| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rehn: Vetoja ruse ndaj planit te Ahtisarit do te sillte destabilitet |
| Postuar mė datėn: 2007-02-27 07:47:30 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Vetoja eventuale ruse nė Kėshillin e Sigurimit tė KB-ve ndaj planit tė Marti Ahtisarit pėr Kosovėn mund ta shkaktojė kaos dhe destabilitet nė Ballkan. Keshtu ka deklaruar Komisionari i BE-sė pėr Zgjerimin, Olli Rehn.
Duke folur nga konferenca pėr tė ardhmen e Evropės, organizuar nga fondacioni, Bertelsman, nė Berlin te Gjermanise, Rehn e ka quajtur Kosovėn dhe caktimin e statusit tė saj si testin mė tė madh tė Evropės pas asaj per Kushtetutėn Evropiane.
Rehn ka shtuar se nga shtyrja e procesit te statusit nuk ka dobi por mund tė ketė vetėm agoni tė zgjatur. Ai i eshte drejtuar Rusisė duke thėnė se Kosova nuk paraqet ndonjė precedent edhe pse Rusia bėn pėrpjekje tė argumentojė tė kundėrtėn. Derisa Rusia e dėnon njėanshmėrinė, atėherė, pse kėrcėnon me pėrdorimin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, gjė qė, pėrfundimisht, ėshtė akt i njėanshėm ka nenviziuar Olli Rehn.
Komisioneri europian ka pėrfunduar duke thėnė se nėse Kėshilli i Sigurimit dėshton ne arritjen me unanimitet te njė rezolutė, rrezikohet kaosi dhe destabiliteti nė Ballkan, ēmimin e tė cilit do ta paguante Evropa, jo Rusia dhe SHBA-ja. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|