DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pėrēarja e madhe, por e pashmangshme
Postuar mė datėn: 2007-03-17 08:05:57 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Koēo Danaj

Percarjet politike kane qene bashkeudhetare te perhershme te politikes dhe politikaneve shqiptare pergjate dekadave apo shekujve. Ato kane demtuar rende kombin shqiptar, lindjen dhe konsolidimin e tij. Pra eshte nje histori e tere percarjesh qe kane qene dhe mbeten njolla te zeza apo gri ne historine e politikes shqiptare.
Por qellimi i analizes eshte tjeter. Qellimi i analizes eshte qe te pohoje:
Se pari: se politika shqiptare ne Tirane , Prishtine, Tetove, Presheve, Ulqin eshte ne prag te nje percarjeje te madhe, me te madhen ne historine e saj.
Se dyti : Se kjo percarje eshte fillimi i Shqiperise Europiane apo Shqiperise Natyrale ne vend te Shqiperise otomane apo artificiale qe kemi sot.
Po perse ky shtrim kesisoj i problemit ? Perse percarja si nocion qe gjithmone ka qene negative, tashme po na shfaqet si nocion pozitiv ?
Po ja perse :



Tablloja e realitetit te politikes

I kini degjuar politikanet ne Prishtine se cfare thone : Ne jemi unike me Pakon e Ahtisarit, ne jemi unike me tre Jo-te e grupit te Kontaktit. (Po ju e besoni se jane kaq unike dhe duhet te jene te tille ?)
I kini degjuar politikanet e Tiranes se cfare thone : Ne jemi dakord me ate qe jane dakord ata ne Prishtine, ne jemi per integrime europiane, ne jemi aktive, por nuk jemi aktore apo regjizore. Ne do te bashkohemi me njeri tjetrin ne Europen e Madhe etj etj. (Po ju a e besoni kete lloj predikimi dhe a duhet ta besoni ate?)
I kini degjuar politikanet shqiptare ne Maqedoni se si perbetohen se kush e do me shume Maqedonine, se si akuzojne njeri tjetrin se kush ka kerkuar te ndahet Maqedonia, se si deklarojne se jane unike ne ruajtjen e Maqedonise ? (Po ju e besoni kete lloj dashurie dhe uniteti ndaj Maqedonise nga shqiptaret dhe a duhet qe shqiptaret te mbeten perjetesisht ne Roje te saj ?).
Ndersa per politikanet e Lugines se Presheves dhe te Ulqinit nuk po japim asnje te dhene ne pjesen e para te analizes sepse ata nuk jane unike. Disa prej tyre duan Beogradin para Tiranes si deputeti shqiptaro-serb Riza Halimi, disa te tjere duan Tiranen para Beogradit si Jonuz Musliu apo Ragmi Mustafa. Disa prej tyre duan me shume Podgoricen para Tiranes si Dinosha, ndersa disa te tjere duan me shume Tiranan para Podgorise se Sinishtaj apo Bardhi.



Po ju a e doni kete unitet ?

Eshte pyetje reale. Objekti i pyetjes nuk jane vetem politikanet shqiptare ne mbare hapsiren shqiptare. Jane shume me teper, jane te gjithe shqiptaret ne mbare hapsiren shqiptare, por edhe ne diasporen shqiptare.
Domethene: A ka politikane shqiptare ne Kosove qe mendojne ndryshe nga Grupi i Unitetit, qe mendojne ndryshe per flamurin e Kosoves, qe mendojne ndryshe per shtetin e Kosoves, qe mendojne ndryshe per mardheniet e Prishtines dhe Tiranes? Sa jane? Dhe ku jane, ne cilat parti politike, sa eshte pesha e tyre? Per shembull : A ka ne PDK politikane te tjere qe mendojne ndryshe nga Hashim Thaci, Fatmir Limaj dhe shoket e tyre te cilet jane dakord me cdo gje qe ju siguron pushtetin ? Domethene, Rustem Mustafa, Nait Hasani, Rame Buja, Xhavit Haliti apo Bajrush Xhemajli, a jane unike qe Kosova te jete tjeter shtet dhe shqiptaret e Kosoves te shndrrohen ne tjeter komb ?
Ose : A ka ne BDI politikane qe mendojne ndryshe nga Ali Ahmeti, Teuta Arifi, Agron Buxhaku etj te cilet jane dakord qe atdheu i tyre eshte Maqedonia ? Domethene Fazlli Veliu, Gezim Ostreni, Tahir Hani, Xhevat Ademi etj a jane unike qe ata kane si atdhe Maqedonine e Vardarit ? A ka ne PDSH politikane qe mendojne ndryshe nga Arber Xhaferri, Imer Selmani, Sulejman Rushiti etj te cilet pranojne komedine e te qenit shqiptaro-maqedonas se sa dramen e te qenit shqiptar te Shqipersie Europiane ? Domethene, Bradhyl Mahmuti, djali i te cilit e ka emrin Vatan, cilin konsideron te tille, Maqedonine e Vardarit apo Shqiperine Europiane ?
Mund te zgjateshim akoma me shume por edhe kaq mjafton qe kur flitet per unitet ne probleme madhore, askush nuk ka te drejte te pronesoje te verteten perfundimtare. Ne probleme madhore, lypset te mos kete unitet, por percarje. Natyrisht, behet fjale per percarje te nje lloji tjeter, qofte edhe te llojit te protestes se Albin Kurtit.



Me mire te percare

Eshte nje nentitull, paksa i rende : Qysh thua ; te percare ! Po ja perse duhet te jemi te percare : Imagjinoni qe te gjithe te mendojne se Thaci, Sejdiu, Daci, Surroi, Ceku etj etj. Cfare do te jete Kosova e neserme ? Do te jete ajo qe ka qene ne 1974. Ne vend te Komitetit Krahinor te aso kohe do te jete Vetoni, Hashimi, Fatmiri etj etj. Natyrisht qe do te jete edhe mentaliteti i Gjoko Pajkovicit. Natyrisht qe do te kete edhe te burgosur politike si Albin Kurti. Per kete lloj Kosove, shqiptaret duhet te jene te percare. Bile shumica duhet te jene kunder saj. Prandaj percarja ne rastin konkret eshte nje element pozitiv dhe i domosdoshem ne Prishtine. Unitet ne rastin konkret do te thote Vilajeti i Kosoves i kohes se Turqise apo krahine e Kosoves e kohes se Jugosllavise. Ndersa percarje do te thote rrugae Shqiperise Europiane.
Imagjinoni sikur te gjithe ne Tetove te mendojne si Ahmeti, Xhaferri apo Arifi ? Do te thote qe shqiptaret ne maqedoni te jene vetem mish per top, te jene vetem statistika dhe jo qytetare, te kenaqen me Skenderbeun dhe te mos kene te drejte te festojne Flamurin e Skenderbeut. Do te thote qe te degjojne predikimet se bota moderne nuk mund te jete dhe nuk mund te funksionoje me filma nga e kaluara, me histori te Shqiperise komuniste etj etj. Por se duhet te funksinoje me tribalizem nga e sotmja e politikaneve shqiptare te Tetoves.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster