| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Prishtina e inkurajuar pas takimit SHBA - BE |
| Postuar mė datėn: 2008-06-10 17:23:50 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Udhėheqėsit e Kosovės janė shprehur tė inkurajuar me deklaratėn e pėrbashkėt qė doli nga takimi i lartė ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ku nėnvizohet pėrkushtimi pėr tė mbėshtetur qėndrueshmėrinė dhe sigurinė e Kosovės, integrimet e saj rajonale dhe zhvillimin e saj ekonomik e institucional.
Nė deklaratėn e miratuar nė takimin ku mori pjesė edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush, thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojnė qė tė bashkėpunojnė nė pėrmbushjen e lehtė tė kalimit tė pėrgjegjėsive nga Kombet e Bashkuara tek misioni Eulex, i cili do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij tė plotė nė gjithė Kosovėn qė ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr stabilizimin e saj.
Zėvendėskryeministri i Kosovės Hajredin Kuqi shprehu sot mirėnjohjen e vendit pėr politikėn e Shteteve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian gjatė luftės nė Kosovė por edhe mė pas nė ndėrtimin e Kosovės demokratike.
"Dhe sot jo vetėm nė mbėshtetjen politike pėr Kosovėn dhe nė aspektin e sigurisė, por pėr interesimin edhe pėr mbėshtetjen ekonomike qė vjen nga SHBA-tė dhe nga Unioni Evropian. Kosova e ēmon shumė kėtė angazhim. Ėshtė jetik pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj, dhe ne besojmė se do ta ndėrtojmė njė shtet demokratik, njė shtet Sovran, modern, por edhe njė shtet tė qėndrueshėm nė pikėpamjet ekonomike, pėr ēka ndihma qė vjen nga SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian, ėshtė jetike pėr neve, tha zėvendėskryeministri Kuqi.
Shtetet e Bashkuara do tė jenė pjesė e misionit EULEX, i cili duhet tė fillojė tė funksionojė pas 15 qershorit me hyrjen nė fuqi tė kushtetutės sė Kosovės. Por, edhe mė tej nuk ėshtė qartėsuar nė tėrėsi mandati i pranisė civile ndėrkombėtare pas kėsaj date. Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon, pritet qė mbase qysh nesėr tė marrė njė vendim mbi kėtė ēėshtje. Ai pritet tė paraqesė njė raport mbi mundėsinė e zvogėlimit tė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe veprimin e EULEX-it nėn mandatin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
Prishtina zyrtare ėshtė pajtuar me faktin se UNMIK-u do tė mbetet nė Kosovė por shpreson se nuk do tė ketė pėrplasje mandatesh tė pranisė civile ndėrkombėtare. Zėvendėskryeministri Kuqi tha se Kosova ka mirėkuptim pėr zhvillimet politike qė bėhen jashtė saj, pėrkatėsisht ndėrmjet Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ajo ēka dua tė them ėshtė se nė Kosovė ka nevojė tė jetė njė koordinim i plotė i bashkėsisė ndėrkombėtare, njė qendėr e vendimmarrjes dhe tranzicioni tė tregojnė njė drejtim dhe ai drejtim duhet tė jetė bartja e plotė e kompetencave nė institucione vendore. Figurativisht po them se janė dy shtylla tė kompetencave: ato qė u takojnė institucioneve vendore dhe atyre ndėrkombėtare. Sa u pėrket atyre qė u takojnė institucioneve vendore nė nuk kemi dilema. Me datėn 15 qershor do ti marrim, do ti ushtrojmė me pėrgjegjėsi dhe nė kooperim me faktorin ndėrkombėtarė. Ndėrsa EULEX-i besoj me misionin e OKB-sė do tė koordinohen mire dhe dalėngadalė do tė kemi qartėsi nė ecje e sipėr, tha zv/kryeministri Kuqi.
Beogradi i mbėshtetur nga Moska zyrtare e kundėrshton vendosjen e misionit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė qė duhet tė mbikėqyrė zbatimin e pavarėsisė sė Kosovės. Beogradi kundėrshton rrjedhimisht edhe Kushtetutėn e Kosovės e cila sipas autoriteteve tė Prishtinės hyn nė fuqi tė dielėn nė mesnatė duke e mundėsuar funksionimin e shtetit tė pavarur tė shpallur gati katėr muaj mė parė.
Besim Abazi
Zeri Amerikes
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|