" nga UDB-a, mė 12-19 korrik 1956 (nė fshehtėsi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqėsor nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, dhe me kėtė rast u dėnuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg tė rėndė; Sedat Dida u dėnua me 5 vjet burg tė rėndė; Shani Hoxha me 4 vjet burg tė rėndė; Demush Cahani me 5 vjet burg tė rėndė; Ibrahim Moni me 3 vjet burg tė rėndė; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg tė rėndė; Hasan Bajrami me 2 vjet burg tė rėndė; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg tė rėndė dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg tė rėndė. (14)

- Pėr aktivitete patriotike, kundėr regjimit titist, nė vitin 1955 nė Tetovė dėnohet mėsuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burg tė rėndė. Nė vitin 1956 me burgime tė rėnda dėnohen disa intelektualė tjerė nga Tetova dhe Gostivari.
* * *
- Mė 1957 denohen edhe 8 anėtarė tė LNDSH-sė nė Prishtinė: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadėr Deva. Tė gjithė kėta dėnohen me burg nė kohėzgjatje prej 2-12 vjet burg tė rėndė me pėrjashtim tė Islam Mumxhiut, i cili lirohet.

- Po kėtė vit burgoset dhe dėnohet grupi i dytė 9 anėtarėsh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikė Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.

- Nė vazhdėn e ndjekjeve tė atdhetarėve tė LNDSH-sė, nė Shkup burgoset dhe dėnohet grupi 14 anėtarėsh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi (15).

Nė vitin 1957, pas aksionit tė armėve, kur u intensifikua numri i tė shpėrngulurve shqiptarė, Metush Krasniqi si udhėheqės i organizatės "Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė" sė bashku me veprimtarėt tjerė tė kėsaj organizate, pėrmes veprimeve konkrete, shpėrndarjes sė trakteve dhe bisedave tė drejtpėrdrejta me qindra familje shqiptare, arritėn tė ndalojnė shpėrnguljen nga trojet e tyre stėrgjyshore. Nė fund tė vitit 1958, UDB-a i bie nė gjurmė aktivitetit tė kėsaj organizate dhe me kėtė rast arrestohet Metush Krasniqi me disa bashkėveprimtarė tė vetė. Pas katėr muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 nė Gjykatėn e Qarkut nė Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anėtarėve tė "Partisė Revolucionare...". Trupin gjykues e pėrbėnin: Ratomir Patėrnogiq-kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatės, Vehbi Mehmeti, Sejfė Sherifi e Tuna Tomiqi - anėtarė, ndėrsa aktakuzėn e pėrfaqėsonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit tė Qarkut nė Gjilan. Nė bazė tė "provave" tė nxjerra gjatė hetuesisė dhe akuzave tė prokurorit Tahir Ibrani, mė 7 mars 1959, trupi gjykues i tė pestėve, nė "emėr tė popullit" dėnoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg tė rėndė; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim tė rėndė; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg tė rėndė; Qemajl Kallabėn e Mehmet Ajetin me nga njė vit e gjysmė burg tė rėndė. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16)
* * *
- Mė 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut nė Pejė, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatės sė Rrethit nė Pejė, nga gjyqtarėt porotė: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe procesmbajtėse Stojana Vukoviq, nėpunėse e kėsaj gjykate, nė bazė tė aktakuzės KTO nr.95/57, nė “emėr tė popullit” i denoi: Muhamed Brovinėn me 12 vjet burg tė rėndė, Adem Krasniqin me 7 vjet burg tė rėndė, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg tė rėndė, Besnik Kocin me 9 vjet burg tė rėndė dhe Hidė Dobrunėn me 5 vjet burg tė rėndė. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) ( 17)

- Mė 19 nėntor 1958 pėr herė tė parė UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaēi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqėsisht kundėr rregullimit shtetėror dhe shoqėror tė RFPJ-sė, dhe se ėshtė angazhuar pėr shkėputjen e territorit tė Kosovės dhe bashkimit tė saj me Shqipėrinė.” Aktakuza ėshtė pėrgatitur nga udbashėt: M.Mihajlloviq, Mom(o)ēillo Ēanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me dėshmitė e dėshmitarėve shqiptarė: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekereia Cana etj(18), ndėrsa ėshtė realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zėvendėsprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe nė bazė tė aktakuzės PPQ nr.14/59 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė nga trupi gjykues Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatėsit porotė: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., mė 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqėsor kundėr Adem Demaēit, i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, nė “emėr tė popullit” ju shqiptua dėnimi nė kohėzgjatje prej 5 vjetėsh burgim tė rėndė. (19)
* * *
- Nė shkurt 1959, sipas aktakuzės K.nr.29/59 tė datės 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20)

- Nė vitet 50-ta nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit tė LNDSH-sė, e kėto ishin:

1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);
2. “Grupi Demokratik Shqiptar Kosova” (GDSHK);
3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisė” (GSHRM);
4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovės” (GDISHK);
5. Grupi - “Veteranėt e Luftės Shqiptare - Rezistenca Malėsore (GVLSHRM);
6. ”Shoqėria Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");
7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe
8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)

Nė verėn e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorės. Kjo organizatė u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi nė Gjimnazin e Mitrovicės dhe nė shkollėn e Stantėrgut, pėr t“u shtri brenda njė kohe nė Prishtinė, Besianė (ish-Podujevė), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovė, Pejė, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” nė gjirin e vet organizoi 387 anėtarė besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dėnohen 21 anėtarė, prej tyre 4 veta dėnohen nė Gjyqin ushtarak tė Zagrebit. (22)

Gjykata e Qarkut nė Prishtinė dhe ajo nė Prizren i dėnuan “ nė emėr tė popullit” 17 anėtarė tė kėtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhėn, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramėn, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramė Dibranin, Niman Shalėn, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndėrkaq nė Zagreb mė 25.02.1961 nė bazė tė Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i dėnon: Emin Fazliun me 8 vjet burg tė rėndė, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepēėn me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg tė rėndė. (23)
* * *


Nė vazhdimėsinė e organizimeve politike ilegale dhe tė qėndresės shqiptare pėrgjithėsisht, nė fillim tė viteve tė 60-ta u organizuan tre intelektualė tė asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, tė cilėt nė vitin 1952 dhe 1954 veē kishin pėrjetuar vuajtjet nė Goli Otok dhe nė kazamatet tjera jugosllave. Kėta tre atdhetarė duke e ndjerė nė shpirt pėrditshmėrinė e vuajtjeve qė i bėheshin shqiptarėve jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, nuk deshėn tė rrinin duarkryq, kėshtuqė nė maj tė vitit 1960, pas njė sėrė takimesh vendosėn ta themelojnė njė organizatė ilegale, tė cilėn pas shtrirjes nė terren, pėrkohėsisht (deri nė mbajtjen e Konferencės sė Pėrgjithshme) e quajtėn - "Komiteti Revolucionar pėr Bashkimin e Trojeve Shqiptare nė Jugosllavi - me Shqipėrinė" (KRBTSHJSH) (24)



Kjo organizatė pas konsolidimit tė radhėve tė saj dhe pėrgatitjeve pėr aksione tė ndryshme nė janar 1961, UDB-a pėrmes informatorėve shqiptarė i zbulon dhe i arreston disa pjesėtarė tė organizatės. Arrestimet e pjesėtarėve tė kėsaj organizate filluan mė 25 janar 1961 nė Gjilan, nė Preshevė, nė Ferizaj, nė Prishtinė e nė Shkup. Pėr t'iu shmangur arrestimeve dy drejtues tė organizatės: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha pėr mė shumė se dy muaj kaluan nė ilegalitet, duke u strehuar nė baza tė shumta nė fshatrat e Lipjanit, Shtimes, Suharekės, Gjilanit, tė Preshevės e tė Karadakut. Mirėpo nė fillim tė prillit 1961 nė rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen nė fshtain Maxherė tė Karadakut dhe mė 2 prill sillen nė Burgun e Prishtinės. Nga kjo organizatė UDB-a burgosi 32 anėtarė tė saj dhe qindra shqiptarė tė tjerė mori nė pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.

Pas kryerjes sė hetimeve tė tė arrestuarit u dėnuan nė gjyqet e qarkut nė Prishtinė, nė Gjilan dhe nė Vranjė tė Serbisė. Nė Prishtinė, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndėrsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditė kur nė Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve tė painkuadruara. Nė kėto gjykime u dėnuan: Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg tė rėndė, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndėrsa prej 1-5 vjet burg tė rėndė u dėnuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqė Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencės sė Prizrenit-1945, ku kundėrshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovės nga Serbia-vėrejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vėrejtja jonė), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)
* * *
Nė vitin 1963-64 Simboli i qėndresės shqiptare Adem Demaēi formoi: “Lėvizjen Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve“ (LRBSH) dhe nė kuadėr tė saj kanė vepruar Komiteti i Prishtinės, i Pejės, dhe Komiteti i Gjakovės.

LRBSH gjatė kėsaj periudhe kishte kryer shumė aktivitetesh kombėtare, por nė qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kėsaj organizate dhe fillon njė fushatė tė egėr arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intensive (nėpėr duar tė UDB-sė kaluan mbi 500 shqiptarė) dhe mbi 80 pjesėtarė tė LRBSH-sė, nė grupe tė vogla u nxorėn para gjyqit. Gjykimi i dytė kundėr themeluesit tė LRBSH Adem Demaēi dhe 11 tė akuzuarve tė tjerė u mbajt mė 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė. Trupi gjykues i pėrbėhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotėt: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndėrkaq palėn e akuzės e pėrfaqėsonte (pėrmes aktakuzės Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut tė Prishtinės (26)

Nė kėtė gjykim maratonik nė “emėr tė popullit” u dėnuan:
1. Adem Demaēi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg tė rėndė,
2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupē i Poshtėm) me 11 vjet,
3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollės normale, (Barilevė) me 13 vjet,
4. Seladin Daci (1933) "muzicione nė Radio Prishtinė" (Prishtinė) me 10 vjet,
5. Azem Beqiri (1939) - Nėnpunės i entit krahinor pėr mbrojtjen shėndetėsore (Prishtinė) - me 10 vjet,
6. Abdullah Lahu (1944) - nxėnės i kl. sė katėrt tė shkollės Normale, me 10 vjet,
7. Ahmet Haxhia(1932) - farkėtar nga Prishtina, me 10 vjet,
8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nėpunės nga Prishtina, me 11 vjet,
9. Dibran Bajraktari (1939) nėpunės nga Prishtina - me 13 vjet,
10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepės nga Prishtina, me 9 vjet,
11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregtar nga Stambolli i lindur nė Prishtinė, u dėnua me 9 vjet burg.

Ndėrkaq prej 3-15 vjet burg tė rėndė u dėnuan edhe kėta anėtarė tė LRBSH-sė:

1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,
2. Abdyl Shala - Loxhė-Pejė,
3. Arif Hoxha - Mitrovicė
4. Arif Ymeri
5. Asim Vula - Gjakovė
6. Avni Lama - Gjakovė
7. Bahtire Berisha - Prizren
8. Bahtir Duraku
9. Bedrush Ēollaku - Prizren
10. Besnik Koci - Gjakovė
11. Destan Miftari
12. Din Spahia - Gjakovė
13. Ejup Kastrati - Pejė
14. Elhame Shala - Prishtinė
15. Emina Rakovica - Prishtinė
16. Enver Gerguri
17. Enver Mehmeti
18. Fazli Grajēevci - Tankoc
19. Fehmi Elmazi - Gjilan
20. Ferat Ymeri
21. Gani Msutafa
22. Haki Bejta
23. Haki Gashi
24. Hamdi Obertica - Fushė Kosovė
25. Hilmi Rakovica - Prishtinė
26. Hyda Dobruna - Gjakovė
27. hysen Bukoshi - Prizren
28. Hysen DAci Mitrovicė
29. Ibrahim Stublla
30. Ismet Koshutova - Mitrovicė
31. Isuf Istrefaj
32. Isuf Isufi - Mavriq
33. Kadri Kusari - Gjakovė
34. Myrteza Nura - Gjakovė
35. Mustafė Venehari - Mitrovicė
36. Nezir Gashi - Labjan - Pejė
37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog
38. Mejreme Berisha - Prishtinė
39. Osman Berisha - Puzovfc
40. Qerim Zajmi
41. Ramadan Lahu - Gllamnik
42. Ramadan Shala - Pejė
43. Rashit Rusha
44. Rexhep Elmazi - Gjilan
45. Rexhep Shala - Loxhė, Pejė
46. Remzi Baloku
47. Rrustem jMorina
48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevė
49. Sadik Latifi
50. Sahit Sfeqla - Prishtinė
51. Selatin Novosella - Prishtinė
52. Selman Berisha - Progofc
53. Sylejman Gashi
54. Sylė Shala - Pejė
55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtėrri
56. Shemsi Hoxha
57. Shemsi Rudari
58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinė
59. Teki Dervishi - Gjakovė
60. Ukshin Shala - Loxhė - Pejė
61. Vesel Bislimi
62. Vesel Shala - Loxhė, Pejė
63. Vezir Zka - Dobrajė, Prishtinė
64. Ymer Mehmetaj
65. Zeqir Agushi
66. Zeqir Gėrvalla - Lupēi i Poshtėm, Podujevė
67. Zeqir Heretica - Lupēi i Poshtėm, Podujevė
68. Zeqir Shala - Loxhė, Pejė (27)
* * *
Mė 27 Nėntor 1968 Grupi i studentėve nė krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithėpopullore nė Prishtinė dhe nė disa qytete tjera tė Kosovės. Ky grup qė veproi sipas programit tė LRBSH-sė, u arrestua dhe pas katėr muaj hetimesh, mė 2, 3, 4 e 7 prill 1969, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u mbajt njė proces gjyqėsorė kundėr tyre. Nė kėtė proces u pėrfshi, trupi gjykues i pėrbėrė nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarėt – porotė: Beēir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtės ishte Hysamedin Oruēi, ndėrsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.

Kjo trupė gjyqtarėsh – porotėsh mė 7 prill 1969 ”nė emėr tė popullit” pėr shkak tė “krimit - propaganda armiqėsore nga neni 118 al. 1 e KP” kėta studentė i shpalli fajtorė dhe ua shqiptoi dėnimin prej 37 vjetėsh burg tė rėndė. Me kėtė rast studentėt: Osman Dumoshi, Hasan Dėrmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dėnuan me nga 5 vjet burg; Skėnder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndėrsa Ilaz Pireva, Skėnder Muēolli dhe Afrim Loxha dėnohen me nga 3 vjet burg. (28)

- Pėr pjesėmarrje aktive nė demonstratėn e Prishtinės, u dėnuan edhe studentėt: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skėnder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndėrsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (qė tė dy rrobaqepės) u dėnuan me nga 2 muaj burg.

- Pėr demonstratėn e Ferizajit u dėnuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (qė tė dy studentė) me nga 10 muaj; ndėrkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.

- Pėr demonstratėn e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndėrsa me nga 1 muaj burg u dėnuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj

- Ndėrkaq pėr demonstratėn e Besianės (ish-Podujevės) u dėnuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndėrsa me nga 1 muaj burg u dėnuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, qė tė dy studentė. Po me nga 1 muaj u dėnuan edhe mėsuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skėnder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, qė tė dy me profesion rrobaqepės.
* * *
Mė 22 dhjetor 1968 u organizua edhe njė demonstratė nė Tetovė. Pėr demonstratėn e Tetovės, e cila e aktualizoj ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve tė mėsimit nė gjuhėn shqipe, u dėnuan 170 shqiptarė, ndėrsa 54 veta u dėnuan me mbi 1 vjet burg, jo vetėm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kėrēova. Vetėm nė gjykatėn e Tetovės dhe atė tė Shkupit “pėr vepėr penale kundėr shtetit” u dėnuan:
- Mehmet Myrtezani - Gega, mėsues me 7 vjet burg;
- Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;
- Abdylselam Selami, mėsues, me 1,6 muaj burg;
- Ramadan Sinani, student me 2 vjet;
- Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;
- Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;
- Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;
- Refki Murati, murator me 2 vjet;
- Nexhmidin Neziri, mėsues me 1,6 muaj;
- Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;
- Agim Jaka, student me 2,6 muaj;
- Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;
- Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;
- Arbėr Xhafėri, student me 3 muaj;
- Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumė tė tjerė. (29)

Asokohe, pas burgosjeve nė Tetovė, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dėnojė edhe shumė tė rinj shqiptar, qė nuk ishin pjesėmarrės nė demonstratėn e Tetovės. Nė Shkup u dėnua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bėrė propagandė armiqėsore pėr shkėputjen e Maqedonisė perėndimore dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė, ndėrsa Inajet Bariu u dėnua me 1 vjet, po pėr propagandė armiqėsore. Nė Strugė u dėnua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, pėr diversion, Tosun Roēi me 4 vjet burg, ndėrsa nė Kėrēovė u dėnuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj
* * *


Tė burgosurit shqiptarė vitet mė tė rėnda tė burgut, i kaluan nė burgjet e Idrizovės dhe Velesit nė Maqedoni; tė Nishit, nė CZ tė Beogradit, e tė Pozharevcit... nė Serbi; tė Titogradit nė Mal tė Zi; tė Bileqės, Stara Gradishkės, tė Lepogllavės... dhe veēanėrisht nė sinonimin e ferrit tė Dantes nė "Goli Otok"ujdhes kjo nė Adriatikun verilindor nė Kroaci (30).



Nė kėtė ujdhesė tė zhveshur e me gurė tė thepisur, tė burgosurit shqiptarė dhe jo vetėm ata, pėrjetuan golgotėn, ditėt mė tė tmerrshme tė jetės sė tyre. Rrėfimet e shumė tė burgosurve shqiptarė, qė kaluan nėpėr ferrin e Goli Otokut, dėshmojnė pėr njė trajtim tė egėr e mizor, tė papėrsėritshėm nė historinė e njerėzimit. Qėllimi ka qenė i qartė: jo vetėm dėmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatėrrimi i plotė shpirtėror i ēdo tė burgosuri. Aty ėshtė praktikuar rrahja e tė burgosurve nė mes vete (tė burgosurit e vjetėr rrihnin deri alivanosje dhe vdekje tė burgosurit e rinj qė vinin nė kėtė kamp famėkeq). Pas punėve tė rėnda e tė mundimshme qė bėnin gjatė ditės, tė burgosurit pėr ēdo mbrėmje ishin tė detyruar tė kalonin nėpėr kordonin e gjallė tė tė burgosurve tė penduar dhe tė udbashėve tė ēarkėdisur... Nė Goli Otok, pra tė burgosurit me karakter tė thyer e tė pėrbaltur (tipat mė imoral) jo vetėm qė “vetėqeverisnin” me krejt kampin, por bėheshin edhe xhelatė tė atyre qė kishin karakter njerėzorė e tė pathyeshėm. Ky burg-kamp famėkeq u bė edhe varr i shumė tė burgosurve, nė mesin e tė cilėve pati edhe shumė shqiptarė.
.....................................
Referencat
1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovė 1991, fq.495
2 Po aty
3 Po aty
4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36
5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh…”, fq.497/498
6 Gazeta”Besa”, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Ēeku:Mendimi politik i lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981, Prishtinė, 2003, fq.129.
7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinė 1998, fq.146.
8 Gjykata e Qarkut e KAKM-sė nė Prishtinė, me 3 nėntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)
9 Po aty / dhe kujtime tė Sh.Mazrekut, botuar nė revistėn "Forumi", Prishtinė 6 dhjetor 1993, f1.19.
10 H.Susuri - "Rrėfime tė Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistė e Vėrrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.
- Nga shėnimet nė dorėshkrim tė Ibish Avdiut - Zhur 1992.
11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.
12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombėtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrėfime nga Xhemė Lah Gashi - herėt a vonė Kosova do tė jetė e Shqipėrisė", botuar nė revistėn "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet nė burg Adem Demaqi", fq.25.
13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.
14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zėri 1998, fq.68/Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinė,2004 fq.224-225
15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.
16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datė.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut nė Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qėndreses shqiptare, Prishtinė 1999, 103,106,115 / Ethem Ēeku - Shekulli i ilegales..., brezi 81 Prishtinė, 2004 fq.274-276.
17 Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinė,2004 fq. 253-254
18 Aktakuza kundėr Adem Demaēit ėshtė ngritur nė bazė tė dėshmive tė dėshmitarėve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.
19Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaēi” Brezi 81, Prishtinė 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59. 19.02.1959.
20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales, fq.236.
21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.
22 Po aty
23 Po aty
24 K.Halimi - "Lėvizja pėr liri s'ka tė ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.
25. Po aty
26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964
27 Xh.Shatri - "Pse dergjet nė burg A.Demaēi?", fq.71-73.
28 Aktgjykimi K.nr.23/69 i shpallur nga gjykata e qarkut nė Prishtinė (7 prill 1969) fq.1-2.)
29 ”Rilindja” 1-3 qershor 1969)
30 Xhafer Shatri - "Pse dergjet nė burg A.Demaqi", fq.27-28.


pashtriku
02.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tirana zyrtare duhet te kerkoje bashkimin e trojeve shqiptare (2008-10-09 07:19:19 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] Flejė politika shqiptare nė Maqedoni, flejė! (2008-10-08 11:50:50 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] Tentimi i ndarjes sė Kosovės e shpejton bashkimin e gjithė shqiptarėve (2008-10-03 15:39:27 nga admin4)
[ Kultura ] Malazezet jane shqiptare te asimiluar (2008-10-03 13:19:56 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster