DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SPROVĖ PĖR NJĖ TEORI MĖ KOMPLETE TĖ RENDIT TĖ MIRĖFILLTĖ LIGJOR, RML-sė NĖ KOSOVĖ (2)
Postuar mė datėn: 2008-07-11 17:28:26 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Mr. Rexhep AHMETI

Shkruar mė 15 qershor 2008, ditėn e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės


Edhe pse shekulli i 20-tė, ėshtė quajtur shekull i Kushtetutės, nė tė Kosova nuk mundi ta realizojė tė drejtėn pėr kushtetutė tė vėrtetė tė saj. Prandaj nė shekullin e kaluar Kosova nuk pati kushtetutė tė pakushtėzuar, tė mirėfilltė, tė plotė e moderne. I njėjti fat po e ndjek edhe nė dekadėn e parė tė shekullit 21. Nėse e rrisim sasinė e drejtėsisė nė raportet tona konkrete brendakombėtare e brendakosovare, duke u bazuar edhe nė vlerat tona tė pakapėrcyeshme tė lashtėsisė do ta bėjmė Kushtetutėn tonė, tė mirėfilltė dhe tė drejtė. Shpejtėsia e bėrjes, do tė varet nga shpejtėsia e vetėdijesimit dhe e veprimtarisė sė menēur gjatė bėrjes e realizimit tė Kushtetutės sonė tė brendshme, qė lidhet me qenien tonė shpirtėrore, psikologjike dhe me realizimin e saj tė domosdoshėm nė realitetin konkret shumė tė ndėrlikuar tė Kosovės.
Kėtė e kam thėnė e shkruar, mė 1996. Gjendet nė faqen 157 tė variantit tė fundit tė pranuar dhe tė dorėzuar tė temės sime tė magjistraturės qė e pėrmenda nė fillim tė kėsaj sprove e cila u botua, gjer mė tani, vetėm nė internet (www.dervina.com, www.unitedalbania.com, www.nenashqiperi.com, etj), meqė pasi disa tė pėrditshmet tona nuk e botuan. As tani mė 15 qershor 2008, nuk shoh aspak tė nevojshme qė t’i heq apo t’i shtojė diēka kėtij konstatimi e parashikimi, edhe pse tani jemi juridikisht shumė mė mirė dhe kemi bėrė edhe hap tė madh pozitiv drejt krijimit tė rendit juridik nė Kosovė. Tani, mė nė fund kemi Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, e cila ka hyrė nė fuqi nė orėn 01 tė sotit, qe 7 orė, pra edhe kur shumica nesh kemi qenė nė gjumė. Hahahahahaha! Elemente tė rėndėsishme tė rendi juridik po mundkan tė hyjnė nė themel tė rendit juridik, tė hyjnė nė fuqi e tė funksionojė edhe kur ne qenkemi (tė) fjetur!!! Kjo qenka njė anė e mrekullueshme dhe madhėshtore e elementeve tė rendit juridik. Por asgjė e mrekullueshme e madhėshtore nuk vjen vetvetiu, edhe pse kur ta krijosh mund tė funksionojė edhe kur ti, popull a individ, je duke fjetur a pushur. As kjo Kushtetutė e pėrtashme e Republikės sė Kosovės nuk ka ardhur vetvetiu. Ėshtė dashur aq shumė qė ky popull i shumėvuajtur dhe madhėshtor i Kosovės tė vuaj dhe tė sakrifikoj pėr ta marrė dhe pėr ta pasur tė drejtėn e vet edhe pėr kėtė sasi tė rendit juridik qė do tė sjellė tani Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, pėr tė cilėn, i nderuari Sekretar i OKB-sė shkroi pėrafėrsisht kėshtu: Jam i informuar.......Jam neutral. Njė nėntekst i letrave tė Ban Ki Moon ėshtė edhe ky: jam neutral edhe ndaj asaj se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Pos tjerash, nuk jam as pėr atė qė Kosova tė jetė nėn sovranitetin e Republikės sė Serbisė, pasi ekzistencėn de fakto dh de jure tė Republikės sė Kosovės deri mė tani e kanė njohur 43 shtete. Por e mrekullueshmja dhe madhėshtorja (nėse mund tė quhet kėshtu) sot te elementet fillestare tė njė rendi juridik tė njė vendi nuk mund tė vijnė as tė funksionojė, vetėm nga ai shtet, ngase rendi botėror ėshtė i lidhur dhe si i tillė edhe funksionon, me tė gjitha anėt, dukuritė, pėrmasat, llojet, fushėveprimtaritė, e tij. Kėtė e vėrteton dukshėm fenomeni i Republikės sė Kosovės, rasti i saj.
Prej sotit, 15 qershor 2008, Kosova ka elemente kryesore fillestare pėr funksionalizimin e rendit juridik, pasi qė pėr kėtė i ka mundėsitė juridike shumė mė tė mėdha se pėrpara.. Ka Kushtetutėn e Republikės, pra rendin kushtetues fillestar, ka mekanizmat fillestar shtetėror pėr realizimin e Kushtetutės sė vet. Se sa, e si, do tė krijohet tani rendi juridik nė Kosovė, kėtė nuk mund ta themi ne sot kur hyrja nė fuqi e Kushtetutės sė Kosovės nuk i ka bėrė as 24 orė. Kėtė do ta thotė vet realiteti i ardhshėm nė Kosovė dhe ne vetėm mund ta lexojmė dhe ta interpretojmė atė qė do tė na sjellė realiteti i sotėm dhe ai i nesėrmi me Kushtetutė nė fuqi tė Kosovės.
Pra, realiteti konkret, ai i pėrditshmi nė Kosovė, do tė na tregojė se a ka Kosova Kushtetutė tė vėrtetė nė kuptimin modern tė fjalės, termit dhe nocionit, pasi qė kushtetuta e Kosovės ėshtė fillestare e me plotė kontradikta dhe vėshtirėsi dhe pasi qė ajo duhet tė zbatohet nė realitetin konkret shumė tė ndėrlikuar tė Kosovės, nga i cili dalin edhe sulme a la koshtuniciane qė vijnė pėrmes Mitrovicės andej Ibrit, si ai i datės 14 qershor 2008, kur u sulmua SHPK-ja nė stacionin policor tė jugut nė Mitrovicė, apo sulme tė tilla tė errėsirės qė vijnė edhe nga brendėsia e Kosovės, si ai paradoditshmi nė shtėpinė e Kryeministrit tė Republikės Kosovės z. Hashim Thaqi.
Realiteti konkret, pėrditshmėria e zhveshur, praktika jetėsore ka gjuhėn e vet tė posaēme. Edhe jeta ligjore (juridike) konkrete, ashtu siē ndodh pėrnjėmend me ligjet, ka gjuhėn e vet. Por edhe interpretimi se ēka ndodhė me tė vėrtetė me krijimin e zbatimin e ligjeve, po ashtu ka gjuhėn e vet tė posaēme. Kur t’i kuptojmė tė gjitha kėto “gjuhė” do tė kemi edhe informata mė tė sakta se, vėrtretė ēka ėshtė duke ndodhur nė realitetin tonė konkret dhe nė ēfarė gjendje e sasie ėshtė fillimi e realizimi i drejtėsisė nė rendin konkret jetėsor a ligjor tė njė mesi, a vendi. Pra, kuptimi i gjendjes reale dhe ai i sė vėrtetės reale tė zhveshur, tė thjeshtė pėr njė rend jetėsor a juridik, nuk ėshtė i thjeshtė, por ėshtė edhe ēėshtje reale dhe ideale, pragmatike, praktike dhe teorike, informatike, komunikuese dhe jokomunikuese, e thjeshtė, jofilozofike dhe filozofike. Por e thjeshta, e vėrteta e thjeshtė, realja tėrėsore jetėsore ėshtė edhe ajo filozofi nė vete. Psh. thėnia: Kosova ka Kushtetutė. Kosova ėshtė Republikė. Kosova tani ka rend ligjor (juridik). Kjo nga aspekti i tė drejtės pozitive, formale juridike ėshtė e vėrtetė. E vėrtetė ėshtė edhe nga aspekti fizik ontologjik. Kushtetuta ėshtė konkrete, ėshtė send fizik. Mund ta prekėsh, ta marrėsh nė dorė. Ta shfletosh. Ka dispozita, norma ligjore qė mund t’i lexosh, mund t’i interpretosh e t’i zbatosh. Edhe te thėnia: Kosova ėshtė Republikė, ka diēka tė vėrtetė. Kjo Republikė ėshtė konkrete. Shikuar ontologjikisht ka tokėn, ajrin, ujėrat, kufijtė, njerėzit, organizatat e njerėzve nė kėtė territor si janė TMK-ja (qe do te behet FSK), policinė, AIK-un, gjyqet, ministritė, Kuvendin, Kryetarin, Kryeministrin, etj. Ka elementet kryesore mesore potenciale tė rendin ligjor juridik: kėto te dyja, te mėparshmet (ligjet fillestare dhe organizatat fillestare shtetėrore) qė duhet tė funksionojnė sė bashku munden qė pėrmes Kushtetutės fillestare ta krijojnė rendin kushtetues, ku tė gjitha ligjet tjera pozitive tė vendit duhet tė jenė nė pėrputhje me kushtetutėn, pra edhe organet shtetėrore-publike qė kanė obligim ta zbatojnė legjislacionin kushtetues si dhe sjelljet e njerėzve sipas kėtyre normave apo nė kundėrshtim me disa nga ato.
Pra, vetėm posedimi ontologjik, pasja fizike e kėtyre elementeve ligjore, sociologjike e shtetėrore nuk mjafton pėr ta krijuar rendin ligjor, sepse nėse njerėzit, qytetarėt, nuk kanė gatishmėri dhe vullnet pėr t’u sjellė sipas normave pozitive nė fuqi, ligjeve qė janė edhe detyrimisht tė zbatueshme dhe vullneti, atėherė ligjet mbesin vetėm tė shkruar nė letėr dhe jo tė zbatuara. Kėshtu edhe kur ka legjislacion formal juridik, rendi juridik mund tė mbetet vetėm formal, pra i parealizuar. Nėse ligjet nuk u janė pėrshtatur atyre qė duhet t’i zbatojnė, njerėzve dhe qytetarėve dhe nėse ato i kanė mohuar tė drenjat e tyre legjitimeve dhe nėse ato kanė instaluar ndonjė padrejtėsi ndaj atyre qė duhet t’i zbatojnė, atėherė njerėzit dhe qytetarėt nuk janė tė interesuar tė sillen sipas kėtyre ligjeve, por janė tė interesuar t’i mohojnė ato dhe t’i shkelin. Kėshtu pra erdhėm deri te ēėshtja e drejtėsisė sė ligjeve tė njė vendi. Kėtu dalim te e vėrteta se duhet patjetėr njė sasi e konsiderueshme e drejtėsisė nė njė Rend tė Mirėfilltė Ligjor (Juridik). Pa kėtė element tė sasisė sė drejtėsisė, nė realitetin konkret, nuk ėshtė i mundur funksionimi normal i rendit ligjor (juridik). Edhe nė rendet ligjore (juridike) tė kohės sė tashme tė globalizimit duhet Drejtėsi dhe Vendorėsi. Nėse nuk ka Drejtėsi dhe Vendorėsi nuk ka as rend juridik efikas.
Nė Kosovė, pra janė tė gjitha kėto probleme praktike (pragmatike) e teorike. Edhe pse kėtu ndoshta ka edhe njė lloj rendi ligjor fillestar qė mė shumė ngjan tė jetė njė rend jetėsor spontan ende i pastudiuar e i pakonceptuar. Me kėto elemente qė i kemi, ende jemi larg krijimit dhe funksionimit tė Rend tė Mirėfilltė Ligjor (Juridik), R M L-sė. Shikuar nga aspekti pragmatik dhe teorik R M L–ja ėshtė duke u bėrė nė Kosovė. ”Diēka qė bėhet nuk ėshtė akoma ajo qė do tė bėhet edhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė ajo, nėse bėhet ajo.” (F. 172. Gėrliqi, Leksikoni i filozofėve, pėrktheu Murteza Luzha, Rilindja, Prishtine, 1986)
Po tė jepnim kėtu, vetėm gjykim politik tė ditės dhe tė proklamonim se nė Kosovė tashmė ka R. M. L. do tė shkonim nė drejtim tė varfėrimit dhe tė skematizimit tė mendimit juridik shqiptar ngase nuk do tė kultivonim cilėsitė teoriko-filozofike tė kėtij mendimi: se Rendi Ligjor (juridik) R L M-ja nė Kosovė ėshtė nė procesin e bėrjes por ende “nuk ėshtė ajo qė do tė bėhet edhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė ajo, nėse bėhet ajo.”
Pra, mė duket se nė kėtė hyrje, po shohim se ēfarė problemesh tė shumta ka teoria dhe praktika e rendit juridik. Praktikisht, tani nė Kosovė, vėshtirė se mund tė themi, me vėrtetėsi empirike, se nuk ka asnjėfarė rendi. Jeta reale nė Kosovė, po tregon se ka njėfarė rendi. Problemi teorik ėshtė ky: ēfarė ėshtė ky rend?
A ėshtė Rend Ligjor (juridik), R L? A ėshtė ndonjė rend spontan jetėsor? A ėshtė ndonjė rend jetėsor i gjysmė i vetėdijshėm, ende jo aq i konceptuar por qė nė praktikė, ka edhe elemente tė R M L-sė? Nėse nuk ka as R L as R M L, nė Kosovė, si duhet tė krijohet e tė funksionalizohet (institucionalizohet) ai dhe nga kush varet? A mundet Kosova tė ketė njė R M L tė vėrtetė?
Pėr t’u dhėnė pėrgjigje kėtyre ēėshtjeve duhen studime tė gjithanshme dhe ekipore si dhe metodologji e mbarė dhe e “pagabueshme”, sepse kjo ėshtė udhėheqėsja e parė nga e cila fillimisht pėrcaktohet suksesi ose ngecja. Nė kėtė hyrje shkuam sipas mendimit metodologjik, filozofik tė Aristotelit se lidhja e nocioneve ėshtė tregues i lidhjeve tė vetė sendeve,(f.19, po aty Leksikoni i filozofėve). Duke pasur parasysh kėtė metodologji nuk munda tė konstatojė se nė Kosovė, edhe tanimė, nuk ka as njė lloj rendi. Ėshtė detyrė e shkencave ta definojmė se ēfarė rendi kemi tani nė Kosovė dhe t’i gjejmė nocionet e nėnocionet, si dhe lidhjen e tyre qė tregojnė lidhjen e vet sendeve nė realitet konkret tė Kosovės.
THOTI nuk ka shkruar kot nė Tabelen e 15 tė smeraldit: Terrina, padituria ėshtė ērregullim, rrėmujė, sėmurje. (Darkness is disorder) Drejtėsia, Drita, Njohuria ėshtė Rend (Light is Order). (Shih.http: origin.org/ucs/doc.cfm?e=1&fg=3194&fi=1209, shikuar mė 6/11/2008)
Pra sipas Thotit kemi tezėn dhe antitezėn:
1. Drejtėsia, Drita janė RENDI.
2. Errėsira, mosdija ėshtė janė antirendi, ērregullia.
Lidhur me lidhjen nė mes nocioneve tė vėrteta, njohurisė sė vėrtetė dhe sendeve nė realitetin konkret, edhe nė lidhje mė R L M-nė mund tė themi se:
pa dije, pa shkencė apo pa teori tė vėrtetė nuk ka rend, nuk ka rregull. Dija formale, jomenēurore, jofilozofike, nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ta njohur, pėrfyturuar e realizur as R L-nė funksional as R M L-nė.
Por as rruga a metoda pėr tė ardhur tek rendi ligjor funksional, apo edhe mė shumė, te RML-ja, nuk gjendet lehtė pa dritė a njohuri tė vėrtetė. Edhe lidhur me kėtė nuk mėsojmė pak nga njė mendim dritėsor i Hegelit tė madh, i cili ka qartėsuar se: “rruga e gjatė, metoda ėshtė vet shkenca, mė universale po edhe mė individuale e historisė sė filozofisė.”

15 qershor 2008
Trepēė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] SPROVĖ PĖR NJĖ TEORI (MĖ) KOMPLETE TĖ RENDIT TĖ MIRĖFILLTĖ LIGJOR (JURIDIK), RML-sė NĖ KOSOVĖ (1) (2008-06-15 06:17:16 nga admin4)
[ Opinione ] Drejtėsia dhe politika shqiptare janė nė sprovė morale (2008-05-30 14:50:12 nga admin4)
[ Opinione ] Albin Kurti –Sprovė e ndėrgjegjes sonė (2007-04-07 19:49:51 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn (2008-08-27 11:57:40 nga admin4)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kumtesė pėr opinion e Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Malin e Zi (2008-08-24 03:07:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Policia malazeze arrestoi pėrsėri grupin e tė akuzuarve shqiptarė nga Malesia (2008-08-24 03:05:45 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster