DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shėtitje nė histori - freskim i kujtesės
Postuar mė datėn: 2007-07-09 12:22:40 nga admin1 :: Kategoria: Histori

Izmi Zeka, Prof. i Historisė


Kosova mishėrim i pėrpjekjeve pėr liri gjatė shekujve XIX – XX dhe Beteja Zhegocit pjesė e lavdishme e historisė mė tė re nė Kosovė.

Historia shqiptare ėshtė mbushur me data me emra,me mallkime,me luftėra,qė i ngjajnė valės sė detit, ku si paravan kishte ndjenjėn e sakrificės,moralin dhe nė fund mbi tė gjitha dashurin ndaj anatokės dhe ruajtjes sė etnitetit pėr tė qenė shqiptarė.
Shikuar realisht qenia shqiptare u ballafaqua me pushtues tė ndryshėm,duke u nisur nga romakėt,bizantinėt,turqit dhe nė fund serbėt.
Gjysma e parė e shekullit XIX –tė karakterizohet me njė lėvizje tė re politike e kulturore, ku ishte njė ndėr epopetė mė tė lavdishme nė historinė e popullit shqiptarė. Ishte rilindje forcave kombėtare ,qė shėnoi njė kaptinė tė re nė vargun e ngjarjeve evropiane nė Ballkan.
Forcat pėrparimtare, si nė Kosovė, ashtu edhe Shqipėri,u munduan qė mbi baza shkencore e historike tė argumentojnė tė bėmat e legjendės shqiptare Skėnderbeut.
Ky refleksivitet gjatė kėsaj periudhe mėnjanoi tabu temat, largoi psikozėn pėr tu ēliruar, ngriti forcėn intelektuale e patriotike me njė fjalė, shqiptarėt praktikisht u bashkuan duke i lėnė me njė anė dallimet fetare, klasore, shtresore etj. Gjysma e dytė e shekullit XIX-tė shėnon ngritje dhe ulje tė tensioneve brenda Perandorisė turke, ku kosovarėt i nėnshtroheshin njė vrazhdėsie sa tė egėr aq edhe shtazarake.
Gjatė dhjetorit tė vitit 1877 dhe janari tė vitit 1878, nga shtypja e egėr serbe ,shqiptarėt u detyruan ti lėshojnė 640 vendbanime, me mbi 160.000 banorė. Kjo popullsi shqiptare ishte e vendosur nė rrethin e Nishit, tė Propkuples, tė Leskocit, tė Vranės, tė Kurshumlisė tė cilėt u detyruan tė vendosen nė territorin e Kosovės. Masa drastike dhe shtazarake u pėrdorėn ndaj tyre.
Pėr ta arritur kulmin, Traktati i Shėn Stefanit, i 3 marsit tė vitit 1878, vendosi qė Kosovėn ta cungoj, duke zgjeruar Serbinė nė Sanxhakun e Prishtinės e deri nė afėrsi tė Mitrovicės dhe vendeve kryesisht tė banuara me popullsi shqiptare. Situatėn tepėr tė rėndė e bėri ky Traktat, ndaj nė mėnyrė urgjente kėrkohej qė tė gjitha forcat shqiptare tė mobilizoheshin dhe tė mbrojnė trojet e tyre etnike e stėrgjyshore. Nevojė e kohės ishte qė shqiptarėt tė bashkohen ku mė 10 qershor 1878, nė Prizren i fillon punimet Kuvendi i Pėrgjithshėm nė krye me Ilaz Pashė Dibrėn. Kuvendi i Pėrgjithshėm menjėherė vendosi tė formohet Lidhja e Prizrenit dhe ti dėrgonte njė letėr Kongresit tė Berlinit, i cili do tė mbahej tri ditė mė vonė, se shqiptarėt nuk do tė lėshojnė trojet e tyre arbėrore nėse vendoset pėr ndarjen e tyre. Megjithatė Kongresi i Berlinit i 13 qershorit 1878 nuk i pėrfilli interesat dhe ultimatumin e shqiptarėve. Vendimet e Kongresit tė Berlinit dėmtuan pjesė tė shumta tė territorit shqiptarė. Edhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr tri vite rresht u mundua tė mos lejoj copėtimin e trojeve etnike, megjithatė ajo u shkatėrrua. Lidhja e Prizrenit pati jehonė tė madhe dhe fuqishėm ndikoi qė ēėshtja shqiptare tė shikohet mė seriozisht. Vazhdimėsinė e Lidhjes sė Prizrenit, duke parashtruar pothuajse kėrkesa tė njėjta i pati edhe Lidhja e Pejės, e mbajtur mė 23 janar 1899. Qėllim kryesor edhe Lidhja e Pejės, kishte moslejimin e copėtimit tė trojeve shqiptare dhe njėkohėsisht vendosi pėr ndėrprerjen e gjakmarrjes pėr njė vit.
Njė numėr i madh patriotėsh shqiptarė jashtė vendit, pėrmes botimeve dhe shkrimeve tė tyre u bėnin thirrje bashkėkombėseve tė tyre qė tė bashkohen rreth Lidhjes sė Pejės dhe programit tė saj pėr Autonomi. Kjo Lidhje portės sė Lartė nuk i shkonte pėr shtati dhe sipas tyre i cenonte interesat e Perandorisė, dhe nė vitin 1900 me anė tė forcave tė shumta e shtypi Lidhjen. Tė gjitha kėto ngjarje tė shekullit XIX-tė shembėn iluzionin qė shqiptarėt (kosovarėt) ti nėnshtroheshin pushtuesve tė ēfarėdo ngjyre qofshin ata.
II
Fillimi i shekullit XX-tė shėnon lėkundjet e Perandorisė. Shqipėria nė njėrėn anė shpallė pavarėsinė, kurse nė anėn tjetėr, vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės tė 29 korrikut 1913 Kosovėn e ndajnė gjeografikisht nga trungu i saj. Kosova mbetet e ndarė. Fillon histori e re.
Kosova tashmė i nėnshtrohet regjimit tė egėr serb, masakrave tė mėdha, qė sipas Dimitrije Tucoviqit, serbėt lirisht mund tė hyjnė nė radhėn e popujve mė tė egėr, popujve qė nuk njohin tė drejtė dhe realitet.
Edhe nė kėtė kohė Idriz Seferi, ishte njė nga udhėheqėsit kryesor tė kryengritjes sė Kosovės nė vitin 1910 dhe u shqua si njė ndėr strategėt mė popullor nė betejėn e Kaēanikut si dhe nė betejėn e Karadakut e tė Moravės ,si dhe nė kryengritjet shqiptare antiosmane tė vitit 1912.
Mė 26 prill 1915 nė Londėr u mbajt njė Traktat i fshehtė, i cili parashikonte tė kėnaqte epshet e Sebisė dhe Malit tė zi (Anglia, Rusia, Franca dhe Italia).Traktati i Londrės paraqiste njė rrezik permanent pėr ērrėnjosjen e ndėrgjegjes kombėtare dhe ndarjen e tėrėsishme territoriale shqiptare. Gjatė luftės sė parė Botėrore, planet djallėzore tė Traktatit nuk kishin marrė formėn e prerė, dhe pas pėrfundimit tė saj, fuqitė e mėdha thirrėn Konferencėn nė Paris, e cila i filloi punimet mė 18 janar 1919. Shtetet fituese pas luftės sė parė Botėrore i kėrkonin konferencės qė Traktati i Londrės tė zbatohej nė pėrpikėri. Edhe pse delegacionet e shqiptarėve i dėrguan Konferencės memorandume pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale, praktikisht kėrkesat e tyre nuk u pėrfillėn dhe thua se Shqipėria me territoret e saja ishte vetėm njė nocion gjeografik. Kosova prapė u pushtua nga serbėt, pėrgatiteshin plane djallėzore, rrezikohej qenja shqiptare, tė gjitha kėto kishin si pėrfundim logjikėn e shkombėtarizimit. Vitet vardisen njėri pas tjetrit secili mė i rėndė se tjetri, skėterrė, vrasje, tortura e gjithēka tjetėr qė civilizimi evropian i mbyllte sytė para njė katastrofe njerėzore dhe njė populli krejtėsisht tė pafuqishėm. Tradhti fund e krye. Mė 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 mbahet konferenca e Bujanit, nė malėsi tė Gjakovės. Aty shprehet vullneti politik i popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje. Vendimet e Konferencės nuk u pėrfillėn pas luftės sė II-tė Botėrore..
Pėr ti ilustruar nė mėnyrė faktike si dhe nė ēfarė mėnyre mendonin krerėt serb pėr ti larguar shqiptarėt nga trojet e tyre po i pėrmendim disa pika tė elaboratit tė Vasa Qubrilloviqit.
