| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DITĖLINDJA DHE PĖRKUJTIMI |
| Postuar mė datėn: 2008-03-24 16:28:24 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Elshani
Sot ėshtė 26 Mars, Pėrvjetori i Ditėlindjes mė tė madhe tė Demonstratave tė Kosovės. Pėrvjetor i Ditėlindjes mė tė madhe, sepse pas Demonstratave tė vitit 1981, u rrėnua Muri i Berlinit, i cili bashkoi njė popull gjerman; u rrėnua perandoria e kuqe nė Rusi dhe perandoria blu nė Jugosllavi, ashtu siē u rrėnua njė shekull mė parė edhe perandoria osmane. Demonstratat e Kosovės shkatėrruan imazhin e shtrigės pansllaviste nė Evropė. |
|
Nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė, Lėvizja e Studentėve tė Kosovės e zgjoi Evropėn hutaqe nga letargjia e gjumit propagandistik tė Beogradit, me degėn e ullirit mu nė grykėn e tankut tė blinduar ushtarak. Derisa nėn qiellin kaltėrosh tė Beogradit fluturojnė pėllumbat e ashtuquajtur tė paqes, nė fushat e tyre dhe nė thellėsinė e Danubit ende gjinden trupat e pajetė tė shqiptarėve tė masakruar. Kriminelėt serbė tė luftės tani merren me rritjen e pėllumbave nė Serbi. Kjo zejtari e tyre hipokrite ėshtė ndėr mė tė ēuditshmit nė historinė e njerėzimit: tė rritėsh pėllumba, por edhe tė vrasėsh fėmijė shqiptarė. Mė nė fund, o fėmijė tė dashur qė edhe juve u ra nė hise tė pėrjetoni luftėn nga ushtria vrastare serbe, Jugosllavia vdiq, kurse populli boshnjak qė gjithashtu i pėrjetoi tmerret e luftės nga ushtria jugosllave, thotė se Jugosllavia ngordhi.
Po nė kėtė ditė jubilar, mbesa ime, Driana, kremton ditėlindjen e saj. Ajo i mbush nėntė vjet, qė janė vite simbolike tė qėndresės shqiptare. Nėntė vjet kreshniku dhe simboli i forcės kombėtare, Gjergj Elez Alia, i bėri ballė nėntė plagėve tė luftės, derisa mė nė fund pėrfaqėsuesin e dhunės - bajlozin pėrbindėsh, e zhduku nga faqja e dheut. Nėntė vjet motra stoike ia lante plagėt e Gjergjit me ujėt e gurrės dhe me lotėt e syve. Dikur moti, pushtuesit e huaj ndėrroheshin ashtu siē ndėrrohen stinėt e vitit. Nėntė vjet Aga Imeri qėndroi i burgosur nė kėshtjellėn bizantine dhe ishte optimist se nusja ende e priste nė shtėpi. Pas nėntė vjetėsh mbyllur nė kėshtjellėn me mure tė larta, Aga Imeri kishte parė njė ėndėrr tė keqe, se shtėpia ishte rrėzuar, babai kishte vdekur dhe nėna ishte verbuar, kurse e dashura e tij ishte martuar. Aga Imeri ishte i tronditur pėr fatin e familjes dhe tė dashurės sė tij qė e kishte pritur nėntė vjet, e bija e krajlit mėshirohet para karakterit heroik tė Aga Imerit dhe e liron me besė se do tė kthehet prapė. Kjo legjendė madhėshtore e kohės bizantine tė bėn tė ēuditesh, si nuk qe e mundur qė tek populli serb tė dalė njė grua bujare, qė tė mbrojė fėmijėt dhe nėnat shqiptare nga masakruesit e pashpirt serbė.
Kėto tmerret e luftės, ime mbesė i ka pėrjetuar gjatė luftės, kur serbėt i shkrumbuan shtėpitė me ēdo bimė nė tokė, dhe vranė shumė njerėz tė pafajshėm. Tė gjithė e dinė qė nė botė nuk ekzistojnė fėmijė fajtorė, prandaj serbėt nuk bėnin dallime, dhe vranė shumė fėmijė shqiptarė. Unicefi ndėrkombėtar nė ēdo skaj tė botės i mbron fėmijėt qė janė ardhmėria jonė; qė janė bukuria dhe dielli i jetės sonė. Njė ushtri qė vret fėmijė, mė mirė ėshtė qė kurrė tė mos ec nė tokė, do tė thotė qė kėta katilė as nė botėn bimore dhe shtazore nuk e meritojnė tė lėvizin. Prandaj Driana, mos harro t“i tregosh gjyshit 80 vjeēar se Jugosllavia cofi. Kėshtu tregoji gjyshit, meqė gjyshi e kupton mė mirė. E marr me mend se gjyshi, nė fillim, do tė qesh nga gėzimi i zhdukjes sė pėrbindėshit me emrin Jugosllavi, por edhe do tė qajė nga pikėllimi pėr tragjedinė e tmerrshme tė popullit shqiptar qė pėsoi nga ushtria barbare serbe. Gjatė jetės sė vetė gjyshi ka pėrcjellė pushtuesit italian, gjerman dhe bullgar, mirėpo ushtri brutale si pushtuesi serb Evropa nuk ka dhanė, dhe kurrė mos dhėntė.
Pėr shkak tė rrethanave pushtuese nga ushtria vrastare serbe, njė kohė tė gjatė pranverat shqiptare kanė qenė tė zymta. Nuk kishte fare zogj: as nė fshatra, as nė male. Kėnga e bilbilit ishte ngulfatur thellė nė fyt, sepse ishin vrarė zemrat e fėmijėve mė tė dashur nė botė. Nė vend tė cicėrimės sė zogjve, gjėmonin mortajat e serbėve qė shkrumbonin tokėn, kurse qielli pėrflakej me tymin e barotit. Po a ēel trėndafili pa kėngėn dhe pa krahėt e zogut? A hapen petlat e luleve, pa i mbėltuar bleta punėtore e fushave tė bukura tė Kosovės kreshnike?
Shokėt e klasės me njė buqetė lulesh ia uruan ditėlindjen Drianės. Nė bankėn e klasės mungonte njė shoqe e tyre: gjatė luftės nė Kosovė e vranė militaristėt serbė. Ajo u pushkatua nė tregun e qytetit, kurse babai i saj ra dėshmor duke luftuar kundėr bandės serbe. Nė fillim mbretėroi heshtja nė klasė, pastaj vunė njė lule nė bankėn e nxėnėses sė vrarė. Drianės i rrodhėn lotėt e dhimbjes pėr shoqen e bankės, pastaj me lot nė faqe doli nga klasa. Nė oborr pa njė kalė qė po kulloste barin e njomė pranveror dhe tė lagėt nga shiu i mbrėmjes. Dalėngadalė iu afrua kalit dhe me dorėn e butė ia pėrkėdheli kreshtat nė qafė. Kali e dinte gjuhėn e fitores dhe pranoi qė vogėlushja ti afrohej. Pas pak, ajo i hipi kalit dhe kalėroi pėr nė varrezat e dėshmorėve tė kombit. Me tė arritur nė vend, zbriti prej kalit dhe lulet e ditėlindjes, qė ia dhuruan shokėt dhe shoqet e klasės i vuri pranė lapidarit me simbolin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Vėshtroi flamurin kuqezi qė valonte mbi lapidar, shqiponja kishte zbritur nga bjeshkėt e Sharrit dhe zuri vend nė lapidarin e trimave shqiptarė qė ranė nė altarin e lirisė. Pasi i nderoi dėshmorėt e lirisė, u kthye dhe pa se nuk ishte vetėm, ishin shoqet dhe shokėt e klasės me mėsuesen e tyre. Nga mesi i nxėnėsve tė klasės jehoi njė kėngė atdhetare partizane:
Dalngadal“ po na vjen behari,
Dalngadal“ po na vjen.
Nėpėr fusha rritet bari,
Dalngadal“ po na vjen.
Po na vjen, po na vjen,
Bota zien, bota zien,
Shokėt tan“ kjo luft“ po na i rrėmben.
Shpati i malit Nisar jehoi nga kėnga partizane, ku njė erė e lehtė pranverore po i luhaste degėt e lisave dhe tė gjithė zogjtė iu bashkėngjitėn korit tė fėmijėve. Pas pėrfundimit tė kėngės, jehoi zėri i njėrit nga nxėnėsit e klasės: Lavdi Dėshmorėve tė Kombit! Pastaj tė gjithė, njėzėri, brohoritėn: Lavdi! Lavdi! Lavdi! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|