Vepra e J.G.fon Hahn-it Studime Shqiptare, e shkruar dhe e botuar nė Gjermani nė vitin 1949, konsiderohet si nje nder veprat themelore dhe themeluese te studimeve shqiptare (albanologjise). Po ndonese ajo vazhdon te citohet parreshtur, ne fakt deri me sot jane te pakte ata qe e kane lexuar dhe mund ti referohen asaj drejtpersedrejti. Nė fakt, ne Institutin e Historisė ekziston prej vitesh njė dorėshkrim me njė pėrkthim tė bėrė nga njė figurė fatkeqėsisht e mbetur e panjohur pėr publikun, sic ėshtė Veniamin Dashi, koleg me Eqrem Cabejn dhe Aleks Buden, por qe pas Luftės sė dytė Botėrore mbeti nė hije pėr arsye biografike. Por, ky variant pėrkthimi ėshtė tejet i cunguar pėr arsye biografie. Prej tij, ishin shkurtuar nė mėnyrė selektive nga Instituti i Historisė sė asaj kohe, pothuajse gjysma e librit (350 nga 800 faqet e librit). Nė botimin e pėrgatitur nga IDK, qe ka marre per baze perkthimin e V.Dashit, keto faqe jane faqe janė pėrkthyer nga pėrkthyesi i mirėnjohur Afrim Koci. E gjithė kjo do tė thotė se deri mė sot, duke pėrjashtuar ata pak qė kanė mundėsi ti referohen veprės origjinale nė gjermanisht, pjesa mė e madhe e studiuesve i janė referuar njė vepre deri diku tė fallsifikuar.
Nga ana tjeter, skemi te bejme thjeshte me nje veper me rendesi historike. Studime Shqipetare eshte nje veper e shkruar mjaft bukur qe lexohet me mjaft kenaqesi, dhe ēeshte me e rendesishmja, ka vlera te medha sepse ndihmon qe nepermjet se shkuares, te kuptojme me mire shume nga problematika e sotme shqiptare.
Vepra ėshtė e ndarė nė gjashtė pjesė kryesore:
Pjesa e parė dhe hyrėse, pėrmban njė vėshtrim tė pėrgjithshėm gjeografiko-etnografik tė shqiptarėve dhe tė vendit te tyre.
Pjesa e dytė, mjaft interesante, pėrfshin shėnimet e njė udhėtimi qė Hahni bėri nė vitin 1848 anė e mbanė Shqipėrisė sė asaj kohe, duke na dhėnė njė tablo mjaft realiste dhe tėrheqėse tė realitetit tė kohės.
Pjesa e tretė, pėrfshin njė tablo etnografike, ku pėrshkruhen zakonet e krahinave tė ndryshme ku banonin shqiptarėt.
Pjesa e katėrt, ka tė bėjė me historinė e popullit shqiptar, duke ndalur nė historikun e hollėsishėm tė mjaft vendeve e qyteteve nė krahina tė ndyshme tė Shqipėrisė.
Pjesa e pestė, i kushtohet mitologjisė sė shqiptarėve, duke kėrkuar njėkohėsisht shpjegimin, krahasimin dhe rrėnjėt e cdonjėrit prej miteve.
Pjesa e gjashtė, qė titullohet Alfabeti i shqipes na jep njė tablo interesante tė tė gjithė pėrpjekjeve tė deri atėhershme pėr tė shkruar gjuhėn shqipe.
Pjesa e shtatė dhe e fundit, i rikthehet dhe njėherė historisė sė shqiptarėve.
Pra kemi te bejme me njė vepėr me njė gamė tė gjerė tematike, ku ndėrthurret kompetenca shkencore e njė dijetari skrupuloz si J.G. fon Hahn, me talentin vėzhgues tė njė humanisti qė e njeh mjaft mirė botėn shqiptare, duke jetuar gjatė mes tyre, nė cilesinė e konsullit austriak nė Janinė.
Vepra Studime Shqiptare ka pėr tė ngjallur njė interes mjaft tė madh, duke na zbuluar me ngjyra mjaft tė gjalla por dhe realiste, njė pjesė tė rėndėsishme tė sė shkuares sonė, tej vellos se deformimeve qė ajo ka pėsuar nga largėsia e kohės.
Per pergatitjen e kesaj vepre qe kerkon nje seriozitet te madh profesional eshte angazhuar nje ekip profesionistesh. Keshtu krahas dy perkthyesve te mirenjohur, redaktor i librit eshte prof. Ethem Lika, gjuhetar dhe ish-rektor i Universitetit te Tiranes. Konsulente shkencore Anila Omari, korrektor z. Ramazan Vozga, punonjes ne Biblioteken Kombetare
Vepra e J.G. fon Hahn-it Studime Shqiptare ėshtė jo vetėm njė ndėr veprat themelore tė studimeve shqiptare, por madje konsiderohet si njė ndėr themelueset e tyre. Kjo veper ka njė rėndėsi tejet tė vecantė historike dhe kulturore. Gjithashtu, vlen tė theksohet dhe kontributi i saj i madh pėr kulturen shqiptare
12.12.2007 |