| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nuk do tė ketė vonesa nė miratimin e Kushtetutės sė re tė Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-04-01 21:11:02 nga admin2 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Arsim Bajrami
Kosova duhet tė jetė njė shtet sovran dhe i pavarur. Vetėm si e tillė ajo mund tė krijojė kushte pėr njė shoqėri multietnike ku ka diversitete, ku do tė ketė kultura, besime e gjuhė tė ndryshme dhe ne kėto do ti kultivojmė, por assesi nuk duhet ta pranojmė konceptin e Bosnjės, Qipros dhe vendeve tjera, tė cilat me kushtetutė janė definuar si vende multietnike dhe pakicat i kanė bėrė shtet formues apo kombe shtet formuese, ka thėnė nė njė intervistė pėr Kosovapress Arsim Bajrami, njėri nga ekspertėt nė grupin punues pėr hartimin e Kushtetutės sė re tė Kosovės.
Labinot Gashi: Grupi punues ka pėrfunduar draftin e parė tė kushtetutės. Ēfarė procedura do tė kemi deri nė miratimin e kushtetutės sė re tė Kosovės?
Bajrami: Krahas me pėrmbylljen e procesit tė statusit final dhe me miratimin e rezolutės sė re tė Kėshillit tė Sigurimit, me tė cilėn do tė pėrcaktohet statusi final i Kosovės, do tė dinamizohet edhe procesi i nxjerrjes sė kushtetutės sė re tė Kosovės, e cila, siē dihet, duhet tė jetė e miratuar nė periudhėn e transicionit ose 120 ditė pas rezolutės sė re. Ne tani veē kemi pėrfunduar tekstin, draftin e parė tė kėsaj kushtetute me grupin para kushtetues qė ka formuar delegacioni i Kosovės nė kuadėr tė proceseve tė transicionit me UNMIK-un. Posa tė miratohet rezoluta e re e Kėshillit tė Sigurimit do tė themelohet Kėshilli kushtetues, i cili do tė pėrbėhet nga 21 anėtarė. Ne do ta dorėzojmė brenda 30 ditėve tekstin e kėsaj kushtetute dhe shpresojmė qė Kuvendi nuk duhet tė presė 120 ditė afatin e fundit pėr miratimin e saj, por mė sė voni dy muaj pas rezolutės duhet tė miratojė kushtetutėn e re tė Kosovės, e cila do tė jetė bazė pėr miratimin e atyre 12 ligjeve organike, por njėkohėsisht do tė jetė bazė pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve tė ardhshme, qoftė tė nivelit qendror apo lokal. |
|
Labinot Gashi: A mund tė ketė vonesa nė miratimin e kėsaj kushtetute?
Bajrami: Absolutisht jo. Mund tė ketė vonesa politike me parlamentin nėse ata nuk arrijnė tė ndėrtojnė konsensus. Sa i pėrket ekspertėve, ne qysh para njė viti kemi qenė gati, por nuk ka qenė koha tė bėjmė njė kushtetutė pėr konsum tė brendshėm. Koha ėshtė tani, kur procesi po legalizohet nė aspektin ndėrkombėtar, por pritjet pėr Kushtetutėn e re tė Kosovės duhet tė jenė plotėsisht reale, pasi qė kjo kushtetutė nė fakt lidhet me pakon e Ahtisarit, e cila nė njė pjesė tė konsiderueshme tė saj ka reflektime kushtetuese dhe ligjore. Ne tanimė kemi bėrė harmonizimin e kushtetutės me pakon, duke i vendosur pjesėt e pakos nė kaptinat adekuate tė kushtetutės, por ne jemi munduar qė kushtetuta tė plotėsohet me pėrmbajtje vendore dhe tė materializojmė plotėsisht vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi.
Labinot Gashi: Derisa nė Kushtetutė janė futur pjesė tė pakos sė Ahtisarit,
ju thoni se jeni munduar ta materializoni plotėsisht vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Si ėshtė e mundur tė arrihet kjo?
Bajrami: Propozimi final i Ahtisarit ėshtė qė Kosovės ti jepet statusi i njė vendi tė pavarur me njė mbikėqyrje dhe pakoja e ka lėnė mundėsinė qė ky vullnet i popullit tė Kosovės tė vendoset nė Kushtetutė, sepse pėrmes pakos Ahtisari ka vendosur vetėm ēėshtjen e pakicave, garancitė kushtetuese tė pakicave, e nuk ėshtė marrė me shumicėn. Me propozimin final, shumicės sikur ia ka hapur derėn qė tė materializojė vullnetin e vet politik. Nisur nga kjo, ne qysh nė nenin e parė kemi definuar Kosovėn si njė shtet sovran dhe tė pavarur. Ne kemi zgjedhur formulėn qė Kosova tė jetė njė shtet i qytetarėve dhe shtetasve tė barabartė, dhe i kemi ikur asaj formulės sė njė shteti multietnik, por siē dihet Kosova do tė jetė njė shoqėri multietnike.
Labinot Gashi: Cili ėshtė dallimi i konceptit nė mes tė shtetit multietnik dhe shoqėrisė multietnik?
Bajrami: Unė si ekspert dėshiroj tė jap edhe dallimin e konceptit qė ekziston nė mes tė shtetit multietnik dhe shoqėrisė shumetnike. Kosova sė bashku me Slloveninė vazhdon tė jetė vendi me njė homogjenitet mė tė madh nacional dhe i plotėson kushtet tipike pėr tė qenė njė shtet kombėtar, por duke qenė se ne e kemi njė frymė tė evropianizimit dhe do tė obligohemi tė kėrkojmė anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, ne kemi gjetur formulėn e njė shteti liberal demokratik, i cili nė qendėr tė sovranitetit do ta vendosė qytetarin dhe shtetasin e saj. Do tė jetė shumė katastrofale nėse Kosova me kushtetutė do tė jetė si njė shtet multietnik. Kosova duhet tė jetė njė shtet sovran dhe i pavarur. Vetėm si e tillė ajo mund tė krijojė kushte pėr njė shoqėri multietnike ku ka diversitete, ku do tė ketė kultura, besime e gjuhė tė ndryshme dhe ne kėto do ti kultivojmė, por assesi nuk duhet ta pranojmė konceptin e Bosnjės, Qipros dhe vendeve tjera, tė cilat me kushtetutė janė definuar si vende multietnike dhe pakicat i kanė bėrė shtet formues apo kombe shtet formuese.
Mos tė harrojmė ēėshtjen e Maqedonisė ku shqiptarėt janė njė komb, por ata edhe nuk e kanė arritur statusin e njė kombi shtet formues dhe ende Maqedonia me kushtetutė nuk ėshtė shtet multietnik, por vazhdon tė deklarohet si njė shoqėri multietnike. Me marrėveshjen kornizė tė Ohrit ajo ka ofruar garancinė kushtetuese pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve, kėshtu qė ne duhet ta kuptojmė pakon qė ajo pėrmban vetėm garancitė kushtetuese pėr pakicat. Pakoja nuk ėshtė marrė me vullnetin politik tė shumicės. Tani me kėtė propozim kur Ahtisari e definon qėllimin final, pra dhėnien e njė pavarėsie tė mbikėqyrur, neve na e ka lehtėsuar shumė punėn e kushtetutės, sepse jemi tė lirė tani tė merremi me vullnetin e shumicės dhe shpresoj qė tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt edhe me zyrėn evropiane dhe me prezencėn civile qė vėrtet kushtetuta jonė tė jetė nė shėrbim tė popullit.
Labinot Gashi: Meqenėse grupi punues ka filluar punėn rreth hartimit tė kushtetutės para se Ahtisari tė bėjė propozimin e tij pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar, a keni pasur vėshtirėsi rreth hartimit tė saj?
Bajrami: Absolutisht po. Fillimisht ne nuk dėshirojmė ta bėjmė njė kushtetutė pėr konsum tė brendshėm. Dėshirojmė ta bėjmė njė kushtetutė qė vėrtet do tė gėzojė njė njohje ndėrkombėtare dhe ti sigurojė njohje ndėrkombėtare Kosovės. Pėr kėtė qėllim i kemi ikur njė konflikti me kėto kufizime qė i ka vendosur fillimisht pakoja e Ahtisarit, e cila ka dėshiruar qė procesi i kushtetutės tė jetė njė proces i kontrolluar dhe fillimisht kemi pasur kufizime nga zyrtarė ndėrkombėtarė, se ne nuk guxojmė me kushtetutė tė predikojmė statusin final para se tė pėrfundojė procesi i Vjenės. Por tani besoj qė kėto kufizime duhet tė tėrhiqen meqenėse pakoja ėshtė shumė e qartė dhe nė momentin kur Kėshilli i Sigurimit do ta bėjė njė rezolutė ne tė kemi njė kushtetutė komplete.
Labinot Gashi: A do tė jetė e mundur dhe si tė ndryshohen ligjet organike?
Bajrami: Ndryshimi i kushtetutės dhe i ligjeve organike, atyre 12 ligjeve qė janė nė listė do tė bėhet me njė procedurė tė veēantė ku kėrkohen dy tė tretat e votave tė shumicės dhe shumica e pakicės. Shumica e pakicės pėrbėhet nga tė gjitha komunitetet pakicė qė jetojnė nė Kosovė dhe pėr ta votuar, po e zėmė ligjin pėr simbolet, ligjin pėr flamurin, Kuvendit tė Kosovės do ti duhen dy tė tretat-81 deputetė dhe do ti duhet gjysma e deputetėve tė komuniteteve pakicė.
Labinot Gashi: Do tė mund tė vonoheshin ligjet e kėtilla kur dihet qėndrimi i pakicės serbe nė kuvend?
Bajrami: Besoj qė po, sepse nuk ėshtė fjala vetėm pėr komunitetin serb, por pėr tė gjitha komunitetet. Nėse nė Kuvendin e Kosovės do tė kemi 25 deputetė joshqiptarė, atėherė nėse prej 13 deputetėve qė duhet tė votojnė janė shumicė dhe besoj qė kjo nuk ėshtė e paarritshme, por njėkohėsisht ėshtė mėnjanuar mundėsia qė tė bllokohet miratimi i kėtyre ligjeve me bojkotin parlamentar qė kanė bėrė serbėt pikėrisht nė Vjenė. Unė kam qenė ai qė kam insistuar qė kjo shumicė tė transformohet dhe mos tė pėrfshijė shumicėn e numrit total tė deputetėve, por shumicėn prezent tė tyre, duke parė qė serbėt e kanė bojkotin filozofi politike tė veprimit nė Kosovė. Ahtisari ka pranuar qė tė merret parasysh shumica totale e tė gjitha komuniteteve qė janė prezent dhe jo shumica veē e veē e ēdo pakice. Praktikisht ne e kemi marrė formulėn e Marrėveshjes sė Ohrit, e cila nė fakt u ka mundėsuar shqiptarėve mbrojtjen e interesave vitale nė disa ēėshtje.
Labinot Gashi: Ju thatė qė serbėt fitojnė me pakon e Ahtisarit. A mendoni qė pėrfaqėsuesit shqiptarė kanė dhėnė shumė pėr kėtė pakicė nė krahasim me vendet nė rajon ose nė krahasim me shqiptarėt nė Maqedoni ku dihet qė ata atje pėrbėjnė mė shumė se 30% tė popullatės?
Bajrami: Nuk ka dilemė. Atė e dinė tė gjithė nė Kosovė, por ai ėshtė ēmimi i pavarėsisė sonė. Serbėt do tė kenė njė status tė privilegjuar nė shtetin e ardhshėm si minoritet, ēfarė edhe i quan Konventa evropiane. Ata do tė jenė njė komunitet qė do tė kenė njė lloj diskriminimi pozitiv, tė drejtat shtesė. Ju e dini qė komplet procesi i Vjenės ka qenė proces pėr tė drejtat shtesė tė komunitetit serb, e qė kryesisht kanė tė bėjnė me decentralizimin ku mbrohet njė qeverisje shumė e avancuar lokale, pastaj kanė tė drejta nė sferėn e arsimit, shėndetėsisė, marrjes sė donacioneve ndėrkombėtare, bashkėpunimit edhe me Republikėn e Serbisė, si dhe nė legjislacionin me interes vital. Kėto tė drejta fatkeqėsisht nuk i kanė komunitetet tjera jo serbe, sepse ato nė shumė vende nė Kosovė janė tė njėjta me standardet evropiane ēfarė duhet tė jenė tė drejtat e minoriteteve. Nė fakt, ky pozicion i serbėve do tė obligojė institucionet e Kosovės qė nė periudhėn e pavarėsisė, nė kohė tė caktuar, ti demonstrojnė kėto standarde pėr mbrojtjen e komuniteteve dhe unė shpresoj qė mė vonė ne do tė kemi njė shtet normal me kritere ku tė gjithė qytetarėt do tė jenė plotėsisht tė barabartė.
Labinot Gashi: Pėrveē kėtij ēmimi qė ju pėrmendėt, megjithatė edhe nė Kushtetutėn e ardhshme tė Kosovės mbrohen nė njė masė tė madhe tė drejtat e pakicave?
Bajrami: Kushtetuta nė fakt i referohet tė drejtave tė komunitetit serb nė njė ligj tė veēantė qė nuk do tė jetė i njė ligji kusht-ligj, por ai ligj do tė jetė nė kompetencėn e Kuvendit tė Kosovės dhe ėshtė pėrgjegjėsi e deputetėve qė atė ligj ta miratojnė. Nuk besoj qė Kuvendi i Kosovės do tė mund tu shmanget standardeve qė do ti vendosė edhe Kėshilli i Sigurimit me rezolutėn e ardhshme pėr Kosovėn.
Labinot Gashi: Do tė thotė ska pasur alternativė tjetėr?
Bajrami: Dihet qė fillimisht serbėt kanė kėrkuar ndarjen e Kosovės nė dy entitete. Njė lloj bosnizimi tė Kosovės, federalizmin e Kosovės, dhe delegacioni i Kosovės megjithatė ia ka arritur qė formalisht ta sigurojė integritetin territorial tė Kosovės, pa ndarje territoriale, por duke pranuar kėtė pozicion asimetrik dhe shumė tė avancuar tė pakicės serbe nė Kosovė, dhe duke marrė obligime qė pėr njė kohė tė caktuar tė krijojė standarde tė larta legjislative pėr mbrojtjen e kėsaj bashkėsie etnike.
Labinot Gashi: A ėshtė e drejtė qė kushtetuta tė miratohet vetėm nė parlament dhe pa referendum qytetar?
Bajrami: Si ekspertė ne kemi pasur dėshirėn qė kushtetuta pas votimit nė parlament tė miratohet me referendum, por si duket ēėshtja e kushtetutės ėshtė pak e ndjeshme me pakon e Ahtisarit dhe pėr momentin ajo do tė miratohet nga Parlamenti i Kosovės. Opinioni duhet ta kuptojė se kushtetuta megjithatė ka disa kufizime, tė cilat janė objektive, qė po i vendos Kėshilli i Sigurimit, e nė njė mėnyrė edhe aleatėt e Kosovės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian rreth komunitetit serb nė Kosovė.
Labinot Gashi
Kosovapress |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|