1. Pėr spastrimin e shqiptarėve duhet angazhuar Ushtrinė Nacional Ēlirimtare tė Jugosllavisė,e cila pa mėshirė duhet tė pastroj territorin,sidomos duke shfrytėzuar tezėn se shqiptarėt kanė qenė kundėr LNĒ-sė nė Jugosllavi dhe kanė bashkėpunuar me fashistė.
2. Dėbimi i shqiptarėve duhet tė bėhet me taktikėn mė tė madhe se sa dėbimi i gjermanėve dhe i hungarezėve, pėr tė mos ardhur deri te konflikti me Shqipėrinė
3. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janė qendra strategjike tė Ballkanit,andaj shqiptarėt duhet dėbuar pa mėshirė nga kėto troje.
Tė tilla elaborate janė pėrgatitur disa herė dhe nė njė masė tė caktuar ia kanė arritur qėllimit. Vetėm gjatė dy luftėrave botėrore janė shpėrngulur nga presioni 250.000 shqiptarė nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Mbi 400.000 h tokė iu kanė marrė kosovarėve. Gjithashtu,mbi 15.000 familje serbe janė vendosur nė Kosovė gjatė dy luftėrave botėrore. Nga kėto tė dhėna, qė janė tė bazuara mbi faktet, shihet qartė se Kosova, si pjesė e Shqipėrisė gjatė dy shekujve ėshtė ballafaquar me privimin e tė ekzistuarit si popullatė. Edhe pas luftės sė II-tė Botėrore Kosova “mishėrohet” me njė realitet tė hidhur, vrasje, tortura ,burgosje etj
Molla Idriz Gjilani figurė emblematike e kohės dhe e zhvillimeve tė mėtutjeshme gjatė LNĒ-sė konceptoi arsyeshėm se tradhtia po bėhet dhe ai luftoi deri nė fund kundėr atyre qė donin Kosovėn ta lenin me Serbin. Lufta e Gjilanit nė krye me Molla Idrizin shėnon kaptinė tė re, prandaj edhe ndiqet kėmba kėmbės nga regjimi serb, ku zihet dhe vritet nė burgjet e Gjilanit por pa pasur njohuri tė sakta se ku. Kėsaj lufte tė Molla Idrizit dhe pakėnaqėsie ndaj tradhtisė qė po bėhej nė emėr tė Lufte Ēlirimtare ishte i pakompromis edhe Shyt Mareci i cili bėri pėrpjekje pėr shtet tė bashkuar shqiptarė.
Nuk duhet harruar edhe luftėn nė Kikė nė vitin 1944 e cila la shumė taborre ushtarėsh serb tė vrarė. Forcat pėrparimtare qė hetuan tradhtinė qė po u bėhej nga partizanėt ishin tė pakompromis edhe ndaj tri Batalioneve qė ishin nisur nė dhjetorin e vitit 1944 pėr nė Ēarr, nė Desivojcė dhe nė Vriqec. Nė kėto luftime mė sė shumti pėsuan Batalioni i II-tė i brigadės XVII-tė Maqedone
Viti 1968 – protesta, kėrkohet njė realitet i ri. Kosova rimėkėmbet, djalėria kosovare kėrkon tė drejtėn e natyrshme, njė Kosovė tė lirė. Prapė terror i paparė mbi rininė, burgosje, vrasje, shtypje etj. Evropa prapė i mbyllė sytė pran njė tragjedie kolektive.
Viti 1981-Kosova i ngjan botės sė ēudirave, sinjalizon shkapėrderdhjen e njė fantazme dikur tė quajtur Jugosllavi.
Dhe pikėrisht frymės liridashėse dhe lėvizjeve nė mbarė Kosovėn pas Luftės sė dytė botėrore i prin figura e kėsaj ane qė sot nuk janė nė mesin tonė si Metush Krasniqi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zija Shemsiu e shumė tėt tjerė tė cilėt edhe trasuan rrugėn dhe mėnyrėn se si luftohet pėr atdhe dhe hapėn rrugėn drejt krijimit tė njė strategjie pėr ēlirim kombėtar. Kjo frymė rezultoi me krijimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e cila formėsoi idenė pėr ēlirim tė Kosovė
III
Nga pikpamja historiografike, tani mė shumė po argumentohet se gjatė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e nė kėtė kontekst Betejės sė Zhegocit, ideja e krijimit tė shtetit ishte perspektiva e vetme dhe e domosdoshme pėr Kosovėn dhe zhvillimet e saj. Nė kėtė relacion vlen tė pėrmendet se vetė shtrirja e luftės nė pėrmasa ēfarė ishte dhe drejtimi i saj nė njė hiearki vepruese nė Kosovė dhe nė anėn tjetėr pėrfaqėsuesit politik tė saj nė shumė shtete tė Evropės e mė gjėrė, paralelisht paraqesin kapitalin mė tė madh tė fundshekullit XX dhe njėkohėsisht largimin e forcave ushtarake e policore serbe nga territor i Kosovės.
Krerėt e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės duke pasur ide kruciale mendimin se brenda kufijve politik e administrativ tė Kosovės duhet dhe mund tė ndėrtohet njė pushtet i qėndrueshėm, gjeti edhe pėrkrahjen e forcave pėrparimtare nė botė dhe aleat pėr tė ndihmuar luftėn e saj. Konceptualiteti i mendimit politik tė pas viteve 45 i politikės zyrtare, ishte njė vij uniforme qė dirigjohej nga Serbia, kurse ngjallja e grupeve qė nga Demaēi, e mė vonė tė tjerėt, paraqesin njė koncept tė ri respektivisht njė lėvizje tė re qė karakterizohet me njė program sa nacional aq edhe tė ndėrgjegjshėm. Shikuar nga studimi i kohės, lufta e UĒK-sė paraqet lėvizjen mė moderne nė Evropė.
Nga njė program gjithėpėrfshirės i pėrmasave tė njė shtrirjeje me shumė pėrpjekje vlerėsimi koheziv dhe shumė i hapur, mori pėrmasat pas vitit 1981 nė gjithė Kosovėn.
Analiza e dimensionit nacionalist tė konceptit politik tė veprimit tė grupeve tė organizuara pas Luftės sė Dytė Botėrore deri nė vitin 1997, ishte konjuktuar mbi interesin kombėtar qė e dallon nga veprimet nacionaliste tė shumė popujve, qoftė edhe historikisht. Sipas teorive tė elaboruara mirė, sidomos serbe, nacionalizmi e kualifikime tjera nė zhargonin politik tė atėhershėm, ishin pretekst para opinionit ndėrkombėtar pėr tė shkatėrruar gjithēka qė ishte nė interes tė popullit tė Kosovės.
Duke i bėrė njė syzhe parimeve themelore te zhvillimit politik tė tė pas LDB-sė, nė relacion me pėrpjekjet qofshin tė njė dinamike tė vogėl, nacionalizmi apo identifikimi i njė pjese me lėvizjet progresiste kombėtare, proceset drejt mendimit tė qartė politik, marrin tė mbarėn.
Nga kjo filozofi qė udhėhiqej nga njė gjeneratė e re, ishte mbase krejt e qartė se edhe krijimi i segmenteve tė mėvonshme dhe pėrpjekjet politike gjatė luftės, paraqesin pjekurinė qė i dha Kosovės njė rrugė krejt tė re. Lufta si ēlirimtare, e mishėruar me pjekurinė politike nė Kosovė, filloi nga vetė idealistėt dhe pėrfundoi nga njė ide qė u mishėrua me veprime tė pėrgjithshme pėr ti dhėnė kahe procesit dhe krijimit tė shtetit. Ėshtė nė preferencat dhe vlerėsimet e ndėrkombėtarėve se lufta nė Kosovė i dha fund shtypjes nė Ballkan. Nga pėrfytyrimet e mėvonshme dhe nga shumė sentenca, nacionalizmi kosovar i shprehur nė idealizėm, solli pėrfundimin shekullor nė njė robėri shekullore. Ky konceptualitet mbi idealizmin mbėshtetet mbi diskursin e flijimit apo mė thjesht vetėflijimit pėr njė qytetėrim si popujt tjerė.
Pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė krijuar shtet, datojnė qė nga kohėrat e lashta. Dhe kjo pėrpjekje e shqiptarėve gjithherė pati objektiv kryesor masivizimin e luftės ēlirimtare, qė nė njė mėnyrė tė krijohet mundėsia pėr tė krijuar bėrthamat e njė ushtrie ēlirimtare mbi bazėn e standardeve dhe rregullave universale botėrore. Nė kėtė prizėm erdhi edhe formimi i ushtrisė mė tė re nė Ballkan, Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės rreth viteve 1993 - 1994, me njė fjalė fillet e saj datojnė pikėrisht nė kėto vite. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė edhe mė herėt tė kenė ekzistuar grupe tė veqanta, por tė njė organizimi ēfarė ishte ky, ishte pėr herė tė parė.




Nga ky vėshtrim gradualisht erdhi duke u masivizuar pėrpjekja e luftės ēlirimtare drejtė objektivave tė kohės dhe duke gjet shtrirje nė gjithė terrenin e Kosovės.
Viti 1998 shėnon kulmin e fillimit tė njė reformimi nė vetėdijen kombėtare, duke pas qasje mė tė drejt ndaj vlerėsimit tė kohės dhe veprimeve tė mėtutjeshme.
Dalja nė skenė e pjesėtarėve tė UĒK-sė nė varrimin e mėsuesit Halit Geci mė 28 nėntor 1997, pėrfundimisht shembi vlerėsimet se gjoja ekziston apo nuk ekziston njė ushtri nė truallin Kosovar. Pas kėsaj kohe shtrirja e luftės merrte pėrmasa mė tė mėdha dhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės po konsolidohej dhe po merrte formėn e njė Ushtrie tė rregullt qė mbronte vlerat kulminante tė shtetėsisė sė Kosovės dhe shkatėrrimin e popullatės nga ushtria dhe policia serbe.
Nė situatėn dramatike qė u krijua pėr Kosovėn nė fillet e luftės ēlirimtare, Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės i kushtoi vėmendje ēėshtjeve tė unifikimit qė ekzistonin nė mes programit patriotike dhe rrymimeve tjera ekzistuese nė Kosovė qė ishte interes vital i vetė ekzistencės dhe zhvillimeve tė mėtutjeshme.
IV
Nga ky rezonim u formua edhe Zona Operative e Karadakut e UĒK-sė me nė krye Ahmet Isufin komandant tė saj
Shtrirja e Komandės sė UĒK-sė tė ZOK-ut nė Karadak dhe Gollak mundėsoi njė zhvillim normal dhe tė shpejtė nė strukturimin dhe masivizimin e saj. Brenda njė kohe tė shkurt arrihet qė mekanizmat ushtarak tė konsolidohen dhe tė marrin formėn e njė ushtrie qė do tė sigurojė tė ardhmen e qytetarėve tė saj.
Dhe kėshtu, pas shumė pėrpjekjeve dhe njė pune tė vetmohueshme Zona Operative e Karadakut respektivisht shtabi i zonės arrin qė tė konsolidoj radhėt e veta dhe tė ketė pėrbėrje tė plot pikėrisht mė 8 nėntor 1998.
Zona Operative e Karadakut komandėn respektivisht Shtabin e saj e kishte vendosur nė kėto vende:
Ų Nė fillim shtabi ishte nė Marec, shtėpia e Hamz Makollit, ish baza e Rexhep Malės nė Zllash- te Skifterajt.
Ų Nė lagjen e Hajdarajve ku edhe ndėrtohet kazerma pėr regrutimin e ushtarėve
Ų Nė Zhegoc- te shtėpia e Mejdi Ahmetit
Ų Nė Mramor Shtėpia e Ejup Gashit -Malės
Ų Nė Gadish
Ų Nė Kishnapole.

Nga e tėra kjo organizimi i Zonės Operative tė Karadakut ishte pjesė e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar, ku organizimi i saj ishte nė ēdo pjesė tė Karadakut dhe Gollakut. Dhe nė kėtė vazhdė mė 28 mars tė vitit 1999 njė pjesė e shtabit arriti nė Zhegoc.

Pėrgatitjet pėr ardhjen nė kėtė pjesė ishin bėrė qysh herėt nga komanda e zonės ku edhe ekzistonin pėrgjegjėsit pėr fshatrat e kėsaj ane.
Duke parė se lufta po merė pėrmasat e njė lufte tė shtrirė nė tė gjitha pjesė e po ashtu edhe nė Zonėn Operative tė Karadakut, Shtabi i ZOK-ut, gradualisht fillon tė afrohet afėr qytetit pėr t’i dal nė ndihmė popullatės civile e cila gjendej nė bllokadė tė plotė.
Hyrja e njė pjese tė Shtabit dhe forcave tė UĒK-sė nė malėsinė e Zhegocit ėshtė bėrė pėrmes Pajazit Ahmetit dhe Faik Ahmetit tė cilėt ishin pėrgjegjės pėr Zhegoc.
Pas 28 marsit tė vitit 1999 forcat Ēlirimtare kishin filluar tė pozicionohen nė kėtė anė duke pėrfshirė njė territor prej 20 km. Ushtria dhe policia serbe veē kishte filluar pėrgatitjet pėr tė sulmuar popullatėn civile nė kėto pjesė .Komanda e UĒK-sė e udhėhequr nga Komandanti i saj dhe zėvendėskomandanti, kishin hartuar plani rreth operacioneve dhe luftės kundėr forcave serbe. Kėshtu mė 2 prill tė vitit 1999, duke parė se lufta veē po pėrfshin edhe kėto territore, disa njėsite qė ishin nė zonėn e Llapit u kthyen pikėrisht nė kohėn kur ishte mese e nevojshme. Kėto njėsi kishin kaluar kohė tė gjatė nė Llap, ku ishin shquar nė luftimet me forcat serbe.
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės nė tėrė Kosovė po mbronte themelet e shtetit tė ardhshėm, po mbronte popullatėn civile nė tė cilėn ishte e pamėshirshme ushtria serbe, prandaj edhe Shtabi i Zonės Operative tė Karadakut kishte qėllim parėsor shpėtimin e popullatės dhe dėmtimin nė masė tė forcave serbe
Prej datės 5 prill 1999 njėsitet ishin vendos nė tė gjitha anėt nė Malėsinė e Zhegocit pėr tė bėrė vėzhgimin dhe pėrcjelljen e forcave serbe. Dy ditė para se tė filloi ofensiva nė Zhegoc, pėrmes disa dėshmitarėve, njėsitet e UĒK-sė janė njoftuar se forcat serbe pėrgatiten pėr sulm ndaj forcave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės respektivisht Malėsinė e Zhegocit. Informatat e tilla janė marrė nga vėzhguesit e disa njėsive tė vėzhgimit tė UĒK-sė. Gjatė dy ditėve respektivisht 13-14 prill serbėt i kishin larguar fėmijėt prej shtėpive tė veta dhe nuk kishte lėvizje fare. Mė datėn 14 prill 1999 komanda e shtabit fillon pėrgatitjet pėr tė mbrojtur popullatėn nė sulmin eventual qė pritej tė ndodhte.
Nė agun e 15 prillit forcat serbe ia mėsynė Zhegocit me njė arsenal tė paparė ndonjėherė Ishte njė rrethim i hekurt pothuajse nga tė gjitha anėt. Ishte ora 5:30 minuta kur kolona tė shumta ushtarėsh dhe arsenal i shumtė ushtarak ia mėsynė Zhegocit. Ushtria serbe vinte nga kėto drejtime:
Prej pjesės veriore respektivisht Mramorit dhe Kishnicės nė drejtim tė Zhegocit
Nga pjesa lindore gjegjėsisht nga Llabjani, Parallova, Bresalci, Poneshi
§ Nga pjesa Jugore – Gadish, Kishnapole, Sllakoc.
Nga pjesa veriperendimore, prej Sllovisė, Okllapit nė drejtim tė Zhegocit.
Vetėm fshati Smallush dhe malsia e Plitkoviēit ende s’ishte bllokuar tėrėsisht.
Nė kėto momente edhe njė herė bėhet konsolidimi dhe rikonfirmimi i hierarkisė ushtarake nga komandanti i zonės:
Aty rreth orės 9:00 tė mėngjesit te Hanet e Zhegocit kanė filluar pėrleshjet nė mes tė forcave serbe dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Gjatė kėsaj pėrleshje ,nė momentin kur lufta veē kishte filluar, eprori Pajazit Ahmet –Paja dhe Afrim Myrtaj ishin nisur me xhip prej shtabit pėr te njėsitet vėzhguese tė UĒK-sė .Edhe pse njėsitet e UĒK-sė iu kanė paralajmėruar nė njė formė megjithatė nuk ishin ndalur, ku forcat paramilitare serbe ishin pozicionuar mbi hanet e Zhegocit. Me kėtė rast breshėria e plumbave nga tė gjitha anėt nė drejtim tė xhipit kishin bėrė tė pamundur edhe pse luftėtarėt e UĒK-sė gjuanin me tė gjitha mjetet qė kishin, ku vritet Pajazit Ahmeti dhe plagoset rėndė Afrim Myrtaj duke marrė plagė tė rėnda nė trup. Njėsitet e UĒK-sė fillojnė gjuajtjen dhe ngadalė afrohen pėr tė shpėtuar jetėn e Afrimit i cili ishte i plagosur rėndė. Arrijnė qė ta marrin dhe t’i japin ndihmėn e parė nga mjekėt qė ndihmonin luftėn ēlirimtare. Forcat serbe tentojnė tė futen nė Zhegoc mirėpo luftėtarėt nuk i kishin lejuar deri nė ora 16:00 derisa e kishin tėrhequr popullatėn nė vende tė sigurta. Edhe pse tė rrethuar nga tė gjitha anėt, forcat ēlirimtare kishin arritur tė mos lejojnė ushtarėt dhe paramilitarėt serb tė arrijnė tė zbatojnė planin e tokės sė djegur dhe tė vrasin nė masė dhe masakrojnė popullatėn. Lufta ishte e pabarabartė, mirėpo djemtė e Ushtrisė Ēlirimtare kishin arritur qė tė bėjnė njė luftė mbi natyrore dhe tė qajnė rrethimin. Dikur kah mbrėmja njė pjesė e ushtarėve nga rrethimi i hekurt kishin arritur tė dalin nė drejtim tė Marecit.
Lufta nė Zhegoc edhe pse ishte e pėrmasave tė mėdha dhe pėr pasojė kishte vrasjen e 8 ushtarėve tė UĒK-sė Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, dhe Njazi Osmani dhe 18 civilė. E po ashtu edhe nė Sllovi 49 civil Sinjalizoi se djemtė si Pajazit Ahmeti , Alban Ajeti e shumė tė tjerė din dhe munden tė mbrojnė territoret e Kosovės dhe tė lėnė njė numėr tė madh tė vrarė tė ushtarėve serb nėpėr malet dhe fushat e Zhegocit.
Shikuar nga kėndi i vlerėsimit dhe nivelit ushtarak i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės respektivisht Zonės Operative tė Karadakut dhe asaj serbe, pėrdallimet ishin tė mėdha si nga aspekti ushtarak ashtu edhe teknikės sė armatimit.
Ushtria Ēlirimtare ballafaqohej me strehimin e popullatės, ushqimin dhe mungesėn e arsenalit ushtarak qė pashmangshėm ishin pengesa qė lufta s’mund tė bėhej nė nivele ashtu ēfarė duhej. Por vlerėsuar nga organizimi dhe mobilizimi i forcave tė UĒK-sė nė momentin e fillimit tė kėsaj beteje edhe pse tė rrethuar nga tė gjitha anėt padyshim se vijmė nė njė pėrfundim logjik se: Djemtė e Ushtrisė Ēlirimtare tė kėsaj zone me vullnetin pėr tė qenė tė lire; Duke qenė tė bindur nė fitoren e sigurt; Duke qenė tė njohur me ambientin ku jetonin dhe vepronin, arritėn qė betejėn, me forca tė pabarabarta, ta shėndrrojnė nė njė betejė ku fuqishėm mbrohen vlerat dhe dinjiteti kombėtar.
V
Beteja e Zhegocit paralajmėroi edhe kėtė zonė dhe gjithė popullatėn e kėsaj treve se pėrmasat e kėsaj lufte mund tė kenė efekte jo tė dėshirueshme nėse nuk arrijmė qė tė bėhemi njė pranė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Zona Operative e Karadakut. Forcat ēlirimtare luftuan dhėmbė pėr dhėmbė, duke shpėtuar popullatėn civile dhe tė plagosurit e tjerė. Ndikimi i saj fuqishėm sinkronizohet edhe me betejat mė tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptarė,me pėrpjekjet e udhėheqėsit popullor dhe komandantit tė luftės sė Kaēanikut Idriz Seferit me luftėn heroike nė Kikė tė Gollakut me trimėrinė e Shyt Marecit e luftėn e Molla Idriz Gjilanit,
15 prilli i vitit 1999, apo epopeja e lavdishme e betejės sė Zhegocit ishte pjesė e luftės heroike qė bėnte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Zona Operative e Karadakut.
Dhe krejt nė fund do tė potencoja: Pas luftės heroike tė ushtarėve tė UĒK-sė, nė betejėn e Marecit, prej 18 prillit deri mė 22 prill, ishte plagosur rėndė Muharrem Ibrahimi, epror i lart ushtarak, duke dal prej shtabit pėr nė spitalin e improvizuar te lagjja e Bullajve, me plagė tė rėnda vdekje prurėse, thėrret: “ Pika nuk guxon tė bjerė…”. E kjo tregon pėr moralin e lart dhe vendosmėrinė e luftėtarėve tė UĒK-sė, ku edhe nė momentet kur po luftohej pėr jetė a vdekje, ata reflektonin natyrshėm mbrojtjen e pakompromis tė ēdo pėllėmbe tė tokės shqiptare.
Nga pikėpamja historiografike, tani mė shumė po argumentohet se gjatė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e nė kėtė kontest betejės sė Zhegocit ideja e krijimit tė shtetit ishte perspektiva e vetme dhe e domosdoshme pėr Kosovėn dhe zhvillimet e saj. Nė kėtė relacion vlen tė pėrmendet se vetė shtrirja e luftės nė pėrmasa ēfarė ishte dhe drejtimi i saj nė njė hierarki vepruese nė Kosovė dhe nė anėn tjetėr pėrfaqėsuesit politik tė saj nė shumė shtete tė Evropės e mė gjerė paralelisht paraqesin kapitalin mė tė madh tė fundshekullit XX dhe njėkohėsisht largimin e forcave ushtarake e policore nga territori i Kosovės.
Krerėt e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare duke pasur ide kruciale mendimin se brenda kufijve politik e administrativ tė Kosovės duhet dhe mund tė ndėrtohet njė pushtet i qėndrueshėm gjeti edhe pėrkrahjen e forcave pėrparimtare nė botė dhe aleatė pėr tė ndihmuar luftėn e saj.

Vullneti politik e ushtarak i zonės operative tė Karadakut nė krye me komandantin e saj Ahmeti Isufi, bėri qė lufta nė kėto pjesė tė zhvillohet nė sfera prej mė tė ndryshmeve.
Kjo betejė ėshtė edhe mė e fuqishme si nė aspektin historik ashtu edhe shkencor sepse kėtu edhe mori fund regjimi i egėr serb. Kėtu u thye tirania. Ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės zgjodhėn njė rrugė dhe ajo ishte luftė deri nė ēlirimin e tokave arbėrore. Padyshim se ne sot jemi tė lirė dhe vetėm duhet tė kthejmė kokėn prapa dhe ti bėjmė njė syresh historisė sė kėsaj anė e gjithė Kosovės atėherė mund tė dimė se nga erdhėm ,ku jemi dhe sa e vėshtirė qenka rruga pėr tė ardhur deri kėtu.
VI
Kjo shėtitje nėpėr histori reflekton natyrshėm pėrpjekjet pėr liri dhe nuk duhet thėnė shumė dhe shkruar tepėr. Ėshtė rikujtuese nėse dikush ka harruar vitet, shekuj, gjakun e derdhur, amanetin e brezave. Nuk ėshtė hipokrizi tė thuhet e vėrteta. Shqiptarėt janė tė ndarė nė shumė shtete jo me dėshirėn e tyre. Alternativat janė nė duar tė tyre. Nuk duhet hezitohet tė mbrohet dhe thuhet ajo qė ka ndodhur brez pas brezi.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ura mbi detin Fehmarn gati nė vitin 2018 (2008-08-26 08:58:47 nga admin4)
[ Opinione ] BISEDIMET E UNMIK-ut ME SERB INĖ (2008-08-26 02:52:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja nė Mitrovicė dhe statusi i Trepēės (2008-08-25 12:11:21 nga admin1)
[ Histori ] Barbarizmat serbe ndaj shqiptarėve nė vjeshtėn e vitit 1913 (2008-08-25 09:18:59 nga admin1)
[ Opinione ] POSEDIMI I DY NĖNĖSHTETĖSIVE (2008-08-25 09:00:16 nga admin1)
[ Kultura ] Poezi: UNĖ JAM NĖ SKENĖ (2008-08-25 04:42:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kumtesė pėr opinion e Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Malin e Zi (2008-08-24 03:07:52 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster