DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» GĖRDECI – NJĖ MUAJ MĖ PAS ?!
Postuar mė datėn: 2008-04-17 16:11:06 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Tafil DURAKU

Tragjedinė e dhimbshme tė Hiroshimės shqiptare e pamė me sytė tanė, e pėrjetuam rėndė, me dhimbje e dhembje tė madhe pėr humbjen e jetėve tė njerėzve tė pafajshėm, pėr shkatėrrimet mizore qė shkaktoi shpėrthimi, pamė traumat e pashlyeshme qė janė ngulitur pėrjetėsisht nė kujtesėn e burrave, grave dhe fėmijėve tė pafajshėm shqiptarė, qė e pėrjetuan atė shėmti “njerėzore” e “kombėtare”, i pamė dhe i pėrjetuan rėndė shkatėrrimet dhe dėmet e pariparueshme e shumė tė kushtueshme tė tė gjitha natyrave, qė i shkaktoi ajo tragjedi e trurit “shqiptar”...

Ndėrkohė, pamė e dėgjuam deklarata tė shumta tė shumė politikanėve, diplomatėve, ushtarakėve, ish-politikanėve, ish-diplomatėve, ish-ushtarakėve... dhe, vėrtetė, na vjen tė vjellim helm e vrer ndaj gjithė kėsaj “demokracie” qė ka mbėrthyer Shqipėrinė dhe shqiptarėt edhe nė trojet e pushtuara shqiptare, madje, nė kėto kohė tė “demokracive” evro-perėndimore, pas tė cilave vrapojnė “shqiptarėt” theqafas...

Po, ē‘politikė dhe ē‘diplomaci shqiptare ėshtė krejt kjo qė po ndodhė me Shqipėrinė dhe me shqiptarėt, kudo trojeve tė tyre etnike shqiptare dhe pėrreth tyre?!... Po, demagogjia, a ka brirė ndokund, nė botė?... Po, shėmtia?... Po, “kultura” e tė gjitha natyrave qė ka mbėrthyer rėndė shqiptarėt, sidomos, “kultura politike”, ė?!...

Kudo nė botė, po tė ndodhte njė ngjarje e tillė, madje, edhe nė shtetet me demokracinė mė tė brishtė shtetėrore e kombėtare, do tė binte komplet udhėheqėsia e shtetit.

Ndėrkaq, fatkeqėsisht, tek ne, vazhdon me kryeneēėsi edhe mė tė lartė demagogjia e pushtetarėve “tanė”, duke pėrsėritur broēkulla e profka bajate, para popullit tė zgjuar tashmė nga gjumi dekador i “demokracive” ibrahimrugoviane, saliberishiane, etj., pra, thėnė urtisht e shqip, do binte kryetari, kryeministri, qeveria..., me tė gjitha hallkat e tyre “kombėtare” e “shqiptare”, pėr tė filluar mė pastaj, me njerėz tė rinj shqiptarė, siē nisė stina e pranverės, pas ēdo dimri tė ashpėr, me bimėsinė e re, pėr ta shtrirė SHQIPĖRINĖ, fare natyrshėm, nė gjithė gjeografinė e saj etnike, pėr ta bėrė Shqipėrinė-SHQIPĖRI, me bimėsinė e vet natyrore.

Jo vetėm Gėrdeci dėshmoi qartė se populli shqiptar, i kudondodhur, trojeve tė tij etnike, ėshtė ngopur tashmė, sė tepėrmi, me tė gjitha “reformat” e pushteteve tė derisotme, ėshtė shumėngopur me “politikat” zhvillimore, me “luftėn” kundėr korrupsionit, me... qė tė gjitha nė letėr, pėr fat tė keq tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, prandaj, me tė drejtė, qytetarėt shqiptarė kėrkojnė ndryshime rrėnjėsore kudo.

Po, ku keni parė, nė botė, ju lutem, qė njeriu qė jep dorėheqje nga njė post shtetėror, t’i prijė ende njė partie politike, njė institucioni tjetėr shtetbėrės dhe shtetmbajtės, tė jetė nė vazhdimėsi kotėrr (hallkė) e zinxhirit tė shtetit? Jo. Askund. Gjėra tė tilla, pėr fat tė keq, mund tė ndodhin dhe tė shihen vetėm nė Shqipėrinė e kufijve londinezė dhe trojeve tė saj kudo, ende tė pushtuara, sepse, Shqipėria, si e tillė, ėshtė vetėm njė gjysmėShqipėri, apo, Shqipėri e cunguar, e prerė koke, krahėsh dhe kėmbėsh, pikėrisht, nga aleatė “atdhetarė shqiptarė” tė pushtuesve tanė, qofshin ata “poilitikė”, “kulturorė”, “shkencorė”, etj.


Po, si ėshtė e mundur tė ndodhė njė Gėrdec, apo, mė shumė sish dhe udhėheqja e shtetit, sidomos, ajo politike dhe ushtarake, tė mos ketė dijeni pėr veprime dhe punė tė tilla antishtetėrore dhe antikombėtare, ė? Si ėshtė e mundur, thjesht, qė udhėheqėsit e shtetit tė bluajnė pa pushim demagogjitė e tyre “atdhetare” e “shqiptare”, pėr t’i bėrė shqiptarėt qė edhe mė tė mbėshtesin “politikat” e tyre “zhvillimore”... Pėr kėtė sojesorollap udhėheqėsish qenka me vend vetėm pozita e saj pėr tė zhvatur sa mė shumė qė i jepet nga rasti. Pėr kėtė sojesorollap udhėheqėsish qenka me rėndėsi vetėm karrigia dhe pushteti, ku mund tė vjelet pa asnjė lloj mundi e djerse pasuria kombėtare e njė populli... Po, kujt dhe cilit i shėrben pėr nder kombėtar e atdhetar, siē e pamė, zbardhja e vendndodhjes sė armatimit shqiptar para “miqve” fqinjė e ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė-SHQIPĖRI, ė?...

Prandaj, e mira e sė mirės ėshtė qė stafi udhėheqės, “politiko-demokratik”, ta tregojė, bile, nė mos mė shumė, minimumin e aktit moral para popullit e Atdheut shqiptar: tė japė dorėheqje tė parevokueshme kolektive. Por, njė gjė e tillė, nuk shihet askund nė horizont! Dhe, ėshtė pėr turp pse nuk shihet ai akti i lartė moral i pėrgjegjėsisė dhe civilizimit njerėzor. Po, si do tė vepronin japonezėt, ta zėmė, po tė ndodhte njė fatkeqėsi e llojit tė tillė nė shtetin e tyre?... Dihet, ė: Ata edhe do tė vetėvriteshin!... Po, “tanėt”, ēfarė presin, ė?!... Nuk e bėjnė as aktin mė tė vogėl moral para popullit e atdheut tė vet...

Kjo tregon qartė se, edhe njė muaj mė pas ngjarjes tragjike tė Gėrdecit, as qė shihet nė horizont akti moral, qytetar e kombėtar i civilizimit shqiptar, nė radhė tė parė, i Presidentit Bamir Topi, i Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisė sė tij, pėr tragjedinė e tmerrshme, jo vetėm pėr tė ofruar dorėheqjet, por, pėr tė dhėnė dorėheqjet e pakthyeshme politike nga postet e tyre udhėheqėse, e, qė do ishte minimumi moral e kombėtar qė do tė duhej ta bėnin, nė fund tė fundit, pėr t’i mėsuar se si do duhej tė vepronin gjeneratat e ardhshme shqiptare nė rastet kur ndodhin fatkeqėsi tė natyrave tė tilla dhe ngjashėm tyre, nga njė qeverisje e keqe dhe keqmenaxhim i pafalshėm i situatave tė tilla “kombėtare”...

Ajo qė duhet tė dihet pėrgjithmonė dhe tė thuhet botėrisht ėshtė ēėshtja se ku do t’i katandisė shqiptarėt dhe Shqipėrinė – SHQIPĖRI njė politikė e papėrgjegjshme dhe e pandėrgjegjshme “shqiptare”, qė nuk i shkon fare ndėr mend t’i lėshojė kulmet e shtėpisė sė quajtur SHQIPĖRI.

Sidoqoftė, Gėrdeci, edhe njė muaj mė pas, tregoi tė kundėrtėn e asaj qė do duhej ta bėnte secila qeveri e pėrgjegjshme dhe e ndėrgjegjshme shqiptare.


Burojė,
17 prill 2008


(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Sot 100 ditė nga tragjedia e Gėrdecit, shkaktarėt nė zyrat e shtetit (2008-06-27 18:13:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Qeveria amerikane kėrkon hetim tė plotė e tė paanshėm tė Gėrdecit (2008-06-05 07:03:30 nga admin1)
[ Opinione ] GĖRDECI GODET KOSOVĖN LINDORE (2008-05-07 17:31:50 nga admin1)
[ Intervista ] Flet Dritero Agolli: Euforia e Berishes na ēoi ne cmenduri si Gerdeci (2008-04-14 06:41:22 nga admin4)
[ Opinione ] Veto greke ndaj Maqedonisė, si «Oqi day» e re nė Luftėn Greko-Amerikane, dhe Gėrdeci si Pearl Harbor (2008-04-06 10:47:59 nga admin1)
[ Opinione ] TRAGJEDIA E GĖRDECIT VEPĖR KRIMINALE E SHKAKTUAR NGA AGJENTURAT SEKRETE SLLAVO-MAQEDONASE! (2008-03-25 06:55:13 nga admin4)
[ Opinione ] Ora e Bushit dhe Minimi Gėrdecit (2008-03-22 18:29:39 nga admin1)
[ Opinione ] TRAGJEDIA E GĖRDECIT NJOLLĖ E PASHLYER E KLASĖS POLITIKE NĖ SHQIPĖRI! (2008-03-22 16:07:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gerdeci, Berisha: Une dhe Topi nuk dinim gje, Mediu deshtoi (2008-03-21 17:19:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] GERDECI, PROKURORIA: JA PASURITE E BLLOKURA TE DELIJORGJIT (2008-03-21 14:01:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kuvend-Gerdeci, Leskaj: Duhet te beni ate qe beri ministri i Mbrojtjes (2008-03-19 14:22:47 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster